Politike

Berisha qan me ‘oi’ gjyqtarët milionerë. S’ka kush ti mbrojë më Shkëlzenin dhe Argitën

Ish-kryeministrin Sali Berisha  ka reaguar i shqetësur pasi vetingu ka përjashtuar nga detyra disa gjyqtarë të cilën nuk kanë mundur që të justifikojnë pasurinë e tyre. Dje vettingu shkarkoi nga detyra gjyqtaren kushtetuese, Altina Xhoxhaj

Dhe për këtë Berisha thotë se Gjykata Kushtetuese është asgjesuar nga puçi anti-kushtetues i Edvin Kristaq Ramës dhe narkoshtetit të tij.

Duket se Berisha është i shqetësuar nga Vettingu, i cili pas gjyqtarëve, do të skanojë edhe politikanët dhe familjet e tyre. Fëmijët e Berishës janë akuzuar për korrupsion.

Postimi i plotë i Berishës:

Asgjesimi i Gjykates Kushtetuese puç anti-kushtetues i Edvin Kristaq Rames dhe narkoshtetit te tij!

Te dashur miq, Shqiperia nga dita e djeshme nuk ka me Gjykate Kushtetuese, organi pergjegjes sipas Kushtetutes se vendit per garantimin e kesaj te fundit si dhe lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare.

Ky eshte nje puç i vertet antikushtetues, veper makabre kriminale e Edvin Kristaq Rames, i cili pasi u be kryegjykates dhe kryeprokuror i Shqiperise perdori vetingun per te rrezuar institucionin e fundit kushtetues qe nuk varej prej tij.

Sot ne Shqiperi, i gjithe pushteti ekzekutiv, gjyqesor dhe legjislativ, njelloj si ne ditet me te zeza te diktatures eshte ne duart e nje kryekrimineli qe nuk njeh norma, kufinj apo standarte per pushtetin e tij personal.

Perdorimi i vetingut, ne sy te mbare shqiptareve dhe botes, jo per te reformuar pushtetin gjyqesor pot per te eleminuar institucionet kushtetuese eshte nje akt makaber per vendosjen e plote te narkoshtetit ne Shqiperi.

Duke denuar me ashpersine me te madhe puçin antikushtetues te Edvin Kristaq Rame dhe klikes se tij, ftoj qytetaret te ngrihen ne lartesine e guximit te tyre dhe te flakim sa me pare kalbesiren e tij! Sb

Berisha qan me ‘oi’ gjyqtarët milionerë. S’ka kush ti mbrojë më Shkëlzenin dhe Argitën Read More »

Edhe pse i sëmurë, Braho gjen forcë dhe shkon takon Ruçin. A do futet në Kuvend?

Një ditë pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se Spartak Braho është drejt rikthimit në parlament.

Aktualisht, Braho është duke zhvilluar një takim me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë ish-ministri Saimir Tahiri nuk e ka dërguar ende zyrtarisht letrën e dorëzimit të mandatit të deputetit. Pritet që kërkesa e tij për heqjen dorë nga mandati të dorëzohet sot.

Braho, dje tha se do ta mendojë nëse do të futet në Kuvend, por gjasat tregojnë se ai do ta prnaojë, edhe pse kohët e fundit nuk ka patur një shëndet të mirë.

Edhe pse i sëmurë, Braho gjen forcë dhe shkon takon Ruçin. A do futet në Kuvend? Read More »

Donald Lu nxjerr emrat e rinj: Ja politikanët kriminelë në Shqipëri

Një ditë pasi Saimir Tahiir dorëzoi mandatin e deputetit që të përballet me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.

Në një takim me shoqërinë civile, Lu tha se e mirëpret vendimin e Tahiri për të përballur me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë, por ndërkohë pa nxjerrë edhe emrat e politikanëve të inkriminuar.

Disa prej tyre, Lu i ka bërë publike edhe me herët.

“Shoqëria civile drejtohet kryesisht nga gra dhe të rinj me energji, entuziazëm dhe optimizëm. Shoqëria civile mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm si rojtare kundër korrupsionit. Kur e thashë këtë e dija se kishte nejrëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta.

Ata thanë se shoqëria civile është blerë nga socialistët, demokratët dhe LSI. Unë mendoj ndryshe, shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në tre vitet e fudnit. Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frrokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin.

Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashki.Për reformën në drejtësi, mbaj mend që fëmijë, pensionistë, mësues, drejtues të OJQ, njerëz të zakonshëm u mblodhën para Kuvendit me 21 korrik 2016 në piskun e vapës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre të miratonin këtë reformë dhe sot OJQ po vëzhgojnë vettingun dhe krijimin e KLGJ,KLP, SPAK dhe BKH.

Për zgjedhjet e vitit të shkuar OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve por edhe monitorimin e marrëveshjes së 18 majit që solli shumë ndryshime të ndërlikuara administrative në javët para zgjedhjeve. Shoqëria civile shqiptare duhet të jetë krenare për të gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera por nuk duhet të bëhemi dembelë.

Ka ende shumë për të bërë. Prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme. Cila është sfida kryesore sot?Do të ishim shumë të lumtur që shoqëria civile të na bashkohet në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të “peshqve të mëdhenj”kriminalë. Shqipëria ka mbëshetur kapjen e një peshku të madh të drogës, Met Kanani që u arrestua në Shqipëri me 22 mars. Urdhër arresti janë lëshuar edhe për dy trafikantë të tjerë të mëdhenj, Klement Bali dhe Arbër Çekaj por ata duhet të kapen.“-tha Lu.

Donald Lu nxjerr emrat e rinj: Ja politikanët kriminelë në Shqipëri Read More »

Deputetja shqiptare publikon foto me bashkëshortin e saj, tregon me çfarë emri përkëdhelës i thërret (Foto)

Duda Balje është një nga deputetet më të komentuara në mediat rozë. Stili i saj dhe eleganca bën që ajo të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Biondja flokëgjatë, përveç bukurisë që tregon përmes fotografive të postuara në rrjete sociale, ajo shpesh me ndjekësit ndanë edhe fotografi e momente me personat e zemrës.

Së fundmi deputetja ka postuar një fotografi ku shfaqet në krahët e bashkëshortit të saj, ku në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “My boy”.

Siç duket kjo është fjala përkëdhelëse me të cilën ajo e thërret bashkëshortin e saj.

Deputetja shqiptare publikon foto me bashkëshortin e saj, tregon me çfarë emri përkëdhelës i thërret (Foto) Read More »

Menduat se Tahiri nuk është më deputet? Ja lëvizja surprizë e tij

Menduat se Tahiri nuk eshte me deputet? E keni gabim. Te enjten ai dha thjesht njoftimin.

Por ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk e ka dorezuar ende shkresen ne Kuvend, qe te vijohet me procedurat e heqjes se mandatit.

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se Saimir Tahiri vazhdon të jetë deputet i Kuvendit, deri sa të dorëzojë me shkrim kërkesën e lënies së mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Hoxha tha se ish-ministri Tahiri paralajmëroi dorëzimin e mandatit të deputetit, por ende nuk e ka bërë një gjë të tillë me shkrim dhe zyrtarisht, pasi nuk e ka dorëzuar shkresën.

“Ditën e nesërme (e marte) pritet që ai të dorëzojë shkresën dhe vetëm atëherë kur ajo të protokollohet, Tahiri rezulton se ka dorëzuar mandatin e deputetit”,- u shpreh gazetari.

Menduat se Tahiri nuk është më deputet? Ja lëvizja surprizë e tij Read More »

Dorëheqja e Saimir Tahirit, flet Edi Rama: Akt dinjitoz, i pari në historinë e parlamentit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, duke e konsideruar akt dinjitoz.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryeministri Rama ka mohuar që t’i ketë sugjeruar Tahirit të dorëzojë mandatin e deputetit.

Ai thotë se nuk ka pasur dijeni paraprakisht për dorëheqjen e Tahirit, duke arsyetuar se prej 6 muaj ish-ministri i Brendshëm nuk është pjesë e grupit parlamentar të PS.

Sa i përket akuzave të opozitës se dorëheqja e Saimir Tahirit është kërkuar nga Gjermania, Kryeministri Edi Rama i mohon këto pretendime.

Z.Rama çfarë mendoni ju për dorëheqjen e Tahirit?

Edi Rama: Një akt dinjitoz, në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar, i respektueshëm plotësisht. Unë gjykoj asgjë nga ato që thuhen në këtë rast, sepse ky është një rast për të cilin jam shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë, se i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

A ja keni kërkuar ju dorëheqjen?

Edi Rama: Besoj që është humbje kohe të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, pasi ky është një akt që flet vetë dhe është i respektueshëm për atë që është. Unë s’kam pasur asnjë dijeni dhe s’ka asnjë arsye pse unë duhet të kisha dijeni. Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit tonë parlament dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste.

Ky vendim i Tahirit, e çliron Parlamentin shqiptar qoftë në sytë e publikut apo qoftë edhe në ato akuzat e inkriminimit që janë bërë?

Edi Rama: Parlamenti shqiptar, fatkeqësisht nuk është një i tërë sot, është i ndarë. Parlamenti shqiptar ka një shumicë, ka dhe një pakicë. Në rast se flasim për shumicën, nuk ka pasur asnjë lloj nevoje të çlirohet nga asgjë. Shumica ka mbajtur qëndrimin e duhur për këtë rast. 100 herë të ktheheshim mbrapsht, 100 herë do kishim mbajtur të njëjtin qëndrim.

Lidhur me deklaratat që Tahiri ka bërë për qëndrimet që ministri i Brendshëm ka mbajtur ndaj policisë dhe krimit, a keni ju një koment?

Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm pothuajse një mandat të plotë me mua dhe unë nuk i heq asnjë presje të gjithë atyre që kam thënë në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm, sepse kam mbështetur dhe vlerësuar punën e tij. Ashtu sikundër mbështes dhe vlerësoj punën e ministrit aktual të Brendshëm. Janë natyra të ndryshme, janë qasje të ndryshme, janë stile të ndryshme.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, njëkohësisht z.Berisha sot kanë artikuluar që në fakt Europa kërkon largimin tuaj, jo largimin e Saimir Tahirit. Si i komentoni ju këto deklarata?

Përfytyroni se në ç’mjerim do të ishte Europa nëse do të fliste për shqiptarët nëpërmjet Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit. Por, ata nuk kanë asnjë lidhje me Europën në kuptimin e zëdhënies në emër të Europës dhe fatkeqësisht janë sot kundërshtarë të vendosur të rrugës sonë për të ecur më shpejt drejt Europës për të çelur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe kjo është një fatkeqësi e jona e përbashkët, por në këtë mes Europa s’ka asnjë lidhje. Patjetër ata thonë kaq dhe shumë më tepër se sa kaq dhe ajo që unë mund të them për ato që ata thonë, është Zoti i ndihmoftë ata që i dëgjojnë.

 Kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se kjo është një lojë që bëhet pas presionit që juve keni patur në Gjermani.

Unë në Gjermani nuk kam pasur asnjë presion. Në Gjermani në komisionin çështjeve europiane, unë thjesht i jam përgjigjur interesimit të një deputeti për këtë çështje duke dhënë edhe shpjegime bazuar në qëndrimin tonë që është publik këtu. Sa për lojën, lojë është t’i ikësh drejtësisë me raporte mjekësore siç ka bërë Lulzimi.

A është një sinjal për hapjen e negociatave gjesti i Tahirit?

Edi Rama: Hapja e negociatave nuk ka lidhje fare me këtë rast dhe leje më pastaj me këtë gjest. Hapja e negociatave është tani më një çështje politike. /tvklan.al/

Dorëheqja e Saimir Tahirit, flet Edi Rama: Akt dinjitoz, i pari në historinë e parlamentit shqiptar Read More »

Sherr i madh në studio/ Tahiri përplaset me Shkullakun: Të është zvogëluar…

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri u perplas keq në emisionin “Të Paekspozuarit”, edhe me analistin Armand Shkullaku.

Ky i fundit ka thënë se në kohën e Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, trafiku i drogës lulëzoi dhe kupola e policisë së shtetit, ka qenë e përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. Debati ka degjeneruar edhe në fyerje personale.

Shkullaku: Fjalimi juaj pati dy momente. E dhatë mandatin tuaj në një moment që nuk kishit rrugë tjetër. Parlamenti do të mblidhej prap, për ti dhënë leje prokurorisë për arrestimin tuaj. Hapja e negociatave me Shqipërine, kishte kushte. Kjo u tha edhe nga ministri gjerman edhe nga ambasadori Lu.

Tahiri: Për presionin ndërkombëtar do të arrestohem unë?

Shkullaku: Edhe këtë rradhë, i bëtë shërbimin e fundit Ramës. Ai tha nuk komandoj dot prokurorinë, le të më sjellin një provë dhe unë reagoj. Unë nuk them se është marrëveshje. E para sepse nuk ju quaj aq pak inteligjent për të besuar të garancitë e Rames. Fjalimi për mua ishte zhgënjyes. Nuk doli dikush kurajoz të pranonte cfare kishte ndodhur 4 vjet, por as viktima e kësaj politike që ka komplotuar kundër jush. Dëgjova të njëjtën histori, fornti i të keqesh, Luli, Visho Ajazi, Monika, Ilir Meta, Bujar Nishani. Kur jam përballur me ju ju kam thënë, kemi prova që në Ishëm është ngritur një pistë, avioni që ra me drogë. Ju nuk e shkarkuat drejtorin. Kur ju thoshin, në Vlorë ka kanabis, nuk shkarkuar ndonjë drejtor. Duhet të binit ju që të binte e gjithë kupola. Kur Zagani thoshte, makinën tuaj, që edhe me autorizim të posatshëm, bëhej trafik droge, ju e morët sërish vet dhe e përdorët. Gjatë 4 viteve nuk kam am përgjigje për këto gjëra që rezultuan të vërteta. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që e gjithë kupola e policisë të jetë e përfshirë.

Tahiri:Ku e konstatuat?

Shkullaku: Janë të gjithë në arrati. Drejtori i Vlorës, ai i kufirit. Shefa të policisë.

Tahiri: E ke gabim.

Shkullaku: Kur ju thoshim a more masë për ata policë që lanë Mark Frrokun me trafikantin brenda. Keni qenë ministri më jetëgjatë. Jeni i pari që akuzoni për përfshirje në trafikun e drogës. Keni dalë në përgjimet e trafikantëve.

Tahiri: Kam dale unë ? Sa trafikantë mund të flasin për ju në telefon?

Shkullaku:Nuk doli emri i Niko Peleshit.

Tahiri: Tregon fiks modelin tënd, me të cilin jeni mësuar të gjithë. Të duket patjetër shërbim për Edi Ramën. Nuk e lexon dot si një gjest të një njeriu që thotë, ju duket se jam pengesë për integrimin? Po iki. Nuk jetoj për imunitet apo parlament, nuk fitoj para nga tenderat.

Shkuallku: Akuzohesh që makinën tënde ia dhe trafikantëve. Imagjinoni ministrin e brendshëm të Gjermanisë, që jep makinën dhe thotë dëgjo i kisha kushërinj ata po nuk e dija. E ka fajin media për këtë?

Tahiri: Më vjen keq që diapazoni të është zvogëluar

Shkullaku: Nuk ma përcakton ti diapazoni, sepse nuk kupton sa të shkurtër ke diapazonin tënd.

Tahiri: Sa i përket drejtuesve të policisë, njëri është i akuzuar. Nuk e di a ka faj apo jo. Do të shohim a ka pëgjegjësi. Nuk besoj së është kështu por do të paguaje faturën.

Sherr i madh në studio/ Tahiri përplaset me Shkullakun: Të është zvogëluar… Read More »

Patozi flet për shpirtrat që ka trazuar dorëzimi i Saimir Tahirit, dhe iu uron rrugë të mbarë “peshkaqenëve”

Ish deputeti i PD, Astrit Patozi, në një reagim në rrjetet sociale, pasi ish ministri Saimir Tahiri hoqi dorë këte të enjte nga mandati i deputetit, thotë se tani, “ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija”.

Postimi i plotë i Astrit Patozi:

SHPIRTRAT QË MUND TË KETË TRAZUAR DORËZIMI I SAIMIR TAHIRIT

Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuhet, atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së “peshkaqenëve”, pavarësisht krahut që kanë zgjedhur për të qëndruar në oqeanin e zullumit!

Nuk ka fare rëndësi, nëse janë shefa apo kundërshtarë të tij. Cilado qoftë arsyeja e dorëzimit të tij tek drejtësia, ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija.

Të paktën nuk qëndron më alibia se mbrojtja e ish-ministrit me imunitet ishte një barrikadë e fortë për pandëshkueshmërinë. Dhe kjo nuk ka të bëjë shumë me atë që mund të thotë apo tregojë vetë Tahiri gjatë hetimit të tij.

Më tepër se kaq, është djegia e një etape tjetër në një proces me sa duket të pakthyeshëm, dhe me shumë gjasë ky është shkaku se pse po përvëlon kaq shumë. Është ai momenti, kur e ndjen se po të ngrihet niveli i ujit dhe ti e di që nuk mund të notosh, ngaqë t’i kanë lidhur duart.

Patozi flet për shpirtrat që ka trazuar dorëzimi i Saimir Tahirit, dhe iu uron rrugë të mbarë “peshkaqenëve” Read More »