Politike

Sali Berisha: ‘Kam një lajm të h idhur për Bashën’

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të martë një takim me demokratët e qytetit të Pogradecit.

Gjatë këtij takimi Berisha tha se ka një “lajm të hi dhur” për kreun e PD-së Lulzim Bashën, duke thënë se ditën e nesërme do të dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar dhe se duhet të përulet para anëtarëve.

“Për kryetarin kam një lajm të h idhur: nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit, i them kryetarit pa parti përkulu para firmave të anëtarëve. Do të vijnë në Kuvend 10 mijë të tjerë, do të jetë festa më e madhe në parti. Do të jetë fitorja vendimtare, rroftë partia, rrofshi ju”, tha Berisha nga foltorja e Pogradecit.

Sali Berisha: ‘Kam një lajm të h idhur për Bashën’ Read More »

‘Akademia e Barinjve’/ Ministrja e Bujqësisë, sqaron shprehjen e cila bëri xhiron e rrjetit

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka sqaruar shprehjen “Akademia e Barinjve”, e cila bëri xhiron e rrjetit.
Teksa prezantonte buxhetin 2022 për sektorin që ajo mbulon, Krifca tha se kishte pasur një keqkuptim për atë që ajo kishte shprehur dhe se qëllimi kishte qenë të jepnin mbështetje për personat që e ushtrojnë atë profesion.

“Ka pasur një keqkuptim të ndodhur me artikulimin e fjalës akademi. Unë kërkova ndjesë për mënyrën se si u drejtova deputetes, është pjesë e emocioneve dhe entuziazmit mes kolegëve. Në lidhje me fjalën akademi, nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës, Zvicër e shumë të tjera. Ka një qasje të migrimit të profesionit, të atyre të vështira, po përpiqemi që të japim mbështetje për këtë profesion. Unë që në periudhën time si drejtoreshë, jam konsultuar. Është një program që do ta përforcojmë për ta ruajtur traditën, jo vetëm te barinjtë por dhe të fermerëve të rinj, do kemi kohë ta shpalosim programin në vijim. Desha ta sqaroj se ka pasur vëmendje dhe në media”, tha Krifca.

Më tej ajo dha edhe disa detaje lidhur me buxhetin e përcaktuar për ministrinë e Bujqësisë.

“Programi i sigurisë ushqimore, në vitin 2022 do të kemi një buxhet të lartë për sigurinë ushqimore me 2.3 miliardë lekë. Siguria ushqimore është e rëndësishme prandaj do të investojmë në kapacitete, higjienë dhe paketim. Do të pajisim 120 grupet e AKU-së me të gjithë pajisjet e duhura teknologjike për të bërë inspektimet. Do të matrikullojmë dhe vaksinojmë të gjithë kapacitetin tonë blegtoral që është një pasuri kombëtare. Nëpërmjet forcimit të dy autoriteteve kontrolluese që tashmë kontrollojnë të gjithë territorin për ushqimin, veterinarinë dhe bimët do të sigurojmë efektivitet me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit shqiptar.
Kemi përditësuar edhe regjistrin e fermerit që evidentojnë të gjithë fazat e zinxhit përfshirë edhe përdorimin e pesticideve. Buxheti i vitit 2022 do teë ketë si synim edhe fillimin e punës së librit të fermerit si një mekanizëm i pagabueshëm për prodhimin dhe eksportet. Programi i infrastruktturës, kullimit dhe ujitjes ka një buzhet prej 1.7 miliardë lekësh. Synon mbështetje të vazhdueshme për rritjen e prodhimit bujqësor”, vijoi Krifca.

‘Akademia e Barinjve’/ Ministrja e Bujqësisë, sqaron shprehjen e cila bëri xhiron e rrjetit Read More »

Floriana Garo ‘braktis’ Bashën, i bashkohet Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme zhvilloi “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë. Lëvizjes së Berishës iu bashkua edhe kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Por duket se Lulzim Bashën e ka “braktisur” edhe ish-zëdhënësja e PD-së gjatë fushatës, Floriana Garo.

“Foltoja me të rinjtë! Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!’- shkruan ajo në ‘Instagram’.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për drejtuesit e forumit të të rinjve dhe grave.

“Është vërsulur ndaj organizatës suaj dhe të grave, në një hakmarrje të turpshme. Vendi i tij po të ishte burrë, duhet të ishte sot përpara jush. Këtu. Me Belindin, Rigersin, mua me një debat të hapur.

Por i kyçur në zyrën e tij dhe jep urdhra me telefon, si në kohërat më staliniste për uzurpimin e forumit rinor dhe të grave. Forumi juaj ka trashëgiminë e tij. Nuk është pronë e askujt. Ato janë kompetencë e juaja, do të jeni ju që do të zhvilloni procesin dhe zgjidhni drejtuesit.

Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, mos fshihet, por të mësojë nga ju ABC e demokracisë” tha Berisha.

Floriana Garo ‘braktis’ Bashën, i bashkohet Berishës Read More »

‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do’, e moshuara çohet në këmbë dhe përshëndet Berishën

Në përfundim të fjalës së tij nga foltorja e mbajtur në Lushnje, panë ish kryeministrit Sali Berisha është afruar një mbështetëse e këtij të fundit.

E moshuara ka përshëndetur dhe përqafuar ish kryeministrin, ndërkohë që në sfond dëgjoheshin demokratët që në kor thoshin fjalët: “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

Kjo lëvizje e krijuar nga ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha erdhi pas dëbimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, e tashmë është një luftë e hapur mes këtij të fundit dhe Bashës.

Nga njëra anë Basha është rikthyer me opozitën në Kuvend, nga ana tjetër Berisha ka ndërmarrë një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit për të rikthyer parimet bazë të PD-së dhe kundërshtuar aleancën e krijuar Rama-Basha.

‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do’, e moshuara çohet në këmbë dhe përshëndet Berishën Read More »

Rama flet për Presidentin e ri: Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta!

Kryeministri Edi Rama është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën, por cilido qoftë emri i propozuar, kryeministri është i bindur se punën do ta bëjë më mirë se Ilir Meta.
“Nuk ka një emër, por çdo gjë do përpiqemi ta shtrojmë për diskutim me opozitën dhe më pas me shqiptarët .

Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta”, tha Rama.

Rama flet për Presidentin e ri: Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta! Read More »

Arjan Çani: ‘Mendoj se Basha është duke përgatitur një puç antidoktor’

Gazetari Arjan Çani thotë se pas qetësisë së Lulzim Bashës fshihet një plan anti-Berisha. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Çani tha se një plan që përfshin SPAK-un është arsyeja që e bën Bashën të qetë në një kohë kur në bazën e partisë ka nisur një lëvizje që ka gjetur mbështetje.

“Gjithë pyetja që shtrohet, tani është çfarë plani ka Basha. Është i lezetshëm doktori, ia vlen të shkosh ta dëgjosh se flet mirë. Edhe pse në këtë moshë. Por cili është plani i Bashës, pse nuk na provon cilët janë mbështetësit e tij.

Mendoj se Basha është duke përgatitur një puç antidoktor. Unë besoj që Shqipëria po hyn në rrugën e demokracive të zhvilluara, në një epokë ku republika politike po zëvendësohet nga republika e prokurorëve. Kemi hyrë në këtë periudhë.

Mendoj që Basha që duket kaq i qetë në bashkëpunim me gringot dhe SPAK”, u shpreh Çani, duke insinuar një aksion të Bashës ndaj Berishës, pse jo duke përdorur dhe prokurorinë./E.M-noa.al

Arjan Çani: ‘Mendoj se Basha është duke përgatitur një puç antidoktor’ Read More »

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për pagat

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

“Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po përqendrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale ne Shqipëri është 30 mijë lekë TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – këmbimin me euro beje vete”, shkruan Rama.

Rama u është përgjigjur akuzave të qytetarëve duke theksuar se sot 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksë mbi të ardhurat personale se sa paguanin deri në vitin 2013, ndërkohë që biznesi i vogël paguan zero taksë mbi fitimin. Ai thotë se kurrë më parë shtresat në nevojë nuk e kanë marrë mbështetjen që marrin sot nga qeveria.

Replikat

Komentuesi 1: Personalisht u ktheva mbas 17 vitesh emigrim ne 2011,ndersa tani e mendoj largimin perseri….!!

Edi Rama: Ketu perfituesit kryesore jane pjesa me e kualifikuar e njerezve qe punojne ne sektorin privat i dashur! Sa per shtresat ne nevoje qe po rriten vit pas viti, nuk di ku e bazoni kete konkluzion, por shifrat flasin ndryshe, nderkohe qe kurre me pare shtresat ne nevoje nuk e kane marre mbeshtetjen qe marrin sot!

Komentuesi 2: Nese 1 litėr vaj i zakonshem ushqimor ka qene 140 lekè para dy vitesh dhe tani kushton 240 lekė ndryshimi ne taximin e pagave nuk sjell asnje progres ne lidhje me inflamacionin. Me rritjen e ç’mimeve prej 100% deri ne 300% duhet sot nje rritje pagash prej te pakten 50% dhe jo neser .Shteti duhet te vendos tavan ç’mimesh , ai ėshte dhe duhet te jetė i vetmi rregullator i mireqenies se popullit te vet , nese nuk eshte shteti kush duhet te jete. I meshoni ligjerisht se paga minimale eshte 30.000 leke por banakieret, kamarieret shitesit ,punonjesit e fasonerive etj paguhen nga 15.000 lek – -25.000 lek .

Edi Rama: Duhet te kthejme komunizmin qe te veme tavanin dhe cmimet nuk ngrihen asnjehere nga tregu jashte logjikes se fuqise blerese, prandaj duhet ripare arsyetimi qe ben. Nderkohe ata qe abuzohen nga punedhenesit dhe nuk denoncojne, nuk kemi si i ndihmojme realisht, por ama librat e shtetit tregojne se abuzimet nuk jane rregulli, po perjashtim nga rregulli

Komentuesi 3: Ket taks po e ul per vete o ti njeri se per popullin e ke myt fare

Edi Rama: Cilin popull kam “myt fare”, se 97% e shqiptareve paguajne me pak takse mbi te ardhurat personale se sa ç’paguanin deri ne 2013 dhe biznesi vogel paguan zero takse mbi fitimin!

Komentuesi 4: Tallje Me popullin rrogat Me e vogel duhet Te jete 250 Euro 8 orarsh jo 130 Euro o Edooo firmat Me pronare Te huaj Si rrobaqepsi firme kepucesh duhet Te jene rrogat 400 Euro minimumi Se ne itali Ato paguajne per nje njeri 1500 minimale O Edoooo

Edi Rama: Ketu flitet per leke te reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po perqendrohu kur lexon dhe mesoje me kete rast se paga minimale ne Shqiperi eshte 30 mije lek TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – kembimin me euro beje vete

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për pagat Read More »

Deklarata bômbê e analistit të njohur: Sali Berisha ka dashur të më vråsë mua dhe nja 20 veta të tjerë

Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë ne emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, duke thënë se Sali Berisha ka dashur që ta vr asë, bëhet fjalë për vitet 1997. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Denis Minga, ai e ka quajtur veten “vik tima e Berishës që ka jetuar rastësisht”, e ndërsa flet edhe për një listë që ishte e përberë nga rreth 20 emra që ishin bëra gati për t’u ekz ekutuar.

“Berishën e kam këshilluar miliona herë, jam ar miku i tij i shpallur prej tij, jam vi ktima e tij që ka jetuar rastësisht, me të thënë të vërtetën se mund të isha tek ata ku i ka dërguar të tjerët, ka pasur tentativa shpesh herë për zhd ukjen e time, në 1997 kam qenë numri një i regjistruar në listat e Shaban Memisë për t’u vr arë pa paralajmërim, ishin nja 20 veta në listë, dhe unë jetova në Vlorë”, tha Çupi.

Dikur Frrok Çupi ka pasur një raport shumë të ngushtë me Sali Berishën, një njeri që e këshillonte shpesh herë, e që një prej këtyre raste ai e ka sjellë në vëmendje edhe në ‘Repolitix’. Mes të tjerave, Çupi thotë si ish-kryeministrit nuk i kishte qejf kritikat.

“Unë vija nga një persekutim në Spaç, sa isha emëruar në ministrinë e Kulturës, kisha dy fëmijë të vegjël që jetonin shumë keq dhe në atë kohë kisha filluar që të merrja një rrogë që nga gushti i vitit 1990, rrugës më thotë “Lëre punën në ministri dhe kushtoji punën partisë” dhe unë i thashë “pse”. më tha “se fëmijët tu janë mësuar që të vuajnë, ja po vuajnë dhe pak, ndërsa fëmijët e mi nuk janë mësuar kurrë të vuajnë, ka dhe një arsye se unë nuk punoj dot me këta”.

S’ishte ende kryetar partie, me “këta” kuptonte “veriotët nuk janë mësuar të punojnë me jugorët”. I thashë “mua nuk ka rëndësi sa do vuajnë fëmijët e mi, problemi është që këtë ‘ne dhe ata’, mos e thuaj më’. Këshillat e mia kanë qenë në kohën kur i kam bërë kritika të ashpra, ai kurrë nuk dëgjuar, kritikat e detyrojnë atë që ta vr asë atë që bën kritikën”, tha Çupi.

Sot Berishën, e shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA-ja, e konsideron ‘si një njeri të sëmurë’ që nuk e di as vetë se çfarë kërkon’.

“Berisha një njeri i sëmurë që ka dalë në rrugë që nuk e di se çfarë kërkon, dhe nuk ka asnjë efekt në vend. Berishës i është ndaluar hyrja në parlament, ai nuk shkon dot”, tha Çupi.

Nga 11 dhjetori, Çupi shprehet se ka “0” pritshmëri dhe se nuk do jetë gjë tjetër vetëm se një Kuvend Kombëtar paralel me organin zyrtarë të partisë. Nga një prej ‘Foltoreve’, analisti thotë se është deklaruar se janë mbledhur më shumë firma nga sa e kërkon statuti, mirëpo ai hedh dyshime mbi vërtetësinë e tyre.

“11 dhjetori do jetë një fals, do mbledh një Kuvend jashtë PD-së, nëse zgjidhet kryetar i asaj mbetjeje të partisë, hallall, nëse jo është tjetër gjë, këta kandidatë do të kenë kandidatë të PD-së, ne nuk dimë nëse këto që thërrasin do mbajnë Kuvendin, do jenë delegatë të PD-së. Nuk i dimë sa firma janë, nuk janë noterizuar, nuk kanë karta identiteti, nuk kanë emra, është një punë si e bën Sali Berisha”, tha Çupi.

Të njëjtin fat si Sali Berisha, Çupi ia parashikon edhe presidentit aktual, Ilir Meta. E ka fjalën për autoritetin e Metës si politikan në opinionin publik, teksa e ka cilësuar si “presidenti më i shëmtuar që ka pasur Shqipëria”.

“Iliri është një president i zhvlerësuar, i shkarkuar nga Parlamenti, pret një vendim nga GJK, nëse nuk shkarkohet në raportin tim ,është më keq për të se do jetë një president zgravër që do rri i trembur, do jetë presidenti më i shëmtuar që ka parë historia dhe ka të njëjtin fat si Berisha në sensin e paraqitjes në publik, autoriteti i tij si politikan”, përfundoi analisti në studion e Report Tv.

Deklarata bômbê e analistit të njohur: Sali Berisha ka dashur të më vråsë mua dhe nja 20 veta të tjerë Read More »