Politike

Donald Lu flet për Vetting-un: Ishin të paprekshëm, por sot politikanët shqiptarë dridhen

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu duke folur në një prononcim për “Top Channel”, për ecurinë e reformës në drejtësi, ka deklaruar se tashmë janë kaluar ngërçet. Tashmë ai thotë se, politikanët shqiptarë nga të paprekshëm kanë frikë nga sistemi i drejtësisë.

Dy shkaqet që vonuan ngritjen e institucioneve si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë zgjidhur tashmë, thotë Donald Lu. Në një deklaratë ekskluzive për Top Channel ambasadori amerikan i përgjigjet pyetjeve se çfarë po e vonon ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

“Vonesat kanë ardhur për dy arsye. E para, ishte kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita. Ata e humbën këtë sfidë. E dyta, ishte vonesa në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar jashtë sistemit të drejtësisë për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Tashmë, të dyja këto çështje janë zgjidhur. Kandidatët për këto institucione janë duke kaluar në procesin e Vettingut. Ata do të jenë funksionalë shumë shpejt”, tha për Top Channel Donald Lu.

Asnjë habi nga ambasadori Lu për ata që nuk e kanë optimizmin e tij. “Nuk është për t’u habitur që politikanët vazhdojnë të kritikojnë dhe të mbjellin dyshime për këto struktura. Ata ishin dikur të paprekshëm. Tani ata kanë frikë”, thotë Lu.

Ambasadori Amerikan e deklaroi reformën në drejtësi si pikë kryesore të misionit diplomatik që në ditën e tij të parë në Shqipëri. Prej zotit Lu kanë ardhur deklaratat më të forta për politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, për banda dhe grupe kriminale si dhe për dekriminalizimin e politikës./TCH/

Donald Lu flet për Vetting-un: Ishin të paprekshëm, por sot politikanët shqiptarë dridhen Read More »

Basha si Baba Vanga: Re të zeza po vijnë, do shpërthejmë

Lulzim Basha nuk di më se çfarë po flet dhe nuk ia ka idenë si mbahen frerët e partisë më të madhe opozitare.

Pas kafes me Monika Kryemadhin, Basha vendosi të mblidhte grupin e tij parlamentar. Deputetët e tij priten që kryetar itë japë detaje për pozicionet e reja dhe strategjinë e luftës kundër qeverisë Rama.

Duke mos thënë asgjë të re dhe duke mos patur asnjë pikë vizioni për aksionet e opozitës, Basha ka filluar të flasë kodra pas bregut.

Basha, si një parashikues fati është shprehur për re të zeza që do të mbulojnë vendin dhe do të ketë shpërthime.

Lulzimidiket se është bërë si Baba Vanga, një e moshuar bullgare e shekullit të kaluar e cila ka folur për shkatërrime dhe për luftra.

A i takon një kryetari partie në opozitë të flasë për re të zeza? Absolutisht jo!

Basha duhet që retë e zeza ti nxjerrë në pah. Nëse ka fakte për skandalet e qeverisë Rama, që nuk janë pak, duhet ti publikojë, ti kallëzojë në Prokurori dhe të dalë në protesta.

Këto fjalë në ajër të Bashës, janë identike sit ë Adriatik Llallës, ku një herë në tre muaj dilte dhe thoshte që do të ketë arrestime të mëdha.

Siç e pamë, asnjë nuk u arrestua gjatë mandatit të tij. Ndoshta Llalla, fliste për arrestimin e tij, që është më afër se kurrë.

Basha si Baba Vanga: Re të zeza po vijnë, do shpërthejmë Read More »

Petrit Vasili: Edi Rama ka vdekur politikisht. E ktheu vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetet sociale  thotë se sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer ne një lavatrice të pastrimit të parave të drogës, trafikut të qenieve njerëzore si dhe krimit të organizuar. Më tej ai thotë se ky kryeministër ka vdekur politikisht dhe koha e tij ka mbaruar.

Statusi i i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Amerika foli: Kryeministri ktheu vendin ne lavatrice gjigande te pastrimit te parave te krimit.

Departamenti Amerikan i Shtetit foli qarte.Shqiperia eshte kthyer ne nje lavatrice gjigande te pastrimit te parave te droges,trafikut te qenieve njerezore,krimit te organizuar.

Kryeministri i zene per fyti nga krimi i organizuar e damkosi Shqiperine si vendi ku krimi ka kapur pushtetin politik te qeverise dhe ekonomine e vendit.

Ky kryeminister, qe ekonomine kombetare e shkaterron ne emer te pastrimit te parave te zeza te krimit KA VDEKUR POLITIKISHT.

DASH thote:

“Ndërtimi, vecanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.

Sipas Departamentit të Shtetit, institucionet shqiptare janë inefektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Koha e ketij kryeministri ka mbaruar.

Ky eshte thjesht nje Genjeshtar Global qe eshte i sinqerte vetem me kriminelet.

Shqiptaret jane pa drejtim.

Petrit Vasili: Edi Rama ka vdekur politikisht. E ktheu vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit Read More »

”Frika e Berishës nga Basha nuk është në atë Kuvend e as në Shqup. Është më në veri”. Një tezë pse ish-kryeministri i është nënshtruar kreut të PD dhe nuk vepron dot kundër tij

Pas 1991, Shqipëria ka njohur shkatërrimin e ushtrisë, arsimit, shëndetësisë, lënien e bujqësisë në kushte primitive, shpërnguljet kaotike urbane, ligjeve kontradiktore mbi pronën që kanë shkaktuar mijëra viktima, depresionin social, migrimin masiv, etj.

A janë këto që kanë ndodhur rastësore? Apo një strategji e atyre qē nuk e duan zhvillimin e vendit, strategji që ka gjetur vend në kushtet e varfërisë materiale dhe krizës së identitetit të një shoqërie në tranzicion?

Sipas dokumentave të deklasifikuara të CIA-s, në 1991 UDB ka patur rol në ngritjen e klasës së re politike.

Është përfolur shpesh që ish-mjeku Sali Berisha është një prej tyre.

Ish-president, ish-kryeministër dhe figurë qendrore e politikës së këtyre tri dekadave; askush nuk e di si do ishte Shqipëria pa ndikimin dhe veprimtarinë 27 vjeçare të këtij individi.

Rrethanat e futjes së tij në politikë dhe mbajtja e vendit nën tension dhe konflikt të egër që ka penguar në vijimësi rritjen normale dhe zhvillimin ekonomik të vendit, janë teza që mbështesin supozimin e mësipërm.

Zhdukja e provuar zyrtarisht e dosjeve të bashkëpunëtorëve të UDB nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit, gjithashtu flet pro.

Disa e shohin mosndëshkimin e Berishës, pavarësisht krimeve të rënda dhe publike, të lidhur me këto fije të errëta të një karriere që po shkon drejt fundit, por vazhdon të trazojë keq Shqipërinë, shkruan gazeta Dita.

Një nga autorët që e gjëmon shpesh këtë temë është publicisti Bedri Islami.

Në shkrimin e tij të fundit, Islami hedh një tezë interesante përsa i përket pyetjes: Përse megjithë humbjet e njëpasnjëshme dhe pamundësitë e dukshme për të zgjeruar terrenin e mbështetjes në Shqipëri, Berisha nuk e largon Bashën nga kreu i PD.

Nuk do apo nuk mundet?

Basha ka ardhur në Tiranë nga një veprimtari në Kosovë, e lidhur me interesat e Beogradit.

Mbështetësi dhe më pas kritiku i tij është një biznesmen i cili siç flitet posedon fashikuj të dosjeve të shërbimeve sekrete për shkak të një lidhjeje fisnore.

Futja e Bashës në politikë ishte një katapultim i vërtetë. Dhe veç kësaj ai është politikani më pasiv në postet e larta që i janë dhënë, përfshirë vjedhjen e mandatit të kryebashkiakut të Tiranës.

A e ka vendosur vërtet Berisha, Bashën në krye? Apo “ai” apo “ata” që kanë vendosur Berishën, kanë vendosur edhe Bashën dhe Berisha është thjesht pjesa e dukshme e këtij ekuacioni?

Duket përherë e më qartë që Berisha ka “frikë” nga Basha, më saktë një pamundësi për të vepruar mbi të.

Islami shkruan:

“Frika e të tjerëve nga Berisha është një sëmundje e vjetër e politikës; frika e Berishës nga Basha është një sinjal se qendra e urdhërit nuk është në atë Kuvend e as në Shqup. Është më në veri…”/TemA

”Frika e Berishës nga Basha nuk është në atë Kuvend e as në Shqup. Është më në veri”. Një tezë pse ish-kryeministri i është nënshtruar kreut të PD dhe nuk vepron dot kundër tij Read More »

Rama: Janë goditur 9 grupe kriminale. 110 të arrestuar

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Tonight Ilva Tare tha se janë goditur 9 grupe kriminale, ndërsa janë mbi 110 të arrestuar

Pjese nga intervista

Tare: Ministri i Brendshëm ka thënë se në Shqipëri veprojnë 40 grupe kriminale, po ndërkohë nuk është mësuar për ndonjë asgjesim të tyre?

Rama: 9 prej tyre janë ndaluar nga operacioni forca e ligjit dhe janë mbi 110 të arrestuar. Po kuptohet gjërat pozitive nuk bëjnë bujë sic bëjnë ato negative.

Tare: Po goditen grupet krimianel?

Rama: Po goditen dhe vazhdojnë të goditen pa diskutim. Dhe pastaj e kuptoni që vetëm sekuestrimi i aseteve kriminale në  vite është 5 fishi i 8 viteve te qeverisë së më parshmë. Në 8 vite u sekuestruan 27 mln euro, ndërkohë në këto  4 vite e fundit janë sekuestruar 5 herë më shumë.

Tare: A ka mbjellje kanabisi në Shqipëri?

Rama: Kanabisi është histori e mbyllur.

Tare: Po ndërkohë vazhdojnë të kapen sasi të dala nga Shqipëria

Rama: Do kapen deri në fund, deri kur të ketë.Ndërkohë është fakt që kultivim më në Shqipëri në mërmasa një lule këtu një lule atije nuk do ketë.oranews

Rama: Janë goditur 9 grupe kriminale. 110 të arrestuar Read More »

Editori i “Pamfletit”: Fatmir Mediu, vrave fëmijë e të pafajshëm në Gërdec për para e s’reagove, të përmendëm dashnoren dhe qurravitesh. Si hije pas do më kesh…

Fatmir Mediu është ish ministri i Mbrojtjes i cili ndihmoi në ngritjen e punishtes së demontimit të municioneve në Gërdec. Një punishte në pronësi të Shkelzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, në shërbim të të cilit vetëm për të fituar para u vu në shërbim një qeveri e tërë.

Madje për t’i garantuar një fitim neto dhe të pallogaritshëm u zhduk dhe një rival biznesi siç ishte Kosta Trebicka që shkoi për “gjah” dhe u kthye në “gjah” për pushtetin e Sali Berishës.

Fatmir Mediu heshti në ngritjen e kësaj punishteje vdekjeje, ndërkohë që heshti akoma më shumë kur shpërtheu kjo punishte e Gërdecit që shoi një fshat të tërë.

U vranë 26 të pafajshëm, mes tyre fëmijë, u plagosën mbi 300 të tjerë dhe nënat shamizeza vazhdojnë të qajnë dhe sot e kësaj dite për drejtësinë e munguar në Gërdec.

Fatmir Mediu heshti, madje dhe i quante jashtë kohës të gjithë ata që e përmendnin Gërdecin.

U desh një artikull nga “Pamfleti” ku tregohet se si Fatmir Mediu ministër Mjedisi në atë kohë kishte punësuar këngëtaren Eli Fara, dashnoren e tij që ia di gjithë Tirana, gjysma e SHBA dhe tërë shqiptarët në venomet e tyre, që të reagonte, humbte qetësinë e të qurravitej.

Merr në telefon editorin e “Pamfleti”, shumë i shqetësuar për lajmin e publikuar me drejtësi dhe ndershmëri profesionale.

Duke sjellë dhe reagimin e fortë të editorit të “Pamfletit” Gjergj Zefi, i cili i përmend një nga një të gjitha krimet që ka bërë në Gërdec e më gjërë dhe nuk ka pasur asnjë reagim prej Fatmirit.

Tani që i përmend dashnoren, reagon Mediu sipas Zefit, pavarësisht se kishte shuar një fshat të tërë, thjeshtë dhe vetëm që të pasurohej djali i ish kryeministrit Sali Berisha por dhe vetë Fatmiri.

Pra vetëm kur i përmendet dashnorja Eli Fara vjen dhe qurravitja e ish ministrit Mediu.

Gjergj Zefi e garanton Fatmir Mediun se do të jetë pas tij si hije, për t’ia kujtuar se ka kryer krim, ka veshur në zi qindra nëna dhe se ka marrë jetë fëmijësh.

“I them se ke hedhur një fshat të tërë në erë në Gerdec për tu pasuruar bashkë Sali Berishën dhe të birin, as që reagon fare..
I them që shpirtrat e fëmijëve që u dogjën të gjallë në Gërdec do të ndjekin hap pas hapi deri në vdekje, i them se mallkimi i nënave shamizeza nuk do të ndahet sa të kesh frymë, nuk thotë asnjë gjysmë fjale, madje të injoron me përbuzje përmes heshtjes.

I them se ke punësuar në ministrinë ku ishe ministër Eli Farën (dashnoren që ia di gjithë Tirana), më telefonon, më shkruan mesazhe, më qyrravitet si i paburrë.

Fatmir Mediu mos guxo më, unë jam i pari që po qe nevoja do marr edhe armët kundër jush për të marrë hakun e atyre foshnjeve të gjora që i dogjët të gjallë në Gërdec për një grusht dollarë më tepër!

Mallkuar qofshi dhe ju zëntë haka e këtij populli..!

Ju grabitni, vidhni, vrisni, përdhunoni një popull dhe shqetësoheni vetëm për qetësinë tuaj pranë shalëve të grave dhe të dashnoreve tuaja.
Nuk keni parë gjë akoma!

Unë jam në barrikadën e njerëzve që po zgjohen!

Fundi juaj është afër!”, reagon fort editori i “Pamfletit” Gjergj Zefi.
Një premtim që me sa duket e ka bërë që në momentin kur Fatmir Mediu shoi një fshat të tërë në Gërdec dhe as që denjoi të kërkonte falje ndonjëherë.

Përkundrazi, i injoroi, shkoi dhe bleu dhe votat në Gërdec në zgjedhjet e vitit 2009, dhe më pas si për ironi dhe kandidoi në atë zonë për deputet.

Ndaj talljes së Fatmir Mediut me viktimat e Gërdecit, mes të cilëve dhe fëmijë të mitur, përgjigjia do të jetë e fortë dhe me fakte. Ditë pas dite dhe orë pas ore. Eshtë premtim!

Dhe meqënëse kjo klikë e ndyrë politikanësh shqetësohet vetëm për aferat seksuale ditë për ditë do të zbardhim nga një të tillë, betohet editori i “Pamfleti”

Editori i “Pamfletit”: Fatmir Mediu, vrave fëmijë e të pafajshëm në Gërdec për para e s’reagove, të përmendëm dashnoren dhe qurravitesh. Si hije pas do më kesh… Read More »

Basha lajmëroi shpërthimin e skandaleve, Rama i jep përgjigjen bombë: Përballu me…

Lulzim Basha tha kete te hene se ne muajin maj do te shperthejne disa skandale qe kane lidhje me qeverine aktuale.

I pyetur ne emisionin “Tonight” te Ilva Tares, shefi i qeverise Edi Rama tha se Basha duhet te perballet me skandalin e financimeve me para te zeza te fushates se PD.

“Une kam dijeni për një skandal që Lulzimi duhet ta përballojë, që është skandali i financimit të paligjshem i PD ku ka një hije shumnë të rëndë të financimeve apo financuesve rusë gjë për të cilën ka hetime jo vetëm në Shqipëri dhe Basha duhet ta përballojë me dinjitet këtë skandal.

Do vijnë në të ardhmen disa skandale që do trondisin qeverine, janë injeksione për të mbajtur gjallë atë fije fryme që ka mbetur në PD. Nëse do ishim ne në atë pozicion se di ca do kishin bërë ata, nëse do ishim ne që do kishim bërë gjithë atë zullum që ka dalë në pahë në mënyrë të qartë, se di ca do kishin bërë ata, sa gjëra do ishin djegur në Shqipëri, për financimin e paligjshëm të fushatës së PD me para të zaza për të cilat thuhet nga ata që i kanë investiguar se vijnë nga xhepat e financierëve rusë që janë para të zeza që s’kanë dalë nga xhepat e PD.

Para se te lajmeroje skandale per qeverine, kryetari i opozites te perballet me skandalin qe ka vene ne pozite te veshtire ne dhe per here te pare ka hedhur hije dyshimi per nderhyrje ruse”, tha Rama.

Basha lajmëroi shpërthimin e skandaleve, Rama i jep përgjigjen bombë: Përballu me… Read More »

Rama mbledh drejtorët rajonalë të Punësimit, dy prej tyre u jep lajmin e hidhur

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot dy drejtore rajonale te Punesimit, Lajmin ai e ka dhene ne nje mbledhje qe ka zhvilluar sot më Drejtorët Rajonalë, ku këta të fundit kanë bërë raportimin mujor dhe performancën e tyre në punësime.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Rama ka shkarkuar dy prej tyre, për mospërmbushje objektivash.

Në një takim të para pak muajve Rama u kishte thënë se nëse ata nuk do të kishin rezultate të larta në punë do të shkarkoheshin dhe kështu ka bërë sot për Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët.

Rama mbledh drejtorët rajonalë të Punësimit, dy prej tyre u jep lajmin e hidhur Read More »