Politike

‘Berisha nuk do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar’, Alibeaj jep përgjigjen përfundimtare

Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë përgjigjen përfundimtare sa i përket, përfshirjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në rradhët e kësaj partie.

Ashtu si dhe kishte deklaruar më herët, Alibeaj ritheksoi dhe njëherë se Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pasi ai është shpallur “Non-grata”.

Sipas Alibeajt, Partia Demokratike duhet të ketë një marrëdhënie të mirë me aleatin strategjik, SHBA, dhe përfshirja e Berishës cënon këto marrëdhënie.

“Nuk ka asnjë kuriozitet në këtë mes. Kjo është përbërja e Grupit Parlamentar. Këtu nuk kemi asnjë dy shim për askënd. Unë besoj që është e qartë fakti që Berisha dihet fare mirë se ai ka një etiketim non grata nga SHBA. Nuk ka li dhje me deputetin apo individin Berisha, kjo është një çështje që marrëdhëniet që PD duhet të ketë me SHBA. Do të duhet të kuptojmë që eti ketimi si non grata I Berishës është një çështje që cënon marrëdhëniet që PD duhet të ketë me SHBA”, tha Alibeaj.

‘Berisha nuk do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar’, Alibeaj jep përgjigjen përfundimtare Read More »

Basha tregon pse nuk i është përgjigjur ftesës së Eskobar

Ish-kreu i PD Lulzim Basha ëshëtë pyetur nëse ka vizë për të udhëtuar drejt SHBA.
Pyetje: A e keni marrë vizën për në SHBA?

Lulzim Basha: Escobar më ka ftuar për një viiztë në SHBA, e pranova, por kishte zhvillime të vrullshme dhe në prioritetin tim ishin këto zhvillime. Unë do të vazhdoj të kem angazhime me SHBA duke bërë që të hidhen poshtë të gjitha baltosjet

Pyetje: E keni marrë vizën apo jo?

Lulzim Basha: Unë e kam patur prej kohësh një vizë prej kohësh, nëse do të më duhet, do ta kërkoj e do ta marr.

Basha tregon pse nuk i është përgjigjur ftesës së Eskobar Read More »

Monika Kryemadhi tregon gabimin më të madh të jetës së saj: ‘Ilir Meta do ma përmendë edhe kur të më hedhë dheun tek va rri’

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi, ka diskutuar mbrëmjen e sotme rreth rolit të femrën dhe rëndësisë së saj në shoqëri.
Ajo tha se në këtë mandate, ka më shumë gra në pushtet por pesha e tyre është më e vogël sesa duket. Ndër të tjera Kryemadhi shtoi se një ndër gabimet e saj më të mëdha ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht nga bashkëshorti Ilir Meta, dhe ky i fundit do t’ja përmendë këtë gabim edhe pasi të vdesë, pasi ky gabim i kushtoi humbjet në zgjedhje.

“Në shifra në të vërtetë jemi barazim me Danimarkën dhe Suedinë por sa është në realitet kjo gjë. Kjo është qeveria me më shumë gra se të gjitha po se sa pushtet kanë është gjë tjetër. Politikisht më mirë një burrë që lufton për të drejtat e grave sesa një grua që bën sikur vendos. Është tjetër puna dhe tjetër pushteti. Kjo është një ndër gjërat e rëndësishme.

Vetë demokracia jonë sot nuk është e tillë se po të ishte do të kishim një vendimmarrje gjithëpërfshirëse. Ka shumë pak burra që marrin lejen e lindjes, jo vetëm në Shqipëri dhe barra kryesore i bie gruas.

Gruaja është target më i vështirë për tu kapur nga element ii korrupsionit për shkak të përgjegjshmërisë. Një nga gabimet e mia ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht pasi dëshira ime ishte si një lloj etjeje. Meta edhe kur të vdes, do ma përmende në dheun që do më hedhe tek varri.”

Monika Kryemadhi tregon gabimin më të madh të jetës së saj: ‘Ilir Meta do ma përmendë edhe kur të më hedhë dheun tek va rri’ Read More »

Do largohet nëse humb zgjedhjet? Përgjigjet Sali Berisha dhe lëshon batutën epike

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh edhe njëherë se gaboi me Lulzim Bashën duke i besuar drejtimin e partisë që themeloi. I ftuar në “Bardh a Zi”, Berisha tha se në atë kohë besonte se ish-kryedemokrati Basha kishte më shumë shanse të ishte lideri i ri i partisë, pasi ishte vinte si kryetar bashkie.

Po ashtu, Berisha tha se nëse nuk ia del që të mundë Edi Ramën, do të tërhiqet, ndërsa tha me humor se një rikthim tjetër do të ishte në dorë të Zotit.

“Në kohën kur doli, duke qenë kryetar bashkie kishte shanse më shumë se çdo njeri tjetër që të dilte. Sepse ishte pushteti më i fuqishëm i PD në atë kohë. Unë bërë gjithçka për fitoren e tij në bashki kjo është e vërteta brenda ligjeve. Por fitoren në PD e kishte sepse ishte kryetar bashkie.

Po ta dija se do të dilte në këtë mënyrë nuk do i kisha besuar kurrë. Bëra gjithçka për fitoren e tij. Uroj që Rama të mos e krahasojë Velajn me Bashën. Të mos i duket Lulzim Bashë sepse do ta largojë tre herë para se ta kandidojë për së dyti. Balluku po i afrohet. Edi Rama e di që është i fuqizuar Veliaj.

Nëse nuk fitoj? Largohem! Flet Statuti! A do rikthehem për së katërti, vetëm zoti e di. Do bëj gjithçka për të rikthyer shpresën tek të rinjtë shqiptarë për të mbjellë shpresën se aty fillon gjithçka,“-tha Berisha.

Do largohet nëse humb zgjedhjet? Përgjigjet Sali Berisha dhe lëshon batutën epike Read More »

Ja kush janë katër kandidatët për kryetar të PD-së në Vlorë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike vijon procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD-së. Ditën e dielë, zgjedhjet mbahen në qytetin e Vlorës, ku do të garojnë katër kandidatë.
Ata janë: Atird Nuri Hoxha, Edmond Caush Banushaj, Fatjon Besim Fejzaj dhe Lorenc Sazan Danaj.

“Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD Vlorë nga Dhjetor 1990, Ditën e Diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë. Anëtarët duhet të paraqiten me Kartën e Anëtarësisë dhe Dokumentin e Identifikimit në ditën e votimit”, bëhet me dije në njoftimin për anëtarët e PD-së në Vlorë.

Ja kush janë katër kandidatët për kryetar të PD-së në Vlorë Read More »

Sali Berisha bën deklaratën ‘bo mbë’: ‘Kam prova për Yuri Kim’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se ka prova se kryeministri Edi Rama dhe ambasadorë kanë ndërhyrë duke bërë pr esione ne gjy katë kundër tij.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit, Berisha u shpreh se nuk do të përtoj ti bëjë publike këto prova.

A jeni i gatshëm të shtyhen zgjedhjet në degët?

Janë rreth 5 mije seksione kërkojnë grupe për të verifikuar mënyrën se si është bërë procedura. Kjo është një praktik e ndjekur edhe më parë. Mendoj se kjo procedurë kënaq plotësisht pretendimet e çdo njeriut. Shtytja për një kompleks rrethanash është e pamundur. Koha që kemi në dispozicion mund të mjaftojë.

Këto veprime janë ndërmarrë pasi është kthjelluar çdo gjë me 6 mars. Nuk ka shqiptar që dy shon në rezultatet e asaj date. Gjy kata ka dhënë edhe një vendim. Edi Rama po përdor si mashë e po bën pre sione në gjy katë. Unë po paralajmëroj se qeveritarë kanë ndërhyrë në gjy katë.

Pyetje: Ambasadorë?

Berisha: Po. Po e ndjek me shumë vëmendje. Kam siguruar 2 burime. Nuk do përtoj t’i bëj publik

Sali Berisha bën deklaratën ‘bo mbë’: ‘Kam prova për Yuri Kim’ Read More »

Milaim Zeka bën deklaratën e papritur për Blendi Fevziun: ‘Rama tallet me të’

Gazetari Milaim Zeka u shpreh ditën e djehsme se nëse Edi Rama do ta kishte kapur nga veshi ashtu si Blendi Fevziun, do të dilte la kuriq para Hotel Tiranës.
Zeka tha se Edi Rama tallet me shumë Blenda, dhe jo vetëm me Blendi Fevziun. Sakaq, Zeka u shpreh se Rama e di se cilët gazetarë dhe cilat media janë të zhytura në kazanin e tij të ple hrave.

“Me ma pas ngreh mua veshin Edi Rama si ja ka ngreh Blendi Fevziut, unë do të dilja lak uriq para hotel Tiranës se sa do të shfaqesha përsëri si moderator në një studio televizive.

Po të dal la kuriq, qytetarët do të thonin ‘i gjori është çmendur’ por të ma ngrehi veshin një politikan si moderator nuk do ndodhte kurrën e kurrës.

Por Edi Rama tallet me shumë Blenda, jo vetëm me Blendi Fevziun. Atë kazanin e ple hrave që Rama vetë e ka krijuar e di se cilët gazetarë dhe cilët media janë zhytur në atë kazanin e tij të ple hrave”-tha Zeka.

Milaim Zeka bën deklaratën e papritur për Blendi Fevziun: ‘Rama tallet me të’ Read More »