Problematika

’40 mijë lekë marr, ku t’i çojë nëna,te dritat, te uji apo të ha’, apelon për ndihmë 94-vjeçarja

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ndaloi në fshatin Shelcan, rreth 12 km larg Elbasanit, në familjen e 94-vjeçares, Sina Dedja.

E moshuara dhe e bija kërkojnë ndihmë pasi 94-vjeçarja jeton në kushte të vështira eko nomike.

Ajo merr vetëm 46 mijë lekë të vjetra pension me të cilat nuk di ç’të bëjë më parë. Sina ka 3 fëmijë të martuar që nuk e ndihmojnë dot pasi edhe ata nuk kanë të ardhura.

Vajza e 94-vjeçares: Unë jam e bija e Sines, jam 74 vjeçe, Sina është 94 vjeçe. Jeton në kushte të vështira shumë.

Gazetarja: Sa fëmijë ka Sina, përveç teje?

Vajza e 94-vjeçares: Sina ka dy goca dhe një çun, unë, është edhe një Elbasan dhe është dhe djali.

Gazetarja: Nuk keni mundësi që ta ndihmoni ap

Vajza e 94-vjeçares: Po edhe vetë, por kur thua ti… edhe vetë të varfër, 80 mijë lekë, aq marr vetë. Motra 60 mijë merr se pension kooperative.

Sina Dedja: E fortë, por me shkop vij përqark.

Gazetarja: Me kë jeton nëna?

Sina Dedja: Me djalin.

Vajza e 94-vjeçares: Këtë shtëpi e kanë bërë bamirësit, një nga Tirana, rob Zoti.

Gazetarja: Çfarë të ardhurash merr nëna?

Sina Dedja: 40 mijë marr, ku t’i çojë nëna? Te dritat, te uji apo të ha? Nuk më del. Dritat na i presin po si paguve. Kërkoj ndihmë çfarë të ketë. Ushqime dua.

Pas apelit të 94-vjeçares Sina Dedja, emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjave Ndryshe” i çuan të moshuarës ushqime për një muaj./tvklan

’40 mijë lekë marr, ku t’i çojë nëna,te dritat, te uji apo të ha’, apelon për ndihmë 94-vjeçarja Read More »

‘Me rrogën që kanë nuk blejnë dot ‘Audi Q7’ apo shtëpi në Bllok’/ Ish-drejtuesi i policisë: Vajzat e ekranit joshen nga grupet kriminale

Ish-drejtuesi i Po licisë, Arben Hajdarmataj, është shprehur mbrëmjen e sotme se në përgjithësi vajza të ndryshme të ekranit jo shen nga grupet kr iminale për shkak të përfitimeve fin anciare.

Ai tha se këto vajza nuk kanë mundësi financiare të blejnë makina të shtrenjta apo shtëpi në zonën e ish-Bllokut, ndaj futen në këto grupe kri minale për të përfituar sa më shumë para’.

“Në përgjithësi është një tendencë për shkak të jos hjes nga paratë e mëdha, të pozicionit në publik, kanë dëshirë që të futen në këto org anizata. Një vajzë e shoë bizit , nuk dua të ofendoj njeri por një gazetare me rrogën e vet nuk do të blejë dot një Audi Q7, nuk mund të ketë një shtëpi në Bllok. Ajo mund të jetë e bukur, por këto mundësi ekonomike nuk i ka, që të jetë në top listë ngatë rrohen me grupet kri minale. Grupet kri minale nuk do të thotë që kryejnë vra sje, janë tek pastrimi i parave, tek traf ikimi, tek ma shtrimi, tek shfry tëzimi i pros titucionit”, tha Hajdarmataj.

‘Me rrogën që kanë nuk blejnë dot ‘Audi Q7’ apo shtëpi në Bllok’/ Ish-drejtuesi i policisë: Vajzat e ekranit joshen nga grupet kriminale Read More »

Trageti linjës Vlorë-Brindizi nuk ankorohet dot në portin e Vlorës, i kë puten litarët

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk ka mundur të ankorohet mëngjesin e sotëm në port për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha. Sapo u akorua në port, u këpu tën të gjithë litarët dhe trageti doli përsëri në radën e Vlorës, në pritje të përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike. Sipas kapitanerisë së portit, pritet që mbas mesditës të përmirësohen kushtet mjaftueshëm për bërë të mundur ankorimin.

Sipas të dhënave zyrtare në traget ndodhen 129 pasagjerë dhe 35 anëtarë të ekuipazhit, të cilët nuk kanë mundur të zbresin dhe janë duke qëndruar në det të hapur.

Moti i ke q dhe deti i dallgëzuar ka shkaktuar vonesa edhe në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit. Trageti i parashikuar për të lundruar në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar, është nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm. Ndërsa trageti i linjë së Ankonës, i parashikuar për t’u nisur në orën 19:00, është nisur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar. Nuk paraqiten pro bleme në krahun tjetër të Adriatikut, ku tragetet janë nisur në oraret e parashikuara dhe kanë mbërritur, po ashtu, mëngjesin e sotëm në Durrës në orar.

Trageti linjës Vlorë-Brindizi nuk ankorohet dot në portin e Vlorës, i kë puten litarët Read More »

‘Atyre që thonë se bujqësia ka marr fund, ju them: Jeni out’

Kryeministri Edi Rama: Protestat e fermerëve janë legjitime, nuk diskutohet por ata që kanë marrë pjesë janë të keqinformuar. Cfarë ka ndodhur është e thjeshtë në shifra. Pse kemi vendosur ta heqim rimburimin e 6%? Dhe cfarë do bëjmë me ato para? Kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të prodhuesve të cojmë paratë tek fermeri. Unë besoj se grumbulluesit do e mirëkuptojnë këtë që po them sepse ne nuk jemi kundër tyre, por duam ti mbështesim të forcohen. Në fund, ajo shumë që ka rezultuar rreth 9 milionë dollarë të transferohet drejtëpërdrejtë në buxhetin e bujqësisë dhe në vend që të shpenzohet përmes një sistemi të
Kini parasysh që një buxhet që prek shifrën e miliarda dollarëve sa mund të impaktohet nga 9 milionë?

Ndërkohë që me këto 9 milionë ne mund të bëjmë shumë për të shtuar produktivitetin. Është e rëndësishme të kuptohet se sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet tregu i brendshëm, aq më i pamundur bëhet që në këtë sektor të mbijetosh i vetëm.

Mollat stërkinge, është si t’ja fusësh murit me kokë. Cfarë të bëjë shteti? Të vijë t’ua blejë? Ata që bëjnë komente nga smartphone ku thonë se bujqësia ka marrë fund dhe fshati ka marrë fund, ju them: Jeni out! E kundërta është e vërtetë. Ne sot punojmë dyfishin e tokës së Shqipërisë krahasuar me vitin 2013. Nuk punoheshin tokat më parë sepse nuk kishte as ujë dhe as kullim.

‘Atyre që thonë se bujqësia ka marr fund, ju them: Jeni out’ Read More »

A do të rikthehet në Shqipëri dê nimi me vd êkje? Përgjigjet kryeministri Rama në konferencën urgjente

Në një konferencë shtypi, për ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Gërcallë të Fierit, ku u v ra bar barisht nga fqinji, 8-vjeçari i quajtur Mateo, Rama foli për dë nimet ekstreme që mund të jepen për këto raste.

Ai tha se dën imi me vd ekje nuk është zgjidhje, sepse historia ka treguar se këto dën ime nuk sjellin rezultate, pasi persona me këtillë qasje sipas Ramës ndodhen në çdo shoqëri. Ai tha se legjislacioni parashikon masa ekstreme për këto raste, por gjy qtarët sipas tij, duhet të jenë në lartësinë e duhur.

“Jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie demokratike, por edhe në aspektin trag jik, dë nimi me vd ekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në ato me nivelin më të lartë të civilizimit tonë, e kanë në gjirin e tyre edhe këtë qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut.

Kështu që, rikthimi i dë nimit me vd ekje nuk është as i mundur dhe as formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, të cilat siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë. Ndërkohë që sa i përket pjesës tjetër, në aspektin e kuadrit lig jor, Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në vite në legjislacion, ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, ose nga më të ashprit. Çështja është zbatimi i legjislacionit dhe ajo që përbën një fatke qësi për ne në shumë vite është pikërisht pa përgjegjshmëria e tru pave gjy kues në raport me individë që kanë kryer kr ime deri ekstreme.

Por edhe kr ime që në mos vra sje kanë rezultuar në përd hunime, në dh unë ndaj grave dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjy qit apo kanë marrë dë nime shumë herë më të ulëta se sa parashikon legjislacioni dhe i kanë përsëritur ato duke shkaktuar dh imbje dhe p lagë të pa nevojshme dhe të evitueshme. Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjy kues në nivelin e legjislacionit. Po reflektojmë në ndërhyrje në legjislacion, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar që unë e kam lajmëruar”, tha Rama.

A do të rikthehet në Shqipëri dê nimi me vd êkje? Përgjigjet kryeministri Rama në konferencën urgjente Read More »

Gazetarja zbulon detaje të r ënda nga kadastra e Vlorës, cfarë ka ndodhur me ish-drejtorin

Gazetarja Lindita Çela zbuloi se ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është rra hur b arbarisht në zyrën e tij. Sipas saj, ish drejtori i cili është arr estuar pasi ak uzohet për tjetërsim pronash, është dhu nuar për shkak të detyrës.

Më ska ndaloz është fakti se ai është dhu nuar në ambientet e punës. Ngjarja duket se u pranua edhe nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame në emisionin ‘Politiko’.

Lindita Çela: Drejtori që është arre stuar tani është rra hur keq, po keq ama, në zyrën e tij.

Artan Lame: Ai që u rr ah, u rr ah. Ta mbajë vetë drurin…

Lindita Çela: U rr ah në zyrën e shtetit.

Artan Lame: Këto janë pr oblemet e Vlorës.

Gazetarja zbulon detaje të r ënda nga kadastra e Vlorës, cfarë ka ndodhur me ish-drejtorin Read More »

Humbja e parave në firmat piramidale, a kishte populli faj?

Po populli mund të bëhet me faj për rendjen e marrëzisht ndaj një orteku që i merrte përpara?

“Nuk ishte kryesisht fajtori, por ishte kryesisht i ndëshkuari. Ai që e pësoi. Ëndrra e shqiptarëve për tu pasuruar pa punuar ngjalli këtë epidemi për depozitimin e kursimeve në skeamt. Mungesa informacionit, e transparencës, njohuritë zero në fushën ekonomike, e pasojave të humbjes bëri që ata të vraponin pas kësaj marrëzie. Që të shmangej duhej që faktorët të ishin më të vetëdijshëm, më të ndërgjegjshëm, më veprues, për ta frenuar këtë. Kjo nuk ndodhi” u shpreh Anastas Angjeli, Ish Ministër Financash.

“Kanë qenë dy dispozita ligjore, dhe FMN përmes Bodes ka bërë presion që do të ndërpresim çdo lloj marrëdhënie nëse nuk do ti jepni fund firmave. Sepse ata panë realisht çfarë po ndodhte. Në materialet që dispononim si grup mbikqyrës dhe gjithë institucionet që nga 1992 e më pas shkalla e intensitetit u rrit 1996 i kërkohej qeverisë me dokumente të karakterit secret të pezullohej dhe të mos lejohej zhvillimi i një aktiviteti të tillë sepse kolapsi që do të krijohet do të jetë katastrofik dhe me pasoja kriminale” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve (1997-2005)

Pavarësisht fjalëve dhe justifikimeve për të larguar përgjegjësitë nga vetja të personazheve publikë si politikanë, etj, që asokohe ishin aktiv në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendit, ka dokumente që vërtetojnë se shqetësimi për firmat piramidale ekzistonte në masë të konsiderueshme dhe ishte adresuar në qeveri, por kishte rënë në vesh të shurdhër.

Humbja e parave në firmat piramidale, a kishte populli faj? Read More »

Ja sa shitet një litër naftë tani, cmimi i naftës shkon në stratosferë

Vetëm rritet çmimi i naftës në Shqipëri. Rritje edhe në dy ditët e fundit. Asnjëherë çmimi nuk është ai i një dite më parë.
Tashmë në pikat e karburanteve, nafta shitet deri në 187 lekë litri. Krahasuar me një muaj më parë, çmimi ishte 10 deri 15 lekë më lirë. Edhe benzina po shitet me të njëjtën vlerë, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, në 89 lekë.

Theksojmë se ky është shtrenjtimi i gjashtë që po ndodh në tregun e hidrokarbureve brenda këtij viti. Në fillim të muajit tetor nafta shitej 177 lekë/litër.

Ekspertët shpjegojnë se shkak për këtë rritje është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, pasi një fuçi shitet 84.3 dollarë, pra 4.3 $ më shumë nga sa ishte.

Ja sa shitet një litër naftë tani, cmimi i naftës shkon në stratosferë Read More »