Politike

Vasili: Ekstradimi i Nezir Seitit, prova tronditese qe qeveris mafia dhe nderkombetaret heshtin

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për ekstradimin e anëtarit të bandës së Habilajve. Vasili thotë se deklarata e prokurorisë fakton se vendin e qeverisë mafia.

Deklarata e Vasilit:

Ekstradimi  i Nezir Seitit prova tronditese qe qeveris mafia dhe nderkombetaret heshtin

Ekstradimi mafioz i Nezir Seitit te arrestuar per trafik droge nga Prokuroria e Krimeve te renda eshte prova e tmerrshme e kapjes se qeverise nga trafikantet e droges.
Kjo veper kriminale eshte ne syte e gjithe shqiptareve, por edhe te nderkombetareve.
Kjo veper e rende ka fajtore, qe kane emra qe i di gjithe Shqiperia e qe jane:prokuroria e pergjithshme,ministria e drejtesise,drejtoria e burgjeve,policia.
Mandati i arrestit per ta do te ishte vetem hapi i pare,ndersa denglat e deklaratave per shtyp te vete fajtoreve dhe institucioneve po thellojne shume e me shume inkriminimin.
Pse heshtin sot…… keta nderkombetaret per nje ngjarje kaq tronditese ku shkaktar eshte mafia shtet, nderkohe qe pershendesin per dite edhe gjera nga me te kotat.

Vasili: Ekstradimi i Nezir Seitit, prova tronditese qe qeveris mafia dhe nderkombetaret heshtin Read More »

Trondit ish-deputeti i PD: Tahiri ka tentuar vetëvrasjen, Ramën do e rrëzojmë duke…

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha në studion e Syri.net se me LSI janë në një bashkëpunim opozitar dhe jo në një ndarje pushteti. Sipas tij, të bashkohesh kundër Edi Ramës dhe pushtetit të tij, që është e keqja e madhe që kemi përpara, nuk ka asgjë të keqe.

Në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ristani tha se ai është shëmbëlltyra e Rilindjes dhe çështja e hetimit të tij nuk është si ato që mund të mbyllen duke thënë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat.

“Ata erdhën duke uzurpuar dhe zhbërë policinë e shtetit, sollën të gjithë të larguarit, përfshi këtu edhe ata që ishin larguar nga vetë qeveritë e PS-së më parë, rikthyen në detyrë llumin e llumit, me një ministër pa përvojë, me një njeri që ka tentuar vetëvrasjen në rininë e tij”, tha Ristani.

Sipas tij, pikërisht ky llum bëri që të çonte Policinë në atë drejtim për kanabizimin e vendit, aq sa u çmend Europa nga tonelatat që dilnin nga Shqipëria.

“Droga nuk mbillej në Shqipëri pa shtruar rrugën më parë, që policia nuk do të luftonte fenomenin apo nuk do të kishte bashkëpunim me mafian italiane”, tha Ristani.

Në vijim ai tha se opozita ka një alternativë të përpunuar dhe padyshim që është më e mira, duke mos i kërkuar shqiptarëve timon apo tepsi, por duke i dhënë zgjidhje problemeve.

“Rama do të largohet vetëm me vullnet popullor, shqiptarët kanë dëshirë të mos kthehen më në diktaturë dhe ajo që nis nesër do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës”, tha Ristani.

Trondit ish-deputeti i PD: Tahiri ka tentuar vetëvrasjen, Ramën do e rrëzojmë duke… Read More »

A i zë besë Lulzim Bashës? Habit Monika Kryemadhi: Në fakt është faji im.

Po përgatiten për një protestë të madhe, por si janë në të vërtetë marrëdhëniet mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhi?

Kryetarja e LSI-së ka bërë sot thirrje që të gjithë ti bashkohen protestës së opozitës, por e pyetur nëse i beson Bashës, Mona duket se është gjendur ngushtë.

E ftuar në “Fakt”, Kryemadhi është shprehur se nuk e ka pyetur asnjëherë Lulzim Bashën për marrëveshjen me Edi Ramën, dhe se se nuk është faji i saj nëse nuk i beson Bashës.

Ajo madje shtoi se opozita është në një betejë politike:

Nëse unë nuk do ta besoj Lulzim Bashën është faji im, sepse kur ti shkon në luftë dhe gjatë gjithë kohës mendon se shoku yt do të vrasë, më mirë nuk shkon në luftë fare.”

A i zë besë Lulzim Bashës? Habit Monika Kryemadhi: Në fakt është faji im. Read More »

LSI, Spahiu: Punonjësve të SHISH-it po u kërkohet dorëheqja

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha brenda radhëve të Shërbimit Informativ Shtetëror po u kërkohet dorëheqja punonjësve që punojnë prej 20 vjetësh aty, duke e motivuar këtë me kthimin e këtij institucioni në varësi të Ramës.

Spahiu: Për sa i takon shërbimeve sekrete, shefat e SHISH ndryshohet, por kanë filluar kërkesat për dorëheqje punonjësve që punojnë prej 20 e ca vjetësh aty. Edhe ky institucion po kthehet direkt në varësi të kryeministrit.

Normalisht nëse një drejtor policie largohet nga puna do të bëhet një analizë.

LSI, Spahiu: Punonjësve të SHISH-it po u kërkohet dorëheqja Read More »

Spiropali: Shqiptarët largohen sepse duan paga më të larta

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se nga Shqipëria nuk largohen ata që kërkojnë punë, por që duan paga më të larta.

”Një pjesë e atyre që emigrojnë nuk janë fare pjesë e atyre njerëzve që kërkojnë një punë, por janë njerëz të shtresës së mesme dhe duan një pagë më të mirë. Ka shumë arsye që njerëzit të ikin. Fakti që në të gjitha mediat shqiptare me ndikimin pompoz ka ndikuar. Në faqe të parë lajme për vrasje, analiza kush ishte djali që u vra, si ishte vajza. Unë thashë që ka një sërë faktorësh, edhe media, edhe kulturor janë të gjitha faktorë që ndikojnë për mënyrën se si shohim veten”,-tha Spiropali.

Spiropali: Shqiptarët largohen sepse duan paga më të larta Read More »

Rama ‘sfidon’ Vuçiç në një intervistë për mediat serbe: Serbia hyn në BE kur të njohë Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat Serbe në vizitën e tij në Zvicër, ku ka folur dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka parashikime që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë. Çfarë mendoni për këtë?

Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë duke negociuar dhe jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi.

Procesi i anëtarësimit bazohet në të arriturat. Serbia është para nesh sepse tashmë po zhvillon negociata, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë negociatat.

Porse kjo është konkurrencë e shëndoshë dhe ne kemi dëshirë të përparojmë dhe pse jo, në të ardhmen të jemi në pozitë të njëjtë dhe të hyjmë përnjëherë në BE, me supozimin që Serbia të njohë Kosovën”.

Rama ‘sfidon’ Vuçiç në një intervistë për mediat serbe: Serbia hyn në BE kur të njohë Kosovën Read More »

Kryemadhi flet për herë të parë: Erion Braçe u bë deputet nga kërkesa ime

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tregoi një moment nga viti 1996, ku ajo kishte propozuar Erion Braçen si deputet në qarkun e Beratit për shkak të “konfliktit të interesit” pasi ishte e lidhur me Ilir Metën.

https://streamable.com/grle8

Kryemadhi: Në 96 unë jam propozuar deputete në qarkun e Beratit dhe unë kam qenë ajo që i kam kërkuar zt.Ruçi që unë e tërheq kandidaturën time vetëm me një kusht; që deputet të vendoset Erjon Braçe në vendin tim. Kjo është e vërtetë dhe më kanë thënë t’i çdo. Ndre Legisin kam qenë unë ajo që e kam futur në listën e deputetëve. Unë konsiderohesha e Ilir Metës dhe kisha konflikt interesi.

Zheji: Ke pasur dorën e mbarë se nuk u largua nga Parlamenti..

Kryemadhi: Ashtu e kam pasur dorën e mbarë për të gjithë kujt ia kam dhënë shansin.

Unë nuk doja të bëhesha kryetare e LSI. Kam shumë vite që kontribuoj në politikë. I kam kushtuar më shumë fëmijëve të mi se sa Ilir Metës.

Kur vijmë në momentin e marrjes së LSI është një kërkesë e bërë nga Petrit Vasili. Një nga arsyet që e kam pranuar është se ju lutem të mos më ndërhyni. E di shumë mirë që Ilir Meta do të ndërhynte në vendimmarrjet tona, apo në deklaratat e mia nuk do të isha më vetvetja.

Kjo ka qenë një marrëveshje shumë e mirë midis meje, Petrit Vasilit dhe Ilir Metës.

Akoma po ndihen pasojat e largimit të Sali Berishës. Edhe LSI do t’i duhet kohë për të arritur atë organizim dhe frymëzim që ngjallte Ilir Meta.

https://streamable.com/grle8

Kryemadhi flet për herë të parë: Erion Braçe u bë deputet nga kërkesa ime Read More »

Berisha paralajmëron: Së shpejti do shihni dokumente që vërtetojnë krimet e Ramës

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  i ftuar në emisionin “Tonight” në News 24 foli për protestën që pritet në dt 27 Janar.

Sakaq, Berisha paralajmëroi se qytetarët së shpejti do të shohin dokumente dhe marrëveshje të firmosura që vërtetojnë se kjo qeveri është e implikuar në korrupsion.Deklarata e Berishës gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare:“Edi Rama duhet të kishte ikur 40 herë që tani, me ato që po u bën shqiptarëve. Po bën vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit. Vetëm afera e fundit e plehrave është aferë katastrofale. Do shihni shumë shpejt dokumente, do shihni marrëveshje të firmosura. Dje i rrahën në fshatin e Fierit, sepse kanë mbushur xhepat dhe do tu ndërtojnë fabrikën e helmit.”

Berisha paralajmëron: Së shpejti do shihni dokumente që vërtetojnë krimet e Ramës Read More »