Mësohet se policët e vendosur përpara Kryeministrisë kanë marrë një mesazh të qartë nga Policia e Shtetit, që të kenë kujdes kur të mbarojë fjalimin Lulzim Basha.
Basha u ngjit i fundit në podium, e pas fjalës së tij u mbyll protesta. Por pikërisht në këtë moment, oficerëve u është dhënë porosia që të mos ndërhyjnë dhe të shmangin çdo provokim.
Mesa duket policia ka patur frikë se protestuesit e PD, në fund të protestës, do tentojnë të vendosin banderolat përpara Kryeministrisë, apo do të bëjnë ndonjë veprim tjetër që cënon sigurinë prandaj kanë marrë direktiva edhe për skenare të tillë.
Gjatë protestës, prezenca e policisë ishte e shumtë, madje duke zbarkuar pranë Kryeministrisë edhe me mjete të rënda.
Gjithashtu në tarracat e ndërtesave janë parë spnaipera, si dhe është bërë me dije s enë protestë do të ketë edhe monitorim nga agjentë të huaja. Gjithë këto masa janë ndërmarrë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Kryeopozitari Basha e sheh protestën e sotme si fitoren e parë kundër së keqes.
Basha përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se sot shqiptarët të bashkuar u ngritën për të marrë në dorë fatet e vendit.
Ja postimi i Lulzim Bashës:
Sot, të bashkuar me gjithë shqiptarët e ndershëm në shesh, u ngritëm besimplotë për ta marrë fatin në duart tona.
Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.
Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj!
Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë!
Zbardhet raporti me 12 rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit për Shqipërinë. Komiteti vlerëson arritjet e deritanishme, por kërkon më shumë punë dhe rezultate konkrete, veçanërisht nga Reforma në Drejtësi për hapjen e negociatave në qershor.
Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, do të mblidhet në Tiranë më 12 dhe 13 shkurt. Në përfundim të takimit do të miratojnë rekomandimet.Shqipëria shpreson për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në muajin qershor, por Brukseli më parë kërkon rezultate konkrete në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
12 REKOMANDIMET
1. Komiteti përsërit mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, me kusht zbatimin e plotë të pesë prioriteteve kyçe.
Vendosja e një date për hapjen e negociatave do të ishte një nxitje e fuqishme për miratimin dhe zbatimin e reformave të lidhura me BE.
Duhen rezultate konkrete veçanërisht në reformën në drejtësi dhe në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat janë thelbi i rekomandimit të Komisionit për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Mbështet rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të mbikëqyrur procesin e verifikimit, duke nënvizuar se nuk zvogëlon përgjegjësinë e autoriteteve shqiptare.
Me rëndësi dialogu i brendshëm politik mes të gjitha forcave politike
Debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit me respektimin e plotë të ligjeve
Të merren në konsideratë rekomandimet e OSBE për zgjedhjet
Reforma Zgjedhore të zbatohet pa vonesë, bazuar te rekomandimet e OSBE për të rivendosur besimin e publikut në integritetin e procesit zgjedhor; kujtojmë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në pranimin në BE;
Thirrje parlamentit për një rol më të fuqishëm në procesin e integrimit, duke përfshirë monitorimin e zbatimit të reformave dhe përputhjen e tyre me standardet e BE. Mirëpresim iniciativën për hartimin e një Kodi të Sjelljes për deputetët, më shumë transparencë dhe mbikëqyrje parlamentare;
Thirrje Shqipërisë që të arrijë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri në nivele të larta të kryera nga prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm.
Thirrje për të forcuar më tej masat që synojnë të çrrënjosin kultivimin e drogës, prodhimin dhe trafikimin dhe veçanërisht për të identifikuar rrjetet kriminale pas kultivimit të drogës;
Kërkojmë që autoritetet shqiptare të sigurojnë mbrojtje të plotë dhe respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Të shtunën në orën 12:00 Fronti Opozitar ka thirrur gjithë shqiptarët në sheshin përballë Kryeministrisë në protestën më masive të viteve të fundit. Motivet se përse qytetarët duhet të protestojnë janë me dhjetëra, sipas drejtuesve tw opozitws. Krerë e opozitës renditën dje arsyet se përse ky tubim nuk është vetëm një miting partiak, por një manifestim qytetar kundër keqqeverisjes dhe mafies qeveritare. Pas pesë vitesh në pushtet të Edi Ramës dhe PS-sw, lista e premtimeve të pambajtura është e pafund. Në vend të premtimeve shqiptarët, sipas opozitës, përballen me drogën, krimin, korrupsionin, keqqeverisjen dhe braktisjen e vendit nga 450 mijë të rinj. Ndaj Fronti Opozitar ka ftuar shqiptarët të marrin pjesë jo thjeshtë në një protestë, por në një manifestim qytetar ku të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes. Pjesëmarrja e qytetarëve në protestë do të vendosë edhe suksesin e saj si dhe zhvillimet e mëvonshme politike. Të dhënat e fundit nga partitë opozitare flasin për një shifër rekord qytetarësh që do te jetë në shesh. Llogaritet se do të jenë më shumë se 100 mijë protestues që do të tubohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe gjithë qendrën e Tiranës. Degët e subjekteve politike në rrethe deklarojnë se në protestë nuk janë vetëm anëtarë të partive që kanë kërkuar të marrin pjesë, por edhe qytetarë të paangazhuar politikisht apo dhe ish-votues të qeverisë. Ndërkohë qytetarët e Tiranës pritet ti bashkohen si kurrë më parë protestës sw sotme. Në këtë pikë vlen të rrëzohet dhe një mit i protestave që nuk duhet të realizohen me pjesëmarrjen e qytetarëve nga rrethet. Një protestë nuk bëhet për Tiranën dhe as për zonën e Bllokut. Eshtë protestë e njerëzve të pa punë, të zhgënjyer, pa minimumin jetik për jetesë, pa perspektivë prej qeverisjes.
Sipas organizatorëve të tubimit veç simpatizantëve partiakë, në protestë pritet pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve të paangazhuar politikisht. Pika e fortë e kësaj proteste janë militantët partiakë, por qytetarët që realisht janë dhe me të zhgënjyerit nga ana e qeverisjes aktuale, mendohet se do jenw njw numwr i madh. Jo rastësisht drejtuesit e koalicionit opozitar kanë bërë thirrje gjatë muajit të fundit se kjo nuk është një protestë për hallet e partive dhe as për persona të veçantë. Ky është një tubim që kërkon të tronditë me pjesëmarrje massive krejt qeverinë.
Dilema me e madhe e protestave dhe sidomos e kësaj proteste kombëtare është nëse do të ketë dhunë. Këto dilema i larguan dje dy liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Pas takimit me aleatët, Lulzim Basha bëri një deklaratë që i jep tubimit masiv pamjen e një manifestimi qytetar. Ai deklaroi se do të jetë në protestë me familjen, gruan dhe dy vajzat e tij. “Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë dhe as spektakël. Do të jetë një protestë paqesore”,- tha kreu i PD. Me këtë deklaratë ka hedhur poshtë çdo spekulim politik dhe mediatik se protesta mund të ketë akte dhune nga ana e pjesëmarrësve. Segmente të qeverisë dhe medias që janë investuar këto ditë për një përplasje të dhunshme, kanë qakulluar dje dhjetëra variante për dhunë dhe persona me rrezikshmëri që do të jenë në protestë. Përballë këtyre spekulimeve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli dje qartë duke rrëzuar çdo projekt tensioni. E pyetur për një skenar të mundshëm dhune, Kryemadhi deklaroi se ky është manifestimi i shqiptarëve. Kryetarja e LSI deklaroi se në protestë do të jenë gratë dhe vajzat që nuk kanë sesi të ushtrojnë dhunë. Për kryetaren e LSI, protesta do jetë paqësore dhe më madhështorja. “U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, medias, vajzave dhe grave, të vijnë për të protestuar. I ftoj shqiptarët të jenë prezentë me fëmijët sepse nuk ka për të pasur asnjë dhunë. E vetmja dhunë mund të jetë ndonjë provokim i Edi Ramës”,- deklaroi kryetarja e LSI.
Protesta që kur u ideua nga opozita u etiketua nga qeveria si një plan për trazira, si një projekt për bllokimin e reformës në drejtësi, apo si një barrikadë që i bëhet integrimit. Këto teori do të përdoren edhe në vijim për të dekurajuar dhe larguar njerëzit. Pavarësisht nëse qytetarët besojnë apo jo në kauzat e opozitës, protestat është një shenjë e manifestimit të demokracisë. Në demokraci qytetarët mund të protestojnë kurdoherë kur u preken interest ekonomike apo politike. Një protestë nuk e dëmton integrimin e Shqipërisë në BE, përkundrazi kur njerëzit dalin në rrugë kundër keqqeverisjes e bëjnë vendin dhe më europian.
Në sheshin përballë kryeministrisë nuk është dita e partive. Eshtë dita e qytetarëve të zhgënjyer, e të përbuzurve, e të harruarve dhe të mashtruarve nga qeveria. Eshtë dita e atyre që kërkojnë një vend më të mirë për të jetuar.
I ftuar në emisionin e Arjan Çanit në ”Zonë e Lirë”, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse mund të rikthehet në krye të PD-së. Ai u pyet nëse mund të rikthehet që të marrë në dorë PD-në dhe të çojë në qeveri, e ku u shpreh se një mundësi e tillë nuk ekziston. ”Desha të them që kam marrë gjithmonë vendime të vështira dhe tani e kam marrë këtë për t’ua lënë radhën të tjerëve”,-tha Berisha.
Deklarata e Berishës
Kjo nuk ka asnjë mundësi. Unë kam marrë vendimin tim për të qëndruar në politikën aktive, por jo duke marrë poste. Piramidat kanë qenë një fatkeqësi e madhe e vendit dhe e Sali Berishës. Unë kisha mundësinë t’i ktheja një për një paratë, do të ishte amorale. Në këtë kontekst unë bëra një akt duke dalë në opozitë. Unë dola në fushatë ku më hidhnin bomba dhe kundërshtari im premtoi kthimin e të gjitha parave.
Gjithnjë kam pasur një mendim se pas qëndrimit për një kohë të gjatë në pushtet duhet lënë që të vijnë të tjerë pas teje. Desha të them që kam marrë gjithmonë vendime të vështira dhe tani e kam marrë këtë për t’ua lënë radhën të tjerëve.
Ish-Kryeministri Sali Berisha duke iu përgjigjur pyetjes mbi aktivizmin e tij politik dhe nëse kjo dëmton PD-në, tha mbrëmjen e sotme se kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD dhe kam qenë shumë i saktë në atë që kam thënë: i dorëzoj të gjitha, por jo Sali Berishën.
“Shqiptarët janë kombi i personalitetit, 500 vite na cilësuan për fat të keq si komb i Sulltanit e kështu me rradhë.
Shëmbëlltyra jonë psikologjike na bën komb të personalitetit, nuk është diçka pozitive, nuk na shërben shumë, por duhen dekada për ta zhbërë.
Nuk kam menduar për historinë, kam menduar të zbatoj ato që besuar më shumë.
Dikur qeshnin kur unë thoja Shqipëria dixhitale! Në 2005, kur erdha në pushtet interneti kishte një përdorim 4.8 % dhe e dorëzova me 63 %.
Ëndrrat e ditës më kanë frymëzuar.
Sali Berisha nuk mund të heshtë përballë mbrojtjes së interesit publik, pa pasur asnjë pretendim sen kam monopolin e së vërtetës.
Kur iu kundërvura diktaturës nuk e bëra duke menduar se do të bëhesha politikan, por e bëra për të mbrojtur dinjitetin tim”, tha Berisha.
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për ekstradimin e anëtarit të bandës së Habilajve. Vasili thotë se deklarata e prokurorisë fakton se vendin e qeverisë mafia.
Deklarata e Vasilit:
Ekstradimi i Nezir Seitit prova tronditese qe qeveris mafia dhe nderkombetaret heshtin
Ekstradimi mafioz i Nezir Seitit te arrestuar per trafik droge nga Prokuroria e Krimeve te renda eshte prova e tmerrshme e kapjes se qeverise nga trafikantet e droges.
Kjo veper kriminale eshte ne syte e gjithe shqiptareve, por edhe te nderkombetareve.
Kjo veper e rende ka fajtore, qe kane emra qe i di gjithe Shqiperia e qe jane:prokuroria e pergjithshme,ministria e drejtesise,drejtoria e burgjeve,policia.
Mandati i arrestit per ta do te ishte vetem hapi i pare,ndersa denglat e deklaratave per shtyp te vete fajtoreve dhe institucioneve po thellojne shume e me shume inkriminimin.
Pse heshtin sot…… keta nderkombetaret per nje ngjarje kaq tronditese ku shkaktar eshte mafia shtet, nderkohe qe pershendesin per dite edhe gjera nga me te kotat.
Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha në studion e Syri.net se me LSI janë në një bashkëpunim opozitar dhe jo në një ndarje pushteti. Sipas tij, të bashkohesh kundër Edi Ramës dhe pushtetit të tij, që është e keqja e madhe që kemi përpara, nuk ka asgjë të keqe.
Në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ristani tha se ai është shëmbëlltyra e Rilindjes dhe çështja e hetimit të tij nuk është si ato që mund të mbyllen duke thënë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat.
“Ata erdhën duke uzurpuar dhe zhbërë policinë e shtetit, sollën të gjithë të larguarit, përfshi këtu edhe ata që ishin larguar nga vetë qeveritë e PS-së më parë, rikthyen në detyrë llumin e llumit, me një ministër pa përvojë, me një njeri që ka tentuar vetëvrasjen në rininë e tij”, tha Ristani.
Sipas tij, pikërisht ky llum bëri që të çonte Policinë në atë drejtim për kanabizimin e vendit, aq sa u çmend Europa nga tonelatat që dilnin nga Shqipëria.
“Droga nuk mbillej në Shqipëri pa shtruar rrugën më parë, që policia nuk do të luftonte fenomenin apo nuk do të kishte bashkëpunim me mafian italiane”, tha Ristani.
Në vijim ai tha se opozita ka një alternativë të përpunuar dhe padyshim që është më e mira, duke mos i kërkuar shqiptarëve timon apo tepsi, por duke i dhënë zgjidhje problemeve.
“Rama do të largohet vetëm me vullnet popullor, shqiptarët kanë dëshirë të mos kthehen më në diktaturë dhe ajo që nis nesër do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës”, tha Ristani.