Politike

VENDOSET DATA DHE ORA KUR DO ZHVILLOHET RAUNDI I DYTË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT

Raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri do të zhvillohet jo më larg se nesër.

Konferenca e Kryetarëve që u mblodh menjëherë pas seancës ku u ezaurua raundi i parë vendosi që seanca e ardhshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet nesër në orën 15:00.

Mungesa e kandidatëve për president ka çuar në dështimin e raundit të parë sic edhe pritej të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Këtë e konfirmoi edhe kreu i Kuvendit Meta në daljen për mediat.

Komisioni i ligjeve u mblodh sot sipas përcaktimeve të rregullores së kuvendit dhe përcaktoi se asnjë kandidat nuk është paraqitur.

Në këto kushte Komisioni në zbatim të Kushtetutës, i paraqiti seancës plenare këtë raport me qëllim mbylljen e procedurave për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit.

Pas saj, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se raundi i parë quhet i ezauruar dhe mblodhi konferencën e kryetarëve ku u vendos data e raundit të dytë.

VENDOSET DATA DHE ORA KUR DO ZHVILLOHET RAUNDI I DYTË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT Read More »

Rama uron Erdoganin per suksesin ne referendum!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, ka marrë mbrëmë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.

Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdogan.

Ndërkohë liderët kanë uruar presidentin e Turqisë për suksesin e arritur në këtë referendum popullor.

Rama uron Erdoganin per suksesin ne referendum! Read More »

Te shtena me arme ne ndertesen e kuvendit te Turqise!

Ndërtesa e Kuvendit të Turqisë, momentalisht është e mbyllur, pasi ka të lënduar nga disa të shtëna me armë,

Aty ka ndodhur shkrepje me armë zjarri që nuk dihet si ka ndodhur, ndërkaq as numri i të lënduarve deri tani nuk është i njohur.

Mësohet se tre plumba kanë qëlluar ndërtesën e Kuvendit turk. Motivi i sulmit deri tani nuk është bërë i ditur.

Hetimi policor është në vazhdim.

Së shpejti u sjell më gjerësisht…

Te shtena me arme ne ndertesen e kuvendit te Turqise! Read More »

6 Presidentet qe kan drejtuar Shqiperine qe nga Alia te Nishani!Kush do te jete i shtati?

Parlamenti mblidhet sot për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të Ri të vendit. Mandati i Presidentit Nishani përfundon në 24 korrik dhe deri atëherë duhet të ketë një emër të ri për këtë post.

Po nëse hedhim një vështrim për të parë Presidentët që e kanë drejtuar Shqipërinë në vite ata janë 6 personalitete në këto 27 vite tranzicion. Nga Ramiz Alia te Presidenti akoma në detyrë Bujar Nishani.

Herë të zgjdhur me konsensus dhe herë të tjera jo. Duhet thënë se posti i Presidentit në vendin tonë nuk ka fuqi ekzekutive apo vendimmarrëse për shumë nga sferat e jetës politike.

Presidentët në vite:

  1. Ramiz Alia 30 prill 1991-9 prill 1992
  2. Sali Berisha 9 prill 1992-24 korrik 1997
  3. Rexhep Mejdani 24 korrik 1997-24 korrik 2002
  4. Alfred Mojsiu 24 korrik 2002-20 korrik 2007
  5. Bamir Topi 20 korrik 2007-24 korrik 2012
  6. Bujar Nishani 24 korrik 2012- ende në detyrë

Për Presidentin e shtatë ende nuk ka një emër nga forcat politike po vullneti është shprehur të jetë sa më shumë konsensual që mundet. Sot në Parlament në raundin e parë është parashikuar që tgë mos propozohet asnjë emër.

Parësore për forcat politike mbetet zgjidhja e krizës politike në mënyrë që ti jepet fund bojkotit parlamentar dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

6 Presidentet qe kan drejtuar Shqiperine qe nga Alia te Nishani!Kush do te jete i shtati? Read More »

Braktis Ramen i bashkohet cadres se PD!

  • Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, ka vendosur të mos jetë më pjesë e koalicionit të majtë.

Vendimin për t’u larguar nga koalicioni i majtë, e ka dhënë vetë deputeti Eduard Ndocaj, i cili ka sqaruar se do t’i bashkohet opozitës dhe kauzës së saj.

“Opozitar, me bazë të gjerë, pa dallime ideoligjike dhe pa interesa të ngushta e personale pushteti është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza dhe për të garantuar zgjedhjet e lira. PBDKSH është e vendosur për të dhënë kontributin e saj. PBDKSH ka prioritet dekriminalizimin e listave, ndalimin e personave të inkriminuar që të mos përfshihen në fushatë elektorale. PBDKSH është vendosur të qendroi e palëkundur për betejat e Demokracisë”, -shkruan Ndocaj.

Braktis Ramen i bashkohet cadres se PD! Read More »

SEANCË E JASHTËZAKONSHME, MAZHORANCA VOTON DY KOMISIONET E VETTINGUT

Kuvendi u mblodh vetëm pak minuta sot ne seancë të jashtëzkonshme për të miratuar ngritjen e dy komisioneve Ad Hoc për ligjin e Vettingut.

Nga seanca u miratuan 6 emrat e mazhorancës për komisionet, si anëtarë Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Evis Kushi, Vasilika Hysi, Ervin Bushati.

Duke qenë se opozita bojkotoi edhe sot punën e Parlamentit, deputetët e mazhorancës kanë miratuar vetëm 6 anëtarët e tyre.

Njëri prej komisioneve do të ketë 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë, gjysma prej të cilëve propozohen nga maxhoranca dhe gjysma nga opozita.

Në komisionin me 12 anëtarë, LSI ka tërhequr një nga kandidatët e vetë dhe i ka dhënë një  anëtar PDIU-së.

Ndërsa ishin kandidatë Silva Caka dhe Luan Rama, Caka është tërhequr dhe i ka lënë anëtarin PDIU, që është Mesila Doda.

Ndërkohë që nesër, më 19 prill, Kuvendi mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës

SEANCË E JASHTËZAKONSHME, MAZHORANCA VOTON DY KOMISIONET E VETTINGUT Read More »

PS,LSI,PDIU propozojne kandidaturat per komosionet e Vettingut!Ja emrat!

Mazhoranca ka zbardhur në mesditë, emrat e anëtarëve që ka propozuar për dy komisionet ad-hoc të Vetingut, komisionet që do të verifikojnë kandidatët për institucionet e Vetingut.

Ata janë:

PS:

Vasilika Hysi,

Pandeli Majko,

Ervin Bushati,

Bashkim Fino,

Ulsi Manja,

Evis Kushi.

LSI: Silva Caka,

Vangjel Tavo

dhe Luan Rama

PDIU:

Shpëtim idrizi,

Mesila Doda

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e komisionit ad hoc që do të përzgjedhë kandidatët për institucionet e Vetingut.

Kuvendi do të mblidhet në orën 18 sipas këtij rendi dite për të votuar vetëm 2 pika:

1. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Njeri nga komisionet, ai me 12 anëtarë do të përbëhet nga 6 anëtarë të mazhorancës dhe 6 të opozitës. LSI ka propozuar për të Luan Ramën dhe Silva Cakën.

Edhe komisioni i dytë’ ad hoc’ do të jetë gjysëm për gjysëm, 3 nga secila palë. LSI ka propozuar këtu Vangjel Tavon.

Por mazhoranca do të votojë vetëm 9 anëtarët e saj (në total)  kurse  ata do të opozitës do të lihen në pritje për t’u prezantuar dhe votuar derisa të paraqitet opozita në Kuvend.

PS,LSI,PDIU propozojne kandidaturat per komosionet e Vettingut!Ja emrat! Read More »

Kuvendi sot dhe neser ne seanca te jashtezakonshme!

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e komisionit ad hoc që do të përzgjedhë kandidatët për institucionet e Vetingut.

Kuvendi do të mblidhet në orën 18 sipas këtij rendi dite për të votuar vetëm 2 pika:

Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komisioni me 12 anëtarë do të përbëhet nga 6 anëtarë të mazhorancës dhe 6 të opozitës, edhe tjetri po ashtu, gjysëm për gjysëm.

Por mazhoranca do të votojë vetëm 9 anëtarët e saj (në total)  kurse  ata do të opozitës do të lihen në pritje për t’u prezantuar dhe votuar derisa të paraqitet opozita në Kuvend.

Kuvendi sot dhe neser ne seanca te jashtezakonshme! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com