Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka nxjerrë sot ne parlament kontratën e nënshkruar sipas tij nga Muzin Capital dhe PD për financim dhe lobim në SHBA.
Ai ka lexuar numrin e pasaportës së kreut të PD-së Lulzim Basha, si firmëtar i kësaj kontrate, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk kishte dijeni për financimet.
Balla i ka kërkuar Bashës të japë llogari për 500 mijë dollarët e paguar për lobim. Ai ka përmendur ish-deputeten e PD-së Jozefina Topalli dhe deputetin aktual Arben Ristani.
“Ke firmosur ti në kontratë. Ja numri i pasaportës. Lulzim Basha dhe Muzin. Kontrata ndërmjet Muzin Capital partners dhe PD-së. Është detyrim ligjor të ishte e depozituar në KQZ. Ti i di të gjitha si ka mundësi që nuk di këtë. Edhe kjo historia droga-droga është pjesë e një skenari rus për të baltosur Shqipërinë, të jesh i sigurt. Ke njerëz brenda stafit tënd të ngushtë që kanë marrë kontakte me këta njerëz për të stabilizuar Shqipërinë. Dole dhe the nuk e njeh Biniata Trade, ja ku janë në një faqe. Uroj që të mos jetë e vërtetë që Putini paska zgjedhur aleat një si ti në Shqipëri. Të gjithave ua fut kjo letër, kjo shkresë. Tani Lulzim Cohu dhe thuaj ku i ka gjetur PD 500 mijë dollarë për të paguar një dorë të vetme në 9 qershor 2017. Ku i keni gjetur, se nëse keni të tjera mirë është tja çoni bashkisë së Kamzës të rrisin fondin e ndihmës ekonomike. Aq është, për një muaj bashkia Kamëz ja del të rrisë ndihmën ekonomike. Ku i ke gjetur këto 500 mijë dollarë tavarish Luli. Këtu kemi të bëjmë me një skandal tepër të rëndë kur së pari kemi burime të dyshimta që përfshijnë biznesmenë me shtetësi ruse, kompani of shorë. Si ja Jozefina s’kishte faj, ku e ke futur PD-në pa leje. Je bërë si zhelezhnovi dhe së treti pa deklarime sipas kodit zgjedhor.
Lulzim mos u fshi as pas Arben Ristanit. Se nuk di çfarë ke bërë ti. Edhe ku e fute në listë e fute për ta heqë. Ç’të dijë Arben Ristani. Edhe këtë firmë nuk e ke hedhur në Shqipëri. Mbaro 2 minutëshin dhe shko në prokurori”, deklaroi Balla.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim karshi marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ky fakt është bërë i ditur nga deputeti i VV-së, njëherësh sekretar organizativ i partisë, Ismajl Kurteshi. Ky i fundit pohoi për “Epoka e re” se Vetëvendosje është kundër izolimit të Kosovës, por nuk mund ta votojë versionin aktual të Demarkacionit.
Sipas tij, përgjegjësit e këtij izolimi duhet të gjejnë rrugën për të dalë nga kjo situatë. Kurteshi ka vlerësuar se populli po paguan faturat e politikanëve të korruptuar.
Mes të tjerash ai u shpreh i pakënaqur me mënyrën e qeverisjes në vend dhe, sipas tij, qeveria aktuale është duke humbur legjitimitetin dhe besimin qytetar.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka quajtur “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Kuvendit të Maqedonisë. Ai ka bërë të ditur vendimin e tij për mos dekretimin e këtij ligji, të miratuar nën tensione nga shumica parlamentare.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrën se si është hartuar, por edhe votuar do të shkaktoj bllokadë të plotë në punën e institucioneve. Në kushte të bllokadës së institucioneve, gjasat janë të mëdha që të hapet edhe çështja e ridefinimit të rendit tonë kushtetues”, ka thënë Ivanov.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve është jo i drejtë, ligj represiv, që favorizon vetëm se një gjuhë. Një ligj i tillë do të shkaktoj tensione dhe paraqet kërcënim për bashkëjetesën ndëretnike. Si Presidenti i shtetit këtë unë nuk do ta lejoj. Andaj, nuk do të nënshkruaj dekretin për shpalljen e këtij ligji të miratuar në këtë formë”, ka deklaruar presidenti Ivanov në një paraqitje drejtuar qytetarëve të Maqedonisë.
Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit, Zoran Zaev dhe shumicës parlamentare për siç ka thënë, mos respektimin e garancive të dhëna se do të respektojnë kushtetutën dhe se nuk do të miratojnë ligj antishtetërore.
“Ky ligj është shprehje e tiranisë të shumicës parlamentare ndaj shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Shumica e qytetarëve asnjëherë nuk kanë votuar, dhe as që do të votonin një program politik që parasheh një ligj të tillë, antikushtetues, antishtetëror dhe ligj të dëmshëm. Një ligj i tillë jo i drejt nuk meriton të quhet ligj”, ka deklaruar Ivanov.
Por, bazuar në nenin 75 të kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar të dekretoj ligjin, nëse i njëjti miratohet për herë të dytë nga Kuvendi.
Ligjet hynë në fuqi me dekret. Dekreti për hyrjen në fuqi të ligjeve nënshkruhet nga Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit. Presidenti i Republikës mund të vendos të mos e dekretoj ligjin për hyrjen e tij në fuqi. Kuvendi sërish voton ligjin dhe nëse miratohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Presidenti i Republikës është i obliguar ta dekretoj atë”, thuhet në nenin 75 të kushtetutës.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar kryeprokuroren Arta Marku për atë që mund ti ndodhë pasi të mos e ketë më postin që mban aktualisht. Kryemadhi tha se Kryeprokurorja është pa veting, që sot po shkel ligjin po nesër kur mos jetë më në këtë detyrë nuk do ia falë njeri shkeljen e ligjit. Kryemadhi e cila ishte ajo që qëlloi kryeministrin me cizme ne senacën ku u votua Marku, tha se Kryeprokurorja është e përkohshme në këtë funksion, duhet të jetë shumë e kujdesshme në sjelljen e saj dhe në përdorimin nga segmente të caktuara në Partinë Socialiste.
“Për çdo shkelje ligji të Artya Markut nuk do të mbajë përgjegjësi Ermonela Felaj, Ulsi Manja apo Edi Rama. Nëse ajo do të bëjë vetingun në Prokurori le ta bëjë, por s’duhet të shkelë ligjin. Prokurorja e Përgjithshme është një grua e nderuar, shumë e mirë, por s’duhet të përdoret nga politika.
Ashtu siç jemi vigjilent ndaj Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Fatmir Xhafajt, ashtu jemi vigjilent edhe ndaj Arta Markut. Ne po vëzhgojmë, po mbledhim informacione, por ku t’i çojmë? T’i çojmë në Prokurori dhe të mbyllen denoncimet sikundër ndodhi me Ilir Beqajn?
Arta Marku duhet të jetë shumë e kujdesshme nga konfliktet mes Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit, këtij të fundit dhe Arben Ahmetajt”, tha Kryemadhi në studion e Report Tv. Kryetarja e LSI tha se zgjedhja e Arta Markut ishte anti-kushtetuese dhe gabimi i Kryeprokurores ishte që betimin e bëri në atë seancë ku tensionet ishin të larta.
Vajza e vogel e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti, Livia ka kujtuar këtë Ditë Vere të atin përmes një dedikimi prekës.
Ajo ka postuar një fotografi të saj me babin, kur ishte ende bebe, ndërsa thotë se këtë 14 Mars, e vetmja dëshirë e saj është të dëgjonte edhe një herë të atin ta thërriste në emër.
“Nëse do të shprehja një dëshirë, do doja të dëgjoja ty të thërrisje emrin tim”, shkruan Livia.
Dritan Prifti u nda nga jeta në 12 tetor të vitit të kaluar si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ai la pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë, tre djem dhe vajzën Livia.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka befasuar me deklaratën e saj mbrëmjen e sotme në studion e ‘Repolitix’ në “Report Tv”.
E pyetur për disa zëra që qarkullojnë për një takim të mundshëm mes saj edhe Kryeministrit Rama ajo tha se nuk është e vërtetë.
Ajo tregoi vetëm një rast para disa kohësh, teksa ajo ishte me Bashën dhe vajzën e saj Era të cilës Rama i kishte puthur dorën dhe pas një jave sipas Kryemadhit kishte pësuar një incident.
“Të jeni të bindur që jo. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëngjesi, jep dorëheqjen”, tha Kryemadhi.
Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Përsonalisht, po të kisha të drejtë vote në lidershipin e saj, do të votoja pa asnjë hezitim për një koalicion të ri me PS-në, fillimisht për në zgjedhjet vendore 2019. E them këtë pasi si vëzhgues i jashtëm vërej se koalicioni me PD-në po e bjerr forcën e LSI, si e vetmja forcë politike, e cila që nga krijimi i saj njeh vetëm rritje elektorati. Faktet kështu tregojnë. Natyrisht që nuk jam aspak dakort për mënyrën arrogante se si qeveris Edi Rama, por të ndodhur mes një PD-je gjithnjë në përgjumje e në përçarje dhe një PS-je që qeveris disi dhunshëm, LSI-ja do të bënte mirë, pa e ulur kokën dhe pa prekur pikat kryesore të programit të saj elektoral, të fillonte bisedimet me PS-në. PS-ja dihet që është Edi Rama. PS-ja ndonëse ka 74 vota solide, në mos 78 me gjithë Tom Doshin dhe tre deputetët “çam”, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Çamerinë; përsëri mazhoranca nuk ndjehet aspak e sigurtë në zgjedhjet vendore. Sidomos në Tiranë, ndonëse Erion Veliaj drejton në mënyrën më të mundshme, krejt mirë bashkinë. Por në Bashkinë e Tiranës, LSI është forcë përcaktuese në fitoren e PS apo të PD. Ku do të shkojë LSI do jetë fitorja e koalicionit në Tiranë. Të mos harrojmë se Bashkia e Tiranës është gjysma e Shqipërisë si potencial votash. E jo vetëm votash. Ndaj Erion Veliaj dhe krejt PS-ja proErion mbetet e interesuar për një koalicion PS-LSI. Nuk flas për pjesën e PS-së pro Saimir Tahirit, e cila dihet se nuk do të votojë aspak Erion Veliaj. Flasim me fakte e jo me hamëndje. Pra PS-ja ka nevojë për LSI në Tiranë. Ndaj rënia e “kështjellës” së Tiranës mund të zhbëjë PS-në, pasi do të fillojnë sherret në kupolë.
Dikush, si çdokush që kërkon të gjejë veringa, mund të thotë se LSI dhe PS kanë shkuar larg në sherret mes tyre. Epo punë e madhe! Pse a nuk ishte duke plasur lufta mes Ramës dhe Bashës te çadra para kryeministrisë? A nuk kishte thënë Lulzim Basha se “vdes, por nuk dal nga çadra pa rrëzuar kriminelin Edi Rama”? A nuk na tha Lulzim Basha në hotel Rogner në muajin prill 2017, pikërisht mua, Blendi Fevziut, Andi Bushatit, Baton Haxhiut dhe Andi Bejtjes, pasi e ngacmoi Bushati, se “unë nuk dal nga çadra dhe nuk futem në zgjedhje me Edi Ramën”. Dhe kur e pyeti prapë Andi Bushati, ai pra Lulzim Basha, na deklaroi prerë se “nëse ndodh që të futem në zgjedhje me Edi Ramën, atëhere më varni mu në Bulevard!”. Lulzim Basha doli nga çadra, shkoi dhe u mbyll në zyrë tek për tek me Edi Ramën dhe hyri në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën! Lulzim Bashën as nuk e varem dot me Bushatin, siç na e kërkoi, por veçse e kemi prapë kryetar të PD-së. Një parti tradicionale e cila kur drejtohej nga Sali Berisha, ndonëse drejtim autoritar, dhe disa herë i dhunshëm, por ama kishin shpresë njërëzit se ka një opozitë e cila mund ti bëjë ballë pushtetit të Fatos Nanos. Berisha i bënte marrëveshjet, por nuk shkelte mbi disa parime strikte të djathta.
Ndërsa kjo PD-ja, e sotmja, ndonëse nuk mund të akuzoj Bashën si pjesë e krimit, por kjo parti nuk ngjall besim. Pra jo vetëm nuk sjell shpresë si forcë politike për njëmijë arësye në të cilat ajo gjëndet dhe nuk është vendi për analizë, por PD-ja mund të shkas prapë në pazare të paprincipta direkt me Edi Ramën.
E pse u dashka LSI të rrijë strikte e disa parimeve se gjoja PS dhe Rama na kanë sulmuar si “pjesë e tepsisë”? Po pse a nuk mori, jo pjesë tepsie, por krejt tepsinë vetë PD-ja dhe Basha në maj 2017, kur në vend që të kërkonte në qeverinë e përbashkët me PS, drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit për të garantuar votat dhe mos implikimin e krimit të organizuar në zgjedhje, selia blu mori OSHEE, Hipotekat, etj të cilat prodhonin tenderime, para, korrupsion.
LSI është parti e majtë, bile më e majtë se vetë PS-ja e sotme e cila është thjesht një Rilindje. Por ama ka pushtetin qendror, PS-ja. Dhe kërkon pushtetin vendor në zgjedhjet e vitit 2019. Nuk e ka të sigurtë Edi Rama nëse i fiton i vetëm zgjedhjet vendore, pasi sinjalet e selizë rozë ndaj LSI, këto javë, nuk do të ishin ndezur.
Politika njeh edhe pragmatizmin, bile është konvertuar vetëm në pragmatiste në Shqipëri qëkur Fatos Nano ëndërronte të bëhej President Republike me votat e Sali Berishës në vitin 2002.
Pa e zgjatur, mendoj se LSI bën gabim taktik, edhe strategjik, nëse refuzon ofertat e PS-së, të cilat janë hedhur nëpër kanale komunikimi. Ajo ka shansin të vendosë disa kushte të pranueshme për PS-në në raport me qeverisjen qendrore, pa u përfshirë në qeveri, me kushtin e një historie të re bashkëpunimi e cila rifillon me zgjedhjet vendore 2019. Dhe një kontratë të re publike e jo skutave e skuthazi siç bëri Basha me 18 maj 2017.
Nëse nuk e bën LSI, nuk është çudi kur të dëgjojmë në këtë fundviti apo në 6-mujorin e parë të ardhshëm, që PS dhe PD firmosin koalicion “në të mirë të vendit” dhe Edi Rama dorëzon Bashkinë e Tiranës një emri demokrat me kushtin që të mos i preket pushteti qëndror deri në vitin 2021. Dhe pas vitit 2021. PD-ja merr prapë OSHEE, Hipotekat, tenderimet e zonave rurale, etj.
Kurse LSI rri e ruan parimet e deklaruara, duke parë se si Rama dhe Basha qeverisin; njeri prapë kryeministër dhe tjetri zv/kryeministër.
Ndaj LSI duhet të jetë praktike, përderisa është në thelb e majtë dhe PS-ja akoma ruan një sigël zyrtare si e majtë.
Bashkëthemeluesja e partisë LIBRA, Mimoza Hafizi, ka lënë të kuptohet se do të garojë për të marrë drejtimin e kësaj partie.
Në intervistën e lajmeve qëndrore të Ora News, Hafizi tha se para këtij hapi më parë në këtë parti duhet të vendosen rregullat dhe normat e funksionimit të një partie.
Hafizi: Me LIBRA-n vazhdoj detyrën time deri në fund. Këtë mision do ta çoj deri në fund në situatën që është krijuar brenda kësaj force politike e cila besoj se shpejt do të bëhet edhe transparente. Detyra ime në LIBRA është të vendos ligjshmërinë siç e përcakton legjislacioni shqiptar për partitë politike, në këtë parti politike të vendoset rregulli ligjor.
Pyetje: Do garoni për të marrë drejtimin e partisë LIBRA?
Hafizi: Kjo do të vijë më pas, pasi në këtë parti të vendoset rregulli dhe normat e funksionimit të një partie politike, të cilat janë shkatërruar terësisht.
Duke folur mbi debatin për financimin e partive politike, Hafizi solli ndërmen nismën e saj si deputete në Kuvend.
Hafizi: Financimi i partive politike është një shqetësim shumë i madh, nëse e kujtoni unë kur kam qenë deputete kam inicuar një ligj në parlamentin shqiptar për të kontrolluar financimin e partive politike dhe kryesisht finacimin përgjatë fushatave elektorale sepse financimi në fushata elektorale është më problematiku. Një nga pikat themelore të atij ligji që kam propozuar unë si deputete ka qenë transparenca e kontrollit të financimit gjatë fushatës elektorale dhe besoj se nëse ky ligj do të ishte miratuar në Parlamentin e kaluar shumë nga debatet e sotme do të ishin shmangur por sigurisht ai nuk kaloi dhe kuptohet arsyeja. Partitë më të mëdha politike që vendosin për miratimin ose jo të një ligji nuk kishin asnjë interes që ky ligj të kalonte në parlament në mënyrë që ato të manipulonin me fondet ashtu siç donin gjatë fushatës së kaluar elektorale.
Hafizi problemin kryesor e sheh tek financimi i fushatës elektorale.
Hafizi: Pjesa e zyrave është një pjesë e shpenzimeve, por pjesa kryesore është fushata elektorale. Mendoj që pasqyrimi dhe funksionimi mediatik i partive politike lidhet me mundësitë financuese. Ne kemi pasur problem me LIBRA-n vitin e kaluar sepse hapësira që kishte në media pas një raporti që bëri KQZ ishte e papërfillshme në krahasim me partitë e mëdha politike që kishin mundësi të financonin çdo sekondë të publicitetit në media, apo fushatës, emisioneve, të lajmeve etj.Kjo ndikon edhe në rezultatin elektoral.