Politike

Paralajmërimi tronditës i Bashës: Brenda pak javëve pritet të shpërthejë…

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD, Lulzim Basha deklaroi se në maj priten shpërthime skandalesh të mëdha.

Lideri i demokratëve u shpreh se gjëma e katër viteve të qeverisjes Rama nuk mund të shkojë më tej pa shpërthyer dhe të gjitha të dhënat janë se kjo do të ndodhë brenda pak javëve.

Çështja “Tahiri” ndërkohë do të vazhdojë të jetë një çështje kryesore në artikulimin politik të opozitës. Sipas demokratëve me ish-ministrin e Brendshëm në Parlament dhe katër kuksianët në burg nuk do të ketë seancë plenare normale të enjten. Grupi i PD do të vazhdojë bojkotin e komisioneve parlamentare, me përjashtim të komisioneve të posaçme si hetimori i drogës dhe ai për reformën zgjedhore.

Ndërkohë punët e partisë nuk do pezullohen. Pas miratimit nga Kuvendi Kombëtar i ndryshimeve statutore Partia Demokratike nis procesin e zgjedhjeve në bazë. Krerët e Seksioneve dhe Grupseksioneve zgjidhen me parimin një anëtar-një vote, ndërsa kryetarët e degëve nga Kuvendet. Udhëzimi për nisjen e procesit del këtë javë.

Paralajmërimi tronditës i Bashës: Brenda pak javëve pritet të shpërthejë… Read More »

Lajm i fundit/ Gjermania tregon vendimin e saj për fatin e Shqipërisë në BE

“DW”, (Dojçe Vele) ishte media gjermane që e ndoqi nga afër vizitën e kryeministrit Rama në Berlin.

Ajo raportoi e para edhe komentet dhe deklaratat e këtij takimi.

Qëndrimi gjerman ndaj Shqipërisë është komentuar edhe nga mediat gjermane.

Adelheid Feilcke, drejtore për Departamentin e Europës në Dojçe Vele, themeluese e seksionit në gjuhën shqipe dhe një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe në një lidhje direkt për Top Channel thotë se politikanët shqiptarë duhet të lobojnë në parti të ndryshme evropiane, pasi ka mjaft politikanë evropianë që ndjekin me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Jam optimiste që ata që mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit vazhdojnë të jenë shumicë në Bundestagun gjerman pasi ka dhe parti të tjera, po asnjëherë nuk bëhet automatikisht. Mendoj se është e rëndësishëm që politikanët shqiptare dhe të gjithë të bëjnë lobing në parti të ndryshme evropiane dhe shumë politikanë evropianë perëndimor ndjekin me vëmendje nëse Shqipëria i përmbahet premtimeve. Ky është një shans që nuk duhet humbur, rruga për BE është e gjatë”, tha Feilcke.

Lajm i fundit/ Gjermania tregon vendimin e saj për fatin e Shqipërisë në BE Read More »

SHBA-BE duan “kokën” e Metës dhe Bashës, dosjet e tyre përfundojnë në dorë te Arta Marku

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha thuhet se janë në hetim nga SHBA dhe BE dhe shumë shpejt dosjet e tyre do të shkojnë në gjykatë. Kjo shihet si hapi kryesor per i dhënë fund njëherë e mirë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend.

Tashmë rëndom, për të pastruar politikën shqiptare, drejtësinë shqiptare dhe policinë shqiptare përmes një vettingu të monitoruar rreptë nga partnerët tanë SHBA dhe BE, nevojitet dhe dhënia e rezultateve konkrete. Rezultate që konkludojnë në faktin se prapa hekurave duhet të jenë ata që quhen “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe të krimit në Shqipëri. Pikërisht ky do të ishte dhe rezultati më efikas i zbatimit të reformës në drejtësi.

Dhe partnerët tanë ndërkombëtarë gjithnjë e kanë thënë fjalën e tyre, jo se do të vendosin ata për të burgosur politikanët dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, kriminelët dhe trafikantët në këtë vend. Pra të gjithë të paudhët që ia kanë nxirë jetën këtij populli. Ata do të hetohen dhe dënohen nga Prokuroria dhe gjyqësori shqiptar, i cili do të kalojë përmes Vettingut të monitoruar rreptë nga ana e partnerëve ndërkombëtarë.

Por partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE kanë kontribuar me të gjitha format që dosja e këtyre abuzuesve me ligjin, paratë e shtetit shqiptare dhe besimin e dhënë nga qytetarët, jo vetëm përmes fakteve të sjella në tavolinën e Arta Markut. Por dhe përmes fakteve të bëra publike nga mediat e lira amerikane dhe vendeve të BE, që janë mbështetur nga qeveria amarikane dhe ato të vendeve të BE.

Rastet më konkrete janë botimet e njëpasnjëshme të revistës prestixhoze amerikane “Mother Jones” për lobimet e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës në SHBA për një foto me Presidentin amerikan Donald Trump. Përmes fakteve dhe provave, të investiguara për muaj të tërë nga një grup gazetarësh për të dyja rastet, në të gjitha vendet rezulton se lobimi i Metës dhe Bashës në SHBA është bërë me para të dhëna nga oligarkët rusë. Madje dhe nga ish agjentë të shërbimit sekret rus, ish-KGB-së së famshme.

Këto investigime të “Mother Jones” tregojnë se përmes këtyre kanaleve të zeza ruse, tentohej që të vinin në pushtet forca politike pro ruse, duke përbërë një rrezik potencial jo vetëm për SHBA e Shqipërinë, por dhe për të gjitha vendet e tjera të Aleancës. Ndaj ky investigim i revistës amerikane u publikua në mënyrë të zgjeruar dhe tek Zëri i Amerikës, në të dyja rastet, si për lobimin e Bashës ashtu dhe të Metës. Gjithnjë me para ruse.  Madje u morën në intervista të zgjeruara nga VOA dhe gazetarët investuigues që zbuluan këtë skandal të dy partive më të mëdha të opozitës në Shqipëri.

Vlen të theksohet se Zëri Amerikës cilësohet si zëri zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit. Pra qeveria e SHBA ka qënë shumë e interesuar që këto prova të dala përmes investigimeve të merrnin dhe vulën e saj të mbështetjes për t’u hetuar dhe në Shqipëri, siç po heton FBI amerikane. Këto prova që janë sjellë me shumicë në tavolinën e Arta Markut, Prokurores së Përgjithshme të përkohshme shqiptare, janë dhe një nxitje nga ana e qeverisë amerikane që drejtësia shqiptare të dërgojë në qeli Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Ata kanë dhe gjynahe të tjera, të cilat mund të hetohen të gjitha në sistem dhe të marrë secili dënimin e merituar për abuzimin, lidhjen me krimin dhe qarqet e zeza ruse. Jo pa qëllim dhe media gjermane afër qeverisë kërkoi të dinte nga Edi Rama kryeministri i vendit nëse do të arrestohej presidenti aktual Ilir Meta për akuzat në ngarkim të tij. Jo pa qëllim në të njëjtën intervistë Rama pyetej dhe për Klemend Balilin, “Eskobarin e Ballkanit” për trafikun e drogës dhe që është në kërkim ndërkombëtar. Pyetja në të njejtën kohë për burgosjen e Metës dhe për Klemend Balilit ish zyrtarin në kërkim të LSI-së për trafik droge të rëndë, është një këmbanë alarmi se dhe BE si SHBA kërkojnë “kokën” e Metës. Jo se Edi Rama është i pastër në këto punë, por me sa duket po ndiqet radha dhe nuk ka ngutje për këtë qëllim. Ramën aty e kanë, thjeshtë duhet të nisë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”.Pamfleti.com

SHBA-BE duan “kokën” e Metës dhe Bashës, dosjet e tyre përfundojnë në dorë te Arta Marku Read More »

Cilin ministër do shkarkojë Rama? Habit deputeti i PS: Të gjithë kanë probleme…

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri gjatë muajit shtator. I pyetur për këtë temë Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pranon se qeverisja ka probleme në të gjitha fushat, ndaj sipas tij, prioritare është përmirësimi i vazhdueshëm.

“Qeverisja ka probleme në të gjitha fushat. Dhe këtë e tha edhe kryeministri Rama, si një “mea culpa” e mazhorancës, duke vënë theksin tek përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. Nuk ka mazhorancë që nuk do të bëjë më të mirën për qytetarët. Përmirësimi i problematikave është fokusi ynë”, u shpreh Bushati.

Teksa ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri dhe strukturat e PS nisur nga rezultatet e punës, Bushati tha se tashmë qeveria shqiptare ka më shumë detyra për të përmbushur, pasi vendi ynë është pranë anëtarësimit në BE.

“Kryeministri ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PS, për të vijuar përpara. Në fund të mandatit nuk mund të thuhet se ishte ky sukses për shkak të kësaj apo asaj. Ne jemi një parti në pushtet, dhe padyshim ka një rritje të përgjegjësisë. Në çdo moment një mazhorancë e përgjegjshme i përgjigjet impulseve që merr nga qytetarët. Ne sot jemi më pranë BE, dhe kjo na shton edhe detyrat që kemi për të bërë. Janë shtuar detyrimet tashmë që jemi në prag të anëtarësimit në BE. Tashmë duhet të pranojmë se edhe informacioni që ka popullsia është më i madh. Me platformën e bashkëqeverisjes ata kanë mundësi të komunikojnë konkretisht për problematikat që ndeshin”, u shpreh ai.

Bushati komentoi edhe qëndrimin e opozitës, duke u shprehur se:“Në një vend normal është opozita ajo që ankohet, por edhe që jep alternativa, dhe ngre problemet në nivelin që duhet. Por opozita s’mund të jetë kundër gj ithçkaje që bën qeveria. Opozita jonë nuk paraqet alternativa”.

Cilin ministër do shkarkojë Rama? Habit deputeti i PS: Të gjithë kanë probleme… Read More »

Fotolajm/ Lulzim Basha kapet mat me Monika Kryemadhin në hotel

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pati thirrje që e konsideronin koalicionin me LSI-në të papranueshëm.

Një prej tyre ishte dhe ish-kreu i PD-së për degën e Kukësit.

Por, një ditë më pas kreu i PD-së Lulzim Basha është fotografuar duke konsumuar kafe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Dy liderët opozitarë janë parë në oborrin e hotel “Rogner”.

Fotolajm/ Lulzim Basha kapet mat me Monika Kryemadhin në hotel Read More »

Befasoi demokratët me fjalimin e tij, ish-kreu i PD-së sqaron keqkuptimin

Ditën e djeshme ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka kritikuar ashpër statutin duke folur edhe për emra konkretë. Por përmes një reagimi të bërë në Facebook ai ka sqaruar një keqkuptim, duke shkruar se nuk ka kandiduar me vullnetin e tij në vitin 2013 për deputet, as në vitin 2015 për Kryetar bashkie, duke sqaruar se ai ka folur në emër të demokratëve, për demokratët, sepse “I dhimbset kur sheh që PD” po shkatërrohet.

Postimi i plotë i Ibsen Elezit në Facebook:

I falenderoj disa qe me thone suksese.

Ka nje keqkuptim, une s’kam kandidu me vullnetin tim as ne 2013 per Deputet dhe as ne 2015 per Kryetar Bashkie edhe pse ma kane ofruar.

Qe do te thote se sot fola per demokratet, kam qe nga dhjetori 90 ne PD dhe me dhimbset kur e shoh te shkaterrohet.

Personalisht si ne Kukes edhe Tirane do mbeshtes njerez qe besoj se kane figure morale te paster per te na perfaqsuar.

Befasoi demokratët me fjalimin e tij, ish-kreu i PD-së sqaron keqkuptimin Read More »

Ish-deputeti socialist sfidon Ramën dhe jashtë politikës. Shihni çfarë pritet të bëjë (foto)

Ish-deputeti i Partisë Socialiste ka sfiduar dhe jashtë politikës Kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për Eduart Ndocajn ish-deputet i Qarkut të Lezhës, i cili ka paralajmëruar se së shpejti do të çelë një ekspozitë të tij në qytetin e lindjes.

Ish-deputeti Ndocaj, veç të qenit sipërmarrës ka edhe një pasion të përbashkët me ish-aleatin e tij Edi Rama, atë për pikturën. “Ekspozita drejt perfundimit. Me daten 4 Maje ora 11.00 rruga shtraus perball kafe serranit hapet kati 2 GALERIA ART NDOCAJ. Mbi 200 vepra te miat personale.”

Ndocaj ka publikuar disa fotografi ku ai duket teksa lyen vetë mjediset ku mendohet se do të çelet ekspozita e tij. Ish-deputeti është bërë i famshëm për deklaratat dhe fjalimet e mbajtura në Parlament për atë periudhë që mbajti mandatin e deputetit.

Ish-deputeti socialist sfidon Ramën dhe jashtë politikës. Shihni çfarë pritet të bëjë (foto) Read More »

Befason deputeti i Merkel: Çfarë më tha Rama kur e pyeta për arrestimin e Tahirit

Gjermania ka rezerva sa i takon vullnetit të Shqipërsië për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Për këtë ata kanë si shembull rastin “Tahiri”, për të cilin thuhet se pnuk iu hap rruga arrestimit. Por përveç kësajm reporteri i Grupit të CDU-së për Shqipërinë në Parlamentin gjerman thotë se gjithashtu janë penguar hetimet nga ish-ministrit.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, deputeti i partisë së kancelares Merkel, Thorsten Frei, argumenton se negociatat duhet të hapen kur te kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit. Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se maxhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet, duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit të Brendshëm.

“Po, unë e adresova çështjen “Tahiri” përsëri. Sërish unë nuk mbeta i kënaqur me përgjigjen nga z.Rama. Kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga Policia italiane. Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se procedurat dhe ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër politikanëve dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë aplikohen me më pak përpikmëri. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit”- thote ai ne intervisten dhene per “PANORAMA”.

Befason deputeti i Merkel: Çfarë më tha Rama kur e pyeta për arrestimin e Tahirit Read More »