Politike

Berisha, njëlloj si Enveri – ‘Vret’ Bashën për ti shpëtuar burgut

Sali Berisha po dridhet nga gjunjët. Jo nga mosha, sepse doktori di si të kujdeset për veten, por nga frika e Vettingut.

Nga frika e humbjes së pasurisë së tij dhe burgimit të fëmijëve nga vjedhja e madhe që i kanë bërë vendit, e denoncuar kjo edhe nga mazhoranca, Berisha po mundohet që të fundosë Bashën për të shpëtuar lëkurën e tij.

Pasi dështoi vitin e kaluar dhe nuk arriti që Basha të bojkotonte zgjedhjet e 25 qershorit, Berisha i është rikthyer sërish të njëjtit qëllim.

Ai kërkon që të bojkotohen zgjedhjet nga PD në mënyrë që Vettingu të bllokohet dhe të shpëtojë ai dhe pasuria e dinastisë Berisha.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Berisha u tregua i vendosur në qëndrimin e tij, duke shtuar se opozita duhet të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe vendore.

“Opozita e ka marrë mesazhin dhe ajo që është e përqendruar në transkriptimin e këtij mesazhi. Këtë ditë opozita do ta shndërrojë në ditë historike dhe mosbindja civile do përfshijë mbarë vendin për t’u kthyer shqiptarëve shpresën dhe besimin te ligji. Të gjitha llojet e formave janë mbi 50 manuale. E ka djegur mandatin e vet Rama. Ata që vendosën flamurin në Kalimash ata nuk ka vend në Shqipëri që nuk vendosin flamurin e tyre. Opozita është deklaruar për mosbindje civile. Nuk do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Për mendimin tim, ky është mendimi im PD nuk duhet të futet në zgjedhje, në asnjë palë zgjedhje.”

Vettingu është gijotina që do ti presë kokën Berishës, Shkëlzenit dhe Argitës. Por ujku i vjetër i politikës, tenton të fundosë Bashën që të shpëtojë familjen e tij. Tipike taktikë komuniste. Si Enver Hoxha që për pushtetin e tij absolute eliminoi të gjithë shokët, Berisha tenton të zhdukë Bashën nga politika për të shpëtuar veten.

Kjo është hera e dytë që Berisha hedhë në greminë Bashën. Herën e parë, zbarkoi i gjithë Brukseli në Tiranë dhe e bindi Bashën që të futet në zgjedhje. Por këtë herë, kush do e shpëtoi Lulin?

Berisha, njëlloj si Enveri – ‘Vret’ Bashën për ti shpëtuar burgut Read More »

Plas në LSI/ Deputeti i del kundër Monika Kryemadhit, injoron vendimin e saj me Bashën: Ai s’është kryetari im

Qendrim surprizë ky i deputetit të LSI Robert Bitri i cili ka dalë kundër vendimit unanim që Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI mori me Lulzim Bashën, kreun e PD në mbledhjen e djeshme

Bitri ka deklaruar se nuk është dakord për mosbindje civile dhe se Basha nuk është kryetari i tij ndaj nuk ka pse ndjek të njëjtën linjë me të.

Kujtojmë se para pak minutash është mbledhur Komisioni i Ekonomisë. PD e ka bojkotuar, ndërsa LSI ka marrë pjesë.

Sakaq, deputetë të PS kanë dënuar vendimin e opozitës për modbindje civile.
Ermonela Felaj e ka cilësuar thirrjen për mosbindje “një thirrje banale” e lidhur me interesa e qëllime personale.

Plas në LSI/ Deputeti i del kundër Monika Kryemadhit, injoron vendimin e saj me Bashën: Ai s’është kryetari im Read More »

Mbledhja e frontit opozitar, ja betimi që Berisha u kërkoi deputetëve

Gjatë mbledhjes së opozitës së bashkuar, ish-kryeministri Sali Berisha, ju ka kërkuar deputetëve të pranishëm që të bëjnë një betim me veten e tyre, i cili duhet të jetë që askush nuk duhet të ndalet deri sa të rrëzohet Rama.

Në fjalën e tij Berisha e cilësoi akt heroik protestën qytetare, e cila ishte një reagim i fortë për ti thënë stop arrogancës së Ramës.

Çfarë betimi u kërkoi Berisha deputetëve?

Unë them që nuk ka më asnjë lloj pengesë, por motivoni njerëzit. Të kemi një drejtim nëpërmjet një shtabi që do të drejtojë mosbindjen civile deri në përmbysjen e tij (Ramës). Edhe njëherë mirnjohje të thellë atyre lumjanëve dhe të gjithë atyre që ishin aty dhe që bënë një shkundje, një tërmet në ndërgjegjen, në vetëdijen tonë për t’ú ngritur deri në ditën e fitores.

Atë që tha Rama në Parlament, e tha për popullin opozitar, me një ngjuhë fyese, rrugaçi dhe halabaku që s’e ka përdorur kush kurrë në histori një drejtues I këtij vendi cilido të ketë qënë ai. Tani çfarë është problem? Problemi është që ne duhet të betohemi njëherë me veten tonë. Një betim duhet ta bëjmë dhe betimi duhet të jetë që nuk i ndahemi deri sa ta rrëzojmë pushtetin e tij. Dhe të jeni të sigurtë që kur e bëjmë këtë betim këta që jemi këtu dhe kur t’i marrim edhe të tjerët që të bëjnë këtë betim, ai vetëm po hipi në qiell, se nuk ka ku shkon pa rënë bashkë me narkoshtetin. Ai e ka tejkaluar çdo të drejtë.

Se për të qëndruar për të mbajtur një pushtet për të mbajtur një gjë duhet të kesh të drejtën me vete. Ai ke shkelmuar cdo të drejtë kundra nesh dhe kundra qytetarëve të thjeshtë që ai urren, sepse ai është rritur në bollëk dhe nuk e di se çfarë është varfëria. Me një të rënë të lapsit ai ia preu bukën e fëmijëve 20-30 mijë familjeve. Ai s’e di se me nnjë dynym tokë nuk siguron as bukën e 3 muajve.

Mbledhja e frontit opozitar, ja betimi që Berisha u kërkoi deputetëve Read More »

Basha: Le të vijnë të më arrestojnë mua

Lulzim Basha deklaroi para mbledhjes së grupit parlamentar të PD me LSI se nuk do të merren më leje për protesta. Nëse duan të arrestojnë dikë për këtë, Basha theksoi se le të arrestojnë atë vetë.

Sipas tij, kjo vjen për shkak se policia po shkel çdo rregull dhe ligj.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Policia nuk arreston Olsi Ramen, Saimir Tahirin,  Agron Xhafen, Balilajt e Habilat dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do ti trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë. Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi. Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!

Basha: Le të vijnë të më arrestojnë mua Read More »

Kërkoi përjashtimin e Ramës, avokat Ngjela sulmon Monikën: Është e zhytur në korrupsion, zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas kërkesës së Monika Kryemadhit për përjashtimin nga Kuvendi të kryeministrit Rama. Ai ka akuzuar Kryemadhin, duke thënë se këto nuk janë gjë tjetër veçse Show-e politike, pasi vetë ajo zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka. Ngjela ka thënë se këto janë ndërthurje të korrupsionit, ndërsa përjashtimi i Ramës nga Parlamenti është thuajse i pamundur pasi, të majtët kanë mazhorancën.

“Flasin kot, Kryemadhi ka gjysmat e rrugëve, i ka në bankë. Këta i nxorrën nga Kukësi se e bënë vetë rrugën me tarifë. Janë duke bërë show. Të majtët kanë mazhorancën. Nuk janë gjë tjetër veçse ndërthurje e korrupsionit. Nuk merrem me ta”.

Duke iu referuar arrestimit të dhjetëra qytetarëve që morën pjesë në protestën e së shtunës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit” ai tha në Opinion” në News24, nëse gjykata nuk i liron protestuesit e arrestuar, duhet t’i lirojë Presidenti.

“Do të keni parasysh një gjë se juridikisht ka një rregull që ligji ka karakter formal dhe jo logjik. Këta janë njerëz që kanë bërë një dëm, që do ta paguajë shteti. Kush e ka fajin? Nuk kisha bukë thotë, nuk e përballoja dot jetën. Atëherë është në nevojë ekstreme, është domosdoshmëri e nivelit juridik. Nëse ligji ka prapë karakter formal dhe nuk i lëshon gjykata, shteti ka shkelur në një gjë të paligjshme, janë përgjigjur me paligjshmëri. Do duhet t’i lirojë presidenti, me falje, nuk duhet të rrinë në burg. Se kanë shumë të sigurt nga gjykata.

Kuksianëve ua kanë paguar paratë që iu kanë përmbytur qytetin. Shteti iu ka debi të madhe që i ka përmbytur Fierza. Ua ka dhënë. Ka një debit ndaj tyre. Kjo është drejtësia, nuk është pushteti yt. Pushteti yt rrezikohet, nuk e bën dot, ikën në shtëpi. Po bën gabime shumë të rënda që të mos dorëzosh pushtetin. Ku e gjeti pronë ky.

E patë këtë që ndodhi si një reagim për një gjë të caktuar apo më shumë se kaq?

Unë kam biseduar me njerëz konkretë që i njohin. Është një qytet shumë i varfër sepse s’ka burime financiare, nuk ka punë. Kam dëgjuar që aeroportin e kërkon Uashingtoni, po ky se jep. Nuk e di sa e saktë është, kam dëgjuar.

E vetmja rrugë është ajo që thashë, meqë ligji ka karakter formal, të vejë tek Presidenti. E mira është të mos ketë vendim. Gjykata nuk duhet të vendosë masë arresti se është krimi shumë i lehtë. Por nëse gjykata nuk i liron, duhet t’i lirojë Presidenti”, deklaroi Ngjela.

Për sa i përket rolit të kryeprokurores Arta Marku në këtë çështje, Ngjela tha se ajo nuk ka çfarë të bëjë.

“Nuk ka çfarë të bëjë. Ajo është si kalë, ajo është akuza. Ajo do vazhdojë të hetojë. Është tronditje shoqërore. Ajo nuk di si ta zgjidhë, ose di si ta zgjidhë por nuk është në kohën e saj”, deklaroi Ngjela.

Kërkoi përjashtimin e Ramës, avokat Ngjela sulmon Monikën: Është e zhytur në korrupsion, zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka Read More »

Ramush Haradinaj merr guximin dhe iu përgjigjet kërcënimve të Erdoganit: Mos u merr me punët tona!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më në fund i është kundërpërgjigjur presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas akuzave që mori nga udhëheqësi turk, për reagimin e tij rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

“Jazëk të qoftë kryeministri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falënderoj shumë presidentin e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidentit të Kosovës”, tha Erdogan.

Megjithatë, Haradinaj nuk e ka përmendur asnjëherë me emër presidentin turk, dhe as rastin e dëbimit të turqve, të cilët në Turqi akuzohen për terrorizëm, teksa i është kundërpërgjigjur Erdoganit.

Shefi i ekzekutivit të vendit i ka thënë Erdoganit se nuk do ta lejojë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk e kanë në traditë të ndërhyjnë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër.

“Kosova dhe unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë. As në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen. Punët tona të shtëpisë s’do të mundet kush t’i bëjë në emrin tonë në Kosovë. Do t’i bëjmë ne, kur t’i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, është shprehur kryeministri kosovar.

Ramush Haradinaj merr guximin dhe iu përgjigjet kërcënimve të Erdoganit: Mos u merr me punët tona! Read More »

Rrup sup Kuvendit. S’ka më as seks, as alkool dhe as celularë

Vala botërore e denoncimeve per ngacmime seksuale, ka nxitur dhe Parlamentin e Shqipërisë ta ndalojë ligjërisht këtë lloj sjellje brenda ambienteve të tij.

Bëhet fjalë për një klauzolë të re të shtuar në Kodin e Etikës dhe propozuar nga demokrati Enkelejd Alibeaj.

Por çfarë do të quhet ngacmim seksual?

Sipas Kodit të Etikës, deputetët nuk lejohet në vijnë në sallë të droguar ose të pirë, po ashtu as të përdorin celularin. Deklarata e tyre e pasurisë, së bashku me shpenzimet 2 mujore që Parlamenti ka bërë për secilin, do të botohen në faqen e Kuvendit.

Edhe pse quhet kod, Kodi Etikës është një ligj që mund të miratohet me shumicë të thjeshtë. Por mazhoranca dhe opozita duan ta miratojnë bashkarisht, për këtë arsye kanë negociuar prej javësh për të arritur një variant konsensual.

Aktualisht është vetëm një nen që mban peng votimin.

“Nuk lejohen fjalët, gjestet,  komunikimi vulgar i cili mund të vlerësohet nga kushdo. Gjithashtu  nëse dikush vihet në dijeni për një mjedis jo miqësor, pra që ka ngacmime, ka provokime, duhet ta denoncojë dhe t’i dalë në mbështetje kolegut  apo koleges. Jo që në Kuvendin e Shqipërisë deputetët ose deputetet  janë të ngacmuara ose kanë ngacmime seksuale”, tha për Klan Plus Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

Rrup sup Kuvendit. S’ka më as seks, as alkool dhe as celularë Read More »

Edi Rama jep Dorëheqjen, Ilir Meta Arrestohet, Sali Berisha Izolohet

Do donim të ishte e vërtetë, por është një rreng për 1 prillin. Të lodhur nga qeveri të njëpasnjëshme të lidhura me krimin dhe korrupsionin, shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës.

Të gjithë të zhgënjyer nga politika 27 vjeçare e korruptuar dhe e fundosur në llum, do të donin që hajdutët të largoheshin nga pushteti dhe të përfundonin në burg.

Megjithatë, mos u gëzoni shumë sepse ky shkrim është për ditën  e gënjestrave, pra të politikanëve. Ata na gënjejnë çdo ditë, të paktën një herë në vit të mundohemi dhe ne ti vëmë në lojë ata.

Edi Rama jep Dorëheqjen, Ilir Meta Arrestohet, Sali Berisha Izolohet Read More »