Problematika

U largua nga Gjermania dhe shkoi për të luftuar në Siri, vritet i riu shqiptar

Një i ri shqiptar nga Vushtria raportohet të jetë vrarë në luftën qytetare në Siri. K.A është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë. Vrasja e tij raportohet se ka ndodhur më 2 shkurt.

Shqiptari jetonte në Gjermani, nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri. Vrasja e vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut. Ndërkaq të dhënat e Policisë tregojnë se në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetarë të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra, njofton albinfo.ch.

Ndërsa më shumë se 100 janë kthyer nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe ata janë duke u përballur me drejtësinë. Disa nga ta janë dënuar me disa vite burgim.

U largua nga Gjermania dhe shkoi për të luftuar në Siri, vritet i riu shqiptar Read More »

Patatja mbetet për derrat

Kultivimi në masë i patates në fushën e Korçës është shoqëruar me bllokimin e tregut të shitjeve për fermerët. Tonelata të tëra me këtë kulturë kanë mbetur stok në magazinat e prodhuesve në Njësinë Administrative Pojan. Fermerët për vite të tëra kanë qenë të orientuar drejt mbjelljes së patates pavarësisht se vazhdimisht përballen me vështirësi për tregëtimin e saj.

Situata këtë vit është rënduar edhe më tepër pasi pavarësisht çmimit ata nuk po arrijnë ta shesin dhe puna e tyre po përfundon në ushqim për bagëtitë. Shkak për këtë situatë duket se është konkurrenca pasi importi nga vendet e tjera shoqërohet me çmime më të ulëta

Fermerët së bashku kanë apeluar për zgjidhjen e kësaj situate pasi sipas tyre kanë vetëm një muaj kohë për të tregëtuar pataten, në të kundërt ajo do të kalbet dhe du tu duhet ta hedhin.

Patatja mbetet për derrat Read More »

Mediat greke të bindura: Pakt i kryer, i kemi marrë zonën e pasur të detit Shqipërisë

Ditën e sotme media greke energypress.gr ka publikuar një artikull në të cilën thuhet se marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e Zonave Ekskluzive Ekonomike, ka përfunduar.
Sipas medias në fjalë, blloku 1 dhe 2 në Jon, i përket Athinës.

Energypress.gr shkruan:

Siç dihet, pala shqiptare ka reaguar seriozisht ndaj perspektivës së eksplorimit të hidrokarbureve në Jon, duke konsideruar se parcelat 1 dhe 2 janë gjithashtu zona kontradiktore”
Më tej ajo shpjegon faktin se historia e formimit të EEZ (Zonave Ekskluzive Ekonomike) me Shqipërinë është e madhe, por duket se për t’i dhënë fund marrëveshjes përfundimisht,, të dy Qeveritë do të dalin shumë shpejt me përfundimin.

Artikulli vazhdon:

Pala greke ka pranuar se përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike me marrëveshjen e kaluar ka qenë nga ana metodologjike pjesërisht i gabuar, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani. Pranohet se që gjiret e brendshme duhet të konsideroheshin si “të mbyllura” për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.

Ndërsa, në të njëjtën kohë pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon.

Nga, ana tjetër vlen të theksojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin – TOTAL- HEP – EDISON.

Media greke shkruan gjithashtu dhe për marrëveshjen e vitit 2009.

Sipas saj marrëveshja e vitit 2009 krijonte një precedent të keq për Turqinë, sepse kjo marrëveshje i jepte të drejta të plota Athinës në ishujt grekë dhe ndarja ishte i bazuar në parimin e “vijës së mesit”.

Mediat greke të bindura: Pakt i kryer, i kemi marrë zonën e pasur të detit Shqipërisë Read More »

Antimafia Italiane në alarm: Në Brindisi shqiptarët janë ‘Zotër’, trafiku i drogës s’ka të sosur

Pas raportit të bujshëm së autoriteteve britanike, edhe Drejtoria e Antimafias Italiane (DIA) ka ngritur alarmin për bandat e rrezikshme shqiptare.
Në raportin e vitit 2017, për rajonin e Brindisit, DIA radhit krahas klaneve vendase edhe shqiptarët, duke theksuar lidhjet e tyre të fuqishme me trafikantët e lëndëve narkotike.

Sipas Antimafias Italiane, klanet shqiptare janë fuqizuar fale afërsisë gjeografike të vendit tone me Italinë dhe se mbjellja e kanabisit vazhdon të jetë edhe problemi kryesor i Shqipërisë.

Autoritetet shprehen se Italia vazhdon të jetë e shqetësuar për trafikun e drogës që nis nga Shqipëria e përfundon në Brindisi, për tu shpërndarë më pas nëpërmjet lidhjeve kriminale në zonat e tjera.

Në raportin e saj, DIA bën të ditur se:

Trafiku i drogës vazhdon të jetë edhe burimi kryesor i grupeve kriminale.
Por në këtë biznes janë përfshirë fuqishëm dhe me goditje të fortë shumë shqiptarëve, rezidentë në zonë të cilët janë kthyer në partnerë me grupet vendase.

Kjo edhe falë afërsisë gjeografike me Shqipërinë, ku mbjellja e kanabisit vazhdon të jetë edhe problemi kryesor i vendit.

Trafiku që nis nga Shqipëria nuk ka ndaluar gjatë vitit 2017″.

Antimafia Italiane në alarm: Në Brindisi shqiptarët janë ‘Zotër’, trafiku i drogës s’ka të sosur Read More »

Babai akuzon live krushkën. Nëna e vajzës: e kam 16 vjeçe, desh më ndau nga burri

Një lidhje dashurie mes dy të rinjsh që nuk gjen ende dot rrugën e lumturisë. Ai 24 vjeç dhe ajo pa i mbushur ende 17. Kjo është historia e Bleona Habibit dhe Saimir Ahmetit, 24-vjeçarit nga Delvina që pak ditë më parë u arratis nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër për dy orë, pasi nuk pranonte vendimin me burg me akuzën për përndjekje.

Familja e vajzës dhe e djalit janë vendosur përballë sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 dhe akuzojnë njëra-tjetrën për prishjen e një lidhje 8 mujore që përfundoi me fustan të bardhë por pa celebrim zyrtar për shkak të moshës minorene të vajzës.

Ai u lidh me fqinjën e tij, atë kohë 15 vjeç e gjysmë dhe sipas babait të Saimirit, Thomait, ishte pikërisht nëna e vajzës ajo që i hapi derën dhe e futi në shtëpi pa dijeninë e tyre. Por, për shkak të një zënke me vjehrrën, kjo e fundit sipas Thomait ka tentuar dhe ka ndarë dy të rinjtë.

Më 7 shkurt Gjykata e Apelit në Gjirokastër do të vendoste masën e sigurisë arrest me burg të apeluar nga 24-vjeçari i akuzuar nga vjehrra për përndjekje dhe kërcënim por ai është arratisur për dy orë dhe më pas është gjetur i fshehur në një pus në këtë qytet. Sot ai ndodhet në spital. Thoma Ahmeti fajëson nënën e vajzës si shkaktare të ndarjes së çiftit dhe thotë se djali i tij është i pafajshëm. Nga ana tjetër, Zhani Habibi, nëna e vajzës tha se djali e kishte rrëmbyer të bijën dhe se ajo ishte shumë e vogël. Ajo madje thotë se 24-vjeçari gati e ka ndarë me bashkëshortin, raporton “BalkanWeb”.

BABAI I DJALIT
Zoti Thoma çfarë e shtyu Sajmirin të arratisej nga Gjykata, si ishte gjendja e tij?
Gjendja e Sajmirit në momentin që Gjykatat e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë ishte acaruar. Duke mos qenë fajtor. E kam nxjerrë unë nuse atë vajzë. E para që e futi në shtëpi djalin tim ishte nëna e asaj vajze që sot e çoi pas hekurave. Unë nuk dija gjë, ajo e dinte e para, e ka futur në shtëpi. Ne e morëm shumë vonë vesh. Unë e dija që djali mund të kishte lidhje por jo me atë vajzë. Ne jemi fqinj as 100 larg. Vente djali hante pinte, ne si prindër nuk dinim gjë. Ne jemi disa herë të lidhur me atë familje.

Kur vajza erdhi në shtëpinë time e kam njoftuar shefin e Komisariatit të Delvinës.

Kjo histori ka zgjatur. Kemi shkuar 2-3 herë në Komisariat. Shkaktare është nëna e asaj vajze. Debatoi një herë me djalin, një debat i vogël vjehërr e dhëndër. Pas këtij debati jam çuar dhe kam shkuar në Sarandë me gruan, djalin e vëllain e kemi takuar nënën e vajzës në hotel. Unë i kam thënë nuk e dua nusen pa miratimin tënd. Unë nuk pranoja që djali im ta mbante lidhjen e fshehtë. Shkuam i kërkuam dorën vajzës, ajo na thotë që do e çoj vajzën në Greqi, do ikim në Greqi. Për ca ditë e merr djali vajzën, shkon kjo në Komisariatin e Delvinës dhe thotë më kanë rrëmbyer vajzën. Policia i jep vajzën asaj, djali im vjen në shtëpi.

ZHANI HABIBI, NËNA E VAJZËS
Jam tepër e shqetësuar për këto akuza që më bën familja e djalit. Unë nuk kam qenë asnjëherë prezent në fejesën apo martesën e tyre.

Si e keni mësuar lidhjen mes tyre?
E kam mësuar nga ime bijë që e donte këtë djalin. Vajza ishte 15 vjeç e gjysmë e nuk e pranoja dot. Tani është 16, akoma e vogël. Kam folur me prindërit e djalit, me mamanë, i kam thënë që të qëndronte larg, sepse vajza ishte e vogël dhe i bënte dëm. Ma hoqi dhe nga shkolla vajzën.

Nuk keni qenë dakord që në fillim?
Jo nuk kam qenë dakord.

Kur e keni denoncuar për herë të parë Sajmirin?
E kam denoncuar në muajin mars. Ai e mori vajzën në orën 11 të natës por goca më mori në telefon dhe më tha mami jam tek halla e djalit në Delvinë, por nuk doja të ikja, nuk jam e vendosur. Kjo gjë më ka nxjerrë shumë probleme. Kam pasur probleme edhe me bashkëshortin se më thoshte si e lejon ti këtë lidhje.

Thoma Ahmeti: Pse e mohon që ke qenë e para që e ke futur djalin në shtëpi dhe i ke thënë që përderisa erdhe në këtë shtëpi, jeni djali i shtëpisë?

Zhani Habibi: Djali jot më ka hapur probleme. Më lini rehat, mos më sillni shqetësime. E kam pranuar tët bir dhe pastaj mundohej të më bënte gropën të më ndante me burrin. Ti ke tentuar të më dhunosh në rrugë. Ti do të shfajësosh djalin tënd.

Thoma Ahmeti: Vajzën nuk e morëm me zor. 100 metra larg ishim. Ti e fute djalin në shtëpi.

Zhani Habibi: Ju i mbushnit kokën me gënjeshtra. E detyronit të urrente familjen. Jam e shqetësuar shumë nga kjo histori. S’kam bërë as fejesë e as martesë. Ajo është vajza ime ligjërisht. Kisha shkuar disa herë në komisariat, vajza më ikte dhe më vinte prapë.

Për çfarë e akuzoni Saimirin?
Zhani Habibi: Disa herë kam shkuar në Komisariat, se më vinte goca në shtëpi dhe ky më hakmerrej mua. Ti ma more gocën.

Çfarë ndodhi që keni ngritur akuzën e përndjekjes? Sa vjeç është vajza juaj?
Zhani Habibi: Vetëm probleme kanë pasur. Goca në datën 2 gusht të këtij viti bën 17 vjeçe.

Si është gjendja e saj emocionale?
Zhani Habibi: Kur vinte në shtëpi ndihej shumë e qetë por e ngacmonte vazhdimisht. I hidhte gurë në dritare, në tarracë që të dilte vajza. Goca kur shkonte në shtëpinë e tyre e frymëzonin për keq që të shante nënën, babain e familjen.

Babai akuzon live krushkën. Nëna e vajzës: e kam 16 vjeçe, desh më ndau nga burri Read More »

Rama e nis ditën me ndjesë dhe jep lajmin e madh për Kanionet e Osumit

Kanionet e Skraparit nuk do te preken dhe kete e ka garantuar kryeministri Edi Rama, i cili ne nje reagim ne rrjetet sociale, kerkon edhe ndjese per ata qe jane shqetesuar per lajmin e ndertimit te nje HEC-i ne kete zone.

POSTIMI:

KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN – Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet🤛

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë🙏

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar😊

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut😉

Rama e nis ditën me ndjesë dhe jep lajmin e madh për Kanionet e Osumit Read More »

Si “kapet mat” shefi i komunës shqiptare me një 15-vjeçare

Ka qëndruar 3 orë i mbyllur në zyrë me një të mitur, por shefi i Zyrës për Komunitetin në Komunën e Ferizajt, duket se e ka futur vetën në telashe të mëdha.
Rexhep Bajrami është akuzuar nga 5 punonjës të komunës se kishte qenë duke kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pasi ata kanë dëgjuar klithma.

Viktima që u dëgjua duke “bërtitur”, ishte 15 vjeçarja me iniciale E.B., pjesëtare e komunitetit të pakicave.

Ai jo vetëm që është pezulluar nga puna pak orë pasi ka shpërthyer skandali, por edhe është vënë në hetime nga policia.

Sipas mediave kosovare, ndaj Rexhep Bajramit ekziston edhe një tjetër akuzë për “marrëdhënie seksuale nën moshën 16 vjeçare”, ndërkohë që mësohet se viktima ishte po e njëjta e mitur.

Ndërkohë punonjësit kanë dëshmuar në polici se kanë dëgjuar klithma të mëdha dhe se Bajrami njihej në gjithë zonën si një njeri që “rendte” pas femrave, e sidomos pas vajzave te vogla.

Si “kapet mat” shefi i komunës shqiptare me një 15-vjeçare Read More »

Aktori i famshëm del kundër “Facebook”-ut: Pranon financime nga Rusia, ta braktisim

Facebook ka një “armik” të ri. Aktori Jim Carrey ka mbyllur llogarinë e tij në “Facebook” dhe ka ftuar edhe fansat të bëjnë të njëjtën gjë, duke e akuzuar kompaninë e themeluar nga Mark Zuckerberg se ka pranuar financime nga Rusia në formë publiciteti në rastin e zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016.

“Facebook” ka pranuar së fundmi se mbi 126 milionë përdorues e kanë parë publicitetin e paguar nga organizata ruse, qëllimi i të cilit ishte të influencohej gara për Shtëpinë e Bardhë. Carrey njoftoi se ka nxjerrë në shitje aksionet e tij në kompaninë me bazë në Palo Alto dhe ka ftuar edhe të tjerët ta bëjnë këtë. Carrey e bëri njoftimin nëpërmjet “Tuiterit”.

Përmes një komunikate dërguar në një stacion televiziv amerikan, Carry thekson se përdoruesit e “Facebook”-ut, “duhet të kërkojnë më shumë kontrolle nga ana e pronarëve të rrjetit social. Lehtësia e aksesit në disa platforma duhet rregulluar në mënyrë më të përgjegjshme. Investitorët duhet të kthehen në aktivistë: bota ka nevojë për kapitalizëm të ndërgjegjshëm. Sepse ndërsa Amerika është mbështetur gjithmonë te avantazhi gjeografik, por tashmë mediat sociale lejojnë që njerëz të cilët nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne të afrohen përmes “dyerve” kibernetike. Por ne nuk do t’i lejojmë. Në këtë aspekt, asnjë mur nuk mund të na mbrojë më”.

Aktori i famshëm del kundër “Facebook”-ut: Pranon financime nga Rusia, ta braktisim Read More »