Problematika

Aktori i famshëm del kundër “Facebook”-ut: Pranon financime nga Rusia, ta braktisim

Facebook ka një “armik” të ri. Aktori Jim Carrey ka mbyllur llogarinë e tij në “Facebook” dhe ka ftuar edhe fansat të bëjnë të njëjtën gjë, duke e akuzuar kompaninë e themeluar nga Mark Zuckerberg se ka pranuar financime nga Rusia në formë publiciteti në rastin e zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016.

“Facebook” ka pranuar së fundmi se mbi 126 milionë përdorues e kanë parë publicitetin e paguar nga organizata ruse, qëllimi i të cilit ishte të influencohej gara për Shtëpinë e Bardhë. Carrey njoftoi se ka nxjerrë në shitje aksionet e tij në kompaninë me bazë në Palo Alto dhe ka ftuar edhe të tjerët ta bëjnë këtë. Carrey e bëri njoftimin nëpërmjet “Tuiterit”.

Përmes një komunikate dërguar në një stacion televiziv amerikan, Carry thekson se përdoruesit e “Facebook”-ut, “duhet të kërkojnë më shumë kontrolle nga ana e pronarëve të rrjetit social. Lehtësia e aksesit në disa platforma duhet rregulluar në mënyrë më të përgjegjshme. Investitorët duhet të kthehen në aktivistë: bota ka nevojë për kapitalizëm të ndërgjegjshëm. Sepse ndërsa Amerika është mbështetur gjithmonë te avantazhi gjeografik, por tashmë mediat sociale lejojnë që njerëz të cilët nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne të afrohen përmes “dyerve” kibernetike. Por ne nuk do t’i lejojmë. Në këtë aspekt, asnjë mur nuk mund të na mbrojë më”.

Aktori i famshëm del kundër “Facebook”-ut: Pranon financime nga Rusia, ta braktisim Read More »

90 shqiptarë në mes të detit : Trageti ka tentuar 3 herë të ankorohej, por veçse përplaset…

Ka mbërritur në orën 11 të paradites së sotme në Portin e Vlorës me plot 90 pasagjerë në bord, por një traget nga Brindisi ende nuk është ankoruar.

Mjeti lundrues dhe pasagjerët duket se kanë mbetur në mes detit për shkak të erërave të fuqishme.

Trageti ka tentuar 3 herë të ankorohej, por në të gjitha përpjekjet përplaset me kalatën e portit.

Erërat e forta që kanë shkaktuar dallgë të mëdha, duke e bërë të pamundur ankorimin e tij.

Ndërkohë, anijet e peshkimit nuk janë lejuar nga kapiteneria të dalin në det.

Por moti i keq ka sjellë probleme në portet e vendit, pasi edhe në Durrës, Autoriteti portual ka ndërprerë nisjen e anijeve si për mallra, ashtu edhe pasagjerë.

90 shqiptarë në mes të detit : Trageti ka tentuar 3 herë të ankorohej, por veçse përplaset… Read More »

Vjosa nën baltë, banorët e Fitores: Na mbyti autostrada

Edhe pse lumi Vjosa ka hyrë në shtratin e tij, ujrat në fshatin Fitore të Vlorës nuk janë larguar plotësisht. Banorët po punojnë për të hequr baltën nga banesat e tyre.

Një ditë më parë në këtë rrugë thellësia e ujit ishte një metër e gjysëm. Sot aty banorët mund të ecin.

Prej vitesh ata po humbin gjithçka. Arsyen se përse uji ju mbërrin në shtëpi sa herë ka reshje, ata e gjejnë te mënyra se si është ndërtuar rruga e re.

Dy muaj më parë banorët e Fitores u përmbytën. Sot janë ende me pasojat e përmbytjes së fundit dhe duket se po e humbin betejën me ujin që po ju shkatërron gjithçka.

Vjosa nën baltë, banorët e Fitores: Na mbyti autostrada Read More »

Ministria hesht! Lopë me turbekuloz, rrezik për infektim të njerëzve

Në zonën e Durrësit janë zbuluar 3 lopë të cilat janë diagnostikuar me turbekuloz. Ato janë kapur në një therrtore në Durrës. Për gjethet e dyshuara me këtë sëmundje është vënë në karatinë një femrë në zonën e Shijakut.

Duhet të theksojmë që për lopët me TBC, ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë. Lopët me turbekuloz janë konstatuar nga Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore Veterinare. Po kështu ka dyshime se lopë me turbekuloz mund të ketë në zonë e Fushë-Krujës dhe Shkodrës.

Kjo është një sëmundje e rëndë për njerëzit nëse ata konsumojnë mishin ose qumshtin e lopëve me turbekuloz.

Ministria hesht! Lopë me turbekuloz, rrezik për infektim të njerëzve Read More »

Çamët shpërthejnë kundër Presidentit grek: Vetëm po zhduke shqiptarët, mund të thuash që çështja Çame nuk ekziston

Deklarata e fortë e Presidentit grek se Çamëria nuk ekziston, duket se jo vetëm ka ndezur gjakrat mes dy vendeve por ka ngjallur zemërim tëk një pjesë e madhe e qytetarëve.

Theksojmë se çështja çame nuk u hodh për diskutim në takimin mes ministrit të Jashtëm grek dhe tij shqiptar në Korcë.

Më herët ishte ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias që tha se nuk është diskutuar Çështja Çame. Por, kryeministri Edi Rama thotë: “Kotzias nuk e paska dëgjuar mirë. Pala shqiptare e ka kërkuar intensivisht Çështjen Çame në tavolinë.”, tha Rama.

Ndërkohë, në një deklaratë e Partia e Drejtësi, Integrimit dhe Shoqatës Patriotike Atdhetare “Çamëria”, ka reaguar duke thënë se:

Nuk është qëllim, as mision që t’i përgjigjemi çdo lloj marrëzie që na dëgjojnë veshët nga politikanët e vendit fqinj.
Por, kur deklaratat e përroit psiqik vijnë nga kreu i shtetit grek, Prokopis Pavlopulos, atëherë dy fjalë duhen thënë.

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian nuk mund të kalojë nga Lindja, por kalon nga Perëndimi. Aq më shumë kalon nga vlerat europiane. Nëse Shqipëria do të heshtë përballë shkeljes së të drejtave të njeriut, ajo nuk do ta kishte kurrë vendin në BE.

Prandaj, të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë duhet të jenë devizë e politikës sonë të jashtme.

PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të reagojë përpara këtyre deklaratave të papranueshme.

Është e tepërt heshtja përballë fyrjes dhe përbuzjes.

Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë minimumin e dinjitetit dhe të interesit kombëtar duke reaguar ndaj fyerjeve, përndryshe turpi i bjerrjes së interesave kombëtare do t’i ndjekë nga pas përjetë.

I trimëruar, pse gjendej i rrethuar nga uniforma ushtarake, Presidenti grek me rol ceremonial brenda institucioneve të vendit fqinj, kërcënoi Shqipërinë me mundësinë e përdorimit të vetos për integrimin europian, nëse Tirana guxon dhe e përmend Çështjen Çame.

Madje, ai shtoi se të përmendësh çamët në ditën e Holokaustit, është diçka paradoksale, duke thënë thagmën se çamët jo vetëm kanë bashkëpunuar me nazistët, por paskan zhdukur edhe popullsinë hebreje.

Ky politikan që teorikisht duhet të përfaqësojë garantin e Kushtetutës dhe të gjithë qytetarëve shtetas të Greqisë (pra dhe të minoritetit shqiptar dhe arvanit në këtë vend), është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”.

Çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet.

Ka vetëm një rrugë që Çështja Çame të mos ekzistojë; të zhduken nga faqja e dheut shqiptarët e Çamërisë, ata që janë ende gjallë dhe i mbijetuan genocidit shovinist grek, por dhe ata që erdhën më pas.

Çamët shpërthejnë kundër Presidentit grek: Vetëm po zhduke shqiptarët, mund të thuash që çështja Çame nuk ekziston Read More »

Skandal/ Ilaçe të skaduara, Platforma e bashkëqeverisjes zbulon farmacinë “vdekjeprurëse”

Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, vijon të japë rezultate konkrete në zgjidhjen e problematikave që shqetësojnë qytetarët shqiptarë në jetën e përditshme.

Denoncimi i një qytetari i ka dhënë fund abuzimit që kryhej në kurriz të shëndetit të qytetarëve të Tiranës me ilaçet e skaduara.

Pas denoncimit që shtetasi S.M nga Tirana bëri në platformë për shitjen e produkteve farmaceutike të skaduara në farmacinë Kanadeze, brenda 10 ditësh zbarkuan në farmaci inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Në bazë të akt kontrollit të mbajtur nga ana e grupit të inspektimit në raftet e farmacisë u gjetën medikamente dhe intergratorë me skadencë të vitit 2017.

Medikamentet u sekuestruan nga inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjve Mjekësor dhe ndaj shkeljes u morën edhe masa administrative konform ligjit.

Ky është vetëm një nga shumë rastet që platforma online dhe Agjencia e Bashkëqeverisjes që qëndron pas saj, ka arritur të zgjidhë në fare pak kohë nga dita e marrjes së ankesës.

Skandal/ Ilaçe të skaduara, Platforma e bashkëqeverisjes zbulon farmacinë “vdekjeprurëse” Read More »

Skandali i CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin si dëshmitar. Ja ç’thotë ish-ministri

Prokuroria thërret ish-ministrin në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ. Burime bënë me dije se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimin e CEZ.

Thirrja për t’u pyetur e Rulit vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Gjykata i la detyrë prokurorisë të marrë në pyetje disa emra, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Ndërkohë Ruli i kontaktuar nga News24 tha se pret konfirmim për orarin dhe do paraqitet në prokurori.
“Do jap sqarimet për çështjen në fjalë”, tha Ruli.

Ai ka qenë Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Skandali i CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin si dëshmitar. Ja ç’thotë ish-ministri Read More »

“Kurrë nuk jemi ngopur me bukë”, historia rrëqethëse e familjes Bogdani nga Rrajca

Është padyshim një ndër fshatrat më të bukur në vendin tonë, por Rrajca duket se është zhytur prej kohësh në mjerim të thellë.

Shumica e banorëve aty janë te varfër, por jo si familja Bogdani, e cila jeton prej një viti pa drita.

Sipas “Dritare.net”, tre nga tetë fëmijët janë të sëmurë mendorë, ndërkohë që nëna e tyre, Zana Bogdani nuk mundet t’u sigurojë bukën e gojës.

Babai i tyre ishte në burg prej kohësh pasi ishte arrestuar padrejtësisht sipas familjarëve edhe banorëve të fshatit

Vajza më e madhe tregon se detyrua të braktistë shkollën, sepse shokët e ofendonin. Ajo madje u izolua në shtëpi për muaj me radhë.

E dëshpëruar, ajo shprehet se:

Dua vetëm të ha. Jetojmë të gjithë në një dhomë, aty hamë nëse kemi, aty flemë.
Kurrë nuk jemi ngopur, kurrë nuk kemi qeshur, mami ikën me vrap, motra ulëret, vëllai nuk flet”.

“Kurrë nuk jemi ngopur me bukë”, historia rrëqethëse e familjes Bogdani nga Rrajca Read More »