Politike

Dorëheqja e Tahirit/ Paralajmërimi i Spartak Ngjelës: Do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare

Jezu Krishti iu tha priftërinjve të tempullit të Jeruzalemit se “ju e keni kthyer shtëpinë e zotit në një çedhe hajdutësh”. Ja, edhe këtu në Shqipëri, ka mbi njëzet vjet që këta të korruptuar kryeministra e kanë kthyer shtetin shqiptar në një çerdhe hajdutësh? Po a do të ndëshkohen të gjithë të korruptuarit?
Pa asnjë lloj diskutimi që do të ndëshkohen të gjithë.
Shkruan Spartak Ngjela

Dorëheqja e sotme e Saimir Tahiri duke dorëzuar mandatin e deputetit, dhe pranimi i përballjes së tij pa asnjë pengesë imunitare me akuzën, ka tepër gjasë që ta shpejtojë gjendjen anti-korrupsion për të shkuar realisht drejt shkallmimit nominal të korrupsionit të lartë shtetëror.

Do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare. Madje duhen pritur dhe qëndrime nga Uashingtoni dhe nga Berlini; kurse po sot menjëherë pas dorëheqjes së Tahiri, deputeti i Parlamentit Gjerman, Hahn, anulloi vizitën në Tiranë.
Po Rama, po Berisha, po Meta?

l.
Shqipëria sot është një shtet i korruptuar dhe i pamoralshëm. Po kur ka filluar kjo histori, dhe a kanë pasur ndonjëherë shqiptarët një shtet të drejtë? Jo, asnjëherë nuk kanë pasur shqiptarët një shtet të drejtë, sepse shqiptarët janë sunduar nga qeveritë e tyre në një mënyrë banditeske.
Historia politike e çdo shteti është historia e gjatë e pushtetit politik. Kjo fillon që nga koha e formimit të shtetit modern.

Po të qëndrojmë pak e ta shohim me vëmendje historinë politike të Shqipërisë, do gjejmë një shëmtim të gjatë që ka shpërfillur edhe interesin kombëtar, por edhe dinjitetin e shqiptarëve. Gjithçka është bërë për vete, por nën garancinë e të huajve që kanë dhënë mbështetjen e korrupsionit shqiptar, ose me ushtarë, ose me para.

Pas Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e interesit personal të Enver Hoxhës, Shqipëria dhe shqipëtarët humbën shansin e madh të Planit Marshall, pësuan gjëmën e ekzekutimit të të gjithë intelektualizmit të lartë shqiptar, deri në vitin 1947, dhe, po për interesin makabër të sundimit Hoxha, me dhunë u izoluan me qëllimin banditesk të Enver Hoxhës për të krijuar në Shqipëri një frymë popullore antiamerikane dhe anti-Perëndim.

E gjithë kjo lëvizje e dhunshme ishte terrori më i madh shtetëror që është parë ndonjëherë në një shtet Europian.
Mbijetesa e shqiptarëve pas terrorit Hoxha ka qënë një mrekulli të cilën koha që vjen do ta provojë shkencërisht, sipas biogjisë molekulare, se ka ardhë si pasojë e dy faktorëve: fortësisë solide të genit arbëror, dhe gjuhës shqipe.

Gjithsesi, pas rrëzimit të komunizmit hoxhist në vitin 1991, shqiptarët kaluan nga mbijetesa në një liri çliruese, por jo sërish në një shtet të drejtë. Tani shteti shqiptar kaloi nga terrori hoxhian, në korrupsion, kurse qeveritë që pasuan kaluan sistematikisht në një bllokim real të drejtësisë duke implementuar me paramendim një pushtet gjyqësor të korruptuar.

ll.
Pas njëzetepesë vjetësh, në vitin 2017, shqipëtarët, me ndihmën direkte të politikës amerikane, filluan implementimin ligjor të Reformës në Drejtësi. E dhunshme ishte mbrojtja e korrupsionit të lartë shtetëror nga individët e inkriminuar: ish ministra e kryeministra, prokurorë e gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, deputetë dhe banditë, të gjithë bashkë, por që u shkatërruan ligsht nga forca e politikës amerikane.

Shqiptarët do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpëtimin që i kanë bërë shqiptarëve në të gjitha luftrat e Shekullit të Njëzet, por sidomos për shpëtimin nga rreziku u madh i shpërbërjes së tyre si shtet, nga intriga, keqdashja edhe aktiviteti i ethshëm i klasës së sotme të korruptuar shqiptare që kishte si synim ruajtjen e pasurisë të grabitur me korrupsion, duke shpërbërë Shqipërinë, me dëbimin e shqiptarëve nga tokat shqiptare me anë të varfërisë të tejskajshme të imponuar poitikisht prej korrupsionit qeveritar shqiptar.

Reforma në Drejtësi ka qenë e vetmja zgjidhje. Por, qëkurse ka filluar unë kam qenë i bindur për suksesin e saj dhe për shpëtimin e shqiptarëve.

Sot gjithçka është e përfunduar në strukturë, dhe SPAK- u e gjithë pushteti gjyqësor që pritet të likuidohet në 60 përqind, janë në rrugën e tyre të nisjes së betejës së madhe legale kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror në Shqipëri.

Dorëheqja e Saimir Tahiri është shenja e parë e ngritjes së intensitetit të betejës antikorrupsion në Shqipëri. Kjo ishte e vetmja rrugë për Tahirin. Pafajësia nuk dhurohet, ajo fitohet në betejë legale.
Por sigurisht që për faktin që Tahiri vendosi të hyjë në betejë, të tre të tjerët: Rama, Berisha dhe Meta do të jenë në hall, dhe do të belbëzojnë.

Por për të tre ngrihet tani pyetja hamletiane: të dorëzohen apo të vijoj betejën për mbrojtjen e korrupsionit qeveritar?

Po çdo të mbroni ju mor fakirë që po jeni të fundit që po e kuptoni se nuk keni shpëtim!
Koha e vuajtjes shqiptare tani ka mbërritur në fundin e saj. Asnjë forcë nuk mund ta ndalojë dot më ecjen përpara të vendosjes së moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri.

Korrupsion i kryeministror shqiptar duhet të shpallë falimentim e të dorëzohet. Sa më shpejt, aq më mirë do të jetë për të. Bredhja e këtyre nga Moska në Beograd, në Stamboll e në Shkup te Gruevski, ka qënë një kotësi e intelektit të tyre fëminor. Tani koha po i braktis. Por a do të dinë të mbrohen? Shenjat tregojnë se, jo.

Gjithsesi, banditizmi i qeverisjes njëqind vjeçare, tani është duke u rrëzuar në rënie të lirë.

Dorëheqja e Tahirit/ Paralajmërimi i Spartak Ngjelës: Do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare Read More »

Nuk i ka thënë të gjitha! Saimir Tahiri shfaqet sonte në TV

“Do të ketë për të gjithë një orë e ndoshta do të japin llogari”. Kjo ka qenë një nga fjalitë e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas deklaratës së tij, ku njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit. Edhe pse bëri disa paralajmërime të forta, Tahiri i cili tashmë është është një qytetar i thjeshtë përballë të gjithëve nuk i ka thënë ende të gjitha.

Pas deklaratës për vendimin e beftë për të dorëzuar mandatin, ish-ministri i Brendshëm do të flasë sonte në mbrëmje në emisionin ‘Të Paeksopozuarit’ në Top Channel, përballë gazetarëve Ylli Rakipi, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Tahiri pritet që të tregojë më shumë rreth misterit që fsheh vendimi i tij i papritur për të lënë mandatin, duke i hapur kështu rrugë Prokurorisë që ta arrestojë. A ka marrë Tahiri një garanci nga Edi Rama në këmbim të lënies së mandatit? A është prishur pakti i tij me Edi Ramën? Apo thjesht ish-ministri nuk i ka duruar dot më presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve?

Për të gjitha këto pikëpyetje, Saimir Tahiri do të tregojë më shumë sonte në orën 21:00 në Top Channel.

Nuk i ka thënë të gjitha! Saimir Tahiri shfaqet sonte në TV Read More »

Kokat e korrupsionit bëhen gati të kthejnë pasuritë, kontroll dashnoreve, tezeve dhe kunatave

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të tmerruar. Ditë të zeza për klubin e korrupsionit në Shqipëri, afron zbatimi i antimafias, do konfiskohen pasuritë që gjoja janë krijuar nga puna në emigracion dhe çdo pasuri tjetër e paligjshme

Ditë të zeza e presin klubin e madh të korrupsionit në Shqipëri dhe Evropë.

Sipas raporteve kofidenciale ndërkombëtare, por edhe perceptimit të opinionit publik, emblema e klubit të korrupsionit janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Edi Rama, pasuruar nga tufë të madhe hienash, që për 27 vjet me radhë kanë sunduar shqiptarët për të vjedhur si dhe po vjedhin për të sunduar shqiptarët.

Kjo çetë e organizuar korrupsioni, krimi dhe perversiteti, si fillim do të dorëzojë pasuritë e paligjshme, të cilat burojnë nga korrupsioni dhe krimi.

Më pas do të dalin para gjykatës speciale që do të ngrihet brenda këtij viti. Shqiptarët duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukseli, pas një luftë 4-vjeçare me kokat e korrupsionit dhe krimit, kanë ngritur një mekanizëm të pamëshirshëm ligjor, për të shkatërruar klubin e korrupsionit dhe të keqbërësve në Shqipëri, duke e goditur fillimisht tek pasuria.

Skanerit nuk do t’i shpëtojnë as dashnoret, tezet dhe kunatat e deputetëve, ministrave dhe gjyqtarëve. Ndëshkimi po vjen ngadalë, por ndëshkimi është i sigurt dhe i pashmangshëm.

Njihuni me rrethanat dhe arsyet.

Shumë ministra, ish-ministra, kryetar bashkish, deputetë, drejtues institucionesh, gjyqtarë, prokurorë, ambasadorë etj., kanë tentuar të pastrojnë paratë e korrupsionit dhe krimit, duke i investuar në pasuri të paluajtshme.

Me paratë e korrupsionit ata kanë blerë apartamente, vila, karburante, pallate, komplekse sportive, lokale, magazina, fabrika, kanë ngritur biznese etj. Të korruptuarit kanë deklaruar se këto pasuri janë krijuar nga puna e tyre në emigracion.

Meqenëse në fillim të viteve ’90 puna në emigracion ishte e zezë dhe e padokumentuar, të korruptuarit e kanë parë si mundësi për të justifikuar një pjesë të madhe ta pasurive të paluajtshme, me shpresën se do t’i shpëtojnë ndëshkimit.

Disa për kokave të korrupsionit nuk kanë punuar asnjë ditë në emigracion, por në letra deklarojnë lokale, qindra mijëra uro, apartamente etj., gjoja nga puna në emigracion. Nuk kanë shpëtim.

Këto pasuri do të sekuestrohen. SHBA-BE, nën kërcënimin e futjes në listë të zezë, detyroi anëtarët e klubit të korrupsionit në Parlament, të miratojnë disa ndryshime në ligjin anti-mafia, ligj i cili i konsideron pasuritë e korrupsionit njëlloj si pasuritë e krimit dhe mafies.

Në këtë ligj të ndryshuar janë përcaktuar pasuritë që mund të konsiderohen të ligjshme, të krijuara nga puna në emigracion. Nga puna në emigracion, mund të konsiderohet e ligjshme vetëm një banesë normale.

Të gjitha pasuritë e tjera, si dy a më shumë apartamente, lokale, shuma të mëdha parash etj., konsiderohen të paligjshme. Ky ligj do të zbatohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat Speciale.

Në ligjin anti-mafia është përcaktuar sekuestrimi dhe konfiskimi i i të gjitha pasurive që burojnë nga korrupsioni, pasi më parë i parashikohej vetëm konfiskimi i pasurive të krimit. Tani ligji do të zbatohet për të gjithë.

Në ligj parashikon veprat penale si korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë, korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti, shpërdorim detyre, refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë etj.

Janë përfshirë të gjitha veprat penale, me anë të të cilave janë pasuruar kokat e korrupsionit në Shqipëri bashkë me tufën e hienave.

Ligji nuk detyron prokurorinë që të provojë që pasuritë janë të paligjshme, por detyron politikanët që të provojnë se pasurinë e kanë me para të ligjshme.

Ligji anti-mafia ka sjellë edhe një risi tjetër, për të mos lënë asnjë shteg shpëtimi. Ligji përcakton edhe sekuestrimin e pasurive të kokave të korrupsionit kur ata i kanë kaluar në emër të bashkëshortit, fëmijës, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërve, motrave, xhaxhallarëve/dajave, hallave/tezeve, nipërve/mbesave, fëmijëve të vëllezërve dhe motrave, vjehrrit, vjehrrës, dhëndrit, nuses, kunatës, kunatit, bashkëjetuesit, thjeshtërit, thjeshtrës, njerkut dhe njerkës.

Janë mbyllur të gjitha shtigjet e shpëtimit. Gjithçka është kopsitur. Tani pritet vetëm ngritja e Byrosë.

Në korridoret e politikës thuhet se disa nga politikanët dhe gjyqtarët kanë bërë gati vilat dhe pasuritë e tjera për t’i dorëzuar.Pamfleti.com

Kokat e korrupsionit bëhen gati të kthejnë pasuritë, kontroll dashnoreve, tezeve dhe kunatave Read More »

Tahiri dorëzon mandatin, vjen reagimi nga Partia Socialiste

Një vendim tërësisht personal të Saimir Tahirit, e ka quajtur Taulant Balla, vendimin e ish ministrit për të lënë mandatin e deputetit dhe për të vijuar betejen me drejtësinë si një qytetar i lirë.

Në një deklarate për mediat, Balla ka theksuar se vendimi i marrë nga Tahiri respektohet tërësisht.

“Vendim tërësisht personal i Tahirit, e respektojmë tërësisht dhe ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, se kjo është një cështje tërësisht me Tahirit dhe drejtësisë, as e jona dhe as e kësaj opozitë gojështhurur që në çdo rast dhe mundësi gjen argumente për baltën e radhës kundrejt punës së rëndësishme që ka vendi në rrugën drejt hapjes së negociatave. Këta janë në beteje për t’i prishur punë vendit për vendimin e 28 qershorit”,  tha Balla.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzoi sot mandatin e tij si deputet, për t’u përballur me akuzat e përfshirjes në trafikun e drogës si qytetar i thjeshtë.

Tahiri dorëzon mandatin, vjen reagimi nga Partia Socialiste Read More »

Pas Robert Bitrit, dy deputetë të tjerë ‘braktisin’ sot LSI-në (emrat)

Pavarësisht fjalëve në publik, opozita nuk është e bashkuar. Jo vetëm PD dhe LSI që nuk janë në një qëndrim, por edhe brenda LSI duket se ka divergjenca.

Në seancën e sotme plenare ish-ministri Lefter Koka, aktualisht deputet i LSI së bashku me Vangjel Tavon nuk kanë ndjekur kryetaren Monika Kryemadhi dhe deputetët e tjerë të kësaj force që u larguan nga salla, por kanë vendosur që të qëndrojnë duke ndjekur punimet.

Në fjalën e tij, Balla i falënderoi dy deputetët e LSI që nuk vendosën të largohen nga Kuvendi.

Pas Robert Bitrit, dy deputetë të tjerë ‘braktisin’ sot LSI-në (emrat) Read More »

Ish-ministri i LSI vlerëson Tahirin : Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë!

Kur qeverisnin bashkë PS-LSI, Saimir Tahiri oshte një nga personat më të anetemuar nga Meta.

Por sot ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kavlerësuar Tahirin për qëbdrimin e mbajtur.

“Nuk më intereson fare ka apo jo konspiracion politik! Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë!

Meriton respekt, qoftë dhe për kaq”, shkruan Ylli Manjani

Ish-ministri i LSI vlerëson Tahirin : Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë! Read More »

Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, ja kush do t’i zerë vendin në Parlament

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ka lënë mandatin e deputetit.

Ai tha se  nga sot dorëzon mandatin e deputeti, pasi është i hapur për ti shkuar deri në fund hetimeve dhe nuk do që ta akuzojnë se po i fshihet drejtësie.

“Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ja dal. Qe sot, une nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo”. Ishte kjo deklarata e Tahirit.

Pas ikjes se Tahirit, Partia Socialiste do të rifitoj edhe një herë mandatin e Tiranës, që deri tani e mbante ish-ministri që pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar, vazhdoi se deputet i pavarur.

Në listën vijuese manadati i deputeti i pritet që ti kaloj Spartak Braho. Kujtojmë që Braho ka qenë deputeti i LSI-së nga viti 2013 deri në vitn 2017, ndërsa tani është këshilltar i kryeministrit Rama.

 

Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, ja kush do t’i zerë vendin në Parlament Read More »

Monika ‘kap prej zhelesh’ Bashën: Sot do bëjmë namin!

Nuk ka zgjatur shumë bojkoti dhe mosbindja civile e Lulzim Bashës. Sot, opozita do të rikthehet në Parlament ku ka paralajmëruar një seancë jo normale. Burime nga grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së, bëjnë me dije se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e një seance normale, për aq kohë sa ish-ministri i Brendshëm vijon të jetë i lirë dhe ndjek seancat parlamentare dhe gjithashtu katër nga protestuesit e Rrugës së Kombit mbahen në burg.

Mësohet se Basha më përpara do të thërrasë në një mbledhje Grupin Parlamentar demokrat ku edhe do të vendoset se cili do të jetë qëndrimi në Kuvend.

Deputetët demokratë në seancën e sotme, nuk do të lejojnë kolegëte tyre socialistë të flasin, aksion të cilin e mbështet edhe grupi parlamentar i LSI-së. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi pas mbledhjes së grupit se maxhoranca me çështjet që ka vendosur në rend dite, e ka imponuar anormalitetin e seancës.

Kjo duket se është një taktikë e kryetares së LSI, e cila tashmë e bëri rrugë që të zhvishet në Kuvend. Ndërsa Basha, nga paaftësia, zgjedh bojkotin, që e mban edhe me muaj, për Monikën kjo nuk është zgjidhje.

Monika dihet se do dhunë dhe përplasje fizike. Shpesh herë, ajo fut në rradhë të parë vajza 22-vjeçare që ka zgjehdur për deputete për tu goditur fizikisht me burrat e PS. Sipas burimeve, sherret që priten të ndodhin sot, janë të inskenuara nga LSI dhe janë miratuar edhe nga PD.

Monika ‘kap prej zhelesh’ Bashën: Sot do bëjmë namin! Read More »