Problematika

Të kërkosh azil – kohë e humbur.22 vjeçari bën thirrje

Që ti nuk gjen punë, që ke situatë të vështirë ekonomike, që je 20 vje? dhe kërkon të kesh një të ardhme më të mirë – të gjitha këto për autoritetet gjermane nuk janë arësye për të marrë azil.

Qyteti bavarez Kitzingen, me kullën e famshme Faltertrum, ku sipas legjendës evropiane ndodhet varri origjinal i Drakulës. Qytetet buzë lumit Main, me katedralet romane dhe gotike në rajonin e Frankonisë do të jenë pika referimi dhe do të mbeten gjatë në kujtesën e Enea Shehut, 22-vje?arit nga fshati Lapardha në Berat.

“Do të kthehem atje një ditë, të takoj miqtë e mi gjermanë, të pimë një gotë verë të bardhë nga vreshtat e Frankonisë dhe t’i falenderoj për gjithë sa mora dhe mësova prej tyre,” – më thotë Enea, tek flasim në një klub, në fshatin Lapardha, në këto ditë shiu fund dhjetori.

Azilkërkues në Bavari

Historia e tij është ajo e mijra të rinjve nga Shqipëria që duke përfituar nga lëvizja e lirë në zonën Shengen, mbrritën në Gjermani për të kërkuar azil dhe kush më herët, kush më vonë sot është i riatdhesuar apo e pret riatdhesimi.

“Kam ikur me tren nga Bolonja në Mynih. Nuk njihja asnjeri atje, por një shok më kishte dhënë emrin e kampit, në qytetin bavarez Kitzingen, ku qëndronin të gjithë ata që aplikonin për azil në Bavari, nga shumë kombësi. Qëndrova atje 4 muaj, pastaj shkova në një kamp tjetër azilantësh në Ëürzburg. Atje bashkia, pas një farë kohe, më dha një banesë pa para dhe 335 euro në muaj për ushqim. Por aplikimi im pas një viti u refuzua. Autoritetet gjermane më thanë që Shqipëria është një vend i sigurtë dhe Gjermania nuk pranon azilantë nga vende të sigurta. Pas refuzimit mora një avokat me 700 euro. Shqyrtimi zgjati 6 muaj. Nuk fitova. Nuk doja të qëndroja në mënyrë të paligjshme, të më kapnin dhe të më hiqnin për 5 vjet të drejtën e lëvizjes në zonën Schengen. Në janar të vitit 2016 u ktheva vetë në Lapardha, me një biletë avioni të paguar nga autoritetet lokale në Ëürzburg,” më tregon Enea.

Papunësia – shtysa drejt kërkesës për azil

Në Lapardha Enea mbaroi gjimazin e fshatit. Nuk vazhdoi universitetin se nuk kishte mundësi financiare. Punë në fshat apo në Berat nuk gjeti. Atëhere filloi të shkojë në Greqi, në Itali, të mbledhë agrume dhe ullinj apo të punojë në ndërtim. Kur mbaronin tre muajt e lejuar nga rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e zonës Shengen, kthehej në fshat ku rrinte tre muaj pa punë për të rifilluar përsëri punën sezonale në tre muajt e lejuar.

“Kjo erdhi dhe u bë e vështirë për mua. Papunësia ishte shtysa kryesore që shkova në Bavari duke shpresuar se mund të kisha shans që ta merrja azilin. Sajova edhe një histori hakmarrjeje por pa rezultat. Më thanë të njëjtën gjë: Shqipëria është vend i sigurtë. Që ti nuk gjen punë, që ke situatë të vështirë ekonomike, që je 20 vje? dhe kërkon të kesh një të ardhme më të mirë – të gjitha këto për autoritetet gjermane nuk janë arësye për të marrë azil. Nga 100 shqiptarë që ishim në kamp vetëm njëri fitoi të drejtën të qëndronte, pasi pati një kontratë pune ”- thotë Enea.

Rinia kërkon të ikë

Fshati Lapardha, me 18 mijë banorë shtrihet në një zonë fushore-kodrinore me ullishta, shtëpi të reja një- dhe dykatëshe, rrugë të shtruara, ka gjimnaz, kafene dhe klube. Shumica të ndërtuara nga paratë e emigrantëve, kryesisht në Greqi. Por që nga kriza greke ata nuk dërgojnë më para. Papunësia ka sjellë emigrimin e banorëve drejt qyteteve të mëdha, apo për punë sezonale në bujqësi dhe ndërtim në Greqi dhe Itali. Kryeplaku i fshatit Lapardha, Tafil Bil?ari, është shumë i shqetësuar nga ikja e rinisë.

“Rreth 20-30 të rinj nga fshati janë kthyer pas refuzimit të azilit. Por janë të papunë. Situata ekonomike është e vështirë. Të rinjtë duan të ikin. Fshati po zbrazet. Në fshat ka mbetur popullsia e plakur që merret me prodhimet bujqësore në sera dhe vjeljen e ullinjve. Perimet na i marrin tregëtarët me ?mime shumë të ulta dhe nuk kemi fare leverdi t’i mbjellim dhe t’u bëjmë shërbime. Ulliri ka shumë shpenzime, kërkon spërkatje që të mos të zërë miza dhe t’i hyjë krimbi. Edhe produktet blegtorale të fshatit na i marrin me shumicë me ?mime shumë të ulta: një litër qumësht na e marrin 20 lekë dhe e shesin 350 lekë. Nuk kemi subvensionim nga shteti për bujqësinë dhe blegtorinë, nuk kemi investime në fshat. Këto hapin vende pune dhe mbajnë një pjesë të rinisë në fshat. Një pjesë tjetër natyrisht do të ikë, në kërkim të një jete më të mirë, por brenda rregullave dhe ligjeve” thotë kryeplaku.

Të kërkosh azil – kohë e humbur

Në kërkim të një jete më të mirë Enea jetoi një vit gjithsej në dy qytetet bavareze Kitzingen dhe Ëürzburg. Tani është i bindur që rruga që zgjodhi ishte e gabuar.

“U them te gjithëve mos e provoni. Është kohë e humbur!”- thotë ai.

Enea ndjen mirënjohje për gjithshka që përjetoi dhe mësoi në vitin e tij bavarez 2015-2016.

“Banorët, njerëzit e thjeshtë në Kitzingen dhe Ëürzburg ishin shumë të kulturuar, bujarë dhe të ndjeshëm ndaj azilantëve. Na sillnin ushqime dhe veshje në kamp pavarësisht nga ato që na jepnin autoritetet. Atje mësova që korrektesa është një vlerë që nuk duhet të më mungojë, që punën kur e bën duhet ta bësh të saktë, që më tepër se sasia është cilësia ajo që të jep dinjitet. Repektimi i ligjit, qëndrimi aktiv i banorëve ndaj çështjeve që prekinin gjithë komunitetin më ka bërë shumë përshtypje: Atje bëra miq që kam qef t’i takoj përsëri një ditë,” – thotë Enea.

Viti bavarez ia hoqi një herë e mirë nga koka idenë që të vazhdojë të kërkojë azil në një vend tjetër në BE apo jashtë tij. Më thotë që ka zëra se në Angli është më lehtë të gjesh punë në të zezë dhe se rrjetet e krimit të organizuar kriminale kërkojnë 15 mijë dollarë që të pajisin me dokumenta fallco. Por ai nuk i ka këto para dhe me përvojën që pati Gjermani, ka krijuar tani bindjen se rrugët jo të ligjshme janë rrugë qorre, që nuk të nxjerrin askund.

“Kam qef të vazhdoj shkollën e lartë. Dua të bëhem infermier. Do të punoj në Itali dhe Greqi në tre muajt që më lejon lëvizja e lirë, do të mbledh para që të shkoj në universitet për infermier. Do të kem një zanat, këtu në Shqipëri apo diku tjetër.” – thotë Enea.

Të kërkosh azil – kohë e humbur.22 vjeçari bën thirrje Read More »

Kaos në Portin e Durrësit, deti 7-8 ballë nga shirat e rrëmbyeshëm

Moti i keq ka shkaktuar kaos në Portin e Durrësit, ku k pasur vonesa në lëvizjet e trageteve në Portin e Durrësit.

Një prej trageteve ka mbërritur me 2 orë vonesë në port, ndërsa trageti tjetër nga Bari është në pritje. Era me drejtim nga jugu në det të hapur fryn me shpejtësi deri në 25 m/sek.

Deti regjistron forcën 7-8 ballë. Më pak e trazuar është situata në Gjirin e Durrësit, ku deti është 5-6 ballë dhe shpejtësia e erës e përgjysmuar (12 m/sek).

Kaos në Portin e Durrësit, deti 7-8 ballë nga shirat e rrëmbyeshëm Read More »

Shqipëria po plaket, ulet frikshëm lindshmëria , këto janë shifrat alarmante

Familjet shqiptare po lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Nga viti në vit numri i lindjeve pëson ulje ndërsa gjatë periudhës korrik –shtator janë regjistruar 7.203 lindje ose 20.7% më pak krahasuar kjo me një vit më parë .

Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë ndërsa rritje shënon në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë të këtij viti ka shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, e ndjekur nga Gjirokastra, Vlora dhe Lezha në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Sociologët shprehen se janë disa aspekte që kanë ndikuar në këtë situatë planifikimi familjar, emigracioni por edhe shtimi i vdekjeve. Ekspertët apelojnë për marjen e msaave të menjëhershmë të cilat duhet të stimulojnë lindjet e fëmijëve. Edhe Banka Botërore e ka ngritur një shqetësim të tillë në lidhje me plakjen e popullsisë në vendet e Ballkanit ku përfshihet dhe Shqipëria.

Banka Botërore sugjeron marrjen e masave të menjëhershme për të për frenuar përkeqësimin e situatës pasi kjo do të sillte ulje të produktivitetit, pasi plakja do të ulë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dhe do të frenojë rritjen mesatare vjetore të të ardhurave për frymë.

Shqipëria po plaket, ulet frikshëm lindshmëria , këto janë shifrat alarmante Read More »

Kujdes kur zgjidhni mish te kuq.Sigurohuni te zgjidhni produkt Shqiptar

Nëse mishi i viçit duhet të jetë patjetër pjesë e tavolinave të ndërrimit të viteve, duhet të tregoni kujdes që të paktën të jetë produkt shqiptar.

Shqipëria ka kohë që ka lëvizur nga boshti i prodhimit vendas dhe tani renditet si një vend kryesisht importues i mishit, qoftë i mishrave të kuq, por edhe atyre të bardhë.

Shkak kryesor padyshim është edhe kosto më e ulët e mishit të importuar kryesisht nga Brazili dhe Argjentina.

Në krahasim me mishin vendas, kosto e një kilogrami mishi të importuar është të paktën dyfish më e lirë sipas vëzhgimeve të tregut.

Por mishi i importit sidomos ai brazilian vjen me probleme të tjera që gjatë viteve të fundit kanë dëmtuar jo pak imazhin në të gjithë tregjet evropiane.

Problemi i fundit me mishin e viçit nga Brazili lajmërohet nga Italia fqinje ku vetëm disa ditë më parë doganat italiane refuzuan shkarkimin në portet e tyre.

Një sasi e madhe mishi viçi fileto me origjinë nga Brazili rezultoi i pushtuar nga mikro-organizma shigatoksine që prodhojnë baktere Escherichia Coli.

Në datën 21 Dhjetor 2017, autoritetet italiane të kontrollit doganor paralajmëruan të gjitha vendet e Bashkimit Evropian që kanë bllokuar dhe sekuestruar ngarkesa me mish viçi brazilian.

Kjo pasi analizat treguan nivele agresive të bakterieve të dëmshme E. Coli në masën STX1+ për 25 gramë mish.

Më poshtë njoftimi i Sistemit të Alarmit të Komisionit Europian.

Njoftimi i Komisionit Europian i datës 21 Dhjetor 2017

Çfarë rreziku sjell bakteri Escherichia Coli?

Bakteri i Escherichia Coli pasi depërton në organizëm prodhon helme të fuqishme që zhvillohen në zorrët e njeriut.

Nëpërmjet mukozës së zorrëve, helmet kalojnë në gjak dhe godasin veshkat duke shkaktuar probleme tejet serioze.

Pasoja më e rrezikshme që përmendin mjekët është bllokimi i plotë i veshkave në disa persona dhe nevoja e menjëhershme për dializë.

Zakonisht bakteri E coli nuk shkakton simptoma, pavarësisht se mund të ndodhet në zorrët tuaja.

Në raste të tjera më të përkeqësuara ai shkakton diarre, e cila brenda pak orësh bëhet hemorragjike. Diarreja e shkaktuar nga bakteri E coli zgjidhet brenda 4-5 ditëve.

Në rast se helmi qarkullon më gjatë, ai mund të shkaktojë anemi dhe insuficiencë renale.

Serumet dhe dializa për të shmangur problemet afatgjata të veshkave bëhen të nevojshme për të shpëtuar nga prania e Escherichia Coli në organizmin njerëzor.

Nëse blini mish të kuq të importuar, këshilla më e mirë  është ta zieni shumë mirë para se ta gatuani

Por sigurohuni të blini mish vendas, sado më i shtrenjtë të jetë ai.

Jo vetëm që mishi vendas është shumë herë më i freskët, por si rezultat i fermave të reja të hapura në vend, cilësia dhe siguria e mishit shqiptar është e një niveli shumë të mirë.

Kujdes kur zgjidhni mish te kuq.Sigurohuni te zgjidhni produkt Shqiptar Read More »

Shqiptarët tregojnë ç’heqin në Francë: 8 vetë në qeli, 36 orë pa ushqim

Shqiptarët denoncojnë gjendjen e mjeruar ku ata jetojnë në kampet e autoriteteve franceze.

Të izoluar, pa shërbime dhe duke fjetur në tokë, kjo është gjendja që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. Por kjo nuk është më e keqja…

Shqiptarët në kampin e Calais sikurse dëshmojnë se kanë plot 36 orë pa ushqim. Madje, kjo është kërkesa kryesore që ata kanë ndërsa dëgjohen edhe teksa ironizojnë me mungesën e bukës.

“Ja si na trajtojnë në Francë kur na kapin! Na lëne pa bukë dhe 8 veta në një qeli. Duke fjetur ne tokë! Na kapën duke kaluar për në Angli dhe na trajtojnë si kafshë! Dhe arriti deri në atë pikë sa na e vranë vëllanë tonë nga Shkodra!” – shkruan djali shqiptar duke iu referuar rastit të Florenc Beqirajt.

I pyetur për vdekjen tragjike të Beqirajt se cilat janë dyshimet që ata kanë për vdekjen, denoncuesi përgjigjet: “Po ç’rëndësi ka! E vërteta është që vdiq në Francë dhe Policia po të kishte bërë punën tamam nuk do kishte shkuar kështu! Mjer nëna e tij se askush nuk ia di dhimbjen!

Më vjen shumë keq se vdekjen e Florencit, PD po e përdor politikisht. Dhe ju mediat po e përdorni për klikime! Por megjithatë dua që video që ju nisa të dali dhe ta shofin shqiptarët dhe ta kuptojnë se Evropa nuk është fushë me lule! Dhe po të punojnë në Shqipëri, e kanë më mirë!” – përfundon denoncuesi.

Shqiptarët tregojnë ç’heqin në Francë: 8 vetë në qeli, 36 orë pa ushqim Read More »

Ku u vra Florenci? Shikoni tmerrin që ndodh në burgun francez

Burgjet reflektojnë shoqëritë që i popullojnë”, thotë fotografi Paolo Pellegrin.

Franca ka rreth 185 burgje.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë dhënë alarmin për kushtet e përkeqësuara në burgjet franceze për më shumë se një dekadë.

Shifrat e fundit flasin për një situatë të shkaktuar nga një numër të burgosurish që rritet më shpejt se qelitë në dispozicion.

Që prej vitit 2006, Këshilli i Evropës në një raport shokues evidentoi se në burgjet franceze ka mbipopullim, qeli të pista dhe të burgosur që flenë në dyshekë në tokë, raporton prestigjozia “Time”.

Çështja ende nuk është korrigjuar.

Sot, sipas Ministrisë së Drejtësisë, ka 68.500 të burgosur kundrejt një kapaciteti nominal prej 54.600.

E deshën sulmet terroriste të kohëve të fundit për ta sjellë këtë çështje në ballë të diskursit publik në Francë.

Pas këtyre sulmeve u dha sërish alarmi i radikalizimit në burgje.

Qeveria e Francës ka premtuar të ndërtojë 33 burgje më shumë deri në vitin 2025, por zyrtarët e burgut thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për të lehtësuar barrën.

Duke iu përgjigjur kërcënimit terrorist, gjyqtarët kanë filluar të japin dënime më të ashpra që nxisin bindjen dhe po përkeqësojnë problemin e mbipopullimit.

Macron thuhet se sugjeroi krijimin e burgjëve të ndara për qytetarët francezë që kanë luftuar për Shtetin Islamik.

Megjithatë, problemi shkon përtej burgjeve, ku ndjeshmëria e të burgosurve ndaj radikalizimit reflekton problemet më komplekse në shoqërinë franceze.

Shumë myslimanë, që vijnë nga prejardhje të varfra, ndihen “të refuzuar nga shoqëria” për shkak të dorës së hekurt të shtetit francez dhe arrestohen në një shkallë më të lartë se grupet e tjera demografike.

Vlerësohet se myslimanët përbëjnë 40-60% të të burgosurve në burgjet franceze.

Një studim i vitit 2015 zbuloi se meshkujt myslimanë kanë katër herë më pak gjasa të sigurojnë intervistë për punë në krahasim me homologun e tyre katolik në Francë.

Kjo ndjenjë e diskriminimit është përkeqësuar gjithnjë e më shumë në Francën e njohur si laicite, e cila ndan fenë nga jeta publike, duke çuar në ndalimin e mbulesave të fytyrës në publik.

Por myslimanët ndihen të refuzuar nga sistemi dhe ekziston një lloj dyshimi në shoqërinë franceze se nëse jeni musliman, nuk jeni qytetar “i mirë”. /ShkodraNews

France. Meaux. 24 Novembre 2016. Penitentiary center of Meaux. Hour of walk.
France. Meaux. 24 Novembre 2016. Penitentiary center of Meaux. Hour of walk.
France. Meaux. 23 Novembre 2016. Penitentiary center of Meaux. Central Prison’s entrance.
France. Meaux. 24 Novembre 2016. Penitentiary center of Meaux. Prisonners sharing the same cell.
France. Meaux. 23 Novembre 2016. Penitentiary center of Meaux. Two prisonners in a cell.
France. Meaux. 24 Novembre 2016. Penitentiary center of Meaux.
France. Meaux. 25 Novembre 2016. Penitentiary center of Meaux. Hour of walk.
France. Meaux. 25 Novembre 2016. Penitentiary center of Meaux. Hour of walk.
France. Meaux. 24 Novembre 2016. Penitentiary center of Meaux. Hour of walk.

Ku u vra Florenci? Shikoni tmerrin që ndodh në burgun francez Read More »

Për herë të parë një pedofil flet për aktin banal e të shëmtuar të tij

Emri pedofili (nga greqishtja pais = fëmijë dhe philia = dashuri) mund të shprehë predispozicionin natyral të një adulti karshi një të mituri për arsye edukative dhe pedagogjike. Por nga ana tjetër ekziston një fije e hollë që e ndan këtë të fundit nga synimet perverse të një të sëmuri seksual. Duke qenë se në aparencë sjelljet e tyre janë të njëjta, ky “kamoflazhë” është i vështirë për t’u dekonspiruar nga të rriturit dhe jo më nga një fëmijë, shkruan Zhurnal.mk

Edhe në Maqedoni, një fenomen i tillë e shumë i rezikshëm po merr përmasa jashtëzakonisht të mëdha. Kështu, emisioni ‘Inside’ që transmetohet në ZhurnalTV këtë herë ka trajtuar pikërisht këtë temë të ndieshme që po shqetëson shumë shoqërinë në vend.

Në këtë edicion flasim për shqetësimin e qindra prindërve të cilët fëmijën mund ta kenë të abuzuar seksualisht dhe ato nuk janë të vetëdijshëm për këtë, lajmet flasin për një përhapje e abuzim me të mitur nën moshën 14 vjecare, më shqetësues është fakti se nuk raportojnë atë, pedofilia në Maqedoni ka zgjuar kureshtje dhe shqetësim, a ka pasur më parë më e fshehtë e derisa nuk ka dëgjuar për të.

Për herë të parë, emisioni ‘Inside’ në ZhurnalTV flet ekskluzivisht një pedofil, ai tregon përvojën e tij të dhimbshme që e ka përjetuar, si erdhi deri tek ai moment, a u pendua ai, a tentoi të ndalojë veten e çka më pas.

https://youtu.be/pQkGk4Ksas4

Për herë të parë një pedofil flet për aktin banal e të shëmtuar të tij Read More »

Mish i kontaminuar në një fshat të Elbasanit, procedohet kasapi

Një sasi prej 80 kg mish i kontaminuar dhe pa faturë është sekuestruar në një thertore në Mengel të Elbasanit.

Policia thotë se në lidhje me këtë rast ka nisur edhe procedimi në gjendje të lirë për 63-vjeçarin A.Sh, i cili ishte pronar i thertores.

“Proçedimi ndaj tij, filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me AKU rajonale Elbasan, në fshatin Mengel në thertoren e shtetasit të lartpërmendur u konstatua se tregtonte pa faturë tatimore dhe i’u sekuestruan 80 kg mish i kontaminuar”, sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”

Mish i kontaminuar në një fshat të Elbasanit, procedohet kasapi Read More »