Politike

Dokumenti/ Oligarkia “ul në gjunjë” “peshqit e mëdhenj”; marrëveshja Rama- Basha për 17 katëshin te Liqeni

Këtu të gjithë flasin për moral, ndërkohë që morali ka kohë që e ka humbur kuptimin e vet.

Pak më parë “Pamfleti” shfaqi shqetësimin se Pallati 17 katësh tek Liqeni Artificial i dhënë nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha si dhuratë për klientin e tij Bashkim Ulaj, pritet të shërbejë prapë si objekt ‘dhurimi’.

Ai do t’i dhurohet Bashës në “pjatancë” nga Rama në këmbim të tërheqjes nga protestat për taksën e rrugës së Kombit.

Gjykata me brekë nëpër këmbë e ka në dorë një gjë të tillë dhe pritet që në këto kushte vendimi të jetë pro klientit të Bashës, ndërtuesit të familjes Bashkim Ulaj.

Ndërkohë që ky pallat është dhënë nga Basha në vitin 2014. Teksa argumentonte kundër protestuesve të atëhershëm se bashkia e Tiranës për këtë çështje, nëpërmjet një deklarate për median thotë se “Projekti zhvillimor kufizohet vetëm brenda pronës private dhe shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim.

Ajo që tronditi mendjet e publikut dhe nervat e tij ishte fakti i ndërtimit të pallatit 17-katësh që do të ngrihet mu tek diga e “Liqenit Artificial”. Edhe pse fasha të gjera të shoqërisë janë ankuar dhe kanë protestuar ndaj këtij ndërtimi, Bashkia e Tiranës është mjaftuar me prononcimin e thatë se: “pallati nuk do ta cenojë pronën publike”.

Edhe pse Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit arriti të bllokojë punimet për mungesë dokumentacioni, ishte Gjykata ka vendosur vazhdimin e tyre. Madje ka qënë dhe Ish ministri i Drejtësisë përfaqësues i LSI Ylli Manjani, në atë kohë nënkryetar i LSI, ai që e quajti projektin e ndërtimit të një kompleksi pallatesh në afërsi të Digës së Liqenit në Tiranë, një skandal shumëdimensional me firmën dhe bekimin e kreut të Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha.

“Ai kompleks atje që ngjan me një qytet të ri, është një skandal juridik, është një korrupsion politik dhe një katastrofë urbane e shoqëruar nga një katastrofë mjedisore gjithashtu. Duhet ndaluar me çdo kusht. Është një çmenduri që një kryetar bashkie që erdhi me premtimin për të ndaluar betonizimin…është e pafalshme dhe e patolerueshme deklarata e Bashkisë që duke prerë pemë dhe duke shtuar beton shtohet gjelbërimi!”, thotë Manjani në atë kohë.

Madje ai deklaroi se mazhoranca qeverisëse është e vendosur ta ndalojë këtë projekt.

“Me të gjitha mjetet ligjore do të ndalohet. Duhet ndaluar se s’bën! Nuk mund t’u zëmë frymën njerëzve. Nuk ka asnjë kriter urbanistik ai lloj ndërtimi. Është korrupsion politik sepse po bëhet nga klientë të pushtetit, janë klientët e Bashkisë së Tiranës që nuk mund të pranohet. Kjo mazhorancë ka dëshmuar se ka vullnet për ta pastruar territorin, për ta mbrojtur territorin nga katastrofat urbane dhe do ta bëjë këtë punë.

Ditën që do ta lërë këtë punë, kjo mazhorancë nuk duhet të jetë në pushtet”, tha Manjani.

Sot ka ndryshuar qëndrim. Madje po hesht dhe vetë Jamarbër Malltezi. Më 2012, kohë kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha, superdhëndri është paguar nga shefi i tij për të bërë vlerësimin strategjik mjedisor të Planit të Përgjithshëm Vendor, një plan i cili legjitimoi ndërtimin e një sërë pallatesh shumëkatëshe në disa nga zonat e gjelbëruara të Tiranës, si pallati 17 katësh te Diga e Liqenit apo përballë Fakultetit të Ekonomisë.

Dhe pasi u bllokua, me kërkesën e Veliajt, superdhëndërri protestoi rëndë atje.

Kryetari i Bashkisë Veliaj u shpreh kundër ndërtimit të pallatit 17 katësh te diga pasi leja e dhënë bie ndesh me raportin e Bordit të Digave.

Sipas tij kjo çështje me interes për qytetarët dhe parkun e liqenit nuk mund të gjykohet nga gjyqtarë që janë familjarë me ndërtuesit e pallatit 17-katësh.

Tashmë pritet që Rama t’ia “dhurojë” në tavolinë këtë pallat Bashës, thjeshtë e vetëm si “mall këmbimi” për të mbyllur gojën për taksën e Rrugës së Kombit. Nuk e ka për herë të parë.

I dha dhe 13.3 milionë euro vjehrrit të Bashës, pavarësisht se kishte ndërtuar një pallat në det, kundër çdo ligji.

Dokumenti/ Oligarkia “ul në gjunjë” “peshqit e mëdhenj”; marrëveshja Rama- Basha për 17 katëshin te Liqeni Read More »

Çfarë po ndodh me Lulzim Bashën? Shihet i shpërfytyruar dhe me sy të skuqur

Lulzim Basha është shpërfytyruar, ditën që demokratët e Kukësit nuk i’u bindën atij dhe Flamur Nokës, i cili deklaroi me urdhër të liderit të opozitës, përpara gjithë shqiptarëve në foltoren e Parlamentit, se protesta e ditës së shtunë ishte një tubim që do të organizohej nga socialistët, të cilët kishin përgatitur dhe terrenin me mjete për të shkatërruar gjithçka me qëllim për t’ia faturuar “koston” e dëmeve të djathtës së bashkuar dhe të majtës së çorientuar të Kryemadhit.

Ndaj Muli paralajmëroi se demokratët do të distancoheshin nga dhuna e qëllimshme, por kjo nuk ndodhi, duke mos u realizuar kërkesa që i kishte bërë Basha: Dështimin e protestës. Arsyet se përse Basha ishte anti protestë ua kemi shpjegur shqiptarëve në një shkrim të djeshëm (SKANDAL/ Lulzim Basha e vjedh dy herë Rrugën e Kombit! I merr 250 mijë euro “Kastratit” për të mos dal në protestë). Por kush e ka parë Bashën këto ditë, duhet ta ketë vënë re një kuqje të madhe në të dy sytë.

Kjo, jo për merakun që ka për qytetarët kuksian, por për problemin e madh që i hapën me mikun e tij Çet Kastrati. Përpos dëmit që i shkaktoi duke e mashtruar, specialitet që e ka në shkallën më të lartë e me titull “Mjeshtër i Madh”, Basha nuk mund të mbylli sytë sepse nuk di si të veproj: T’i kthej Çetit 250 mijë eurot si kapar që mori për të mos marrë pjesë në protestë, apo t’i pagoi dëmet që i bëri duke shtuar dhe 250 mijë të tjera?!

Luli në fakt nuk është mësuar të paguaj për dëmet, e as të rri pa gjumë, por kësaj radhe, kur pazarin e tij të pistë e dinë dhe disa të tjerë nga brenda PD-së, vlera e marrë “dorën e parë” tani ka dhe një këst si interes i shtuar. Nëse merret vesh, Lulzimi nuk dihet se sa do të paguaj nga frika e atyre që i mashtroi dhe i la në mes të rrugës për 250 mijë euro “të qelbta”. Ndaj skuqja e syve dhe pagjumësia do vazhdoi gjatë, deri kur të qetësohen gjakrat!

Çfarë po ndodh me Lulzim Bashën? Shihet i shpërfytyruar dhe me sy të skuqur Read More »

Përgjysmohet grupi parlamentar i LS, dy deputetë braktisin e Monikën, ndërsa të tjerë presin radhën për të ikur

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po gjen qetësi, ndonëse po përpiqet të luajë një rol në opozitë.

Strategjia e ndjekur nga Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, sidomos thirrja e fundit për mosbindje civile me sa duket ka trazuar fort grupin parlamentar të kësaj partie. Pasi nuk mund të pajtohet një pjesë e grupit të LSI me përpjekjet anti-shtet të Monikës dhe deputetëve-adoleshente që e ndjekin pas, si dhe sulmin ndaj institucioneve prej tyre. Çka ka sjellë një përplasje të fortë brenda grupit parlamentar, sidomos pas mbledhjeve të përbashkëta mes grupeve parlamentare të PD e LSI, për të vepruar kundër ligjeve të shtetit deri në mosbindje civile.

Thirrjet për mosbindje civile nga ish-kryeministri Berisha, të përforcuara nga kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI Kryemadhi kanë sjellë në fakt një refuzim të gjysmës së deputetëve të LSI që t’i bashkohen kësaj iniciative.

Janë dy deputetë të cilët nuk e honepsin lëvizjen radikale të Berishës, Bashës por dhe Monikës.

I pari nga deputetët e LSI që ka dalë hapur ka qenë Robert Bitri, që përfaqëson qarkun e Fierit për këtë parti.

Përpos faktit që ka marrë pjesë në komisione, Bitri është shprehur kundër vendimit të përbashkët PD dhe LSI për mosbindje civile.

“Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë sime dhe nuk jam dakord për mosbindje civile”, ka deklaruar ai.

Por vendimi i PD-LSI duket se është kundërshtuar edhe nga Edmond Haxhinasto, ish ministër i Transporteve në qeverinë e Ramës, si përfaqësues i LSI.

Deputeti i LSI, ndryshe nga deputetët e PD e kolegu i tij i LSI-së, Përparim Spahiu, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Dhe me sa duket ky është vendimi i gjysmës së grupit të LSI, i cili pritet të shkëputet nga Monika dhe të udhëtojnë ose në drejtim të PS ose të qëndrojnë si grup deputetësh të pavarur. Duke e zhytur më tej në krizë LSI-në, mjaft e tgronditur nga largimi masiv i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin në drejtim të PS.

Por nuk është vetëm kjo përplasja dhe kundërshtia për një aleancë mes PD dhe LSI.

Edhe në bazën e PD, ka pakënaqësi për koalicionin me LSI, pasi sipas tyre vjedhjet më të mëdha janë shënuar pikërisht nga përfaqësuesit e LSI, dhe nuk mund të bëjnë sot sikur janë abuzime vetëm të PS. Çka nënkupton se ‘aliazhi’ politik mes PD dhe LSI është i papërshtatshëm por dhe i papërtypshëm nga baza e të dy partive respektive.

Duke shkaktuar “erozion” politik si brenda koalicionit ashtu dhe brenda partive politike. Pikërisht një vit para zgjedhjeve vendore.

Përgjysmohet grupi parlamentar i LS, dy deputetë braktisin e Monikën, ndërsa të tjerë presin radhën për të ikur Read More »

Basha katandis qytetarët në rrugë, zbulohet urdhri që do të zbatohet të enjten

Pas takimit me krerët e degëve mësohet se PD ka vendosur nisjen e mos bindjes civile. Sipas informacioneve të enjten do të ketë bllokim rrugës kryesore, si shenja e parë e mosbindjes civile.

Rrugët që do të bllokohen Lushnje-Fier, Vorë-Fushë Krujë dhe akse të tjera në veri të vendit.Pjesa më e madhe e grupit parlamentar do të jetë me qytetarët në protestat që do të zhvillohen ne këto akse. Ndërkohë që mendohet që disa nga drejtuesit e grupit parlamentar do të jenë në parlament për ti kërkuar qeverisë të reflektoj.

Deklarata e Lulzim Bashës

Mashtrimet e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij janë shenjat e panikut dhe dëshpërimit që e ka kapur. Thelbi i çështjes është ky: Rama i grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj iu bie dyfish me kërbaç dhe reagimi i tyre në Kukës dhe reagimi i tyre në mbarë Shqipërinë është reagim kundër padrejtësisë dhe grabitjes.

Çfarë dua të them me këtë?

Merr 200 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve për mirëmbajtjen e rrugëve, nuk shpenzon asnjë cent nga këto lekë për Rrugën e Kombit por vendos taksë të re të papërballueshme. Nuk shpenzon asnjë cent nga këto 800 milionë euro që ka mbledhur në këto 5 vite dhe taksën e qarkullimit që e ka rritur për mirëmbajtjen e rrugëve, por i jep ato me koncension, pra iu vendos taksë të dyfishtë shqiptarëve. Ata që u çuan janë njerëzit më të varfër, më të shpërfillur, më të braktisurit e Shqipërisë ndër vite, ata u çuan për bukën e gojës.

E dëgjuat atë burrin që thoshte se, jetoj 20 metra nga trau dhe s’kam mundësi të shkoj e të vij në shpi me 5 euro sa herë që kaloj traun.

Kjo është arsyeja e revoltës së këtyre njerëzve të thjeshtë. Revoltë e cila ka përkrahjen e gjithë shqiptarëve, të cilët po deklarojnë një zëri që janë dhe ndihen kuksianë.

Pse e thonë këtë?!

Sepse janë njësoj si kuksianët subjekt i grabitjes së dyfishtë të Edi Ramës; mbledh taksa por këto taksa nuk i çon për arsyet që i mbledh, as për mirëmbajtje rrugësh, as për shkolla të reja, as për spitale të reja, i çon për inceneratorët e Arben Ahmetajt, i çon për milionat që merr Vilma Nushi. Asnjëri prej tyre nuk bën punë. Për Vilma Nushin falsifikohen formularët dhe checkohen të vdekurit. Për 25 milionë euro në vit që merr Arben Ahmetaj po bëhet gati të sjellë plehrat e Italisë .

Me paratë e shqiptarëve nuk u shërbejnë shqiptarëve. Ndaj dhe kjo është në radhë të parë një reagim dhe kryengritje qytetarësh kundër grabitjes së dyfishtë që i bën Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve dhe oligarkëve që ndan këto para.

Së dyti është një reagim ndaj padrejtësisë së dyfishtë. Një javë i la kohë me prokurorinë dhe policinë e tij Arbër Çekajt të arratisej megjithëse kishte sjellë 180 milionë euro kokainë në Portin e Durrësit. Saimir Tahiri iu dha makinën trafikantëve të drogës dhe është kapur në përgjimet e aftimafies, bredh i lirë dhe i lirë bredh edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar si trafikant ndërkombëtar droge. Të lirë janë habilajt, Balili dhe dhjetëra kriminelë por iu turri policinë familjeve më të varfëra të Shqipërisë. Në mes të natës arrestoi 23 kryefamiljarë. Pse?! Sepse protestuan për mbijetesën e tyredhe fëmijëve të tyre. Kjo është padrejtësia e dyfishtë. Kriminelët, ata që bëjnë drogën, politikanët e korruptuar, politikanët e lidhur me krimin bredhin të lirë ndërsa njerëzit që çohen dhe protestojnë për të drejtat e tyre, që çohen dhe protestojnë kundër grabitjes dhe padrejtësisë, terrorizohen.

Pse ushtrohet ky terror?!

Ky terror ushtrohet që të mos ngrejnë zërin, që ti bëjnë shembull para shqiptarëve dhe kjo është mendësia e diktatura kur iu afrohet fundit. Prandaj kam bërë thirrjen e djeshme për mosbindje qytetare që do të thotë refuzim i padrejtësisë, refuzim i grabitjes.

Po, do të thotë të mos paguajnë taksat e rritura. Është një thirrje ndaj sipërmarrjeve të vogla të mos e paguajë TVSH-në sepse këto taksa nuk shkojnë për qytetarët. Këto taksa vidhen dhe shpërdorohen ngda Edi Rama dhe banda në pushtet. Ndaj e përsërish këtë thirrje; mos paguani taksat. Nuk ka çfarë tu bëjë.  Nuk arreston dot të gjithë popullin. Kjo është rruga për t’ju kundërvënë grabitjes së dyfishtë dhe padrejtësisë së dyfishtë. Dhe në këtë rrugë dhe në çdo veprim që qytetarët do të ndërmarrin, opozita do të jetë tërësisht dhe në të gjitha format dhe mënyrat në krahun e tyre siç jemi sot në krahun e qytetarëve kuksianë, siç jemi sot në krahun e atyre 23 të arrestuarve që protestuan për fëmijët e tyre dhe për mbijetesën e tyre, që duhet të lirohen menjëherë.

Thirrja që unë i drejtoj është që të tërheqë menjëherë policinë nga Kukësi. Të lirojë të 23 personat e grabitur në mes të natës. Të arrestojë Saimir Tahirin. Të arrestojë Fatmir Xhafaj vëllanë e vet që është i dënuar për drogë dhe vazhdon të jetë një ndër bosët kryesorë të drogës në Vlorë. Të arrestojë Balilin, të arrestojë habilajt. Të mos merret me nejrëzit e thjeshtë. Deri në atë moment, mosbindja civile, refuzimi i grabitjes së dyfishtë dhe padrejtësisë së dyfishtë, është rruga që opozita i tregon popullit dhe me të cilën do të udhëheqë popullin drejt refuzimit pakushte të kësaj grabitje dhe padrejtësie të dyfishtë.

Pyetje: Kur do fillojnë protestat?

Basha: Protestat kanë filluar.

Basha katandis qytetarët në rrugë, zbulohet urdhri që do të zbatohet të enjten Read More »

Situata e tensionuar, Rama-Thaçi takim kokë më kokë në një lokal të Tiranës

Kryeministri Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mësohet se janë takuar papritmas në një lokal në Tiranë ditën e sotme.

Sipas informacioneve, takimi ka zgjatur rreth një orë, ndërkohë që nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Thaçit në kryeqytet.

Dreka ka ardhur fill pas tensionit të krijuar në vend pas vendimit të marrë nga opozita që i bëri thirrje popullit për mosbindje civile.

Situata e tensionuar, Rama-Thaçi takim kokë më kokë në një lokal të Tiranës Read More »

Rama vizë të kuqe kryebashkiakëve, nuk do të rikandidojnë në zgjedhjet e 2019

Askush nuk e ka vendin e sigurt dhe shumica e kryebashkiakëve nuk do të rikandidojnë. Ky pohim është bërë nga kryeministri Edi Rama. E para se shumë kryetar bashkish janë në mandatin e tretë dhe nuk do të mund të rikandidojnë dot më, ndërsa e dyta është se përveç kandidatëve që u mbaron mandati të rrezikuar janë dhe kandidatët që janë më dy mandate.

Kryeministri prej kohësh ka nisur monitorimin e kryebashkiakëve të majtë mbi performancën.

Sipas informacioneve të gazetës “Sot”, kreu socialist Edi Rama, ashtu si dhe në takimin e mbajtur në Vlorë të shtunën, ka porositur të gjithë bazën socialiste që të fokusohet në maksimum tek zgjedhjet vendore. Kjo për faktin se, sipas porosive të kryeministrit, këto zgjedhje do të shërbejnë si një tjetër tregues force i Partisë Socialiste ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por përveç kësaj porosie, kryeministri i ka kërkuar bazës që të nisë nga puna edhe për përzgjedhjen e emrave të mundshëm që do mund të nominohen për të garuar në zgjedhjet vendore.

Po ashtu, është mësuar se Rama ka qenë i prerë me drejtuesit e degëve të Partisë Socialiste dhe bazës, pasi iu ka kërkuar atyre që emrat që do të nominohen për kandidatë Bashkish duhet të përzgjidhen me kujdes dhe se ata duhet të jenë njerëz me integritet që gëzojnë të gjithë respektin e banorëve të zonës.

Rama vizë të kuqe kryebashkiakëve, nuk do të rikandidojnë në zgjedhjet e 2019 Read More »

Basha pasi mbushi xhepat iu qan hallin kuksianëve të varfër: Me lekët tuaja pasurohet Rama, mos paguani!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për media ku ka folur lidhur me taksimin e Rrugës së Kombit dhe aksionin e ri opozitar.

Basha  i fton shqiptarët që të mos paguajnë më taksa pasi sipas tij kryeministri Edi Rama nuk i arreston dot.

“Mashtrimet e Ramës janë shenjat e dëshpërimit dhe panikut që e ka kapur. Rama i grabit dyfish shqiptarët, dhe pastaj u bie dyfish me kërbaç, reagimi i shqiptarëve në Kukës dhe në mbarë vendin është për situatën në të cilën ndodhen.

Merr miliona euro nga taksa e qarkullimit, por nuk i përdor për rrugët. Dhe sot vendos një tjetër taksë për të kaluar rrugën.

Ky është taksim i dyfishtë i shqiptareve. Ata banorë në Kukës u ngritën për bukën e gojës, pasi e kanë të pamundur që të paguajnë takse për të kaluar në Rrugën e Kombit.

E bën këtë për të mbushur xhepat e tyre. paratë e shqiptarët nuk u shërbejnë shqiptarëve, por i përdor për inceneratorët e Ahmtajt. Së dyti, ky është një reagim ndaj padrejtësisë së dyfishtë.

Një javë i la kohë Rama me prokurorinë e tij Arbër Xekajt të arratisej edhe pse kishte sjellë një sasi të madhe kokainë.

Qytetarët që protestojnë kundër padrejtësisë, terrorizohen, që të mos reagojnë ne.

Ndaj jemi për mosbindje qytetare. Kjo është edhe një thirrje ndaj sipërmarrjes së vogël që mos ta paguajnë”, tha kryedemokrati Basha.

Basha pasi mbushi xhepat iu qan hallin kuksianëve të varfër: Me lekët tuaja pasurohet Rama, mos paguani! Read More »

Shqipëria në rrugën Evropiane, 1 deputet Gay në Kuvend

Nëse mendoni se Shqipëria nuk ka bërë përparim në çdo aspekt si vendet e zhvilluara të Europës, e keni shumë gabim. Para disa ditëve plasi debat i madh për komunitetin LGBT dhe të drejtat e tyre në shoqëri. Nuk duam aspak të përfshihemi në debatin e krijuar për praninë e tyre në shkolla, por realisht ky komunitet ka të drejtat e veta që duhen respektuar njësoj si në vendet e zhvilluara.

Besojeni ose jo, por Shqipëria ka bërë arritje në këtë fushë! Aq shumë sa një Gay është në Kuvendin e Shqipërisë si deputet. Në fakt në Kuvend janë 140 deputetë dhe propabiliteti është që të jetë më shumë se një Gay në Kuvend. Sipas thashethemeve janë më shumë se një , por ne po flasim për njërin që e kemi të sigurtë. Ai është një djalë i ri, që ka një eufori të madhe në politikë, e shohim kudo dhe flet për çfarëdo. Vetëm për Gay-t nuk flet!

Del pothuajse çdo ditë në televizor duke folur për shumë probleme dhe halle të popullit shqiptar. Ai është në rradhët e opozitës. Ky djalosh e ka marrë me shumë qejf punën e deputetit sa nuk i lë rradhën asnjë njeriu të flasë para tij.

E pra, referuar rastit rezulton se Shqipëria ka përparuar konisderushëm në këtë aspekt.

Sado të fshehtë ta mbajë dikur e vërteta do të dalë në shesh dhe ai nuk ka pse të ndjehet aspak fajtor dhe i nënçmuar, sepse ka të drejtat në jetën e tij private.

Shqipëria në rrugën Evropiane, 1 deputet Gay në Kuvend Read More »