Politike

A do shkojnë bashkë PD-LSI në zgjedhjet vendore?

Mazhoranca është në krisje e shkapërdarje prej mbipushtetit dhe prej korrupsionit e krimit të organizuar. Dhe prej arrogancës qeverisëse, natyrisht. Opozita në shanse për t’u kthyer në mazhorancë faktike, por e ç’orientuar, e fragmentarizuar në partiza që nuk kanë peshë politike, pasi edhe ato deputetë që kanë momentalisht janë falë listës së PD-së. PD-LSI akoma nuk kanë një marrëveshje zyrtare, ndonëse janë në opozitë dhe të interesuara të rrëzojnë qeverinë aktuale. LSI mbetet forcë solide në raport me votat e saja të 25 qershorit 2017, kurse PD-ja në një kolaps, sepse ka përçarje galopante, pasi ish-themeluesit dhe ish-drejtuesit me emër të selisë blu po shkojnë drejt një PD-je të re, nga e cila do rrjedhin shumë vota demokrate. Lulzim Basha, pavarësisht se është një lider europian, por akoma nuk po arrin të fus “dreqërit” në shishe. Kjo falë Saliut që e dha PD-në pa konkurim real, por edhe vetë Lulzim Bashës, i cili ka manifestuar shenja luhatje në raport me Edi Ramën.

Muajt ikin me vrap dhe beteja e radhës e opozitës janë zgjedhjet vendore 2019. Duket sikur janë larg, por muajt ikin. Sëpari ka nevojë të dihet se si do bashkëveprojnë, në ndarje bashkish, dy forcat më të mëdha politike PD dhe LSI. Partitë e tjera opozitare kanë vlerë, por nuk vendosin balancat elektorale. Për çudi, disa të djathtë me mandat deputeti dhuruar nga PD-ja, bëjnë sikur janë me vota elektorale ndaj kërkojnë nga Lulzim Basha që “njëherë të mblidhemi ne partitë e djathta dhe me pas të përcaktojmë raportin tonë me LSI”.

Nëse kishin kaq vota pse nuk morën vetë deputetë, por u futën në listat e selisë blu me firmën e Lulzim Bashës?

Momentalisht nuk shikohet ndonjë “dashuri” e madhe PD dhe LSI, pavarësisht se janë në opozitë. LSI-ja ka kërkuar FRONT OPOZITAR dhe preçizim të çdo elementi bashkëpunimi. Zgjedhjet vendore do jenë test për opozitën. Edhe për Edi Ramën, por PS-ja ka disi numra votash me shumë se PD-ja. Ndaj LSI vendos në shumicën e bashkive se cila forcë politike do ti fitojë.

Në politikë ka një parim: Kurrë mos thuaj kurrë! E përkthyer në praktikë nëse PD-ja akoma fluturon me “presh…” mundet ti mbetet preshi në zgjedhje. Pse LSI duhet të mbetet në pritje të PD-së?

E mendonte njeri se me 18 maj 2017 Edi Rama do bashkohej me Lulzim Bashën? Asnjeri! Pse të mos besohet se PS mund të mirëpresë LSI?

A do shkojnë bashkë PD-LSI në zgjedhjet vendore? Read More »

Ngjela: Lu i kërkoi Bashës dorëheqjen, PD anti-amerikane

Avokati Spartak Ngjela shprehet se pas publikimit të fakteve kundër Lulzim Bashës në mediat amerikane, Ambasadori Donald Lu mund t’i ketë kërkuar dorëhejen kreut të PD.

I pyetur nëse SHBA-të janë të shqetësuara për shkrimin në gazetën “Mother Jones” pas takimit të ambasadorit Lu me Bashën, Ngjela thotë: “Nuk flasim për politikat e SHBA por nuk është e habitshme që ti ketë kërkuar dorëheqjen kreut të opozitës. Janë politika të Amerikës që te çadra.
Duhet ndërruar trajektorja, dmth duhet të ndërrohet kryetari, kryetari është Saliu, ai është anti Amerikan që në vitet 1997. Koeicidencë, shpërthimi i skandalit ndaj Bashës, domethënëth e kanë kapur me rusët, dhe ambasadori s’do ju thotë bravo por ju ka vënë pikat mbi i.”

I pyetur për situatën në Partinë Demokratike, avokat Ngjela tha se askush nuk e bind nga lidërët aktualë të djathtë.

Ndërsa për Vetting-un, vonesën dhe nese ka një presion të brendshëm, Ngjela u shpreh: “Ta nisim me logjikë hap pas hapi. Kur thoja unë që drejton OMN thonin janë zëra fallso. Pse e hoqën komisionerin? Sepse përjashtoi Llallën nga Vetting-u, kjo është arsyeja. Duhet të jesh gjyqtar që të japësh dorëheqjen, jo nga e drejta, dorëheqja jepet nga posti.
Në listën e parë ishin 67-68 emra, por nuk kemi asgjë konkrete pasi u nis me vonesë, sepsë nuk del koha për 140 emra pasi nuk janë 68, por janë më shumë. Shenjat janë se ato po bëjnë punë. Nese s’bëhet Vetting nuk bëhet KLGJ as KLP.
Kush shpëton nga Vetting-u, konkurojnë për 6 gjyqtarët në KLGJ.
Nuk është kohë alarmante sepse unë dua pastrim radikal, jo pastrim me emra por me fakte, duhet të ketë barazi në drejtësi, me një peshë dhe më një masë, duhen analizuar të gjithë, nuk është gje e lehtë sepse është një numër i madh. Pavarësisht se kanë ardhur ekspertë nga FBI.”

“Nuk e ka kap policia drogën por dogana sepse është dhënë urdhër nga Amerika. E kam vëzhguar unë, çdo 20 minuta,çdo një orë ju vinte sinjal nga agjensia amerikane, e ke këtu e ke atje. Domethënë e ka kapur skaneri i doganës jo policia. Fakti që Rama thotë që e kemi kapur vetë, doli në konndradiksion dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa që tha nuk e kemi kapur vetë, del je involvuar në atë ngjarje.” shprehet Ngjela.

Gjithashtu avokat Ngjela u shpreh që Teatri Kombëtar i ri duhet të ndërtohet sepse teatri nuk është dinjitoz dhe i rrënuar tashmë. I pyetur për ndërtimin e kullave në Tiranë avokat Ngjela theksoi që ishte pro Manhatizimit të kryeqytetit.

Ngjela: Lu i kërkoi Bashës dorëheqjen, PD anti-amerikane Read More »

Zbardhen detaje, ja çfarë diskutoi sot Donald Lu me Bashën në selinë e PD

Janë zbardhur detaje nga takimi i mesditës mes ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Takimi që ka zgjatur rreth 60 minuta, është zhvilluar në ambientet e selisë blu, me kërkesë të ambasadorit të SHBA-së.

Burime pranë PD-së kanë bërë të ditur se kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu kanë diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu është diskutuar edhe për luftën e munguar kundër krimit dhe drogës nga ana e qeverisë.

Në bisedën mes tyre, Basha dhe Lu, kanë diskutuar edhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratike.

Zyrtariasht nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me temën e diskutimeve mes përfaqësuesit të Washigtonit në Tiranë dhe kreut të PD-së, ndërkohë që opozita e maxhoranca i ndërsehen njëra tjetrës me akuza të ashpra.

Maxhoranca kerkon hetim  pas investigimit të revistës amerikane sipas së cilës PD ishte financuar nga rusët.

Nga ana tjetër PD thotë se qeveria fshihet pas garancisë së ngarkeses prej 613 kg kokainë dhe kërkon të fshehë këtë fakt duke sulmuar opozitën

Zbardhen detaje, ja çfarë diskutoi sot Donald Lu me Bashën në selinë e PD Read More »

Roli i femrës në politikë? Del raporti për Europën

Barazia gjinore në politikë është bërë një temë e nxehtë vitet e fundit. Në shumë shtete, gratë janë të papërfaqësuara në qeveri. Gjithnjë e më shumë gra po zgjidhen si shefe shtetesh në Europë. Gjermania, Lituania, Estonia, Kroacia, Norvegjia dhe Britania e Madhe kanë të gjitha udhëheqëse femra.

Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD ka mbledhur të dhëna nga 71 shtete të botës dhe i ka klasifikuar ato në bazë të numrit të grave që punojnë në kabinetet qeveritare, përfshirë zv.kryeministret, shefet e qeverive, e të tjera, por edhe deputetet.

E në këtë klasifikim kryeson Franca. Në vitin 2017, gratë zinin më shumë se gjysmën e posteve ministeriale, pasuar nga Suedia dhe Sllovenia. Sidoqoftë, në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Franca e humbet shkëlqimin e saj përkundrejt Islandës. Gratë zënë 30 nga 63 vendet në Parlament, ose 47.6 për qind në ishullin nordik.

Kjo shifër lë pas Suedinë, me 43.6 për qind, dhe Finlandën, me 42 për qind. Në Paris, ndërkohë, vetëm 25.8 për qind e deputetëve janë femra.

Në anën tjetër, në Turqi, 96.2 për qind e politikanëve të rëndësishëm janë meshkuj dhe gratë zënë vetëm 14.9 për qind të vendeve në Parlament. Shifrat janë të pakënaqshme, por sidoqoftë përbëjnë një kthesë domethënëse krahasuar me 10 vite më parë, kur vetëm 9 për qind e deputetëve turq ishin femra.

Sidoqoftë, në renditjen europiane, Hungaria zë vendin e fundit. Gratë nuk kanë asnjë post ministerial dhe vetëm 10.1 për qind e vendeve në Parlament u shkojnë atyre.

Roli i femrës në politikë? Del raporti për Europën Read More »

Lëvizjet në PD, 47 figurat që ikin dhe vijnë në forumet e larta

Ndëshkohet grupi rebel që kërkoi rrëzimin e Bashës – Ja kush i zëvendëson Topallin, Bregun e Boden

Ish-deputetët Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Arben Imami kanë paralajmëruar se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, do të privatizojë si dhe do të pastrojë partinë nga demokratët.

Alarmi i kundërshtarëve të Bashës vjen pas mbledhjes së fundit të Kryesisë së PD, e cila vendosi që Kuvendi Kombëtar të mblidhet në datat 28-29 prill, për miratimin e ndryshimeve statusore dhe riorganizimin e partisë. Po çfarë do të ndodhë në mbledhjen e forumit më të lartë të partisë më të madhe në opozitë?

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD do formalizohet ndryshimi i përbërjes së forumeve të larta të Partisë Demokratike, që nga vetë Kuvendi, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia. Largimet dhe prurjet e reja në këto forume janë diktuar automatikisht që me shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë që hartoi Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 Qershorit të 2017 si dhe pas konstituimit të Parlamentit të ri.

I gjithë grupi kundërshtar i Lulzim Bashës, i cili u përjashtua nga lista fituese e kandidatëve për deputetë të PD, në zgjedhjet parlamentare të 2017, nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Konkretisht, pjesë e këtyre forumeve të larta nuk do të jenë më Genc Ruli, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Ridvan Bode, Arben Imami, Keltis Kruja, Bedri Hoxha, Igli Cara etj.

Largimi i tyre parashikohet nga nenet 34 pika ‘d’ dhe 36 pika ‘d’ e statusit të Partisë Demokratike. Me humbjen e statusit të deputetit, figurat e lartpërmeduara kanë humbur edhe të drejtën për të qenë anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar.

Gjithashtu, nuk do të jenë më pjesë e këtyre forumeve të larta të PD edhe sekretarët funksionalë të Partisë Demokratike, krerët e departamenteve dhe koordinatorët, të cilët kanë dhënë dorëheqjen pas përplasjeve me Bashës që pas daljes së listës së kandidatëve për deputetë.

Pra, mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe më pas e Këshillit, thjeshtë do të formalizojë ndryshimin e përbërjes së këtyre forumeve, ndryshim i cili vjen në bazë të statusit të PD dhe zgjedhjes së parlamentit të ri, që prodhuan zgjedhjet e 25 Qershorit 2017.

Prurjet e reja
Po sipas neneve 34 pika ‘d’ dhe 36 pika ‘d’ e statusit të Partisë Demokratike, të gjithë deputetët e PD, të cilët hynë për herë të parë në Parlament, në shtator të vitit të kaluar, bëhen automatikisht anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD. Ata zënë vendin e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, të cilët nuk janë më pjesë e parlamentit.

Disa nga prurjet e reja janë Klevis Balliu që do të zërë vendin e Ridvan Bodes, Orjola Pampuri në vend të Majlinda Bregut dhe Izmira Ulqinaku në vend të Jozefina Topallit. Gjithashtu, për shkak të marrjes së mandatit të deputetit, bëhen automatikisht pjesë e forumeve më të larta të PD edhe Rudina Hajdari, Valentina Duka, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Romeo Gurqkuqi, Endri Hasa, Luan Baçi, Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Andon Frrokaj, Lindita Metaliaj, Xhemal Gjunkshi, Isuf Çelaj dhe Fatbardha Kadiu.

Figurat që largohen nga forumet e larta të PD

Genc Ruli, ish-deputet
Astrit Patozi, ish-deputet
Asllan Dogjani, ish-deputet
Jozefina Topalli, ish-deputet
Majlinda Bregu, ish-deputet
Eduard Selami, ish-deputet
Ridvan Bode, ish-deputet
Arben Imami, ish-deputet
Keltis Kruja, ish-deputet
Kastriot Islami, ish-deputet
Myqerem Tafaj, ish-deputet
Bedri Hoxha, ish-deputet
Roland Keta, ish-deputet
Igli Cara, ish-deputet
Kozma Dashi, ish-deputet
Bedri Mihaj, ish-deputet
Arbiola Halimi, ish-deputet
Eleina Qirici, ish-deputet
Gjergji Papa, ish-deputet
Mimoza Hajdarmataj, ish-deputet
Albina Deda, ish-deputet
Gjovalin Bzhetaj, ish-deputet
Irma Kopliku, ish-deputet
Liljana Elmazi, ish-deputet
Besni Aliaj, ish-koordinator i politikave të territorit në PD
Tomor Alizoti, ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike

Do të bëhen anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD

Orjola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Halim Kosova
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxhalli
Klevis Balliu
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Bardh Spahia
Romeo Gurqkuqi
Endri Hasa
Luan Baçi
Agron Shehaj
Naire Meçorapaj
Andon Frrokaj
Lindita Metaliaj.
Xhemal Gjunkshi,
Isuf Çelaj
Fatbardha Kadiu

Neni 34 i statutit të PD

2- Kuvendi Kombëtar përbëhet nga:

a) Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët…

b) Kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike;

c) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

d) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

e) Sekretarët funksionalë të Partisë Demokratike, koordinatorët tematikë, koordinatorët…

Neni 36, i statutit të PD

Këshilli Kombëtar

2- Këshilli Kombëtar përbëhet nga:

a) Kryetari dhe Nënkryetarët e PDSH;

b) Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët funksional të Partisë;

c) Ish-Presidentët, ish-Kryeministrat dhe ish-Kryetarët e PDSH, që janë anëtarë të PD në momentin e thirrjes së Këshillit Kombëtar;

d) Deputetët;

e) Kryetari i Bordit Financair të Partisë;

f) Kryetarët e degëve të PD-së;

g) Kryetarët e organizatave partnere;

h) Drejtuesit e Departamenteve të PDSH;

i) Kryetarët e Bashkive dhe të Këshillit të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike.

Lëvizjet në PD, 47 figurat që ikin dhe vijnë në forumet e larta Read More »

Strazimiri kërkesë urgjente për Donald Trump, sulmon edhe ambasadorin Lu

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri me anë të një statusi në Facebook ka sulmuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Strazimiri shprehet se ka një kërkesë urgjente për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili sipas tij, duhet të sjellë në Shqipëri një njeri që të përfaqësojë administraten.

Status i plotë

“For IMMEDIATE RELEASE!

To: H.E. Mr. Donald TRUMP,

PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA

Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë:

– me këlyshët që ka pjellë “Mother Russia” këtu që në 1941 kundër meje, apo

– me ata që importon, paguan apo shfrytëzon “internacionalizmi proletar” përmes “Mother Jones” kundër teje..”, shkruan Strazimiri në rrjetin social.

Strazimiri kërkesë urgjente për Donald Trump, sulmon edhe ambasadorin Lu Read More »

Beqari i Parlamentit’ poston foton, ja çfarë i komenton kreu i Komisionit të Ligjeve

Deputeti i ri socialist, Jurgis Çyrbja ka postuar ditën e djeshme një foto të tijën të shkrepur pranë ambjenteve të Kuvendit.

Ndër shumë komente pozitive që ka marrë nga ndjekësit e tij, ai që bie në sy është ai i kolegut të tij socialist Ulsi Manja.

Deputeti Manja me tone shakaje i ka shkruar Çyrbjas se kjo foto është justifikimi i mungesës në dy mbledhje të Komisionit të Ligjeve.

“E shoh se pse paske mungu dy dite rresht ne mbledhje. Do kesh qene duke bere foto me Gim Ramen per ndonje kopertine reviste,”- i ka shkruar Ulsi Manja.

Ulsi Manja aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, në të cilin bën pjesë edhe Jurgis Çyrbja.

Capture_copy.PNG

'Beqari i Parlamentit' poston foton, i komenton kreu i Komisionit të Ligjeve

Beqari i Parlamentit’ poston foton, ja çfarë i komenton kreu i Komisionit të Ligjeve Read More »

Zbardhet plani i Ramës: LSI-ja drejt asgjesimit të plotë nga administrata, ndryshojnë dhe pagat

Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon drejt asgjesimit të plotë. Edhe pse nuk thuhet në mënyrë të drejtpërdrejtë,  në draft-planin e ri të qeverisë për periudhën 2018-2020, në objektivin e pestë të DAP theksohet se në administratën publike do të kryhet një monitorim i thellë ku në fokus do të jetë cilësia e ofrimit të shërbimeve publike. Në këtë pikë pritet që të ketë edhe spastrime të punonjësve, veçanërisht të militantëve të LSI, të cilët mund të rezultojnë se nuk e kanë kryer në mënyrën më cilësore të mundshme punën e tyre.

E në këtë pikë pritet që të ketë edhe spastrime të punonjësve, veçanërisht të militantëve të LSI, të cilët mund të rezultojnë se nuk e kanë kryer në mënyrën më cilësore të mundshme punën e tyre.

Departamenti i Administratës Publike ka bërë publik dje draft-planin e ri të qeverisë për periudhën 2018-2020. Për këto dy vite janë bërë të ditura në faqen zyrtare të DAP të gjitha objektivat e socialistëve për të kryer me suksese këtë reformë të ndërmarrë, por ndër të tjera bie në sy se fokusi është përqendruar kryesisht tek spastrimi i militantëve.

“Monitorimi i cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë qendrave të integruara dhe sporteleve të shërbimeve ADIS; Pilotimi i zbatimit të kuadrit për vlerësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë institucioneve të qeverisjes qendrore”, thuhet në objektivin e cituar nga “Sot”.

Po ashtu një tjetër synim i rëndësishëm që ka lidhje me eficencën e nëpunësve publikë është ai numër 10, ku nënvizohet se do të përgatitet një metodologji për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së institucioneve dhe agjencive të varësisë.

Gjithashtu priten ndryshime edhe në paga.  Në objektivin e shtatë sqarohet se ky organizim do të bëhet në bazë të vlerësimit të vendit të punës. Po ashtu ata nëpunës civilë të cilët kanë patur më shumë rezultate të kënaqshme në punën e tyre dhe në trajnimet e detyrueshme pritet të përfitojnë një rritje pagash.

“Organizimi i sistemit të pagave në shërbimin civil duke u bazuar në vlerësimin e vendit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultateve në trajnimet e detyrueshme: Rishikimi dhe miratimi i strukturës së re të pagave: Hartimi dhe miratimi i një dokumenti për politikat; në sistemin e pagave dhe miratimi i strukturës së re të pagave; Miratimi i vendimeve të reja për pagat dhe zbatimi i strukturës së re; Rishikimi i raporteve mes pagës maksimale dhe pagës minimale/mesatare në administratën publike, me qëllim ruajtjen e një piramide objektive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese, si edhe diversifikimi i klasifikimit sipas përmbajtjes së punës”, shpjegohet në objektivin 7. Nga ana tjetër socialistët kanë si objektiv edhe që të rrisin më tej nivelin e zbatimit të ligjit për nëpunësin civil. “Marrja e masave për: rritjen e nivelit të zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, për të gjitha subjektet e përfshira në këtë ligj, aplikimin e unifikuar të instituteve të tij, në njësitë e qeverisjes vendore (Trajnimi i nëpunësve të burimeve njerëzore dhe të njësive të financës për përdorimin e SIMBNJ)”,  shkruahet në objektivin e gjashtë.

Zbardhet plani i Ramës: LSI-ja drejt asgjesimit të plotë nga administrata, ndryshojnë dhe pagat Read More »