Politike

Hapet gara për Kryebashkiakun e ri te Vlorës, deputetja mohon kandidimin: e kemi Kryetarin

Deputetja e PS Vilma Bello i ka dhënë fund zërave për një kandidim të mundshëm të saj në zgjedhjet lokale për bashkinë e Vlorës.

Në një reagim në rrjetin social Facebook deputetja e Vlorës teksa mohon kandidaturën e saj për në krye të bashkisë shpreh mbështetjen për kreun aktual Dritan Leli në garën e ardhshme.

“Mua më është besuar përgjegjësia e lartë që ta përfaqësoj Vlorën në Kuvend, ndërkohë që, së bashku me Dritan Lelin dhe shokët e shoqet e tjera të skuadrës sonë, ne duhet të rrisim çdo ditë ritmin e komunikimit me njerëzit”, shprehet ndër të tjera Bello.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq!

Duke dëgjuar emrin tim në spekullimet mediatike për zgjedhjet e ardhshme vendore, dua t’ju them, modestisht, se Vlora e ka kryetarin e bashkisë, të cilin e respektoj si një njeri me integritet të lartë moral dhe e mbështes si një kryebashkiak vullnetmirë!

Mua më është besuar përgjegjësia e lartë që ta përfaqësoj Vlorën në Kuvend, ndërkohë që, së bashku me Dritan Lelin dhe shokët e shoqet e tjera të skuadrës sonë, ne duhet të rrisim çdo ditë ritmin e komunikimit me njerëzit. Të hapim më tutje Partinë Socialiste të Vlorës dhe t’u perkushtohemi me pasion punëve e sfidave të kësaj force politike të pakonkurueshme, por në nevojë për përmirësim të vazhdueshëm.

Kam bindjen se në Vlorë duhet të korrim një fitore të thellë si asnjëherë më parë dhe për këtë të punojmë, pa u lodhur dhe pa humbur kohe me spekullimet mediatike që vijnë e ikin si fjalët që i merr era./newsbomb

Hapet gara për Kryebashkiakun e ri te Vlorës, deputetja mohon kandidimin: e kemi Kryetarin Read More »

Braçe sulmon keq ish kolegun Ben Blushi: Turp e faqja e zezë për katandinë! Kështu është kur mllefi bën “lajmin”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, nuk është ndalur duke nisur replikën me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin, me anë të një statusi në Facebook, ku ka theksuar se e gjitha çfarë është thënë nga Blushi është një gënjeshtër e madhe.

Ky reagim vjen pas publikimit të një kronike nga Top Channel që vë në dukje investimin e qeverisë në parkun e Divjakës për ndërtimin e një kulle 30 metër e lartë me vlerë mbi 1.3 milionë euro, ndërkohë që rruga që lidh fshatin me autostradën është e mbushur me gropa dhe e vështirë për t’u kaluar.

Deputeti sulmon drejtorin e Top Channel, ish kolegun Ben Blushi për mashtrime në ato të cilat publikojnë.

Ja statusi i plotë i Erion Braçes

Mos kopjo, por mbi te gjitha mos genje, Blush!

Boll! Ka nje kufi dhe rrena!
Te shtune, une jo ti, as Altini yt e as pushka e tij, fola per rrugen nga autostrada ne Divjake!
Ti, Altini yt dhe pushka e tij thjesht kopjuat shqetesimin tim publik.
Su falenderoj dot kete here,
plagjatura eshte e denueshme.

Por,
Do e bejme dhe ate rruge o Blush,
do e bejme, jo duke mbushur gropa sic thua ti, do e rindertojme.
Nderkohe, zarat duhet te te kishin thene se per ne Divjake ka edhe dy rruge te tjera, njera nga autostrada direkt ne Divjake per 15 minuta ne perfundim e siper;
Rruga nga vjen prej Lushnjes ne Divjake pushka jote.
Ka dhe nje te dyte qe lidh Cerme Sektorin me kete rruge ne nyjen Tre Ura, por me te kemi probleme-cilesia mizerabel e ne nuk e marrim ne dorezim, kemi kerkuar inspektim e pas tij vjen kallezimi!

Nderkohe cke me kullen Blush?
Diell, park, det, lagune e zogj sheh prej aty, sic i ka bere natyra, jo sic genjen ti!!
Eshte projekt i madh, perfshin:
1250 ml shetitore me dy sheshpushime, 200 m2 secili, dy mole ne fillim ne hyrje 220 m2 dhe ne fund rrethor 450 m2,

5100 ml kanale te lundrueshme, me thellesi mesatare 2 meter dhe gjeresi 10 meter,

Poooo kullen panoramike 36 meter e larte, me funksion te shumefishte edhe per rojet e parkut, edhe per rojet e kufirit detar;

Te gjitha bashke;
VETEM PER 99 454 145 LEKE ME TVSH,
82 878 454 LEKE PA TE!

BEJNE 637 526 EURO;
KURRE 1. 3 MILIONE EURO SA GENJEN TI E JU!

E kupton sa e madhe eshte genjeshtra apo jo?;
GENJESHTER ME 662 MIJE EURO EEEEJ!

Turp e faqja e zeze per katandine!
Keshtu eshte kur mllefi ben “lajmin”

Braçe sulmon keq ish kolegun Ben Blushi: Turp e faqja e zezë për katandinë! Kështu është kur mllefi bën “lajmin” Read More »

“Kujdes! Mund të infektoheni me gjak hajduti”

Në çdo 8 maj, kudo në botën e qytetëruar, përkujtohet Dita e Luftës kundër Talasemisë. Në këtë ditë, kujtohen të gjithë ata fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, që u përballën me këtë sëmundje për shumë vite, kudo nëpër botë.

Sigurisht dhurimi i gjakut është një akt human. Në këtë ditë bëhen të gjitha përpjekjet për të sensibilizuar sa është e mundur njerëzit, që të dhurojnë gjak të sigurt për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Një akt të tillë ka ndërrmarrë edhe Presidenti, Ilir Meta.

“Dhurimi i gjakut është një akt humanizmi e solidariteti me personat që kanë nevojë jetike për të. Duke dhuruar gjak, shpëtojmë një jetë”, shkruhet në faqen e Presidencës, ku dhe është fotografuar ky akt i mëshirshëm nga i Pari i vendit.

Po sa i sigurtë është gjaku i Ilir Metës?

Emri i tij është i zhytur thellë në veprime që mbartin me vete kriminalitet, korrupsion, “pirje gjaku”, hajdutllëk… të gjitha veset dhe ligësitë të grumbulluara në një njeri.

Ndaj kujdes, se mos bini në gjakun e Ilir Metës!

Boll hajdutë e të inkriminuar ka ky vend, nuk na duhen më njerëz me gjak të tillë!

“Kujdes! Mund të infektoheni me gjak hajduti” Read More »

Rikthimi i Izet Haxhisë rihap dosjen “Hajdari”, Berisha takoi mbrëmë 3 avokatët e tij për të përgatitur mbrojtjen. Mund të hapet shpejt dhe afera e CEZ

Sali Berishës përfundimisht i është prishur qetësia me të cilën kishte vendosur të mbyllte dhe këto ditë të fundit te jetës së tij politike.

Jo se mendon të pushojë, por i mësuar për të qënë gjithnjë “qen sulmi” nuk ka llogaritur asnjëherë që një ditë të bukur gjithçka mund të të kthehet kundër.

Ndoshta dhe në momentin më të keq, kur dhe takati të lë, dhe mbi të gjitha mendja ka kohë që e ka lënë dhe receptorët nervorë si dhe “materia gri” e Berishës ka kohë që punon për inerci dhe thjeshtë e vetëm në mënyrë mekanike.

Në moshën e tij të pleqërisë, pra me mendje dhe takat të lënë dhe vetëm me “neps” të pashuar për gjithçka, Berisha do të përballet me një sërë dosjesh të rënda kriminale, që përmbajnë të gjitha shkeljet, krimet dhe abuzimet që ka bërë.

Një “faturë” që me sa duket do ti serviret nga drejtësia njëherësh, me të vetmin ngushëllim që do të ketë një fund të tmerrshëm dhe jo një tmerr pa fund.

Rastet Mubarak dhe Pinoçet që shkuan me barrelë dhe uturak me vete në gjykatë për të marrë dënimin për krimet e kryera ka kohë që po e torturojnë dhe Sali Berisën. Me frikën se mos do të kalojë dhe ai nëpër këtë kalvar.

Rikthimi i ish truprojës së tij Izet Haxhia nga azili politik në Turqi, dhe deklaratat e tij vetë dhe përmes avokatit Fran Dashi se do të kërkojë rihapjen e hetimit për vrasjen e Azem Hajdarit, të vrarë 20 vite më parë, pikërisht në 20 vjetorin e vrasjes, ka shqetësuar Sali Berishën.

Ish kryeministri e di se Izet Haxhia ka të drejtën ligjore të kërkojë dhe të marrë prej organeve të drejtësisë rihapjen e hetimit për Azem Hajdarin, pasi në momentin e hetimit dhe të gjykimit ai nuk ka qënë prezent dhe ligji e favorizon në këtë rast.

Por gjithashtu e di se Izet Haxhia ka paralajmëruar se në rihetimin e vrasjes së Azem Hajdarit do të zbardhë disa të vërteta të hidhura dhe të padëgjuara më parë për Sali Berishën dhe lidhjen e tij me vrasjen e Liderit të Dhjetorit më 12 shtator 1998, para selisë së PD.

Për këtë arësye ish kryeministri Sali Berisha, për ti dalë të keqes përpara, meqë dhe avokatët tashmë i ka përzgjedhur, ka kërkuar një përgatitje thelbësore për këtë bejejë ligjore që e pret me rikthimin e ish badigardit të tij Izet Haxhia nga Turqia.

Në kuadër të kësaj përgatitjeje, mbrëmë vonë në shtëpinë e tij janë parë të hyjnë njëri pas tjetrit avokatët personalë të Berishës, Genc Gjokutaj, Neshat Fana dhe Çlirim Gjata.

Burime të rezervuara kanë shprehur dyshimin se bashkë me vajzën e tij Argita Berisha Malltezi është parë dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca. Por nuk ka konfirmim të qartë për involvimin direkt të Erinda Ballancës në këtë çështje, pavarësisht se studioja e saj ligjore në bashkëpunim me atë të Argitës janë në funksion të mbrojtjes ish kryeministrit me kapacitet të plotë.

Mësohet se tre avokatët e Berishës kanë qëndruar shumë vonë në shtëpinë e tij, çka bën të dyshosh se takimi në orët e vona të natës me ish kryeministrin ka qënë në kuadër të përgatitjes më të përballuar rihapjen e hetimit për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në një rast të tillë Sali Berisha do të jetë dhe kryesori që do të dëshmojë për të gjitha akuzat që ka ngritur ish badigardi i tij Izet Haxhia. Akuza që fillojnë, që nga momenti i parë i thirrjes nga Lushnja i Azem Hajdarit, kush e nxori jashtë, kush e përplasi me vrasësit, pse u zhduk telefoni i tij që përmbante dhe thirrjet e fundit dhe pse Berisha 5 minuta pas vrasjes bëri deklaratën për mediat ku deklaronte me emër dhe mbiemër vrasësit e liderit të dhjetorit.

Mësohet se Berisha po përgatitet në total për të gjitha akuzat të cilat ka hedhur Izet Haxhia, që nga vrasja e Hajdarit, tek tentativa për grusht shtetit dy ditë më vonë dhe marrja e institucioneve si dhe urdhëri për të hedhur në erë ambasadën amerikane. Por do të hetohet dhe për vrasjen e gati të gjithë djemve të Tropojës.

Ndaj dhe Berisha po përgatitet me avokatët e tij.

Nga ana tjetër mësohet se pritet që dhe dosja e aferës së CEZ të shkojë në gjykatë, pasi Nuel Kalaj nuk mund të gjendet, dhe se ka prova të mjaftueshme për implikimin e familjes Berisha, Sali dhe Shkelzen në këtë aferë për zhdukjen e mbi 414 milionë eurove.

Organi i akuzës e ka të pajustifikueshme që të zgjasë më tej hetimin e aferës së CEZ, kështu që Berisha do të duhet të përgatitet dhe për këtë përballje me drejtësinë.

Njëherësh mësohet se pas këtyre dosjeve pritet të “thyhet akulli” dhe të shkojnë në gjykatë dhe dosja e Gërdecit, rrugës së Kombit, 21 janarit dhe dosje të tjera, duke ia bërë më të sigurtë Sali Berishës rrugën drejt burgut./Pamfleti.com

Rikthimi i Izet Haxhisë rihap dosjen “Hajdari”, Berisha takoi mbrëmë 3 avokatët e tij për të përgatitur mbrojtjen. Mund të hapet shpejt dhe afera e CEZ Read More »

Mesazhi i fortë i Donald Lu-së ndaj Ramës, Berishës e Metës, dhe përgjigja anemike nëpërmjet “lapsit” të Bushatit

Skeçi i Portokallisë së kësaj jave nuk duket se ishte thjesht një fabul komike, pasi duket se përbënte një metaforë reale të asaj që Donald Lu-ja personazhi real i skeçit donte të përcillte.

Fraza e Lu-së ishte lapidare kur personazhit të Edi Ramës në show-un komik ai i bëri thirrje: “Ndaje mendjen do shkosh këndej apo andej”.

Kush ka mend në kokë e kuptoi qartë, prerë dhe saktë mesazhin e qeverisë së Donald Trumpit, e cila sapo i ka zgjatur mandatin ambasadorit të saj në Tiranë.

Në mënyrë precise në Portokalli personazhet e Berishës, Bashës dhe Monika Kryemadhit ishin në një front, Edi Rama ishte në mes dhe lëvizte here këndej e here andej, ndërsa Donald Lu-ja, jo personazhi, por ambasadori i SHBA-së në Tiranë i bënte thirrje aktorit që imitonte kryeministrit që ta ndante mendjen nëse do ishte me Berishën apo me SHBA-në.

Mesazh më i qartë nuk ka pasur ndonjëherë.

Dhe menjëherë pas asaj performance që ishte shumë e qartë dhe që pati një përkrahje shumë të madhe nga publiku në sale (në portokalli nuk shkojnë njerëz me 5 mijë lekë, por ai që do dhe që e paguan biletën), një zë nga qarqet anti reform e ka cilësuar vettingun si një kob.

Është Anti Bushati, gazetari që për 4 vjet nuk është vetëm kundërshtari i Edi Ramës, por lustraxhiu i Bashës dhe Kryemadhit sot dhe Berisha-Metës dje.

Anti Bushati, sëbashku me Shkullakun është kalemi zyrtar i antireformës në drejtësi.

Sot  Bushati shkruan i shqetësuar në përkrahjen popullore për largimin e të korruptuarve nga drejtësia.

Bushati, i cili sulmon ashpër Donald Lu-në shkruan se

“Fatëkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, në Shqipëri, po triumfon gjuetia e shtrigave ndaj të djeshmes, përpara preokupimit për të nesërmen.

Dhe ky është sinjali që duhet të n’a shqetësojë.

Sepse as deklamimet e diplomatëve dhe qeveritarëve  as enumeracioni që ata i bëjnë kokave të prera deri më tani, nuk janë një garanci për të ardhmen.  Në të kundërtën, ato mund të jenë spektakli zhurmëmadh që na pengon t’i shohim rreziqet e saj”.

Pra në mënyrë të qartë, njeriu fenomen që nuk thërriti asnjë here për krimin dhe mafia-n në Shqipëri, madje është paguar kokërr më kokërr, e quan gjueti shtrigash një process kontrolli pasurie.

Gjueti shtrigash është të akuzosh pa baza, gjueti shtrigash është të sulmosh të pambrojturin, ose viktimën që do t’I marrësh gjobën, por jo kontrollit të pasurisë së zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Në botën perëndimore, por edhe lindore, është standard, madje ka qenë edhe në perandoritë e vjetra që nga ajo Romake, Bizanti e madje edhe osmanët që kadiun që madje nuk i jepnin as grua që të mos ketë kunetër e krushq për të favorizuar e fshehur pasurinë.

Tashmë po duket e qartë se ajo që ka ndodhur në këto katër vite ka qenë një luftë e hapur pro dhe kundër pastrimit të zyrtarëve të shtetit shqiptar.

Andi Bushati e tha qartë dhe nuk ka dyshim se lufta e tij kundër krimit e korrupsionit është pikërisht për ta mbrojtur atë.

E jo më kot sulmojnë edhe Donald Lu-në, duke shpresuar se Trump do ta heqë.

Porduket se Trump-i dëgjoi shqiptarët dhe jo Bushatët…/Pamfleti.com

Mesazhi i fortë i Donald Lu-së ndaj Ramës, Berishës e Metës, dhe përgjigja anemike nëpërmjet “lapsit” të Bushatit Read More »

I afrohet fundi Sali Berishës. Vjen Izet Haxhija me ‘vrasjen’ e Azem Hajdarit

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, do të ekstradohet nesër nga Turqia. Sipas lapsi.al oficerët e policisë shqiptare ndodhen tashmë në Turqi për të marrë Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.

Disa ditë më parë Izet Haxhia u vetëdorëzua në policinë turke, me qëllim që të niste procedura e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. Ai do dalë nesër para gjykatës në Ankara.

Lajmin e vetëdorëzimit ai e njoftoi përmes faqes në Facebook. Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Haxhija ka akuzuar se ka qënë Sali Berisha ai që ka vrarë Azem Hajdarin.

I afrohet fundi Sali Berishës. Vjen Izet Haxhija me ‘vrasjen’ e Azem Hajdarit Read More »

“Dashuria për kunatën”/ Zbulohet lidhja sekrete e Fahri Balliut me Lulzim Bashën

Ka shumë njerëz që pyesin se cila është lidhja e Fahri Balliut me Lulzim Bashën.
Çfarë e lidh një ish-spiun dhe batakçi me kryetarin e PD-së që është shumë larg nga mosha, por jo nga mentaliteti me Fahriun.

Pas shumë e shumë pyetjesh, investigimesh dhe përpunim informacioni zbuluam atë që është më e pabesueshmja, pra thuajse i kemi shkuar në fund zbulimit të sekretit që ka të bëjë me lidhjen Balliu-Basha, që fillon me Faron te zyra e Lulit dhe përfundon tek çuni deputet, pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Ka edhe të tjera influenca Fahriu, vendos edhe kryetar degësh, i bën dhe mbrojtje publike. Gjithmonë për të treguar se është “babai” i paepur i Lulzimit, jo vetëm i Klevisit.

Midis shumë gjërave, ajo që i lidh dhe është e pabesueshmja, është “dashuria” për kunatin apo kunaten.
Shembulli është i thjeshtë, Fahriu e ka mbështetur Blegina Agollin, kunatën e tij që kur e ka pasur kryeredaktore në gazetën “55”, më pas në ministrinë e Kulturës dhe në ministrinë e Drejtësisë.
Fahriu ka një “dashuri” të pamasë për kunatën e tij dhe një vlerësim maksimal. E ka mbështetur çdo ditë në rrugën për të ardhmen dhe karrierën në biznese private apo në shtet.

Përballë “dashurisë” së Fahriut për kunatën, qëndron “dashuria” e Lulit për kunatin. Ai e ka bërë atë biznesmen. I qëndron nga pas hap pas hapi, sa Luli-kunatit, aq edhe kunati-Lulit. Ashtu si dhe Fahriu, kunati ka ndikim të madh te Luli dhe gjithmonë e ka mbështetur aksionin e tij politik. Kunati të bën deputet apo ministër. Ndaj tij ka pasur akuza të forta nga elementë dhe eksponentë brenda PD-së.

Në fakt kunati i Lulit, përtej mbështetjes që i jep këtij të fundit, ndryshon shumë nga Fahriu dhe mbështetja që ai i jep kunatës. Por, këto lidhje të forta shpirtërore kanë bërë që më në fund të zbulohet se vetëm lidhja me kunatin apo kunatën mund të bëjë një afrim me Lulzim Bashën dhe Fahriun, kaq të fortë dhe kaq të pazgjidhshme, përjetësisht!/ CNA.al

“Dashuria për kunatën”/ Zbulohet lidhja sekrete e Fahri Balliut me Lulzim Bashën Read More »

Vlorë, Reagon deputetja Vilma Bello për zgjedhjet në bashki

Të dashur miq! Duke dëgjuar emrin tim në spekullimet mediatike për zgjedhjet e ardhshme vendore, dua t’ju them, modestisht, se Vlora e ka kryetarin e bashkisë, të cilin e respektoj si një njeri me integritet të lartë moral dhe e mbështes si një kryebashkiak vullnetmirë!

Mua më është besuar përgjegjësia e lartë që ta përfaqësoj Vlorën në Kuvend, ndërkohë që, së bashku me Dritan Lelin dhe shokët e shoqet e tjera të skuadrës sonë, ne duhet të rrisim çdo ditë ritmin e komunikimit me njerëzit.

Të hapim më tutje Partinë Socialiste të Vlorës dhe t’u perkushtohemi me pasion punëve e sfidave të kësaj force politike të pakonkurueshme, por në nevojë për përmirësim të vazhdueshëm.

Kam bindjen se në Vlorë duhet të korrim një fitore të thellë si asnjëherë më parë dhe për këtë të punojmë, pa u lodhur dhe pa humbur kohe me spekullimet mediatike që vijnë e ikin si fjalët që i merr era.

Vlorë, Reagon deputetja Vilma Bello për zgjedhjet në bashki Read More »