Politike

Alketët, Ervinët, e Flamurët, disa humbës që me maskarrallëk e kurvllëk u bënë deputet

Alketi, Ervini, Flamuri janë thjeshtë, disa humbës që nëpërmjet, rryshfetit, maskarallikut, kurvellikut, bythe-lepirjes, janë sot deputet të parlamentit.

Shkruan Ilirjan Blloshmi

Në një kohe kur kemi disa qytete nën mbreterimin e ujit, PD-ja ka vëne në rresht deputetet e saj për Alket Hysenin. Si ka tjeteresuar pronat thote? A është Alketi i korruptuar? -Po po dhe po, Alketi ka bëre gjëmën në Vlorë e Elbasan. Po si u pasurua Alketi? Ashtu siç u pasura Flamur Noka kur ishte ministër. Ashtu siç u pasura babai i Ervin Salijani, ashtu siç u pasura Ervini kur punonte në bashki.

-Alketi, Ervini, Flamuri janë thjeshtë, disa humbës që nëpërmjet, rryshfetit, maskarallikut, kurvellikut, bythe-lepirjes, janë sot deputet të parlamentit. Alketet, Ervinet, Flamurët jane sot në parlament, ne dogane, në bashki, ne administratë, në gjykata, në prokurori, ne banka, në ministri. Alketet, Ervinet, Flamurët bëjne korrupsion, vjedhin, tjetersojnë pronat, kur kryetaret e tyre janë në pushtet. E si shpërblim, ngrenë kartonin si ju thotë kryetari, bëjnë fjalime si ju thotë kryetari, vishen si ju thote kryetari. Sulmojnë ke nuk do kryetari. Fjala vjen, nuk do kryetari qe të sulmohet X kryetar bashkie, asnje nuk ben ze. A thua punet shkojne vaj aty? Jo aspak Alketet, Ervinet, Flamuret nuk flasin se ashtu jane mesuar te neneshtruar, te shitur, finoke.

Sot PD-ja nuk duhet të merret me Alketin, pasi ai eshte një pike uji në oqeanin e korrupsionit qe ka mbështjelle qeverine. Sot PD-ja duhet të flase për genocidin qe po i behet bregdetit dhe varferisë qe ka mpire çdo qelize te familjeve në Shqipëri. Sot PD-ja duhet të because për borxhin publik. E di ndonje tek PD-ja se borxhi publik është 72%? E me gjast qe ky broxh te shkoje 83% jane shume te medha. Por Alketet, Ervinet, Flamuret nuk jane ekonimiste, jane thjeshte eksperte ne vjedhje (interesant eshte fakti qe te 3 kane mbaruar shkolla private).

Alketet, Ervinët, Flamuret nuk e dine se,  në momentin që shteti do jete i detyruar të materializojë detyrimet e kushtezuara të borxhit publik ne do të kemi një super krize. E kjo krize nuk do zerë as Alketet, as Ervinet, as Flamurët. Nuk do t’i zere sepse ata janë mjeshtra të vjedhjes, janë kamur. Ata presin që kryetaret e tyre të vinë në pushtet e të ndërrojnë vendet.

Alketët, Ervinët, e Flamurët, disa humbës që me maskarrallëk e kurvllëk u bënë deputet Read More »

Familja Berisha përgatit shkarkimin e Bashës, jeta e ‘çunit të mirë’ të Ramës në rrezik

Berisha, Shkëlzeni dhe dhëndri Jamarbri  lajmërojnë largimin e Lulzim Bashës, nuk i mbron dot më nga rreziku i burgut dhe i sekuestrimit të pasurive të vjedhura. Përveç shkarkimit, Bashës tashmë i rrezikohet jeta sepse di shumë sekrete për familjen Berisha

Familja Berisha ka humbur përfundimisht besimin tek Lulzim Basha. Ky i fundit, jo vetëm po e largon për ditë e më shumë partinë nga pushteti, por tashmë nuk po i garanton familjes Berisha as mbrojtjen nga burgu, që ishte misioni kryesor i tij. Në drejtimin e Lulzim Bashës, Partia Demokratike po endet nga disfata në disfatë, duke dëshpëruar familjen Berisha, e cila partinë e ka gjënë më të shtrenjtë dhe jetike, për të mbrojtur pasuritë e vjedhura, për t’i shpëtuar burgut dhe për të ardhur sërish në pushtet.

Pesë vjet pasi e vendosën në krye të Partisë Demokratike, tashmë Lulzim Basha është zhgënjimi më i madh për familjen Berisha. Basha jo vetë nuk bëri asgjë për të bllokuar reformën në drejtësi dhe Vetingun, por shkoi e futi në brekushet e Edi Ramës, në maj të vitit të kaluar. Në një kohë kur Berisha i kishte caktuar si detyrë sabotimin e reformës, nga e cila vjen fundi i familjes, Berisha u kthyer në çunin e mirë i Edi Ramës.

Sali Berisha, Shkëlzeni dhe dhëndri Jamarbër Malltezi po përgatisin shkarkimin e Lulzim Bashës para zgjedhjeve lokale të 2019. Ditën djeshme, Sali Berisha, përmes një gazetari pranë tij, Agim Xhafka, i ka kërkuar Bashës që të largohet para zgjedhjeve nga Partia Demokratike. Kërkesa e Berishës erdhi ditën që organi i Vetingut përjashtoi nga sistemi i drejtësisë një nga gjyqtarët e Sali Berishës, Faros Lulo. Pas Lulos, në listët për t’u larguar janë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Sali Berisha dhe Ilir Metës nga drejtësia.

Nuk është e vështirë që të kuptohet se pas largimit të tyre, fshihet skenari për të çuar drejt burgut familjen Berisha dhe familjen Meta, dy familjet më të korruptuara dhe inkriminuara në Evropë. Largimin e njerëzve të tyre nga drejtësia, Meta dhe Berisha po e vuajnë heshtje, por Shkëlzeni nuk ka duruar dot. “Kërcënimet e Ramës në emër të komisionit të Vetingut i ulin “brekët” procesit”, shkroi Shkëlzeni pas shkarkimit të Fatos Lulos.

Jeta e Lulzim Bashës është në rrezik. Shkarkimi i tij dhe largimi drejt Holandës do të ishte skenari më i mirë. Por a do ta lejojë Sali Berisha Lulzim Bashën që të jetojë i qetë pasi ta shkarkojë? Kjo është dilema e madhe. Rreziku Lulzim Bashës i vjen pikërisht nga sekretet që di për familjen Berisha. Sekrete për familjen Berisha dinte edhe Sokol Olldashi. Në këtë situatë të rrezikshme, Lulzim Basha ka vetëm një zgjidhje, që të kërkojë mbrojte nga amerikanët siç bëri Luan Hoxha, i cili u kërcënuar me jetë nga Shkëlzeni që të mbyllte gojën për Gërdecin.Pamfleti.com

Familja Berisha përgatit shkarkimin e Bashës, jeta e ‘çunit të mirë’ të Ramës në rrezik Read More »

Kuvendi Kombëtar i PD – Vlora kundër Bashës, dështon për të tretën herë mbledhja

Partia Demokratike do të mbledhë muajin e ardhshëm Kuvendin Kombëtar, ku do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në statutin e kësaj partie.

Kuvendi do të mblidhet në datat 28-29 Prill, ndërsa brenda datës 22 mars pritej që grupi i punës të mblidhte të gjitha propozimet për ndryshimet statutore dhe më pas të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.

Por ky proces duket i pamundur në qytetin e Vlorës, ku mbledhja e kryesisë ka dështuar për të treten herë.

Sot është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike të Vlorës për të dhënë udhëzimet për Kuvendin Kombëtar të PD, ashtu siç e ka porositur kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, por takimi ka dështuar për të tretën herë, raporton CNA.al.

Në mbledhjen e kryesisë së PD në Vlorë kanë qënë të pranishëm vetëm 11 pjesëmarrës, gjë që tregon një refuzim të hapur nga anëtarët e kryesisë, si një sinjal kundër Lulzim Bashës dhe Kuvendit të tij.

Mesa duket demokratët e Vlorës refuzojnë Kuvendin që vulos përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.

Për të treten herë nuk zhvillohet dot mbledhja e kryesisë që do të jepte porositë e Bashës për Kuvendin dhe deputetja Mecorapja është detyruar ta pranojë në mbledhje se ky është një refuzim nga demokratët e Vlorës.

Deputetja e PD, Nada Mecorapja ka pranuar dështimin dhe PD-ja në Vlorë duket në ditët e saj më të këqija, ashtu siç nuk ka qënë as në vitin ’97.

Kuvendi Kombëtar i PD – Vlora kundër Bashës, dështon për të tretën herë mbledhja Read More »

Si u katandis PD-ja në një thes të shpuar

E vërteta e PD-së është portreti i saj i sotëm: një figurë politike më shumë qesharake, se sa besimdhënëse; një njeri i thirrur nga familja, për të ruajtur familjen; i pabesueshëm tek militantët e vjetër, por i ndjekur nga ujqërit e rinj, ai do e dërmojë aq shumë forcën politike që drejton, sa nuk do të mund t’i bënin dhjetëra e qindra kundërshtarë seriozë dhe të mençur.

Shkruan Bedri Islami

Në 22 mars 1992 Partia Demokratike mori një fitore të paralajmëruar dhe që dihej nga kushdo. Sinjali ishte dhënë më 1 mars të vitit të kaluar. Qytetet më të mëdha i kishin besuar asaj: Qendra e Tiranës, që njihej si “lagjja ku kishte lindur partia”, nuk votoi për presidentin e vendit, po për një inxhinier, ende të panjohur, që shumë shpejt doli nga jeta parlamentare.

22 marsi ishte thuajse i gjithë blu. Se çfarë do të ndodhte më tej nuk dihej asgjë. Vendi ishte i përmbysur, dhe si të mos kishte mjaftuar kjo, njerëzit ishin joshur me “çelun e bardhë” dhe “teorinë zero”. E vetmja gjë e sigurt ishte se e nesërmja do të ishte e hënë.

Që të nesërmen gjërat filluan të zbehen. Orët e entuziazmit po mbaronin shumë më shpejt se  sa kishin ardhur dhe sheshet e mbushura të ditës së 22 marsit, edhe nëse nuk u zbrazën, filluan të rrudhen.

Përse ndodhi kjo? Si është e mundur që një forcë politike, e cila mendohej se do të ishte shpresa e njerëzve drejt ëndrrës, brenda një kohe të shkurtër, çka nuk kishte ndodhur me asnjë parti tjetër opozitare në bllokun e Lindjes, do të merrte rrokopujën, për të shkuar drejt asaj që është sot, mjet kamikaz në duart e një grupi të vogël, përgjithësisht të fshehur pas shpinës së ish liderit të tyre dhe që, për vogëlima financiare  shesin edhe vizionet e fillimit të dhjetorit 1990?

Fitimtarët e 22 marsit nuk ishin gjë tjetër veçse ardhja e dytë, e mesme, e pushtetit të mëparshëm. Të gjithë kishin qenë në poste të nivelit të dytë, asnjëri i nëpërkëmbur, nga ish të përndjekurit dhe familjet e njohura asnjë nuk ishte ftuar për të qenë pjesë e qeverisë së re dhe, rasti i Pjetër Arbnorit, në drejtimin e parlamentit, më shumë se gjithçka tjetër, nuk ishte veçse një qokë politike.

Pak muaj më pas, në zgjedhjet vendore, do të vinte debakli i parë. PD do të ruante disa bastione, por do të humbiste shumicën.

Një vit e gjysmë më pas, në referendumin për Kushtetutën e re, që e shpallte Shqipërinë Republikë Parlamentare, po ku presidenti kthehej në një mbret, ishte dështimi i dytë i madh, kur na ra marramendshëm shpejt dhe nuk do të ndalej më.

Përse ndodhi e gjithë kjo?

Janë disa arsye themelore dhe shumë të tjera, rrethanore,  që i rrethuan këto arsye.

PD-ja, vendosi që qeveria e re t’i besohej një figure të lartë intelektuale, si Aleksandër Mesi dhe rreth tij ndërtoi një kabinet, i cili, edhe pse dukej se do të kishte njerëz vizionarë, në të vërtetë mentalitetin e tyre e mbyti koncepti shpellar.

Nëse kishte ndryshuar veshja e saj e jashtme, si do të dukej në një shtet shumëpartiak, thelbi kishte mbetur i njëjtë: ata do të hiqnin dalëngadalë “pardesytë e bardha” për të veshur mantelin e fitimtarit dhe kjo do të sillte shkatërrimin e asaj që ishte menduar. Të vetëfryrë me idenë e lirisë ata u bënë tiranë. Të thirrur për të bërë ringritjen, ata vazhduan me përmbysjen. Gjithnjë me fjalët e mëdha të demokracisë në mitingje, në praktikë ata filluan të marrin “revanshin” ndaj atyre me të cilët kishin qenë bashkëvuajtës disa muaj më parë. Duke qenë se shumica e tyre vinin nga radhët e komunistëve, apo familjet e tyre kishin strehë e saj, ata menduan se, ashtu si kishte ndodhur me lëvizjen komuniste, edhe këta do të rrinin 40 vite në pushtet.

Më ka ndodhur të jem në takimin e parë të Berishës pasi ishte zgjedhur president. Në pyetjen e parë nga salla se çfarë do të ndodhte nëse socialistët do të vijnë një ditë në pushtet, do të vinte edhe thirrja megalomane se “edhe për 50 vite nuk ka socialistë në pushtet. Unë ju garantoj”.

Ishte e vështirë për ta të thërrisnin mendjet, sidomos mendjet që rrezatonin ndershmëri dhe si të tillë, një ditë mund të rebeloheshin. Ata thirrën brenda vetes atë amalgamë që ishte e gatshme të shërbente, pavarësisht së shkuarës së saj.

Kthehem edhe një herë në takimin e cituar më sipër. Një ish i burgosur politik, Ded Kasneci, ndjesë pastë, duke folur për afrimin në postet e larta të një gjyqtari, Rustem Gjata, pyeti se si ishte e mundur, kur ky gjykatës kishte bërë ndoshta gjyqin e fundit politik në Shkodër, në të cilin kishte dënuar me vdekje, pa asnjë fakt konkret, dy ish ushtarakë, Enver Biçanakun dhe Rustem Tabakun, erdhi edhe përgjigja e njeriut që ishte menduar të risillte shpresë, se “ai na ka ndihmuar në hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë”.

PD-ja, përmes shampanjës që derdhi zonja Shehu në parlament, ditën që Berisha u shpall president, vendosi në krye të shtetit, jo rastësisht, njeriun që do të shndërrohej shumë shpejt, fillimisht në një tiran të vogël dhe pastaj në një tiran të madh.

Rikthimi i kultit, çka vazhdon edhe sot e kësaj dite, do të ishte njëri nga mëkatet e humnerës që la pas vetes forca politike e 22 marsit të 16 viteve më parë. Kaq e fortë është kjo ndjenjë, sidomos në një grupim të lidhur me rrethin, traditën e familjen e tij, sa edhe tani, një ish zëvendësministre, e njohur për shpërthimet e saj antiamerikane, do i bënte thirrje “kthehu , bac!”.

Askush tjetër si liderët e parë të PD-së fillimisht dhe të tjerët më pas, mizorisht, nuk u bënë pjesë e krimit financiar, për të shkuar më pas në krimin politik të vitit 1997.

Askush tjetër si ata, ia di gjynahet edhe elitës politike socialiste, që nuk ishte aq e gatshme të krijonte monopolet dhe oligarkinë financiare; të ndërtonte një sistem gjyqësor mizor, siç ishte ai i njohur si Plepat e Durrësit; asnjë forcë politike nuk solli në strukturat e saj aq shumë njerëz pa mendje, pa ide dhe plaçkitës.

Përse ndodhi e gjithë kjo?

Çdo gjë është në zanafillën e saj.

Ajo nuk u ngrit si një parti mbi bazën e një programi politik, të menduar gjatë dhe të organizuar në një hapësirë kohore.

Më shumë se parti, ajo ishte një shpërthim revolte, i nxitur nga vetë pushteti i kohës, si një shfryrje e ngadalshme për të shpëtuar veten.

Një grumbull njerëzish, shumë nga të cilët shkonin ende në mbledhjet e demokratëve duke pasur në xhep teserat e PPSH-së, as nuk kishin menduar në fundin e nëntorit se mund të jenë pjesë e një partie opozitare.

Ata i zuri opozitarizmi në rrugë, u bënë fillimisht pjesë e saj, pastaj me forcë, përmes lëvizjeve rrugaçërore, u bënë elita drejtuese dhe forca goditëse.

PD është quajtur parti e djathtë, por kurrë nuk ka qenë e tillë. Një konglomerat idesh, përplasjesh, mashtrimesh, ku vizionarët e paktë janë thyer që në fillim dhe ku vulgu i rrugëve ka ngritur piedestalin ku është vendosur një njeri i vetëm.

Se çfarë kanë në themelet e piedestalit, kjo është e qartë tashmë për të gjithë. Se sa kohë ata do të mbajnë mbi këtë grumbullim guror një figurë, edhe kjo nuk do të lërë rrjedhën e shumë viteve që të jetë e qartë.

E vërteta e PD-së është portreti i saj i sotëm: një figurë politike më shumë qesharake, se sa besimdhënëse; një njeri i thirrur nga familja, për të ruajtur familjen; i pabesueshëm tek militantët e vjetër, por i ndjekur nga ujqërit e rinj, ai do e dërmojë aq shumë forcën politike që drejton, sa nuk do të mund t’i bënin dhjetëra e qindra kundërshtarë seriozë dhe të mençur.

Sa herë që ai flet me fjalë të mëdha, për politikë të madhe, më kujtohet një fjalë e urtë që e përmendte shpesh herë halla ime e moçme: “I paafti jo vetëm që nuk të hedh gjë në thes, por të shpon edhe thesin”.

A është PD-ja sot një thes i shpuar?

Unë besoj, po.

Si u katandis PD-ja në një thes të shpuar Read More »

“Darka e Brukselit”, takohen Thaçi, Vuçiç e Mogherini

Që prej pasdites së kësaj të premteje, po zhvillohet takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, nën lehtësimin e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koçijançiç publikoi disa foto nga nisja e takimit.

Fillimisht, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Mogherini u takua veçmas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi ndërmjet dy presidentëve ka si synim avancimin përpara të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, për përmirësimin e raporteve reciproke.

Fokusi do të jetë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese që janë arritur, dhe mënyrat sesi të arrihet një zgjidhje përfundimtare mes të dyja vendeve.

“Darka e Brukselit”, takohen Thaçi, Vuçiç e Mogherini Read More »

Besnik Mustafaj: Nuk është zgjidhje rikthimi i Berishës në krye të PD

Ish-ministri demokrat Besnik Mustafaj ka folur sot për gjendjen aktuale të PD. Ai tha se nuk e sheh si zgjidhje rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.

“I vetmi personalitet që mund t’i bashkojë të gjithë brenda PD është Berisha, këtë e thonë edhe të tjerët. Nuk mendoj se kjo është zgjidhja, por besoj se Berisha e ka bërë të qartë këtë duke thënë sidomos pas zgjedhjeve të 2017-s, që pas humbjes së thellë të PD, dhe ai në disa dalje ka theksuar se ai nuk kthehet më.

Besoj se nuk është zgjidhja tek rikthimi, se ai e ka bërë rrugën e tij në politikë, dhe se ai vetë nuk e beson një gjë të tillë. Shumë e mendojnë se koha e drejtimit të PD nga Berisha është një kapitull i mbyllur. Kjo thirrje që drejtohet te Berisha është shprehje e dëshpërimit të madh që zotëron te një pjesë e madhe e demokratëve. Sfida që ka PD, është kapërcimi i këtij dëshpërimi.

Mua nuk më rrezulton se Berisha është prapa Bashës, prej disa kohësh jo vetëm tani. Basha po bën lidershipin e tij, dhe është përgjegjës 100% i gabimeve të tij. Unë besoj se kontradikta që është tani në sjelljen politike të demokratëve, qëndron në faktin se edhe kritikët e Bashës, nuk po shkojmë më tej se kaq,” tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj: Nuk është zgjidhje rikthimi i Berishës në krye të PD Read More »

Ngjyra dhe modë, politikanët nuk dalin nga kornizat e tyre të veshjes

Veshja konsiderohet si një formë e të shprehurit të vetvetes. Të gjithë përpiqemi të shprehemi sa më mirë dhe duke ruajtur identitetin tonë, i cili na diferencon nga të tjerët.

Edhe në botën e politikës, ku kodi përcakton qartë korzinat e veshjes, disa politikanë zgjedhin t’i shtojnë disa “ngjyra”, duke pasqyruar identitetin e tyre unik.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për shkak të detyrës i duhet të vesh gjithmonë kostume. Por, ai zgjedh shpesh kostumet me ngjyrë blu dhe herë me kuadrate.

Kryeministri, Edi Rama, njihet për atletet e preferuara “Adidas”, të cilat i kombinon edhe me kostumin zyrtar. Por, të preferuarat e tij janë gjithashtu edhe pantallonat “Yamamoto”.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk njihet për ndonjë veshje apo ngjyrë të preferuar. Por, ai shpesh preferon xhaketat me këmisha, duke hequr dorë nga kollarja zyrtare.

Kryetarja e LRI-së, Monika Kryemadhi, preferon ngjyrën e kuqe. E shohim shpesh me xhaketa, fustane apo pallto të kuqe.

Ngjyrën e kuqe dhe atë vishnje e preferon edhe deputetja e PD-së, Grida Duma. Teksa pëlqen të shtojë si aksesorë rripin në bel.

Gjergj Bojaxhi, ish-kryetari i SFIDA, preferon gjithmonë këmisha. Shpesh ato janë ngjyrë të bardhë por gjithashtu ai pëlqen edhe nuancat e blusë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pëlqen të vishet shpesh me pantallona. Ato mund të jenë të ngjyrave dhe prerjeve të ndryshme, apo shpesh edhe kostum.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,  pëlqen shumë xhaketat dhe sidomos ato ngjyrë të zezë. Me zinxhir, perçina apo butona, ato mbeten të preferuarat e saj.

Ngjyra dhe modë, politikanët nuk dalin nga kornizat e tyre të veshjes Read More »

Kriza në PD, Selami: Basha i dështuar, Berisha jo…

Ish-deputeti i PD-së dhe një ndër themeluesit e kësaj force, Eduart Selami është rikthyer në debatin publik tek demokratët.

Në një shënim të shkurtër në Twitter, Selami shkruan se Basha është i dështuar, ndërsa Berisha nuk është zgjidhja që duhet sot për PD-në. Selami shton se zgjidhja e vetme për PD-në është reformimimi mbi vlerat demokratike.

“Basha është i dështuar, Berisha nuk është zgjidhja, PD duhet reformuar mbi vlera demokratike”, shkruan Selami nga SHBA-ja.

Selami kandidoi përballë Bashës në zgjedhjet për kreun e PD-së, duke marrë pas një rezultat negativ, me një humbje fatale.

Kriza në PD, Selami: Basha i dështuar, Berisha jo… Read More »