Politike

Basha bën deklaratën ‘b ombë’

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e Partisë Demokratike, ku ëhstë shprehur se pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur “non grata” nga SHBA e kanë Edi Rama dhe Ilir Meta.
Ai u shpreh se sa më shpejt që të hiqet qafe ky “Trekëndësh i Bermudës”, aq më mirë do të jetë për shqiptarët.

“Shumë shpejt do të hiqen dhe brinjët e tjera të trekëndëshit. E mbani mend billboard-et e mëdhaja me këta të tre, sepse këta e mbajnë njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin, Berisha ua ka kaluar se u shpall para non grata. Sa më shpejt ta heqim qa fe këtë trekëndësh aq më mire”, tha Basha.

Basha bën deklaratën ‘b ombë’ Read More »

Basha ak uzon Sali Berishën për vr asjet e 21 janarit!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e PD, ku ka he dhur aku za ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për mas akrën e 21 Janarit 2011, ku hum bën jetën 4 protestuesë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ai tha se sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë siç bëri Sali Berisha në 21 Janar, duke nënkuptuar se ka qenë ish-kryeministri ai që dha urdhrin për të që lluar mbi qytetarët.

PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë h orr, tr afikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet fri kacaku dhe ngutja e fr ikacaktut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha.

Kujtojmë se Basha në vitin 2011 ka qenë ministër i Brendshëm, ndaj edhe ai është aku zuar nga opozita e asaj kohe si një fajtorët për hu mbjen e jetës së 4 pr otestuesve.

Basha ak uzon Sali Berishën për vr asjet e 21 janarit! Read More »

Berisha i shkoi në seli, ja si e priti Lulzim Basha

Në të njëjtën kohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit kanë mësyrë në selinë blu, për një mbledhje lidhur me vendimet e fundit, në një hapësirë tjetër të godinës, edhe kryedemokrati Luzlim Basha është duke zhvilluar një takim.

Në mbledhjen e kryedemokratit, janë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana. Nuk dihet se cila ende fokusi i takimit të tyre, por “News 24”, me kamerat e saja ndodhet në seli dhe pritet të mësohen detaje të tjera në minutat në vijim.

Berisha i shkoi në seli, ja si e priti Lulzim Basha Read More »

Basha u dërgon mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ja çfarë i shkruan

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku u votua rezoluta për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë, si ndëshkim për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë për Kuvendin e djeshëm të PD-së, Basha ka dërguar një mesazh falenderimi për anëtarët.

Kreu i demokratëve, u shprehu mirënjohje dhe falenderim duke shkruar më tej se shpresonte që bashkëpunimi të vazhdonte edhe në datën 18 dhjetor e cila është data kur ky i fundit me anë të miratimit nga kryesia, ka thirrur Kuvendin Kombëtar.

Mesazhi i Plotë nga kryetari Lulzim Basha, drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD:

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë.

Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.
Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim.
Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpuntorë të vyer.

Me respekt!

Lulzim Basha

Basha u dërgon mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ja çfarë i shkruan Read More »

Përdorimi i vulës dhe simboleve, PD kallëzon në SPAK 3 deputetët dhe 2 zyrtarët e saj

Partia Demokratike kallëzon në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për fallsifikimin e vulës së PD.
Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli. Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kalëlzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Përdorimi i vulës dhe simboleve, PD kallëzon në SPAK 3 deputetët dhe 2 zyrtarët e saj Read More »

Rezultatet e votimeve/ Këshilli Kombëtar i PD-së vendos: Shkarkohet Edi Paloka dhe disa anëtarë të Kryesisë!

Me 251 vota pro, 4 kundër dhe 2 të pavlefshme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka vendosur shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Edi Palokën si dhe disa anëtarë të Kryesisë së partisë.

Anëtarët e Kryesisë të shkarkuar janë Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi pasi morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha një ditë më parë.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar gjithashtu votuan pro shkarkimit të disa sekretarëve, Ervin Minarollit, Ivi Kasos, Belind Këlliçit dhe Ledina Mandias.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, Jemin Gjana bëri të ditur se në total kanë marrë pjesë në votim 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Numri total i anëtarëve te Këshillit është 479.

Më herët gjatë mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se emrat e propozuar, nuk do të përjashtohen nga partia por vetëm do të shkarkohen nga funksioni i tyre.

Sipas tij, ata nuk respektuan thirrje për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, por organizuan struktura paralele, duke iu referuar Kuvendit të djeshëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gazment Bardhi: Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombetar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, per të mos perjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet.

Partia Demokratike ka listuar emrat e anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve për të cilët ka propozuar shkarkimin nga funksionet.

Fleta e votimit:

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Rezultatet e votimeve/ Këshilli Kombëtar i PD-së vendos: Shkarkohet Edi Paloka dhe disa anëtarë të Kryesisë! Read More »

Kjo është deputetja e cila dallohet nga koleget e saj nga ky detaj (foto)

Si fillim duhet thënë se Aurora Mara, deputetja 43- vjeçare, me origjinë nga Burreli dhe e zgjedhur në Dibër, ka një karrierë në Parlament pak më ndryshe se të tjerët.
Pasi mori mandatin e lënë nga një deputet i LSI, kur ata së bashku me dekokratët i dogjën në 2017, papritur e pamë në këto zgjedhje të rreshtuar me socialistët.

Mara arriti të marrë një rekord votash preferenciale, por përsëri në Parlament vijon të jetë e heshtur dhe jo aktive, njësoj si më parë. Ndërkohë për veshjet e saj kemi folur edhe herë të tjera.

Ajo dallohet për shpenzimet në veshje, ku pothuajse gjithçka e ka firmë. Por ka një detaj dhe ato janë atletet. Mara është e vetmja deputete që nuk vesh ndonjëherë taka si koleget, por vjen gjithmonë në Parlament me atlete. Por të shtrenjta, sigurisht…!

Kjo është deputetja e cila dallohet nga koleget e saj nga ky detaj (foto) Read More »

Grida Duma: Kemi vulë, kemi seli, SPAK-u të na kthejë anëtarësinë!

Ish nënkryetarja e PD-së, e shumënjohura, zonja Grida Duma, ka bërë sot një propozim të rrallë në trajtë rezolute.

Korespodenti i rubrikës tonë satirike, Tej e Këtej, e dëgjoi të gjithë ligjërimin e saj, dhe e solli në redaksinë tonë të plotë:

Unë, Grida Duma, siç kuptohet, që të gjithë më njihni dhe ju njoh, siç dihet botërisht dhe planetarisht, me kontribute pafundësisht të çmuara, në politikëbërje dhe në partinë ku kam fatin të militoj, ju njoftoj se, çfarëdo që të bëjë kolegu Sali Berisha, këmbës t’i bjerë, vulën dhe selinë, nuk ka për ta parë kurrë me sy, sepse këto dy elemente themelore, janë të lidhura pazgjidhshmërisht me Lulin tonë.

Ato pra, vula dhe selia jonë e bukur, janë të shenjta dhe na përkasin vetëm ne, domethënë Lulit, mua, Gazit, Joridës, Alibeut dhe mbi të gjitha zonjës Yuri Kim!

Nisur nga ky fakt i patjetërsueshëm, ne i kërkojmë drejtësisë tonë të re dhe moderne, të krijuar rishtaz dhe posaçërisht nga vetë kolegu Edi Rama dhe veçanërisht nga ambasada amerikane, që të na kthejë sa më parë, anëtarësinë, që na e gra biti 24 orë më pare, kolegu i shpallur non-grata, Sali Berisha!

I pari që duhet ta kryejë këtë punë është SPAK-u, i cili duhet të thërrasë në mënyrë urgjente dhe emergjente, të gjithë anëtarësinë e PD-së, ta ngarkojë pena lisht atë dhe të urdhërojë gjyk atën, që brenda 24 orëve, të bëjë kthimin e menjëhershëm të tyre, aty ku e kanë vendin, pra në partinë e Lulit tonë.

I kujtojmë SPAK-ut tonë modern, se tetë vjet më parë, vetë kolegu Berisha ia dorëzoi Lulit tonë, një për një në dorë, të gjithë anëtarësinë e çmuar dhe sot pa pikë turpi, vjen dhe e rr ëmben, një gjë të dhuruar tetë vjet më parë!

Së fundi, në përfundim të mendimeve të mia si gjithmonë konstruktive dhe në dobi të partisë dhe komunitetit tonë, mendoj që pasi SPAK dhe gjy kata, të veprojnë në mënyrë pro-amerikane, duke kthyer anëtarësinë tonë, në duart legjitime të Lulit, vetë ambasadorja jonë e dashur, Yuri Kim, është e ftuar të vijë në oborrin e selisë tonë të nderuar në PD, me një gjel të madh në dorë dhe ashtu siç bëri në Tropojë, t’ja pr esë kokën aty, në sy të demokratëve, në mënyrë demokratikisht amerikane, njëlloj sikur pr et figurativisht dhe metaforikisht, kokën e kolegut tonë Sali!

Pas leximit të kësaj deklarate, Salianji i shkretë, për ta ruajtur disi, i kërkoi Gridës që materiali të zbutej pak, por më kot! Grida i ho dhi një vështrim të egër, sikur do t’i pr iste kokën figurativisht dhe metaforikisht edhe vetë Salianjit dhe këtu diskutimi dhe mbledhja bashkë, u mbyllën. Kaqë.

Grida Duma: Kemi vulë, kemi seli, SPAK-u të na kthejë anëtarësinë! Read More »