Politike

Deputeti demokrat habit me deklaratën e tij: Votova pro, por jam totalisht kundër

Deputeti i PD-së nga qarku i Vlorës Agron Shehaj pasi votoi “PRO” projektligjit për Aeroportin e Vlorës, në Komisionin e Ekonomisë bën një deklaratë kontradiktore në Facebook. Ai shkruan se, pavarësisht votës pro është totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet.

Postimi i plotë i tij:

KËTA DO VAZHDOJNË TË VJEDHIN ASHTU SI KANË VJEDHUR DERI TANI!

Këta do vazhdojnë të vjedhin ashtu si kanë vjedhur deri tani. Të paktën nuk do bëhen milionera me gjëra të panevojshme si checkup-i, por do ndërtojnë një aeroport për të cilin turizmi në jugun e Shqipërisë ka nevojë të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se votova pro, jam totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.

Një aeroport që iu përgjigjet nevojave të këtyre përmasave, nuk e kalon shifrën 20-25 milionë euro. Qeveria ka planifikuar ta ndërtojë me 100 milionë euro për të cilat do paguajnë shqiptarët nëpërmjet tarifave të larta që do ketë aeroporti.

Por, dëmi më i madh nuk është ky! Nuk janë 75 milionë eurot, sepse me këtë jemi mësuar. Por, penalizimi që vjen nga fakti që aeroporti nuk do jetë në pronësi të shtetit. Qeveria nuk do mund t’i përdorë tarifat aeroportuale për të tërhequr turistë.

Shumë vende turistike që kanë në pronësi aeroporte, i ulin tarifat deri në zero dhe bëjnë presion mbi kompanitë ajrore low-cost për të futur linja ajrore. Këto aeroporte heqin dorë nga fitimi prej 10-20 euro/pasagjer në këmbim të harxhimeve prej mesatarisht 100 euro/ për person që bëjnë turistët në ekonominë lokale (hotel, restorant, transport etj.)

Pra, nëse aeroporti do të bëhej me koston reale, pa vjedhje, e financuar me buxhetin e shtetit, qeveria do mund ta përdorte për të ndihmuar realisht turizmin dhe ekonominë vendase. Nëse pyesni veten, si është e munduar që Shqipëria me një pasuri natyrore të këtij lloji, është kaq larg mirëqenies të vendeve si Greqia dhe Italia, kjo është arsyeja.

Sepse ne gjërat i bëjmë në interes të Ahmetajt, Gjiknurit e oligarkëve miq të Edi Ramës si Sinan Idrizi, e jo në interes të shqiptarëve.

Deputeti demokrat habit me deklaratën e tij: Votova pro, por jam totalisht kundër Read More »

Greqia përgënjeshtron Ministrin shqiptar: S’ka çështje çame. Nuk e pranojmë

Ministria e Jashtme greke i hodhi poshtë deklaratat e ministrit Bushati për diskutim të temave, që lidhen me çështjen çame. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ministria e Jashtme greke shprehet se fakti që pala shqiptare ka dëshirë ta hedhë si çështje, nuk do të thotë se është pranuar nga pala greke. Kotzias-Bushati

“Hedhim poshtë në mënyrë kategorike deklaratat e zyrtarëve shqiptarë për përfshirjen e supozuar të çështjes “çame”, në bisedimet midis Greqisë dhe Shqipërisë. Megjithatë, tjetër është dëshira e palës shqiptare që ta shtrojë si çështje, dhe tjetër është që të pranohet për diskutim”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Pala greke i bën thirrje qeverisë shqiptare, që të mos prishë klimën e mirë të dialogut, që ka nisur të japë rezultatet e para.

“Ne i bëjmë thirrje palës shqiptare, që të mos ngrejë çështje, që bien ndesh me dialogun e sinqertë dhe konstruktiv, që është duke vijuar. Dialog që ndihmon, në sajë të përpjekjeve të të dy palëve, në përmirësimin e dukshëm të klimës në marrëdhëniet shqiptaro-greke, i cili ka dhënë rezultate, për të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

REAGIMI I BUSHATIT

Por ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha mbrëmë në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në Neës24 se Çështja Çame do të ngrihet nga qeveria, derisa ajo të gjejë zgjidhje. “Për Çështjen Çame, kemi tre vjet që flasim. Unë kam shkëmbyer një dokument si ministër i Jashtëm, që ka nxitur më pas mekanizmin e dialogut për këtë proces. Nuk jemi në fazën, a është folur apo nuk është folur.

Ministria e Jashtme greke, përmes këtij reagimi, përcjell konceptin e vet për çështjen. Çështja Çame do vijojë të jetë një çështje për ne, derisa ajo të gjejë zgjidhje. Kur thonë që për ne nuk ekziston si çështje, kanë merak apo frikë të pajustifikuar për pretendime territoriale që nuk ekzistojnë për Çështjen Çame. Ne, edhe në dokumente mes dy palëve, e kemi konsideruar si çështje të të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Bushati.

PRESIDENTI

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka kërkuar dje mbështetjen e homologut të tij izraelit, Reuven Revlin, në vizitën dyditore të këtij të fundit në Greqi, për sa u përket marrëdhënieve të Athinës me Ankaranë, Shkupin dhe Tiranën. Sa i përket Shqipërisë, Pavlopoulos ka ripërsëritur kërkesat e tij për respektimin e së Drejtës Ndërkombëtare dhe të të drejtave njerëzore, përfshi këtu edhe minoritetin grek.

“Mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë mike. Megjithatë, kjo perspektivë varet nga respektimi i plotë i së Drejtës Ndërkombëtare dhe asaj Europiane, në veçanti nga respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe sidomos nga të drejtat e pakicave dhe e drejta për pronën”, tha Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

NEGOCIATAT

Dy delegacionet e ministrive të Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë, negociuan në Kretë dhe në Korçë për gjetjen e zgjidhjeve për çështje, që po pengojnë përmirë- simin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas takimit treditor në Korçë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, informoi në Bruksel për ecurinë e negociatave me palën shqiptare, të cilat i quajti të suksesshme.

“Informova se negociatat në Shqipëri ishin të suksesshme, se bëmë hapa të mëdhenj për t’u dakordë- suar për ato çështje, për të cilat nuk binim dakord dhe kishin mbetur pezull 70 vitet”, tha ministri i Jashtëm grek, Kotzias. Në lidhje me ato çështje që janë dakordë- suar mes dy delegacioneve, pala greke zbulon se ka afate kohore, që duhen realizuar. “Me shqiptarët, me të cilët kemi bërë një hap të madh, kemi afate kohore”, u shpreh ministri grek.

Greqia përgënjeshtron Ministrin shqiptar: S’ka çështje çame. Nuk e pranojmë Read More »

Njihuni me femrën që zëvendëson Saimir Tahirin në postin e rëndësishëm

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duket se e ka gjetur më në fund zëvendësuesen e Saimir Tahirit, të shkarkuar pak kohe me pare nga drejtimi i fondacionit politik, “Qemal Stafa”, njohur ndryshe si Akademia Politike e PS-së.

Do të jetë zv/ministrja e re e Drejtësisë Teuta Vodo drejtoresha e këtij fondacioni.

Vodo po ashtu prej pak kohesh ka zëvendësuar edhe Arta Daden si sekretare për punët e jashtme. Këto tri detyra e kanë berë Vodon të deklaroje se tashme ndjen privilegj, përgjegjësi dhe  falënderime për Kryeministrin dhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Prezantimin e Vodos në krye të fondacionit Qemal Stafa, kryeministri Rama e kreu në një takim me të rinjtë socialistë ku u shpjegoi se pengesë për Reformën në Drejtësi kishte qenë LSI që kishte kërcënuar rrëzimin e qeverisë së tij në mandatin e parë.

Njihuni me femrën që zëvendëson Saimir Tahirin në postin e rëndësishëm Read More »

Koalicion PD-LSI? Ja përgjigjia e Monika Kryemadhit…

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, tha se nuk është diskutuar ende për çështjen e koalicioneve me Partinë Demokratike.

“Opozita duhet të unifikojë veprimet dhe axhendën e saj dhe jemi në rrugë të mbarë në këtë drejtim.

Kjo kërkon kohën e saj, pasi nuk ka të bëjë vetëm me bashkëpunimin parlamentar, por në të gjitha nivelet, përfshi edhe strukturat partiake.

Opozita ka filluar të zgjodhet, ndërsa largimi i Ramës është mision kombëtar”, tha Kryemadhi, në studion e Report tv.

E pyetur në lidhje me qeverinë anti-mafia, Kryetarja e LSI-së tha se një qeveri e tillë është ajo pa Edi Ramën kryeministër.

“Në zgjedhje nuk mund të shkojmë me Edi Ramën kryeministër, pasi në të kundërt do të dëgjojmë një tjetër grupim si ai i Habilajve. Zgjedhjet e 25 qershorit u blenë nga paratë e kanabisit”, tha Kryemadhi.

Në vijim ajo tha se nuk besonte se do të kishte një tjetër marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.

“Nuk besoj, mos harroni se Basha vetëm një marrëveshje bëri me Ramën, ndërsa ne të tjerët bëmë nga 3-4 marrëveshje dhe ai nuk i qëndroi. Ne do të qëndrojmë për t’ia kujtuar Bashës se Rama nuk respekton marrëveshje”, tha Kryetarja e LSI.

Koalicion PD-LSI? Ja përgjigjia e Monika Kryemadhit… Read More »

Rama ledhaton Nanon, tund Pëllumbin, shkund Rukën dhe miklon Hajdaragën

Kryeministri Rama e kupton se nuk i ka punët mirë në të majtën shqiptare dhe me saktë, te socialistët. Numri i të pakënaqurve u pa ditën e shtunën në protestën masive të opozitës, por që nuk kishte vetëm opozitarë. Plot të majtë janë zhgënjyer nga qeveria e PS. Ndaj dikush mund t’ia ketë sugjeruar se rrjedhjen e elektoratit të majtë mund t’ia ndalojnë pesë veta nga e kaluara e PS. Dhe pikërisht ai i është drejtuar emrave në pension nga radhët e PS, të cilëve dikur iu mori selinë rozë ku vendosi shtabin e Rilindjes.

Kryeministri Edi Rama në një takim të fondacionit ‘Qemal Stafa’ këtë të hënë ka folur për rikthimin në PS të disa figurave të vjetra, përfshi këtu ish-kryeministrin Fatos Nano, me të cilin Rama ka pranuar më herët se kanë komunikim së bashku.

“Për ti dhënë mundësinë e atyre që janë më të rinj që nuk e njohin mjaftueshmërisht historinë tonë që nuk kanë pasur mundësi ti dëgjojnë protagonistët e së djeshmes. Sigurisht që duhet të bëj bashkë Fatos Nanon, Servet Pëllumbin, Ethem Rukën, Luan Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësira të mëdha në momente të caktuara me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe pesha”, tha u shpreh Edi Rama.

Edi Rama nuk ka hall historinë për t’iu mësuar të rinjve socialistë. Ka një hall këto kohë kryeministri. Por nuk është ende e qartë se përse do t’i duhej Ramës rikthimi i Fatos Nanos në skenën politike aktive. Disa media patën akuzuar se afrimi i Nanos te Rama para zgjedhjeve te 25 qershorit 2015 kishte ardhur për shkak se Edi Rama urdhëroi Erion Veliaj t’i jepte një leje ndërtimi Xhoana Nanos pas TEG-ut për një supër kompeks ndërtimi. Lejen e mori familja Nano dhe ndërtimi luksoz vazhdon, por nuk besohet se ish-kryeministri Nano ta ketë ulur kaq poshtë stekën e pazarit me atë që ia mori PS-në dhe për disa vjet e sikterisi edhe nga Shqipëria, kur Nano lëshoi fjalë se do krijonte një parti të re socialiste. Megjithatë lakimi i pensionistëve, të cilët para pak vitesh Edi Rama i zboi nga selia e PS, i përqeshi me ironi nëpër tavolina si “uturakët e fundit” dhe u tundi shkopin e thanës, nuk besohet se është arësyeja e vertetë e asaj çka deklaroi sot kryetari i PS-së te Fondacioni “Qemal Stafa”.

Një hall i madh e ka gjetur Edi Ramën derisa u drejtohet Nanos and co, për të cilët çfarë nuk ka thënë e poshtëruar. Me sa duket pensioni po kap edhe Edi Ramën. Ndaj po bëhen bashkë pensionistët me idenë se në urën e varur te këputur të PS-së të mbajnë njeri tjetrin.

Por ura po bie dhe nuk dihet se cili mund të bjerë me butë në këtë rënie të lirë, ndonëse e kanë një shpresë; vetëm nëse bie i pari Luan Hajdaraga mund të kenë shpëtim në tabanin ku do kërcasin brinjët e mplakura të të tjerëve.

Rama ledhaton Nanon, tund Pëllumbin, shkund Rukën dhe miklon Hajdaragën Read More »

Grida Duma provokon socialistët: Ju s’jeni burra! Reagon deputeti: Kur ua ke provuar ti burrërinë?

Ka marre nota “roze” debati i zhvilluar ne komisionin parlamentar te Çeshtjeve Sociale dhe Shendetesise te drejtuar nga nenkryetari i LSI Petrit Vasili.

Debate të nxehta akuza dhe kundër akuza në Komisionin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë teksa diskutohej drafti për statusin e minatorëve i propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahia.

 

Në debate janë përfshirë kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetja e LSI-së Elisa Spiropali, por edhe deputetja e PD-së Grida Duma e cila në debat e sipër iu është drejtuar deputetëve socialistë me fjalën ju “s’jeni burra”.

Debati i plote ne komision:

Përparim Spahia: Qeveria në 2013 premtoi se brenda 6 muajve do të miratonte statusin e minatorëve po kanë kaluar 5 vite dhe qeveria nuk e ka bërë. Madje sot po rrëzon edhe draftin e propozuar që u vjen në ndihmë shtresës më të përvuajtur minatorëve. Qeveria i ka cilësuar si prioritet minatorët po nuk po i trajton si të tillë.

Vasili replikë me deputetët e shumicës: Nisma është depozituar që në kohën kur ishim me ju në qeveri, pra qeveria kishte konfigurim tjetër. Është një evazivitet i qeverisë që nuk shprehet qartë. Jemi të vonuar për këtë status. Vasili drafti i plotë ka një faturë financiare të mirë përcaktuar që vlerësohet në 15 milion euro. Ndërsa qeveria kthen përgjigje, kemi rezerva.

Elisa Spiropali: Që në krye të herës kemi treguar gatishmërinë. Flisni për protestën e minatorëve po në atë protestë nuk kishte asnjë minator, ajo ishte një protestë politike për disa halle politikanësh. Ministria e Drejtësisë e cilëson draftin antikushtetues, kaq mjafton.

Petrit Vasili: Kjo që po thoni është përdorim privat i këshillit të ministrave.

Elisa Spiropali: Ju keni pika të qarta që qeveria me VKM saktëson se ku është antikushtetushmëria. Ne si maxhorancë nuk miratojmë një ligj të çalë antikushtetues.

Përparim Spahiu: Ju si qeveri bëni politikë me ligjet. Miratuat ligjin për naftëtarët morët 10 deputetë dhe i latë naftëtarët rrugës. Ndërsa për minatorët asgjë, të presim vitin tjetër ligjin e qeverisë. Mos u mërzisni se në protestë do t’i keni edhe minatorët.

Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë.

Duma-deputetëve socialistë: Ju nuk jeni as burra.

Spiropali: Unë kam qenë në protestat e minatorëve që në 2007.

Duma: Ju shkoni te minatorët për fushatë. Votojeni dhe e plotësojmë ligjin rrugës.

Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët

Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë!

Grida Duma provokon socialistët: Ju s’jeni burra! Reagon deputeti: Kur ua ke provuar ti burrërinë? Read More »

Pas 27 janarit? Alibeaj: Nga protestat tek mosbindja civile

Për deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj, opozita e mori fidbekun që kërkonte nga populli shqiptar në protestën e djeshme.

Duke e konsideruar një test të kaluar, Alibeaj në intervistën e mbrëmjes në Ora News tha se pjesmarrja masive e qytetarëve provoi se shumica e shqiptarëve refuzojnë të mbështesin dhe votojnë këtë qeveri.

Alibeaj: Ajo e djeshmja është një mjet por jo i fundit dhe jo i vetmi. Thelbi nëse një qeveri rri në këmbë apo nuk është fakti nëse ka marrë në një moment të caktuar, apo ka vjedhur në një moment të caktuar mbi 70 mandate në parlament. Jo. Thelbi është a ekziston mbështetja e shumicës së shqiptarëve për një qeveri që ka zgjedhur në një moment të caktuar, shumicë që do duhet të vazhdojë për katër vite. Në një moment të caktuar nëse testohet, provokohet kjo lloj mbështetje dhe rezulton se kjo mbështetje është shumë më pak se shumica e shqiptarëve siç rezultoi dje.Jo vetëm ata që u derdhën në bulevardin e Tiranës por edhe ata që nuk erdhën dot dje,  e më tepër të gjithë ata që janë degdisur me dhunë nga kjo mazhorancë janë të gjithë qytetarë shqiptarë që refuzojnë këtë qeveri dhe që përbëjnë shumicën dërmuese të shqiptarëve, jo domosdoshmërisht  të gjithë ata na votojnë ne, por nuk mbështesin dhe nuk votojnë këtë qeveri. Ky është testi.

Po cila janë mjetet që do të përdorë opozita?

Alibeaj: Ne kemi motivin, mbështetjen, legjitimitetin të përdorim çfarëdo mjeti, teknike, për të rrëzuar edhe formalisht këtë qeveri. Kemi fatin e mirë dhe përgjegjësinë e madhe që në gjitha përgjegjësitë që do marrim kemi shqiptarët me vete. Teknikat janë vetëm për tu gjetur, artikuluar, për tu pleqëruar midis opozitës në nivel politik.Kjo është sfida që do të duhet të kenë palët politike. Do të duhet ti përgjigjemi me të njëjtën gjatësi vale që shqiptarët kërkojnë.

E ndërsa ka pasur skepticizëm mbi mesazhet politike që u përcollën, Alibeaj ndan këtë opinion.

Alibeaj: Publiku shqiptar kërkon shumë më tepër sesa artikulim politik. Ju thoni se ka pasur skepticizëm mbi deklaratat nuk më rezulton e tillë. Ne thirrëm shqiptarët dje të shprehin protestën e tyre për ekonominë, varfërinë, papunësinë, depresionin social, i thirrëm të qëndrojnë në Shqipëri dhe të protestojnë dhe të mos ikin me bisht ndër shalë natën nga ky vend nga shtëpitë e tyre, nga familjet e tyre. Ne i thirrëm shqiptarët dje që demokracia e brishtë e këtij vendi të vazhdojë të qëndrojë e fortë sepse kjo e keqe fundin e ka shumë të afërt, kjo e keqe që quhet mazhorancë, kjo e keqe që e ka emrin Edi Rama që shkel Kushtetutën dhe rregullat e demokracisë që nuk janë të vetat por të publikut shqiptar. I thirrëm edhe për çështjen e drejtësisë, eleminimin e këtij mekanizimi kontrolli që bota ka shpikur për të mbajtur nën tutelë brenda ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë pushtetin. Këto u thanë dje, kanë qenë pardje dhe do thuhen dhe nesër.Ishin pikërisht këto teza që për ne ishin test që shpërndamë tek publiku shqiptar. Ishte test nëse do të rezononin tek shqiptarët dhe rezonuan. Këto janë hallet, problemet e publikut shqiptar. 

Aspak spekticizëm nuk ka. Ka pasur zëra që të përdornim dhunë, ta bënim më radikale, ta bënim tym dhe flakë. Jo, kjo është një opozitë e përgjegjshme, kurrsesi nuk ka të ngjarë me opozitën e djeshme, ai që sot është kryeministër i cili për asnjë arsye dhe asnjë motiv politik që kishte të bënte me qeverisjen kalli tym dhe flakë me një trupë kaçakësh, e mbani mend 21 janarin.Jo. Forca e vërtetë e protestës janë pikërisht masiviteti.Të gjithë ata i bashkoi një hall i përbashkët, largimi një orë e më parë i mazhorancës, qeverisë, i Edi Ramës. Ne kemi detyrimin që të përdorim të gjitha mjetet demokratike në mënyrë proporcionale që shkon nga kjo protestë, nga ndërgjegjësimi, nga një angazhim cilësor i ndryshëm në parlament deri në mosbindje civile.Këto janë teknika që do të diskutohen edhe njëherë brenda përfaqësuesve të opozitës dhe jo vetëm. Kurrsesi nuk duhet ta konsiderojmë që ishte vetëm një organizim i politikës, vetëm një organizim politik.Këtu kauza e vetme politike që diskutohet është mbijetesa e shqiptarëve në këtë vend.

Deputeti demokrat thotë se pret ndonjë mrekulli që mazhoranca të reflektojë pas protestës së djeshme, sikundër thekson se opozita nuk do ta varë shpresën tek reflektimi i mazhorancës.

Alibeaj: Do shpresoja dhe pse nuk kam asnjë lloj besimi të kishte një reflektim nga mazhoranca. Elementët e frikës, panikur dhe terrorit i kam parë tek Edi Rama.I pashë dhe në seancë parlamentare, si kurrë më parë ndonjëherë përfaqësuesit e mazhorancës në të gjitha fjalimet  e tyre bënin vetëm një gjë, u drejtoheshin shqiptarëve duke u thënë: Mos protestoni!E kam të vakët në mos aspak shpresë që të ketë reflektim nga ana e mazhorancës, mrekullia edhe mund të ndodhë. Por ne nuk do të varim shpresën tek reflektimi i mazhorancës por do të besojmë tek qytetarët shqiptarë, ata do të kenë prirje opozitën dhe të marrin fatet e tyre në dorë.

Pas 27 janarit? Alibeaj: Nga protestat tek mosbindja civile Read More »

E pabesueshme! Kryebashkiakja e LSI falenderon publikisht Ramën, “shpërthen” rrjeti

Miranda Rira, kryebashkiakja e LSI në bashkinë e Prrenjasit ka falenderuar qeverinë Rama për investimet që ka përfituar ky qytet gjatë vitit 2017.

Zonja Rira është shprehur se 2018 do të jetë një tjetër vit me investime për këtë bashki.

E gjatë inspektimit të punimeve për Rilindjen Urbane të Prrenjasit përfaqësuesja e LSI që drejton bashkinë e Prrenjasit, Rira falenderoi Ministrin e Ekonimisë dhe Finacave, Arben Ahmetaj për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë Prrenjas.

“Ky është një investim nga Qeveria Shqiptare me vlerë rreth 80 milionë lekë të reja. Unë dua të falenderoj Ministrin Ahmetaj për ndihmën që na ka dhënë dhe shpresoj që 2018 do jetë një vit tjetër me investime dhe përkrahje nga Qeveria Shqiptare,”- tha Rira.

Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla gjatë inspektimi të punimeve për Rilindjen Urbane të Prrenjasit, tha se ky investim me vlerë rreth 80 milionë lekë i jep më në fund Prrenjasit qendrën e munguar.

E pabesueshme! Kryebashkiakja e LSI falenderon publikisht Ramën, “shpërthen” rrjeti Read More »