Politike

“Më vrafshin mua po e kuptoi Luli këtë punën e TVSH-së”: Reagon Balla në takimin me bizneset në Elbasan

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me deputetët e Elbasanit, Kryetarin e Bashkisë dhe specialistë të ekonomisë zhvilluan një takim me biznesin e vogël, me qëllim formimin mbi mungesën e ndikimit që TVSH-ja do të ketë në punën e tyre.

Në fjalën e tij, Balla iu përgjigj edhe kreut të PD-së, duke u shprehur i bindur se ky i fundit nuk ka as idenë më të vogël të funksionimit të TVSH-së.

“Menduam të bëjmë këtë takim jo vetëm për t’ju sqaruar, por për t’ju garantuar se gjithë kjo zhurmë po ngrihet me qëllime politike dhe qëllime që s’kanë të bëjnë me interesin tuaj. Asnjëri prej jush nuk do të paguajë asnjë shtesë.

E gjithë kjo nuk bëhet për të paguar ju tatim shtesë; e gjithë kjo bëhet që disa kompani të mëdha, të cilat kanë përdorur biznese të vogla për të mos faturuar TVSH-në, të krijojnë një mekanizëm për të luftuar informalitetin.

Gjatë këtij procesi që kemi nisur me urdhër të Ministrit të Financave, njësitë e kontrollit, pra Drejtoria e Tatimeve duhet të kontaktojë secilin prej jush për t’ju instruktuar ashtu siç duhet për të plotësuar atë formularin e vetëdeklarimit, i cili është një formular i thjeshtë.

Gjithçka bëhet për të parandaluar bizneset e mëdha të bëjnë evazion fiskal duke keqpërdorur disa prej bizneseve të vogla.

Dhe është për të ardhur keq që ka forca politike që gjoja dalin me flamurin për të mbrojtur biznesin e vogël dhe gjithçka që bëjnë është të mbrojnë biznesin e madh.

Unë dua ta falenderoj biznesin e vogël të Elbasanit që nuk u bë pjesë e kësaj loje për të ulur qepenat, sepse ajo nuk është ulje qepeni për interesin tuaj. Të ishte kështu, do kisha ardhur unë i pari për t’ju mbështetur, por është ulje qepenash për interesin e Lulit dhe të Monikës, dhe më “vrafshin mua” po e kuptoi Lul Basha këtë punën e TVSH-së. Një njeri që thotë 7×7=42, nuk di të bëjë llogarinë e TVSH-së. E kjo nuk është për të qeshur, kjo është për të qarë, se unë nuk jam i kënaqur që në Parlament kam një opozitë kaq të dobët. Në demokraci opozita është garant i funksionimit të demokracis,” u shpreh Balla.

“Më vrafshin mua po e kuptoi Luli këtë punën e TVSH-së”: Reagon Balla në takimin me bizneset në Elbasan Read More »

Plas sherri në PD/ Anëtarja “ia plas në fytyrë” Bashës: Jemi qesharakë

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë për ndryshimet statutore, e cila i paraprin Kuvendit Kombëtar të Demokratëve.

Mbledhja e kryesisë së PD është shoqëruar me debate të forta.

Një ndër zërat kritik të Bashës, anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati është shprehur në takim se “nuk është statuti problemi, e thamë edhe më parë.

Problemi është si ta shndërrojmë partinë në fitimtare. Ta bëjmë një parti vlerash.

Nuk është puna të seksionet dhe grup seksionet.

Të dalim mbi veten e të gjejmë moton për publikun. Jemi qesharakë me kryetarët e degëve e grup seksionet dhe si vlerësojmë anëtarët”.

Por kreu i PD, Basha, sipas CNA.al, ka treguar se nuk i pranon zërat kundër dhe i ka ndërprerë fjalën, me arsyetimin se është jashtë teme.

Plas sherri në PD/ Anëtarja “ia plas në fytyrë” Bashës: Jemi qesharakë Read More »

Ankaraja i kërkon Tiranës ektradimin e 450 gylenistëve të Lëvizjes Hyzmet

“Ankaraja ka gati 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq nga Shqipëria, por vendi yne i ka refuzuar ne heshtje këto kërkesa”.

Kështu shprehet analisti Lorenc Vangjeli.

Ai tha se nga informacionet e tij janë rreth 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq me banim në Shqipëri paraqitur nga Ankaraja që i akuzon ata si mbështetës të klerikut Gylen.

“Shqipëria i ka refuzuar në heshtje këto kërkesa” – tha Vangjeli.

Ndërsa analisti Preç Zogaj tha se Erdogan mbetet në konflikt me Shqipërinë dhe Kosovën për këtë çështje.

“Kam përshtypjen se Presidenti i një vendi mik si Turqia, zoti Erdogan, është në keqkuptim  me të dy kryeqytetet politike të shqiptarëve, me Tiranën dhe Prishtinën.

Kërcënimet e tij kundër kryeministrit Ramush Haradinaj ishin të papranueshme.

Besoj se në Tiranë i tundin kokën për oportunizëm, por megjithatë nuk do të ekstradojë asnjë gylenist jashtë sintonisë me partnerët tanë perëndimorë, SHBA dhe vendet e BE-së”, – theksoi Preç Zogaj.

Ankaraja i kërkon Tiranës ektradimin e 450 gylenistëve të Lëvizjes Hyzmet Read More »

Sulmet në Siri, politika shqiptare në krah të SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump hyri në aksion pas sulmit të armëve kimike nga ana e forcave të presidentit Assad në Siri. SHBA, Franca dhe Britania kanë organizuar operacionin e sulmit në Siri.

Ky reagim i SHBA-së, është mbështetur nga e gjithë politika shqiptare. Presidenti Ilir Meta reagoi për sulmet në Siri dhe tha se Shqipëria është në krah aleatëve perëndimorë. “Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve dhe të të drejtave të njeriut”, thotë në reagimin e tij Presidenti Meta.

Qeveria reagoi përmes Ministrisë së Jashtme. “Sulmet nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian, akt që përbën një krim të rëndë, shkelje të normave ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të dënohet”, thekson Ministria e Jashtme.

Pro ndërhyrjes ushtarake të aleatëve perëndimorë është shprehur edhe Partia Demokratike, që e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e ushtarake të SHBA, Britanisë dhe Francës. Edhe LSI e quajti ndërhyrjen si mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të sigurisë ndërkombëtare. Të njëjtën qasje me Shqipërinë patën edhe institucionet dhe partitë politike në Kosovë.

Sulmet në Siri, politika shqiptare në krah të SHBA-së Read More »

E kërkojnë në Shkodër për t’i rrasur vezët në lule të ballit, por është në Vlorë: Kryeministria përgënjeshtron PD-në

Kryeministria ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën në Shkodër.

Në një njoftim për median zyra e kryeministrit thotë se vizita në Shkodër është e shpikur nga PD-ja.

“Kryeministri nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën sot dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj. Sot kryeministri është në Vlorë për të marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Vlore, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Urdhri i Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndërkohë, në Shkodër kishin marrë patate dhe vezë për të qëlluar kryeministrin Rama.

“Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. 140 kokrra do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, kjo nuk ishte kurrë gja”, tha qytetari.

E kërkojnë në Shkodër për t’i rrasur vezët në lule të ballit, por është në Vlorë: Kryeministria përgënjeshtron PD-në Read More »

Meta e Berisha, kupola e trafikut të kokainës po eleminon pjestarët e bandës që t’ju mbyllë gojën, vritet një tjetër shqiptar në Kolumbi. Kush e ka radhën?!

Po eliminohen një nga një të gjithë ata që kanë pasur dhe kanë lidhje me drogën kolumbiane, 613 kilogramë prej të cilës u ndaluan dhe sekuestruan në Shqipëri.

Pikërisht të premten në kryeqytetin kolumbian është shënuar dhe viktima e radhës, që me sa duket ka në bazë trafikun e drogës.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpërndarë lajmin, pasi pikërisht një shqiptar në Kolumbi është vrarë. Ai quhet Adriatik Lagji.

Sipas postimit të Hoxhës në Facebook, thuhet se shqiptari jetonte ne Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë, dhe vrasja ka ardhur pas një atentati.

“Sërish një lajm i keq nga pertej oqeanit Atlantik. Në Amerikën e Jugut një tjetër shqiptar ka humbur jetën në një atentat.

Pas vrasjeve të vitit të kaluar dhe katër atentateve ku viktima ishin shqiptarët në Guayaquil të Ekuadorit, këtë radhë ngjarjet janë zhvendosur në Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokainë i kapur në Maminas një muaj e gjysëm më parë.

Këtë radhë viktima është shqiptari nga Borshi i Sarandës, Adriatik Lagji, i ekzekutuar në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Policia shqiptare po kërkon informacion nga kolegët kolumbiane nëse kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe përfshirjen e shqiptarëve në trafikun e kokainës.

Lagji kishte kohë që jetonte në kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policisë janë se kjo vrasje ka të bëjë me luften për territor të grupeve kriminale shqiptare të perfshira në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës”, shkruan gazetari investigativ Artan Hoxha.

Lidhjet janë të qarta, kanë të bëjnë me trafikun e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri, ngarkesën prej mbi 613 kilogramë kokainë që u kap dhe sekuestrua në Maminas të Durrësit.

Ndërkohë që në kërkim është shpallur që në atë kohë “pronari” i kompanisë së bananeve “Arbri Garden” shpk, e cila kishte kontenierët ku u gjet kokaina Arbër Kuliçi ose ndryshe Arbër Çekaj.

Arbër Kuliçi është shumë i afërt me ish zv.drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Agron Kuliçi, njëherësh ish badigard i Berishës dhe i akuzuar si i përzierë në trafikun e drogërave të forta.

Një biznesmen i bërë me kompani importi bananesh nga vendet e Amerikës Qëndrore në moshën 20 vjeçare, moshë që realisht janë duke jetuar me paratë e prindërve.

Por dhe bashkëpunëtori i tij Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontenierin nga Kolumbia është me origjinë nga Tropoja.

Njëherësh Donald Lusha është dhe kushuri me ithtarin e Sali Berishës, Sali Lusha. Ndonëse s’janë vertetuar lidhje trafiku kokaine mes tyre.

Donald Lushaj që bën si i pafajshëm dhe i varfër, njëherësh që ka paguar avokatët më të shtrenjtë në Shqipëri, ka lëvizur shpesh jashtë vendit.

Vetëm në vitin 2018 ai ka dalë dhe ka hyrë 6 herë nga pika kufitare e Morinës.

Konkretisht, ai ka dalë nga Shqipëria më 2 janar, 13 janar, 21 janar dhe 22 janar, 26 janar e 5 shkurt dhe është kthyer kurdoherë pothuajse brenda ditës.

Por dhe fakti se Adriatik Lagji është nga Saranda, pikërisht vendi ku ka ushtruar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës supertrafikanti i drogës Klemend Balili, tregon se rrjeti është tepër i gjërë.

Pasi Klemend Balili, ish zyrtari i lartë i LSI e drejtor i Traportit Rrugor në Sarandë, njëherësh dhe miku i Ilir Metës është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të drogërave të rënda dhe gjendet në arrati.

Janë këto “lidhje të shkurtëra” që të çojnë në faktin se dikush në kupolën drejtuese të kësaj organizate kriminale të trafikut të kokainës kolumbiane në Tiranë po eleminon një nga një anëtarët e bandës.

Është një skemë e njohur kur kupola eleminon anëtarët e dekonspiruar të bandës së trafikut të drogës, për të eleminuar dhe dekonspirimin dhe hyrjen në burg të drejtuesve të bandës.

Njerëzit më të besuar zakonisht përdoren për të “pastruar” të gjithë ata që përbëjnë rrezik për kupolën, njëherësh dhe duke dhëne efekte anësore nëse njësitë të veçanta ligjzbatuese kanë dijeni.

Rasti i kapjes së 32 kiliogramë droge në aeroportin e Milanos në pronësi të Shkelzen Berishës vite më parë, dhe eleminimi në Shqipëri i katër oficerëve të antidrogës nga Agron Kuliçi, tregon se këto skema po aplikohen dhe në Shqipëri.

“Pamfleti” ka shkruar kohë më parë pas sekuestrimit të 613 kiliogramë kokainë në Durrës se pronarët e vërtetë janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Pa përcaktuar raportin e posedimit të kësaj droge, pra se kush e ka “paketën kontrolluese”.

Fakti që shtrëngimi i lakut ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës që mund të jenë pjesë e hetimit për krimet që kanë kryer në kuadër të reformës në drejtësi përkon dhe me këto eleminime të stilit mafioz të njerëzve që kanë lidhje me kokainën e Durrësit, tregon se është një fushatë “spastrimi” brenda bandës. Spastrim për t’u mbyllur gojën që të mos flasin.

Dyshimet janë se kupola e trafikut të drogës në Tiranë ka urdhëruar vrasjen e Adriastik Lagjit në Kolumbi, por që pritet të mos ndalet këtu.

Problemi është se kush e ka radhën dhe si mund të parandalohet. Parandalim që mund të realizohet ndoshta duke futur ne burg kupolën drejtuese në Tiranë. Që dyshohet se janë Meta e Berisha dhe që operojnë pëemes Kuliçit dhe “spastruesve” të tjerë.

Shqipëria realisht është në rrezik, pasi mund të shndërrohet në një arenë të përplasjes së bandave të drogës së fortë.

Ndaj dhe Berisha, Basha, Meta e Kryemadhi e kanë shtuar dozën e sulmeve ndaj ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë, përkatësisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Frika nga hetimet e DEA-s amerikane të antidrogës dhe FBI, por dhe e zbardhjes së granteve që Meta dhe Berisha përmes ish ministrave të Bujqësisë, veçanërisht Panaritit i kanë dhënë kompanisë që iu gjetën mbi 613 kilogramë kokainë, e ka shtuar frikën te kupola në Tiranë.

Frikë e cila tashmë shpërndahet në dy drejtime, duke sulmuar SHBA e BE dhe duke eleminuar fizikisht ata që kanë qënë pjesë e bandës së trafikut, sidomos hallkat më të dobëta.

Dyshohet se gjakderdhja në radhët e bandës së kokainës do vijojë gjatë, duke shkaktuar viktima në radhët e pjestarëve të bandës që cilësohen si hallka të dobëta.Pamfleti.com

Meta e Berisha, kupola e trafikut të kokainës po eleminon pjestarët e bandës që t’ju mbyllë gojën, vritet një tjetër shqiptar në Kolumbi. Kush e ka radhën?! Read More »

Kryeministri në Vlorë – Tërheq çmimin për nënën Aneta dhe zbulon lajmin prekës

Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Vlorë, qarku nga ku ai ka fituar edhe mandatin e dytë si deputet për të tërhequr çminin e akorduar nga Urdhri i Stomatologut në nder të nënës së tij, Aneta Rama.

Kur bëhet fjalë për jetën familjare, kryeministri i Shqipërisë është mjaft i rezervuar.

Por këtë herë ai ka dashur të ndajë diçka shumë interesante me publikun.

Kryeministri në Vlorë – Tërheq çmimin për nënën Aneta dhe zbulon lajmin prekës Read More »