Problematika

Hiqet si vajza e tij e mitur dhe takon 29-vjeçarin që e ngacmonte, i jep mësimin që s’do ta harrojë kurrë

Një baba ka rënë dakord për tu takuar me djalin që bisedoi me vajzën e tij dhe që i dërgoi fotografi të turpshme.

Një 29-vjeçar argjentinas abuzoi seksualisht me një vajzë 11-vjeçare përmes mesazheve në platformën Whatsapp dhe u përpoq ta bindte të gënjente në familjen e saj, në mënyrë që të mund të takoheshin në Buenos Aires.

Vajza megjithatë vendosi t’i tregonte gjithçka babait të saj, i cili, që nga ai çast, pretendonte të ishte vajza dhe arriti të binte dakord me djalin për t’u takuar. Kur u takuan në rrugë ai i dha atij një mësim të mirë, sipas asaj që babai i revoltuar u tha gazetave dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

“Thuaji prindërve se po shkon të takosh një shoqe”, i shkroi djali fëmijës, duke mos ditur se mesazhin ishte duke e lexuar babai i tij, Walter Rodriguez. Pak kohë më parë, ai kishte dërguar fotografi me përmbajtje të papërshtatshme për një fëmijë dhe i kishte kërkuar asaj që t’i dërgonte fotografi në vetëm të brendshme. Kur vajza i shkroi: “Unë jam e virgjër”, ai u përgjigj: “Sa e bukur!”.

“Në fillim më la takim në shtëpinë e tij dhe sigurisht i thashë se në rregull, sepse do ta vrisja. Ai sapo të kishte hapur derën, unë do ta kisha vrarë”, tha Rodriguez për kanalin TN.

Sidoqoftë, djali në fund vendosi të ndryshojë vendin e takimit dhe të takohet në rrugë. Sapo babai i fëmijës e njohu atë, ai filloi ta qëllonte në fytyrë dhe trup, pastaj thirri policinë.

Madje i ati i vajzës e fotografoi atë me fytyrën e gjakosur dhe i publikoi imazhet në profilin e tij në Facebook. “Ky djalë i ……. është një përndjekës. Ai i dërgoi mesazhe vajzës time 11-vjeçare”, shkroi Walter në Facebook.

Përveç kësaj, ai gjithashtu botoi screenshots-et e chat-it.

Tani, të dy do të duhet t’i përgjigjen drejtësisë. Rodríguez akuzohet për lëndime dhe djali për krimet kibernetike dhe për ngacmime seksuale me të mitur.

“I tregova policisë gjithçka, i thashë se si shkoi dhe i tregova screenshotet e bisedës së bashku me fotot që i dërgoi fëmijës tim. Nuk e kuptoj pse është ende i lirë, një person nuk meriton të jetë i lirë “, thotë babai i vajzës.

Çfarë mendoni ju? Lini një koment dhe mos harroni të ndani historinë e këtij babai me miqtë tuaj.

Hiqet si vajza e tij e mitur dhe takon 29-vjeçarin që e ngacmonte, i jep mësimin që s’do ta harrojë kurrë Read More »

“Do të bëj për karrocë”, si e kërcënonte gjyqtaren shqiptari emigranti që u nda nga gruaja

Alban Beshiri, i cili u ekstradua nga Londra, pas kërcënimeve në drejtim të gjyqtares Oltiana Çifligu, ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burg. E gjithë ngjarja nisi pasi 36-vjeçari u nga nga gruaja për dhunë në familje, ndërsa siç duket nuk i është ndarë zakonit, ndërsa shantazhet dhe kërcënimet i ka vijuar me gjyqtaren e çështjes.

Me anë të telefonit, ai ka kërcënuar disa herë gjyqtaren Çifligu. “Do të bëj për spital, do të bëj për karrocë”,- mësohet ti jetë drejtuar ai asaj, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2015.

Beshiri kërcënonte nga Anglia se do të kthehej në Shqipëri dhe do i bënte gjyqtares diçka që nuk kishte spital që ta merrte në dorëzim. “…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre … Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…” ­ thuhej në një nga mesazhet e tij. Kujtojmë se në vitin 2015 Beshiri u dënua nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burg, ndërsa pas disa vitesh i shpallur në kërkim, sot u bë i mundur ekstradimi i tij.

“Do të bëj për karrocë”, si e kërcënonte gjyqtaren shqiptari emigranti që u nda nga gruaja Read More »

Moti i keq:Lajmerim i Policise

Duke u nisur nga situata e shtimit të numrit të informacioneve të marra nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë e parandalohen ngjarjet Drejtoria e Policisë Rrugore ka porositur sot shërbimet në territor:
Punonjësit e policisë rrugore në shërbim të pajisen me mjetet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve të policisë rrugor
Mjetet e shërbimit të policisë rrugore të jenë në lëvizje të vazhdueshme, në raste të vecanta të ndezin dhe mjetet e sinjalizimit shtesë e të patrullojnë të gjitha akset rrugore, duke ju tërhequr vemendjen përdoruesve të rrugës, për zbatimin e normave të sjelljes në rrugë.

Të bashkëpunohet me Entet Pronar të Rrugës dhe Nënkontraktorët për vënien në gadishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të ndihmës në rrugë.

Në zonat ku mund të bien rreshje bore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë dhe të kërkohet vendosja e tyre në rastet kur rruga është e mbuluar me borë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.

Të raportohet herë pas here për gjendjen e rrjetit rrugor dhe masat e marra për mirëmbajtjen e rrugëve, duke mbajtur kontakte me grupet që veprojnë në terren, duke marrë në kohë informacionet dhe masat parandaluese.

Për gjendjen e rrugëve dhe trafikut rrugor në tërësi, të njoftohet salla e drejtimit në DPPSH dhe sipas drejtimeve me specialistët e Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Shërbimet e policisë rrugore të rrisin prezencën në rrugë për të orjentuar rrymat e trafikut rrugor, për të shmangur bllokimet e rrugëve dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore”, njofton policia.

Moti i keq:Lajmerim i Policise Read More »

Ekzekutimi mafioz në mes të bllokut, gazetari rrëfen tmerrin: Si shpëtova për qime kur autorët…

Mbrëmjen e djeshme, zona e ish Bllokut u trondit serish nga nje ekzekutim i nje biznesmeni. Ngjarja ndodhi në zonën pranë LSI-së.

Memli Begalla 64 vjeç, u ekzekutua me armë zjarrit të llojit silenciator.

Ai u gjet i vrarë në rrugën “Nikolla Tupja” pranë një tuneli në katin e parë të pallatit ku jetonte. Por, kjo ngjarje është përjetuar edhe nga banorë të zonës, siç është rasti i gazetarit Armand Muho.

Përmes një përshkrimi në rrjetet sociale, Muho tregon peripecitë që hoqi mbrëmë teksa po kthehej në shtëpi, pasi policia nuk e lejonte të hyntë në pallat deri sa të mbaronin hetimet e para.

Po ashtu, gazetari tregon se sa e pasigurt është të jetosh në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe se për fatin e tij të mirë është kthyer në shtëpi rreth 30 minuta pasi autorët ende të paidentifikuar “kishin mbaruar punë” me viktimën.

STATUSI I PLOTË

Kabul!

Duhet te ishte ora 8 e 30 mbrembjes kur kisha dale te beja nja dy pazare! Teksa kthehesha, me trastat ne duar dhe duke share neper dhembe me mendimin qe duhet te ngjitesha pese kate me kembe me nje koli uji me vete para hyrjes se pallatit dalloj nje mori te madhe uniformash policie. Hyrja ndodhet ne rrugen Nikolla Tupe prane sheshit Willson. Nje nga zonat me te shtrenjta te Shqiperise, ku shteti e tarifon metrin katror jo me pak se 1 mije euro. Por te thuash te verteten eshte nje pleh qe nuk e gjen as ne ndonje cep te humbur te botes.

Diten nuk ke ku te futesh nga makinat qe behen kapice, mengjesi fillon me borite qe bien papushim se skane nga te kalojne, ndersa naten behet strehe te droguarish qe tymosin qetesisht hashash. Pallate me suva te rena dhe uje e balte nga te gjitha anet. I vetmi kalim per makinat eshte nje si bicim tuneli, poshte nje 10 kateshi te ndertuar para 10 apo 12 vjetesh ( ne kulmin e rilindjes se Tiranes) i cili ka zaptuar rrugen ekzistuese.

-zoteri eshte gjetur nje njeri i vdekur dhe nuk lejohet kalimi- mu drejtua polici i cili ne ate moment po vendoste shiritin qe tregon skenen e krimit.
Po me duhet te shkoj ne shtepi!
– kur te mbarojn veprimet hetimore!

Ne pallatin ngjitur ne katin e pare banojne prinderit e mi dhe ngjarja kishte ndodhur as pese metra larg hyrjes se tyre. Hodha syte dhe pashe nje njeri ne fund te nje makine tip Renoje ngjyre bezhe. Ate makine ishte hera e dyte e qe e shikoja. Nje apo dy dite me pare kishte zene aq keq rrugen sa na duhej ti vinim verdalle makinave te tjera per te kaluar. Ne fillim mendova personin e shtrire kishin goditur me makine pasi nga kendi qe po shikoja une dukej si nen rrota .

Ne dritare qendronte ime me qe ish bere meit. Ndihej e pasigurt ne shtepi te saj. Ishin brenda ne hall te tyre dhe ne prag te deres ishte vrare nje njeri. Shumica e komshinjve perfshire dhe time shoqe skishin degjuar gje, pervec nje krisme te thate qe perngjante me shume me nje fishekzjarr qe ne kete zone jane thuajse te pernatshme.

Sa per vitkimen nuk di te them shume sepse nuk e njihja por fqinjet me folen fjale te mira per te. Kishte dy djem binjake dhe pergjithesisht shikonin punen e tyre. Djemte, njeri prej tyre i martuar banonin ne katin e 3 te nje pallati ekzistues, dhe ai pjese e dekorit e katrahures se sheshit. Ne shtepi nuk me linin te shkoja keshtu qe prita ndonja dy ore te mira ne shtepine e tim eti nga ku dhe ndiqja lajmet. Degjoja gjithfare gjerash per te shtena nga nje makine BMW e cila “eshte larguar me shpejtesi” apo se ngjarja na paska ndodhur ne nje parkim te nendheshem… por asnjera prej tyre nuk qendron. E para sepse ne ate vend ske nga te fusesh makinen sepse rruga ishte e bllokuar, e jo me te largohesh me shpejtesi dhe e dyta ska parkime te nendheshme. Personi eshte vrare ne nje zone te banuar, ku hyjne e dalin njerez. Autoret duhet te kene pritur aty dhe jo me kot. Ai shesh eshte kthyer ne vend ideal per te mbaruar pune dhe per tja mbathur. Nuk po flasim per periferine, as per ndonje cep te humbur por per nje nga zonat me ruajtura ne Shqiperi e rrethuar nga biznese te shtrenjta dhe banka!

Eshte hera e dyte qe ne te njejtin vend ndodh nje vrasje e ketij lloji dhe organet e hetimit e kane thuajse te pamundur identifikimin e autoreve. Policia mund te kete 1000 gjynahe ne kete vend por ne kete rast ska asnje faj.

Erresira, dhe rremuja e makinave ste lene shume hapesire per te vepruar. Ne rast se Bashkia nuk do ishte e zene me mbjellje pemesh,apo me propagande boshe dhe te vinte ndonje ndricim, apo pak rregull ne sheshin mes pallatit te pakten keto ngjarje ne vendet e populluara do ishin shmangur. Por ne ate terr qe sundon aty as kamerat e bisneseve nuk bejne pune. Dhe krimi nuk fal. Ai gjithsesi do gjeje nje menyre qe te mbaroje punen e tij, por jo ne mes te Tiranes dreqi ta haje!

Ne ate ore aty mund te kalonte kushdo, krahas viktimes. Ndonje njeri ne hall te vet apo dhe ndonje femije! Nga ana tjeter kjo ngjarje tregon se asnje se ka jeten e sigurt ne kete vend. Mund te jetosh ku te duash, ne qender te Tiranes apo dhe ne maje te malit. Jeta jote serish varet ne dore te fatit, apo humorit te vrasesve. Nje minute me pare apo nje minute me pas dhe aq e pate… mund te mos jesh me. Psh personalisht qellova me fat qe nuk u ktheva ndoja 30 minuta me pare, dhe kete fat fale Zotit e paten dhe shume te tjere. Po radhes tjeter do na ece me fati?!

Ekzekutimi mafioz në mes të bllokut, gazetari rrëfen tmerrin: Si shpëtova për qime kur autorët… Read More »

Presioni nga Greqia, Kotzias: Shqipëria të ‘zhdukë’ termin Çamëri dhe në tekstet shkollore

Greqia pasi ka kërkuar nga Shqipëria të mos e përdorin më cështjen Çame, pranon se një problem shqetësues në bisedimet mes dy vendeve mbeten tekstet shkollore në vendin tonë.

Në një përgjigje që ministri i Jashtëm grek, Kotzias i ka kthyer deputetit Theoharis, ka nënvizuar bisedimet që po bëhen me vendin tonë dhe me Maqedoninë lidhur me shqetësimin grek për “termat nacionaliste’ në tekstet shkollore të dy vendeve.

Mediat greke raportojne se Kotzias i është përgjigjur interpelance me shkrim me një letër zyrtare e cila iu dergua Parlamentit grek.

“Pala greke ka insistuar ne heqjen e termave te papranueshem “territoret shqiptare në Greqi”- ka thene ai. Sipas tij, “gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: “territoret shqiptare në Greqi”.

Nderkohe, Kotzias ka vijuar me tej, duke thene se “edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin “Çamëri”, demonstrojnë, fatkeqësisht, se shteti shqiptar mbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”.

Presioni nga Greqia, Kotzias: Shqipëria të ‘zhdukë’ termin Çamëri dhe në tekstet shkollore Read More »

Reshje intensive, kujdes në orët në vijim, këto zona janë në prag përmbytjeje

Reshjet intensive në disa zona, do të shtohen gjatë ditës së nesërme. Kështu sipas parashikimit të motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme, parashikohet që zona të Vlorës të përfshihet sërish nga mot i keq dhe reshje të shumta.

Më poshtë keni parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet

Sot pasdite deri nesër në mesditë priten reshje mesatare. Në shumicën e qarqeve ato do të jenë lokalisht intensive (duke u shoqëruar edhe me shtrëngata), deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Nesër pasdite reshjet do të bëhen të dobëta.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme dhe nesër në basenin e Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së nesërme.

Rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë dy ditëve në vazhdim do të kenë edhe Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Reshje intensive, kujdes në orët në vijim, këto zona janë në prag përmbytjeje Read More »

Në pranga hackeri shqiptar, dëm 530 mln dollarë SHBA-së

Policia ka finalizuar me sukses një operacion të iniciuar nga SHBA, në bashkëpunim me disa shtete, për arrestimin e një pjesëtari të një organizate kriminale në fushën e krimeve kibernetike “Infraud”.

Policia bën të ditur se është vënë në pranga në Tiranë Aldo Ymeraj, 25-vjeç, lindur dhe banues në Fier.

Sipas policisë, ndaj këtij shtetasi, ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

Në pranga hackeri shqiptar, dëm 530 mln dollarë SHBA-së Read More »

Grekët tentojne të shkatërrojnë shkollën shqipe, i vënë naftë dhe vaj dyerve, por nuk arrijnë dot të ndalojnë mësimin

Mësimet e gjuhës shqipe dhe orët e leksioneve u hapën sërish në komunitetin Chania (Hani) në Kretë të Greqisë.
Pas trazirave që shpërthyen për ndalimin e leksioneve në shkollën e mesme Chrysopigi dhe kundërshtimeve të shumta të pjesëtarëve të ndryshëm të shoqërisë, mësimet rifilluan pasditen e së dielës në të njëjtin vend.

Megjithatë, mëngjesin e ditës së djeshme, në afërsi të shkollës disa makina me naftë dhe vaj u zbrazën, duke dëmtuar një pjesë të shkollës, përfshirë edhe derën kryesore të saj, siç duket në pamjet e mëposhtme.

Kryetari i komitetit të shkollës së Mesme të Bashkisë Chania, Antonis Vardakis, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje, tha se veprime të tilla nuk kanë efekt dhe theksoi se kurset do të vazhdojnë normalisht, pasi kjo është një e drejtë ligjore e çdo nxënësi.

Incidenti i ndodhur gjatë orëve të paradites nuk e pengoi rihapjen e kurseve për rreth 45 fëmijë shqiptarë.

Ngjarja u ndoq nga shumë njerëz nga bashkësia shqiptare dhe nga shoqatat lokale si ELME, Shoqata e Mësuesve të Arsimit Fillor dhe klubet anti-raciste.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=PrBDSVnKwEE]

Grekët tentojne të shkatërrojnë shkollën shqipe, i vënë naftë dhe vaj dyerve, por nuk arrijnë dot të ndalojnë mësimin Read More »