Politike

Edi Paloka, mesazh Ramës: Bëji mirë llogaritë

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar për arrestimin kreut të bashkisë Lezhë. Paloka thotë se PD nuk do të bjerë pre e provokimeve. Nga ana tjetër paralajmëron Ramën që t’i bëjë mirë llogaritë.

Paloka thotë se arrestimet e opozitarëve synojnë që Rama  “të shpëtoj veten dhe kriminelët rreth tij si dhe ta përdorë atë si mjet represioni ndaj opozitës”. Deputeti i PD, e mbyll reagimin me një paralajmërim të fortë.

“Drejtësinë nuk e pengojmë, po ta harrojnë ramballët se do të mbyllim gojën e ulim kokën duke lejuar që drejtësia e kapur të përdoret si arma e fundit për eliminimin e opozitës. Ti bëjnë mirë llogaritë para se te na fusin në një luftë për ekzistencë…”

Reagimi i plotë:

E di qe Ramballa mezi pret te kapet diku per te vene shenjat e barazimit midis PD dhe Rilindjes ne qendrimin ndaj drejtesise.

Eshte gati te thote se edhe PD po mbron Fran Frrokajn sic beri ai me Tahirin. Pra jemi njesoj.

Ne te kundert , shpreson qe te kompleksuar nga ky fakt , ne do te mbyllim gojen edhe kur shohim padrejtesite te behen hapur.

Ne as nuk i bejme presion e as nuk kerkojme qe drejtesia te mos bej detyren e saj sic ka bere rendom deri me sot Rama ne shume raste te provuara.

Por nuk mund te mbyllim as syte e as gojen kur shohim se drejtesia, tanime e kapur plotesisht nga Rama, vepron qartazi me standarte krejtesisht te kunderta.

Edhe sikur per nje moment te supozonim se akuzat qendrojne, mjafton fakti qe disa prej kryebashkiakeve te majte, te akuzuar pikerisht me te njejtat akuza si Fran Frrokaj, jane sot ose ne ndjekje te lire ose te cliruar fare nga akuzat, per te dalluar dy standartet me te cilat vepron Rama kryeprokuror.

Nuk po shkoj me larg tek ministrat dhe kryebashkiaket , njerez te afert te Rames per te cilet ka prova e fakte tronditese qe i lidhin keta jo thjesht me shperdorim detyre, por me krime nga me te rendat, e qe jane prej kohesh ne dispozicion te prokurorise.

Ne kemi denoncuar qe ne tentativat e para, faktin qe Rama kerkon te kap drejtesine per dy arsye; te shpetoj veten dhe kriminelet rreth tij si dhe ta perdor ate si mjet represioni ndaj opozites.

Sot te dyja keto teza po provohen.

Nuk ka budalla ne kete vend qe te mos kuptoj se cfare po ndodh kur sheh se pas 5 vitesh qe vendi qeveriset nga krimi dhe korrupsioni, te vetmit zyrtare qe jane cuar pas hekurave, jane nga opozita .

Nderkohe e kunderta ka ndodhur me miqte “rilindas” te Rames te cilet edhe kur jane gozhduar nga faktet dhe provat flagrante per krime te renda, jane lene te lire duke filluar nga kriminelet ordinere e deri tek ministrat si rasti Tahiri.

Ja pse ne, drejtesine nuk e pengojme, po ta harrojne ramballet se do te mbyllim gojen e ulim koken duke lejuar qe drejtesia e kapur te perdoret si arma e fundit per eliminimin e opozites . Ti bejne mire llogarite para se te na fusin ne nje lufte per ekzistence…

Edi Paloka, mesazh Ramës: Bëji mirë llogaritë Read More »

Avokati i njohur trondit vendin: Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për të shembur…

Nga Spartak Ngjela:

Rama dhe Berisha, bashkë po mbledhin para që të bëjnë luftë guerile në mbrojtje të gjësë së vjedhur prej tyre. Një provë e qartë dhe e re është te bashkëpunimi i tyre me kullat në trrualin e Teatrit Kombëtar. Ata që do të merren me ngritjen dhe shitjen e kullave shumëkatëshe janë klientë të përbashkët të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Një turp i padëgjuar është ky. Dhe një vjedhës i pacipë vetë kryeministri që kërkon të na mallëngjejë më Teatrin e Ri Kombëtar dhe dramatik. Por kam përshtypjen që drama e parë që do të luhet në atë teatër është pjesa që do të dramatizojë falimentimin e tyre.

Keni për ta parë.

Po, a e di politika amerikane betejën guerile që po përgatit Rama-Berisha?

  1. Edhe njëherë për Teatrin Kombëtar.

Historia anti korrupsion në Europë na ka mësuar se të korruptuarit e niveleve të larta, sa më afër goditjes penale janë, aq më shumë vjedhin me korrupsion. Kjo po shihet sot edhe në Shqipëri. Rama dhe tabori i tij është hedhur me agresion kundrejt vjedhjes kudo në administratën shtetërore. Kërkon para, më çdo kusht para. Të gjithë po i habit ky fakt. Por paratë janë për skemën Berisha-Rama.

E shihni sa pasionant është për sallën e teatrit Kombëtar Rama, aq sa edhe projektin e vodhi për t’i hedhur hi syve opinionit publik. Nuk është pasionant për Teatrin Kombëtar por për paratë e kullave. Por tani është i kapur. Nuk ka asnjë mundësi më që të gënjejnë me Teatrin Kombëtar, sepse ndërtimin e godinës së tij po të duan e bëjnë shqiptarët më donacionet e tyre, dhe nuk kanë fare nevojë që të ndihmojnë hajdutët që të vijojnë vjedhjen për t’i shpëtuar ndëshkimit.

  1. Po ta shohësh me vëmendje konstaton se gjithçka është organizuar si nga një bandë vjedhësish e grabitësish.

Këta po duan me çdo kusht që ta legalizojnë lejen e ndërtimit të të gjitha kullave, se pastaj paratë për destabilizim të Shqipërisë i luajnë edhe nga burgu. Në fakt janë mendje feyll e asgjë më tepër. Por e kanë kot: janë të falimentuar.

Gjithçka tani është e hetuar nga ndërkombëtarët, dhe këtyre guerilasve të Shekullit të XXI nuk iu ka mbetur gjë tjetër veçse të presim fatin e tyre ashtu si vetë e kërkuan.

Ai që jeton më vjedhje humbet gjithmonë nga fati që i imponon ligji. Kjo ka ndodhur edhe me taborët Berisha-Rama, se janë tashmë të kapur nga ligji, por janë të hetuar ndërkombtarisht: për këtë të jenë të sigurt. Ekspertët e huaj dinë sot dhe sa dhëmbë të vënë kanë në gojë; dhe sa kanë paguar për to. Janë të parët në rradhë, nga tre ministra të korrupsioneve kryeministrorë Rama-Berisha; nga tre për secilin tabori qeveritar. Dhe goditja ka filluar realisht në Lezhë; ku korrupsioni nxori edhe demonstrues që protestonin për arrestimin e hajdutëve.

Është komedi e madhe goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri; prandaj thashë unë më lart që drama e parë në teatrin e ri dramatik kombëtar do t’u kushtohet atyre. Në sallën e godinës së re të Teatrit Kombëtar, që do ta ndërtojnë vetë shqiptarët me donacione, do të shihet vënia në skenë e tragjikomedisë së vetë eliminimit të korripsionit kryeministror në Shqipëri.

Avokati i njohur trondit vendin: Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për të shembur… Read More »

Zbulohen kandidatët për bashkitë kryesore.Të konfirmuar nga Rama

Partia Socialiste ka “ndezur motorët” e fushatës për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Edi Rama mësohet, se ka zhvilluar takime kokë më kokë me krerët e grupeve drejtuese të punës së PS në qarqe. Gjithashtu, kreu socialist ka pasur konsultime edhe me të tjerë faktorë të rëndësishëm, për t’i dhënë një konsensus sa më të gjërë kandidaturave që PS do të përzgjedhë si kandidat për kryebashkiakë.

Mësohet se Tirana e ka kandidaturën më të padiskutueshme, ku sërish do të rikandidojë Erjon Veliaj.

Në Durrës Vangjush Dako, për të katërtën herë, në Korçë Sotiraq Filo do të rikandidojë për herë të tretë duke kërkuar që të marrë një mandat tjetër katërvjeçarë.

Armando Subashi është rikandidim i socialistëve për Bashkinë e Fierit. Dritan Leli do të ketë një garë të dytë për Vlorën. Në Maliq pritet të kandidojë për herë të gjashtë Vaskë Çinoku. Në Shkodër zëvendëskryeministrja Senida Mesi, e cila tashmë ka filluar fushatën elektorale. Në Lezhë kandidatura kryesore e socialistëve është deputeti Pjerin Ndreu. Ndrec Deda do të rivalizojë për një mandat tjetër në Rrëshen.

Presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici, pritet të jetë një nga kandidaturat kryesore si kryebashkiak  në qytetin verilindor. Gjici është kandidatura e Ramës për të thyer pushtetin e  shumë viteve të demokratëve dhe për të tentuar, që të marrë administrimin e  Kukësit.

Këta janë disa nga kandidaturat të konfirmuara dhe që kanë filluar thuajse më shumë se një vit më parë punë në bashkitë, ku ata do të garojnë.CNA.al

Zbulohen kandidatët për bashkitë kryesore.Të konfirmuar nga Rama Read More »

Kryeministri Edi Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, zoti President!

Ligjin për gjuhën shqipe herën e parë e rrëzoi me dekret presidenti maqedonas Ivanov, pasi u votua në parlament. Më pas parlamenti sipas Kushtetutës e rivotoi. Tani ligji hyn në fuqi automatikisht, pasi presidenti vetëm njëherë ka të drejtë kushtetuese ta kthejë një ligj në parlament. Por Presidenti maqedonas nuk don ta dekretojë ligjin e parlamentit. Pas prononcimit të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov që sërish nuk do ta dekretojë Ligjin për gjuhën shqipe, atij i është drejtuar kryeministri shqiptar Edi Rama, duke i kujtuar se nuk ka nga të shkojë. Nënteksti i kryeministrit Rama është i qartë: Mos e kruaj me shqiptarët, ndryshe shteti maqedonas fiket, siç fiket një qiri kur i fryn njeriu.

“Z. Ivanov, gjuha shqipe nuk është gjuhë e armikut, por gjuhë e një populli konstitutiv në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, i nderuar president Ivanov”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërkohë gjatë votimit të këtij ligji për herë të dytë nga parlamenti pati përplasje fizike mes kryetarit të parlamentit maqedonas i cili drejtohet nga shqiptari Talat Xhaferi dhe kryetarit të opozitës, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kryeministri Edi Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, zoti President! Read More »

Java e batutave: “Më mirë të qajmë nga malli, se nga halli”

Ashtu çdo të shtunë në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, nuk ka munguar rubrika humoristike, me momentet më pikante të javës. Seanca plenare, por edhe aktivitete të ndryshme politike të ndodhura përgjatë kësaj jave, janë shoqëruar me debate e replika mes forcave politike.

Ajo çka ra në sy në seancën parlamentare të kësaj së enjte, ishin padyshim batutat e përdorura nga ligjvënësit nga foltorja e Kuvendit. Jo pak të qeshura shkaktoi në sallë batuta e deputetit socialist Pandeli Majko teksa replikonte me deputetët demokratë.

Një tjetër shprehje ishte ajo e socialistit Taulant Balla teksa fliste për akuzat e opozitës për drogën.

 

E më pas ka ardhur edhe një batutë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka përmendur një shprehje të nënës së Petrit Vasilit.

“Ajo na thotë ‘më mirë të qajmë nga malli, se nga halli’”, tha Kryemadhi.

E padyshim objektivit të kamerave nuk mund t’i mungonte edhe stili elegant i zonjave deputete teksa i bashkoheshin sallës së seancave këtë të enjte.

 

Java e batutave: “Më mirë të qajmë nga malli, se nga halli” Read More »

Haradinaj: Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri nuk po zbatohen

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë, si në kohën kur drejtonte Hashim Thaçi apo Isa Mustafa, kanë ngecur dhe nuk po zbatohen.

Haradinaj theksoi se duhet një vlerësim i brendshëm, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë së pse po ngecë zbatimi. Këto komente, Haradinaj i bëri pasi u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri me tani nga takimet e dy qeverive.

“Kapaciteti për të bashkëpunuar bashkë me Republikën e Shqipërisë qeverisës ekziston, por nuk është aq në zbatim, nuk ka ndodhur mjaftueshëm, në të kaluarën, mendoj as tash jo. Ekziston një ndjenjë e mirë, në vullnet i madh, ekziston një. Por praktikisht ka disa po i quaj ashtu që çalon në disa aspekte. Të gjitha marrëveshje që atëherë që janë nënshkruar e deri sot, është dashur të arrijnë në Kuvend, do të kërkoj që me shkresa t’iu vijnë deputetëve. Donë ndoshta evoluim të brendshëm pse ngecë zbatimi, pra i të dy qeverive, nuk mendoj vetëm i Kosovës, por edhe i Shqipërisë. Do të thotë do një vlerësim të brendshëm pse ngecë zbatimi”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri nuk po zbatohen Read More »

Nga po shkon LSI? Lesi: Koalicion me PS. Manjani: Ta ndajë qartë, vetëm me PD

Lëvizjes Socialiste për Integrim po i ikin këshilltarët bashkiakë. Pas Fierit, rasti më i fundit është ai në Belsh. Ata i janë bashkuar Partisë Socialiste. Prej ditësh pyetja që po shtrohet është se nga po shkon LSI? Botuesi i “Koha Jonë” Nikollë Lesi propozon ribashkimin me Socialistët. Ndërsa Ylli Manjani thotë se Berisha dhe Meta duhet të japin një mesazh të qartë se janë bashkë përballë Ramës.

Nikollë Lesi, botues i gazetës Koha Jonë provokoi drejtpërdrejtë duke bërë thirrje për një koalicion PS-LSI për zgjedhjet vendore. Baza që i bashkon natyrshëm është krahu politik, por jo vetëm.

“PD për hir të sherreve të brendshme, problemeve që ka për hir të një lidershipi që nuk i natyrës së Berishës, lidership për mua Europian, por i dobët shumë, po e sfumon LSI dhe për mua LSI ka vetëm një koalicion të natyrshëm me PS”, tha Nikollë Lesi.

Ylli Manjani, i cili është tërhequr nga politika aktive e ditës, thotë se është edhe larg informacioneve direkte nga LSI, por i bëri thirrje partisë së tij të mos e konsiderojë në asnjë rast një bashkëpunim me Partinë e Socialiste.

“Rilindja është nukël politik, një grup shokësh të suksesshëm që kanë mbijetuar në politikë, kanë triumfuar në kurriz të PS që prej vitesh administrojnë pushtet të pakufishëm. Nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh rregull. Do ta çmoja krim të rëndë politik nëse flirtohet, aq më tepër nga LSI që ka përvojë të mjaftueshme”, tha Ylli Manjani.

Përvoja ka treguar dhe sondazhet tregojnë sipas Nikollë Lesit edhe se në terrenin politik avantazhi i LSI në zgjedhjet vendore është se të dy forcat kryesore ia kanë nevojën. Sipas tij PS po dërgon mesazhe në drejtim të saj, dhe ato nuk kanë të bëjnë me qeverisjen qendrore.

“Qoftë PD qoftë PS pa vota e LSI, sipas të gjitha sondazheve, kryetari i bashkisë nuk zgjidhet. Meqë ka sinjale të kryqëzuara nga selia rozë duhet të hyjë në bisedime serioze me Ramën Me kushte krejtësisht të tjera publike me një marrëveshje, jo për të hyrë në qeverinë qendrore, por vetëm për zgjedhjet vendore”, tha Nikollë Lesi.

Për Ylli Manjanin bashkimi i çdo faktori opozitar është i nevojshëm sikundër dhe refuzimi i qartë i çdo sinjali që vjen nga partia e kryeministrit Rama.

“Në këtë kontekst i kam bërë thirrje dhe Sali Berishës dhe Ilir Metës, jo për të përjashtuar Lulin, jo për të përjashtuar Monikën apo ndokënd tjetër, por për të konverguar në një pikë të përbashkët. Për të dhënë një mesazh të qartë: jemi përballë. Nuk ka dhe këtej dhe andej, dhe në politikë dhe jashtë politike dhe në opozitë edhe në pushtet, nuk ka”, tha Ylli Manjani.

Reagimet për një ftohje Basha-Kryemadhi dhe për një ulje tonesh të kryetares së LSI me Edi Ramën u shtuan ditët e fundit, teksa aksioni opozitar u duk i zbehur në raport me ditët, kur u themelua tryeza e opozitës për qeveri anti-mafia dhe me protestat e dhjetorit dhe janarit./top channel/

Nga po shkon LSI? Lesi: Koalicion me PS. Manjani: Ta ndajë qartë, vetëm me PD Read More »

Debati te “Të Paekspozuarit”: ERTV, propaganda që po vret shqiptarët

Emisioni i gazetarit Ylli Rakipi, “Të Paekspozuarit” në “Top Channel” ka zgjedhur të trajtojë sot temën e propagandës se partive politike dhe qeverisë në media. Në qendër të te debatit për median dhe propagandën është dhe nisma e kryeministrit, Edi Rama për të hapur një televizion persona, i vetmi i këtij lloji, “ERTV”.

Gazetarët, Andi Bushati, Ylli Rakipi, Armand Shkullaku dhe pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi kanë diskutuar për risitë dhe problemet që sjell në komunikimin publik.

“Kryeministri mund të prodhojë media sa të dojë, por nuk mund të ndalojë mediat e tjera të ndjekin ngjarjet dhe aktivitetet. Kjo gjë po ndodh me Ramën, duke përdorur median e tij, po largon mediat reale dhe nuk po i lejon që të filmojnë aktivitetet reale, siç i shohin gazetarët. Në vend të kësaj ai po sjellë kaseta të gatashme Ky pengim është shkelja e parë e rëndë që i është bërë media. Ndërsa transmetimi i këtyre materialeve të gatshme nga ne mediat është shkelje morale nga ana jonë”,- tha gazetari Armand Shkullaku.

Debati te “Të Paekspozuarit”: ERTV, propaganda që po vret shqiptarët Read More »