Politike

PD fillon përgatitjet për protestën, deputetja: Shuplakë e fortë e qytetarëve, ndaj qeverisë së dehur nga narkotrafiku

Partia Demokratike ka filluar përgatitjet për protestën e 26 Majit. Në një status në rrjetet sociale deputetja demokrate Oriola Pampuri bshkruan se, “Me 26 Maj të gjithë bashkë, kundër katrahurës që kjo qeveri po e drejton këtë vend. Asnjërin prej jush, të majte e të djathtë nuk mund ta përfaqesojne me bandat.”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:

“Rrobaqepesi Rama” ka pese vjet qe po “stilon” qeverine duke e stolisur me ministra te cilet cdo dite po e nxjerrin “lakuriq”… e “rrobaqepesi rama” serish kembengul se jane te veshur. Kjo ishte fabula ” Rrobat e Mbretit”, ne versionin shqiptar, ku skandalet nuk ngurojne te zene vendin e njeri-tjetrit cdo dite. Kryebashkiake te inkriminuar, perdhunues, trafikante, avione qe transportojne droge, skafe qe transportojne droge, e bashkepunoret jane te lidhur me njerezit me te afert te ministrit e ish ministrit. E ne fund gjithcka shitet si sukses. Askush nuk ndeshkohet. Por ata qe sot vuajne denimin jane vetem hallexhinjte.

Dy vite me pare nje bashkeshorte, nene e dy femijeve u aksidentua ne Qerret te Kavajes dhe humbi dy engjejt e saj, tek shkonte te takonte babain e femijeve e bashkeshortin ne burgun e Rrogozhines, i cili ishte denuar per nje mur te ndertuar pa leje…… Sa qytetare si ai qe kane ndertuar nje mur, sa qytetare qe nuk kane paguar energjine pasi jetojne ne varferi ekstreme, e se bashku me qytetaret e Kukesit qe ne te drejten e tyre protestuan kunder takses se rruges e cila binte ndesh me varferine e tyre, sot gjenden prapa hekurave????Ky eshte realiteti i hidhur, te cilin “rrobaqepesi rama” kerkon ta mohoje e ta shese neper ekranet e stisur si sukses te pamohueshem.

Ky minister do beje vettingun ne polici?Ky minister i brendshem do ndeshkoje bandat e narkotrafikut? E Pamundur….. Nje minister, per vellain e te cilit ka fakte te pamohueshme qe ka qene e eshte koka e trafikut te droges, nuk mundet kurrsesi te kryeje detyren e tij. E nese vazhdon te qendroje ne ate detyre eshte ne shkelje te cdo norme te moralit, ne shkelje te cdo drejte per te ushtruar ate detyre e per te perfaqesuar qytetaret e vendit te tij.

Me 26 Maj te gjithe bashke, kunder katrahures qe kjo qeveri po e drejton kete vend. Asnjerin prej jush, te majte e te djathte nuk mund ta perfaqesojne me bandat.Pamfleti/

PD fillon përgatitjet për protestën, deputetja: Shuplakë e fortë e qytetarëve, ndaj qeverisë së dehur nga narkotrafiku Read More »

Taulant Balla: Ekstradimi i Izet Haxhisë është kthyer në problem psikologjik dhe politik për Sali Berishën, ka ’ngrënë koka’ ministrash drejtësie të emëruar nga vetë ai

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se Sali Berishës i ka hyrë frika nga rihapja e dosjes së Azem Hajdarit, ecuria e ”CEZ-it” si dhe ajo e financimit rus.

Postimi i Taulant Ballës në Facebook

Pse Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ecuria e dosjes “CEZ”, por edhe dosja e “financimit rus”?

Historia e dosjes “Haxhia” nuk është një problem i ri për Sali Berishën. Qyshkurse Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një problem piskologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha dhe të shkarkuar për garancitë e dhëna prej tyre për rihapjen e dosjes.

Gjatë qeverisjes 2005-2009, u shkarkuan 3 ministra të drejtësisë: Aldo Bumçi, Ilir Rusmaijli dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo kronolgji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t’ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin.

Po të shikonit skenat e djeshme të Sali Berishës, tërbimin e tij pse është ekstraduar Izet Haxhia, ndërkohë që gjithë ministrat e tij kanë firmosur këtë letër dhe janë shkarkuar në heshtje, ndërkohë ai akuzon Edi Ramën dhe Partinë Socialiste se e kemi sjellë në Shqipëri, e kupton se ku ka qenë makthi kryesor i tij. Makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes “Hajdari”, të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Berishës.

Dosja “CEZ” varet tërësisht nga dëshmia e Nuel Kalajt, i cili tashmë është në kërkim ndërkombëtar. Sapo Kalaj të dalë para prokurorëve, zbërthehet zinxhiri që kalon tek Berisha “junior” dhe tek Berisha Sali.

“Financimi rus”, nuk është hall personal i Saliut. Por kjo dosje është fundi politik i lolos së komanduar në krye të PD nga vetë Sali Berisha.

Taulant Balla: Ekstradimi i Izet Haxhisë është kthyer në problem psikologjik dhe politik për Sali Berishën, ka ’ngrënë koka’ ministrash drejtësie të emëruar nga vetë ai Read More »

Fejton/ (Ar)miku i trafiqeve dhe korrupsionit nuk tërhiqet nga lufta për drejtësi. Saliu niset me not drejt Italisë për të verifikuar vetëdorëzimin e Agron Xhafajt

Fejton/ (Ar)miku i trafiqeve dhe korrupsionit, nuk tërhiqet nga lufta për drejtësi Saliu niset me not drejt Italisë, për verifikuar vëtdorëzimin e Agron Xhafajt, për të zbuluar skafet me drogë dhe për të testuar radarët

Shkruan: Memo Aliaj

Megjithëse pas dy muajsh ai mbush 75 vjeç, por i pajisur me një përvojë personale dhe me 4 rekorde kombëtare e rajonale, në garat e notit që ka zhvilluar vetëm me veten, Sali Berisha ka hequr dorë nga “qytetari dixhital”, duke vendosur të dalë vetë në terren, për të zbuluar trafiqet e drogës që bëjnë narko-shtetarët dhe familjarët e tyre. Këtë mision atdhetar, ai e ka ndërrmarë për shkak, se shpesh informacionet e dërguara kanë qenë të sajuara.

Por në ndonjë rast edhe e ka kuptuar, se ka pasur disa kopila, që duke përftuar nga amortizimi (pjerdhja) mendore e “gjysh” Saliut, janë tallur shpesh me të. Misioni i tij në këtë inkursion detar, ka tre qëllime: – Verifikimi i mbërritjes së Agron Xhafajt për vetë-dorëzimin në policinë italiane. – Vrojtimi, filmimi dhe incizimi në terren, i skafeve të trafikut të drogës së narko-shtetarëve, që nisen drejt Italisë. – Testim, për të verifikuar me improvizim në det të hapur dhe në ajër, nëse radarët janë të ndezur, apo të fikur.

Për misionin e parë, me objekt ndjekjen e Agron Xhafajt, u nis me not drejt Italisë, për të zbuluar nëse ai është vëtë-dorëzuar apo jo në në policinë e vendit fqinj! Shkak u bënë disa informacione që i dha Salianji, se gjoja Agron Xhafa nuk ka shkuar fare në Itali, por është fshehur në depot e biznesit të deputetit të PD Agron Shehaj në Vlorë, me të cilin kanë një biznes së bashku që nga koha kur ishin në Itali.

Pasi notoi disa milje e bëri disa zhytje prej 4 orësh, befas nëpërmjet “mikorçipit” të instaluar në pjesën e pasme të trurit, i erdhi një “memo” nga Alibeaj, që i thoshte të mos harxhonte më energji por t’i ruante për garën e notit të muajit korrik, mbasi vëllai që Alibeja ka në burg për grabtije me dhunë e kishte njoftuar, se Agron Xhafaj kishte mbërritur në policinë italiane!

Pas këtij lajmi, Saliu nisi misionin e dytë, duke vazhduar notimin me not qeni, për të filmuaar ballazi skafet e drogës. Ndërsa në ujërat detare shqiptare, kishte lënë për vrojtim ekipin e forumit rinor të PD, me në krye “kapiten” Edmond Spahon, kurse vetë kishte vendosur të vrojtonte dhe filmonte në ujërat ndërkombëtare, në kryqëzimin e vijës detare Greqi-Itali. Për të realizuar me sukses këtë mision, Strazimiri sugjeroi Saliut, që për të pasur mundësi filmimi dhe regjistirmi sa më të plota e të qarta me figurën dhe zërin e trafikantëve, të hiqej si “Serfist”, me kamer të vendosur në strehën e kapeles dhe tek direku serf-it. Por Saliu nuk pranoi, megjithëse sportin e “Serf”-it e zotëron që nga vitet e vegjëlisë, kur kalonte Valbonën për të shkuar në shkollë!

Nuk vonoi dhe si të ishte eksplorues i “NASA”, Sali dërgoi në qëndrën e spiunazhit në “SHQUP”, pamjet dhe incizimet e para të 3 skafeve të ngarkuar me thasë, shoqëruar me porosinë: – Janë skafe të mafies “Rama”, bëni montazhin, thasët bëjini ngjyrë “mavi”! Pasi mbaroi edhe misionin e dytë, Saliu nisi të reazlionte detyrën e tretë, me objekt testimin në det të hapur e në ajër, për të zbuluar nëse radarët janë të ndezur, apo fikur, gjë do ta relizonte me imporvizim të një skene trafiku, duke përdorur një trap druri gështenje si gomone, 3-4 thasë të mbushur më kashtë në rolin e ngakresave me drogë dhe 2 manekinë në rolin e trafikantëve.

Ndërsa vetë, do të qëndrontë i shtrië e i mbuluar brenda trapit, duke pritur nëse do ta zbulonin me avion ose me skafe të policisë! Sipas deklarimit të Gridës, PD ende nuk ka marrë asnjë asnjë informacion nga Saliu lidhur me këtë testim, nëse ka zbuluar që radarët janë të ndezur, apo të fikur, por bindjes së saj, elokuenca permanente dhe finesa vizonare e komplementare e doktorit, do të ngizte bindshëm, fakte trafiqesh para hapjes së negociatave!

Fejton/ (Ar)miku i trafiqeve dhe korrupsionit nuk tërhiqet nga lufta për drejtësi. Saliu niset me not drejt Italisë për të verifikuar vetëdorëzimin e Agron Xhafajt Read More »

U sulmua nga LSI si kriminel dhe trafikant droge, sot mbrohet nga Monika dhe PD. Saliu dhe Basha të flasin për “Agronët” që kanë në parti

PD-LSI e mbrojtën në KQZ në nëntor 2017, në qershor 2015 Iliri dhe Monika e akuzuan si “hajdut e blerës mandati me lekë krimi, trafiqesh, korrupsioni e droge” Edhe Agroni i Alibejat në krye të Bashkisë Ballsh, paska qenë “i vogël 27 vjeç” kur vodhi dhe u dënua 2 vite burg në Itali, por e falsifikoi në “CV” zyrtare
Çudia qëndron në faktin se Saliu dhe Luli, dalin e flasin për “agronët” e të tjerëve, por nuk flasin për “agronët” e tyre që kanë brenda partisë dhe shtëpisë. Nëse ju kujtohet, në datën 3 Nëntor 2017 ose 7 muaj më parë, PD-LSI u “mbarsën” bashkë në KQZ, duke mbrojtur “Agronin e PD”, me detyrë kryebashkiak i Mallakastrës, i cili edhe pse është dënuar me burg dhe gjobë në Itali për vjedhje, nuk iu hoq mandati, mbasi iu bë mbrojtje vota e bashkuar e koalicionit anti-krim PD-LSI, me porosi të Saliut, Ilirit, Lulit e Monikës.

Nuk e dimë se çfarë ia ndryshoi “gjuhën” Monikës, që vendosi të mbronte kryebashkiakun e PD duke e quajtur të pa dënuar”, por dimë se pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015, Iliri dhe Monika denoncuan “Gonen e PD”, për vjedhjen e votave të kandidatit të LSI për bashkinë Ballsh me miliona krimi, korrupsioni, trafiqesh e droge Lazarati.

Për ta bërë sa më të bindshëm këtë akuzë, Likja, Mona e Tit Vasali, publikuan edhe dosjen e “Gones së PD”, si i dënuar në Itali me burg dhe gjobë për vjedhje në vitin 1995! Kjo “gëlbazë” e “gëlbazës” LSI mbi kryebashkiakun e Ballshit, iu hodh në qershor 2015, ndërsa “lëpirja” e saj u bë në datën 3 nëntor 2017, duke e mbrojtur në KQZ si “njeri pa damkë”.

Thonë se për të marrë këtë “pastërti” dhe vazhdimësi detyre si kryebashkiak, “Gones së PD” i ka rënduar shumë bialnci financiar i biznesit që ka, mbasi vota “PRO” në KQZ, jepej pas ‘votës” së hedhur në kasafortën e LSI. Këtë “menaxhim”, thuhet se e ka bërë Ankelejd (S)Alibeaj, miku dhe promovuesi i Gones së Ballshit, aq sa kur LSI publikoi dosjen e dënimit të tij, (S)Alibeaj e quajti “shpifje, montazh, pisllëk të Ilir Metës”, por më pas kur dolën letrat faktike, ai e quajti “aventurë të moshës rinore”!

“Aventurë të moshës rinore” e quajti para KQZ edhe vetë kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, duke thënë: – “Si shumë shqiptarë të tjerë, në vitin 1991 mes shumë vështirësive, emigrova në Itali, ku jetova 10 vjet, gjer në vitin 2000. Në vitin 1995, bleva një në Firenze.

Padituria dhe dëshira e tepruar e moshës, më shtyu në nxitim ta blija nga një individ Italian, i cili dokumentet e makinës i kishte të falsifikuara. Në datën 26.07.1995, më ka ndaluar në rrugë patrulla e policisë rrugore dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi që dokumentet ishin të falsifikuara. Një ditë më vonë, u ndodha pa makinën e blerë dhe pa lekët e kursyera që kisha paguar për ta blerë këtë makinë.

Vazhdova të qëndroj e të punoj në Itali deri në vitin 2000, kur u ktheva në Shqipëri përgjithnjë. Më vonë rashë në dijeni se autoritetet policore italiane më kishin proceduar për atë incident, që në vitin 1995. Vitin e kaluar (2016) kur nisi dekriminalizimi, bëra kërkimet përkatëse dhe më rezultoi se në muajin prill 2003, isha dënuar me 2 vjet burgim të pezulluar dhe 200 euro gjobë” (për krimin e vjedhjes, sipas Artikullit 624 të Kodit Penal Italian).

Mirëpo, Gonia i PD”, në faqen zyrtare të tij si kryebashkiak, nuk e ka publikuaur këtë krim dhe dënim me burg. Madje ka falsifikaur edhe vitet e qëndrimet në Itali, duke thënë se ka qëndruar eri në vitin 1993 e më pas është kthyer përgjithnjë në Shqipëri, duke nisu një bzines.

Por në vetë-deklarimin e dekriminalizimit në vitin 2016 dhe para KQZ në nëntor 2017, ai ka dekalruar së në Itali ka qëndruar deri në vitin 2003! Ajo ç’ka bënë përshtypje si tek “Gonia i PS” dhe te “Gonja i PD” është justifikimi i njëjtë i tyre: krimet Kanë qenë të rinj në moshë! Psh, miku Alibeaj i “Gones së PD”, thotë kështu: Ku kryebashkiaku Ballshit ka bërë vjedhjen në Itali, na paska qenë “i vogël 27 vjeç” (lindja 1968-dënimi 1995). Por ka edhe një ndryshim tjetër. “Gonja i PS” është qytetar i zakonshëm dhe ka vëllain zyrtarë shteti, ndërsa “Gonia i PD” është vetë në dytrë si drejtues i pushtetit lokal!Pamfleti/

U sulmua nga LSI si kriminel dhe trafikant droge, sot mbrohet nga Monika dhe PD. Saliu dhe Basha të flasin për “Agronët” që kanë në parti Read More »

Lulzim Basha në ditë të zezë, SHBA e BE i “shtrëngojnë” lakun për lobimin me financim rus

Lulzim Basha po bën të gjitha përpjekjet për të larguar vëmendjen nga hetimi që ka filluar në SHBA dhe në Shqipëri në lidhje me lobimin e tij në SHBA me financim nga rusët dhe ish agjentët e KGB-së.

Një përzierje e tillë e rusëve në politikën shqiptare dhe për më tepër financimin e partisë kryesore të opozitës për të ardhur në pushtet, ka shqetësuar SHBA-në.

Që nëpërmjet FBI dhe organeve të tjera ligjzbatuese ka hapur një hetim të madh në lidhje me përzierjen e ish agjentëve të KGB-së dhe njerëzve afër Putin në hedhjen e lekëve nga parajsat fiskale për lobim në SHBA për të sjellë Bashën në pushtet në Shqipëri dhe për të “ngulur” flamurin rus në Tiranë.

Kështu që Lulzim Basha në përpjekjet për të larguar vëmendjen nga laku që po ngushtohet dita ditës në qafën e tij nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë për lobimin me para ruse, po shfrytëzon në maksimum një video-përgjim ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që gjithsesi mungesa e verifikimit të autencitetit të tij nuk sjellë garanci se do bëjë punë për të dhe opozitën.

Njëherësh dje, kreu i PD paraqiti një trafikant droge  me pamje filmike, teksa ‘rrëfehet’ se si kishte provokuar vëllain e Fatmir Xhafajt për trafik droge për ti “provuar burrërinë”, si ishte dënuar me burg dhe që kishte dhe vështirësi ekonomike.

Basha ka qënë i ‘qetë’ në “shijimin” e këtij spektakli në selinë e PD, pa e ditur se ‘dëshmitari X’ ishte ndaluar nga policia teksa po dilte jashtë vendit nga Rinasi me paratë e opozitës, dhe ndoshta është rrëfyer paq, në gjendje esëll në Prokurori.

Ndërkohë që sot është i lirë, duke pirë te lokalet e SHQUP me juristin e PD. Do zoti që për dëshmi të rreme të ketë nga Basha një avokat falas.

Gjithsesi më shqetësues se sa një kriminel ordiner  që i paska rrëfyer gjithçka kreut të PD por që është përdorur faktikisht nga Basha për lojën politike, është shqetësimi ndërkombëtar se Basha po përdoret nga Rusia, për një fushatë destabilizmi në Shqipëri.

Duke paralajmëruar se kreu i PD për këtë akuzë do të kalojë vetëm përmes drejtësisë, ndoshta dhe përmes burgut.

Kështu, gazeta më prestigjioze britanike “Indepedent’, kishte dje një shkrim të detajuar, nga një ish- ministër britanik për çështjet europiane, i cili kërkon hetim ndërkombëtar për Lulzim Bashën, si njeri për të cilin Rusia ka paguar gati 1 milionë dollarë përmes një kompanie off-shore dhe që synon destabilizimin e vendit për interesa ruse.

Ish ministri britanik shpjegon hapat që Lulzim Basha ka ndërmarrë, duke kundërshtuar reformën në drejtësi, duke kundërshtuar komisioneren e BE Federika Mogherini dhe duke e fyer atë, duke kundërshtuar hapjen e negociatave dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE dhe jo zonë influence e Rusisë.

Pra akuzat që Bashës po i vijnë nga Perëndimi janë shumë më të rëndësishme për të kuptuar lojërat e tij të pista dhe maskarallëqet këtu brenda në Shqipëri.

Guximi për të përdorur  ordinerë në skema filmash “thrillër”, janë pjesa më domede e paaftësisë së tij proverbiale si lider politik dhe i pafuqisë së tij për të sjellë opozitën në pushtet.

Lulzim Basha është një politikan që nuk ka lëvizur as gishtin për një kauzë politike por është marrë vetëm me kauza spontane, më shumë të filluara nga të tjerët.

Të vetmen “kauzë” që njeh është paraja, dhe mënyrat e lehta për të përfituar pushtet dhe para.

Pasi tërë jetën e ka marrë qyl, duke filluar nga postet ministrore ku u bëri ‘naftën’ të gjithave, te Transportet vodhi 250 milionë euro të Rrugës së Kombit, tek Ministria e Jashtme shiti Detin tek Greqia, Ministër i Brendshëm vrau katër protestues paqësorë të opozitës përballë kryeministrisë.

Dhe në përpjekje për të ardhur qyl në pushtet, mori 1 milionë dollarë nga rusët për të lobuar në SHBA, duke rrezikuar të nai lërë lërë rusët në derë.

Por s’vihet në pushtet duke dalë vetëm në foto me Presidentin Donald Trump dhe as me terë presidentët e botës.

Ndërkohë që dhe tani kërkon që me video-përgjim jo vetëm të shpëtojë nga burgu, por dhe të vijë në pushtet. Një logjikë naive që nuk e hanë jo vetëm SHBA dhe BE që e duan në burg për financimin rus të lobimit të tij në Amerikë, por as qytetarët e thjeshtë që nuk hanë video-përgjim, por duan një alternativë të besueshme të PD e opozitës që të japin votën për ta sjellë në pushtet.

Dhe përpara se të kërkojë me këmbëngulje që Fatmir Xhafaj të dorëzojë vëllain para drejtësisë për akuzat, Lulzim Basha vetë, duhet tani t’i dorëzohet drejtësisë për akuzat që po i vijnë nga SHBA dhe Perëndimi, si “kukull” i paguar me para ruse në Shqipëri.

Njëherësh të tregojë se nga kanë dalë paratë ose të shfajsojë veten ose të përfundojë në burg dhe të çlirojë dhe opozitën shqiptare nga një hajdut-bllokues për të pretenduar që të vijë në pushtet ndonjëherë.

Pasi bashkë me Monikën, Basha përbën dhe dyshen më të urryer të liderëve të opozitës në Shqipëri që pretendon pushtet, më të urryerit që nga viti 1920.

Perëndimorët: Rusia ka kthyer sytë nga Shqipëria, financimi rus i PD promovon destabilitet në rajon

Në një shkrim të dedikuar zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor, e përditshmja prestigjioze “The Indipendent” paralajmëron se tashmë Rusia ka kthyer sytë nga Shqipëria, me synim që ta shndërrojë këtë të fundit në një bazë nga ku të përhapë destabilitet në të gjithë rajonin tonë.

Ndërkohë që në artikull shkruhet në mënyrë eksplicite se Rusia financon PD dhe liderin e saj Basha për të ardhur në pushtet, por dhe për të destabilizuar rajonin dhe shtrirë ndikimin rus.

Një kërkesë kyçe nga Brukseli është që Shqipëria të pastrojë sistemin gjyqësor, duke zëvendësuar gjykatësit e akuzuar për korrupsion gjatë drejtimit të gjatë të së djathtës me Partinë Demokratike, lideri i përhershëm i së cilës, Sali Berisha, i cili drejtoi Shqipërinë postkomuniste drejt një vorbulle të tmerrshme financiare, kur lejoi lulëzimin e skemave piramidale që i kushtuan qindra mijëra shqiptarëve investimet e një jete të tërë.

Koka e politikës së huaj të BE-së, Federica Mogherini u përball me fyerjet e pasuesit të Berishës, Lulzim Basha, kur ajo nguli këmbë të zëvendësonte gjykatësit e dyshimtë që kishin punuar në baza miqësie me politikanët e Partisë Demokratike.

Basha e akuzoi se fliste “gjepura” sepse guxoi të insistonte për kërkesën e BE-së që të pastrohej drejtësia.

Përkundrazi, ai lideri i PD shkoi në Amerikë të kërkontë mbështetje nga administrata e Trumpit. 875,000 dollarë iu paguan një lobisti amerikan që ta nxirrte Bashën në foto me Presidentin Trump në një event bamirësie.

Pyetja është, kush pagoi 875,000 dollarë?

Hetimet nga “Mother Jones”, “BIRN” (“Balkan Investigative Reporting Netëork”), dhe “Herald” në Glasgou, të gjitha tregojnë nga paratë e oligarkëve pro-Putin janë kanalizuar përmes një kompanie guackë në Edinburg dhënë një firme lobimi me seli në Uashington.

Pothuajse brenda natës iu dha gati një milionë dollarë Partisë Demokratike Shqiptare, të përdorura për afrimin e kësaj të fundit me administratën e Trump, me shpresën që votuesit shqiptarë pro-amerikanë të mbështesnin partinë që ishte më afër me Trumpin.

Nëse Partia Demokratike do e kishte mundur socialistët në pushtet nën Edi Ramën do të kishte pasur një përballje të plotë me Brukselin dhe shpresat shqiptare për BE-në do ishin copëtuar.

Kjo i përshtatet përpjekjeve ruse për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur dhe të parandalojë që BE-ja ta normalizojë rajonin.

Sot, drejtuesit e BE-së po takohen me drejtues të Ballkanit Perëndimor në Bullgari. Brukseli do të shmangë ofrimin e ndonjë date anëtarësimi deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor të promovojnë “ndërlidhje”, një fjalë e re europiane për “rritje”.

Ka shumë faktorë që luajnë rol, përfshirë mosmarrëveshjet mes Athinës dhe Shkupit lidhur me emrin e Maqedonisë, që mund ta frenojnë anëtarësimin në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por, për Rusinë, të mbajë këtë cep të Europës sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur është tashmë pjesë e Europapolitik-ës së saj”, shkruan ”The Indipendent”./Pamfleti

Lulzim Basha në ditë të zezë, SHBA e BE i “shtrëngojnë” lakun për lobimin me financim rus Read More »

Pesëshja famkeqe/ Pakti mafioz Rama-Berisha-Basha-Meta-Mona për të mos hapur dosjen e videos së korrupsionit Meta-Prifti

Kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës pakt kundër shqiptarëve për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia, zhurma për nenin e ekstradimit bëhet për të mbuluar marrëveshjen për shpëtimin e babait të korrupsionit në Ballkan Ilir Metën, por shkatërrimi i pesëshes famëkeqe dhe anti-kombëtare është i pashmangshëm

Nuk ka asnjë fije dyshimi se Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë bashkë për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia, për të mbrojtur pasuritë e vjedhura, për t’u alternuar në pushtet, për të vijuar sundimin e shqiptarëve dhe plaçkitjen e Shqipërisë.

Pavarësisht teatrit të përditshëm politik për çoroditjen e shqiptarëve, kjo pesëshe korruptive dhe keqbërëse ka qenë një, është një dhe do të jetë një, deri ditën kur shqiptarët dhe Perëndimi t’i japë goditjen përfundimtare, duke e nxjerrë nga skena politike si një e keqe historike.

Mjafton të shikojmë se si këta alternohen në pushtet dhe pasurohen prej 28 vitesh për të kuptuar aleancën e tyre anti-kombëtare.

Babai i korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, Ilir Meta, në vend që mbyllet në një qeli, bëhet president. Më parë ka qenë kryeministër, Kryetar Kuvendi, zëvendëskryeministër, disa herë ministër etj.

Sali Berisha, protagonisti i krimeve më të mëdha njerëzore dhe ekonomike gjatë 28 viteve të pluralizmit, sot jo vetëm është i lirë, por sot ka marrë flamurin e luftës kundër drogës dhe korrupsionit.

Edi Rama, 12 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, prej pesë vitesh kryeministër. Edi Rama i ka sjellë dëme të paimagjinueshme Shqipërisë, fillimisht me lejet e ndërtimit dhe tani me koncesionet korruptive, kanabizimin e vendit, inkriminimin e Parlamentit dhe administratës.

Lulzim Basha bredh prej 13 vitesh në krye të skenës politike, tashmë si kryetar në letra i opozitës, më parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ministër i Jashtëm, i Brendshëm dhe i Transporteve. Emri i tij lidhet me tre skandalet më të mëdha të pluralizmit, vjedhjen e 230 milionë eurove për rrugën Durrës-Kukës, shitjen e detit Greqisë dhe vrasjet e 21 Janarit. Basha jo vetëm nuk është mbyllur në burg, por pret të bëhet kryeministër.

Monika Kryemadhi është lavatriçja e parave të krimit dhe korrupsionit të Ilir Metës. Në vend që të bëhet subjekt i ligjit anti-mafia, t’i sekuestrohen pasuritë e korrupsionit dhe të kalojë pjesën tjetër të jetës në qeli, Monika pret të ngjitet në pushtet bashkë me Lulzim Bashën.

Këto ditë ka një zhurmë të madhe për pikën ‘f’ të nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, pikë e cila sipas Partisë Demokratike është hartuar dhe miratuar qëllimisht, për të mos lejuar ekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali, i dënuar për trafik droge. Zhurma rreth kësaj pike bëhet me qëllim për të fshehur një pakt mafioz dhe antishqiptar mes Ramës, Metës, Monikës, Berishës dhe Bashës, për të mbyllur një dosje të Ilir Metës.

Pakti konsiston në ndalimin e drejtësisë së re për të hapur dosjen e videos së korrupsionit Meta-Prifti. Në mënyrë të koordinuar dhe të fshehtë pesëshja mafioze, me anë të veglave të tyre, kanë futur një pikë në Kodin e Procedurës Penale për të mos lejuar Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme për të hapur një prej dosjeve të babait të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, Ilir Metës, të cilin Edi Rama e ka bërë President të Shqipërisë.

Kjo është arsyeja që kokat e korrupsionit të politikës mbrojnë njëri-tjetrin. Ata kanë ndryshuar pikën 2 të neni 449 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilës nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit. Pra, kjo pikë nuk lejon drejtësinë e re që të rishikojë vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila shpalli të pafajshëm Ilir Metën, edhe pse u kap me bllokun e korrupsionit në dorë, me zë dhe figurë.

Ekspertët e FBI e konfirmuan videon si autentike. Ky konkluzion e çonte Metën drejt burgut. Por meqenëse Gjykata e Lartë ishte një vegël qorre në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës, u rrëzua ekspertiza e FBI. Për ekspertizën e re u caktuar një farë Ermal Beqiri, i cili na doli më ‘profesional’ se ekspertët më në zë FBI dhe BE. Kështu, Beqiri doli në konkluzionin se videoja ishte montazh dhe Meta i shpëtoi burgut. Më vonë ‘ekspertin’ Beqiri e bënë drejtor informatik i zyrës së Hipotekës, ku filloj të marrë tendera nga ministritë që Edi Rama i kishte dhënë Metës në kuadër të ndarjes së pushtetit pas zgjedhjeve të 2013.

Duke e ditur se ekspertiza e Beqirit që shpëtoi Metën është një mashtrim, pesëshja e politikës menduan që të shkruaj në ligj se nuk lejohet më rihapja e dosjes së videos së korrupsionit Meta-Prifti. Këtë ndryshim palët e kanë shitur si gjoja standard evropian. Po me çfarë standardi evropian kanë lidhje vendimet e gjykatave shqiptare, të cilat përdoren si tualet nga politikanët? Ndryshimi nuk ka lidhje me asnjë standard, por ka për qëllim për t’i vënë kapakun një prej aferave të Ilir Metës, me bllokun e pazarit në dorë.

Megjithatë, kokat e korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare nuk kanë shpëtim. Ky ndryshim bën të mundur vetëm mbylljen e dosjeve të gjykuara. Fatmirësisht, gjykatat shqiptare, duke qenë në duart e politikës, kanë dhënë shumë pak vendime pafajësie për politikën, pasi dosjet janë mbyllur që në prokurori. Kështu që, të gjitha dosjet e tjera që nuk janë gjykuar, por që janë mbyllur nga prokurorët e komanduar nga politika, mund të hapen dhe rigjykohen nga drejtësia e re./Pamfleti.com

Pesëshja famkeqe/ Pakti mafioz Rama-Berisha-Basha-Meta-Mona për të mos hapur dosjen e videos së korrupsionit Meta-Prifti Read More »

Kopukët dhe bedelët

Një gjë është e qartë, kopukët politikë, si askush tjetër, pasi u ranë të gjithë trumbetave për largimin e ministrit Xhafa dhe hedhjen poshtë të Reformës në Drejtësi, duke dashur të heqin vetullat e opozitës, nxorën një palë sy që ende nuk kanë parë deri në fund.

Shkruan Bedri Islami

Kopukët

Nga të gjithë kopukët, më të rrezikshmit dhe më të pështirët, janë kopukët politikë. Për fat të keq ata janë shtuar tej së zakonshmes dhe po bëhen një fenomen i përditshëm. Duke rendur me galop drejt së keqes së vendit të tyre.

Këto ditë, vemendja e të gjithëve është përqëndruar tek çështja Xhafa, vëllai dhe ministri. Kishte nisur prej kohësh dhe, në fund, si për të vënë kujën se çka po ndodhte, PD-ja bëri publike një video audio, realizuar në mjedise publike.

Deri tani askush nuk e di se kush e ka krijuar këtë video, megithëse adresa e saj dihet. Me cilin mjet, kush e ligjëroi, është e saktë a jo çka tha Berisha se ishte një punë e gjatë përgatitore apo një i panjohur, X apo Y, ia kishte dhuruar shqupasve, për ta bërë publike? Janë shumë pyetje, ende të pasqaruara deri në fund, por që nuk do të vonojnë të kenë përgjigjen e tyre.

Dje, PD-ja, duke dashur të bëjë shfaqjen politike të kopukëve të radhës, nxori bashkëpunëtorin X, si është quajtur në fillim, ose dëshmitarin X, si e quan tani. Një njeri nga bota e krimit, për të cilin do të flasim në pjesën e poshtme të këtij shënimi.

Si të gjitha gjërat e nxjerra nga hiçi edhe ajo, videopërgjimi,  po shkon drejt hiçit. Çjerrjet e Bashës se po e terrorizojnë dëshmitarin apo bashkëpunëtorin X, apo ato të Berishës se “nuk e japim identitetin e tij se mund ta vrasin”, kanë dy përfundime: të dy e kanë ditur që në fillim se cili është ky X, e kanë ditur se kush e ka futur në lojë dhe përse është futur, e dinë më mirë se gjithë të tjerët me të cilët ai ka pasur takime dhe ndoshta edhe sa është shpërblyer.

Një gjë është e qartë, kopukët politikë, si askush tjetër, pasi u ranë të gjithë trumbetave për largimin e ministrit Xhafa dhe hedhjen poshtë të Reformës në Drejtësi, duke dashur të heqin vetullat e opozitës, nxorën një palë sy që ende nuk kanë parë deri në fund.

Koha për të qartësuar gjithçka nuk është e largët, mediokriteti i kopukëve të politikës që, për hir të pleshtit të shefit, të ri e të vjetër, janë gati të djegin gjithë Shqipërinë, ka sjellë edhe më afër të vërtetën se e gjithë sajesa, që do të bjerë shumë shpejt, duke zënë dikë brenda saj, ka autorë të njohur, shumë shpejt do të jetë një dëshmi e sigurtë se  gjithçka është krijuar brenda sallave të shqupit, me ndihmën idiote të ndonjë segmenti në prokurori, që mendon se, duke ngritur këtë furtunë në gotë, do të ndalojë vetingu, do të përmbysen gjërat dhe ata do të jenë ende në fronët e tyre.

Në fakt, ne nuk kemi një opozitë të mirëfilltë, me ide, vizion, kauzë dhe synim. Ne kemi liderë që janë kopukë politikë dhe që drejtojnë një tufë kopukësh të tjerë, një tufë ku, të mençurit dhe të ndershmit, jo vetëm që janë minorancë dhe të papërfillshëm, por do të detyrohen që dalngadalë, nga pafuqia, të kthehen në kopukë në minaturë.

Shefi i tyre Basha, pasi ka ngritur këtë furtunë në gotë, vrapon të shpërndajë kumtin e së keqes, të dëshmojë se Shqipëria dhe qeveria e saj është vendi i krimit, i gjakut, i mashtrimit, i korrupsionit, i drogës, i trafiqeve, ku ministrat dhe shefi i qeverisë janë në krye të botës së krimit dhe, pas saj, duke qeshur në një mënyrë tipike të vendeve të ulta, u thotë, por, na hapni rrugën për negociata, sepse, kur të hapen ato do të bëhen gjërat më së miri.

Është njëlloj si t’i thuash një vajze që kërkon të martohet se, dhëndrri që po të afrojmë i ka gjithë të këqijat, është vrasës, është mashtrues, trafikant e drogaxhi, rend pas kumarit dhe hajdut, por, nëse martohet me ty, ku ta dish, mund të bëhet i mirë. Sikur Evropës nuk i dalin mjaft trafikantët dhe mashtruesit e saj dhe duhet të hapë dyert, pas paradës bashiane, edhe për një qeveri të krimit.

Krijimi i kësaj klase politike, thellësisht kopuke, nuk është lajm i ri, por, nga një precedent në fillimin e shfaqjes, tani është bërë mënyrë mbijetese në një parti ku vlerat janë të parëndësishme dhe në të cilën, nëse je harbut, mashtrues, vrasës e shitës vlerash, mund të kesh një vend në hierarkinë pranë kryetarit.

Të paktë janë ato deputetë shquas që nuk e dinë se ku është bërë njëra apo tjetra video, çfarë qëndron pas saj dhe cili prej radhëve të tyre pret shpërblimin e radhës, por ka edhe drojën se mund të ndodhë diçka në jetën e tij private, nëse demaskimi do të jetë i qëndrueshëm dhe drejtësia e saktë.

Megjithatë, thuajse në një kor të përbindshëm, bëjnë si i thotë i pari i tyre, mendojnë si ai, flenë si ai, ngrihen në këmbë kur u thotë ai, dalin jashtë sallës kur ia do qejfi atij, futen brenda kur luan syrin shefi, flasin kur shefi i thotë leje, heshtin kur shefi kërkon heshtjen e tyre. Të jesh i mënçur, ta zëmë si Gurakuqi apo Mima, nuk të bën punë; të jesh harbut e kopuk si Noka je në ballë të oxhakut.

Bedelët

Shqup-i sapo shfaqi , me zë e me figurë, një trafikant nga Vlora, i cili mori përsipër bisedën që paska bërë me Agron Xhafën. Megjithëse, si deklaroi natën e parë, me zë e me figurë, Berisha, ata nuk kishin ndër mend ta nxirrnin, sepse do ia vrisnin, kur morën vesh se e kërkonin, i bënë shpejt e shpejt një video, aq budallaqe, dhe e lëshuan në duart e fatit. Fati i tij ishte policia që e ndaloi kur donte të largohej dhe, megjithëse mund të jetë tani nën mbrojtjen e saj, që të mos ketë fatin e Trebickës, ai një ditë do të duhet të saktësojë thëniet e tij.

Një mitingash pëdëist, i cili merr përsipër rolin e bedelit dhe e kthen veten në një kamikaz politik. Njeriu trafikant që, një herë ankohej se Xhafa, i riu;

-nuk i kishte dërguar një paketë cigare e më pas ia kishte marrë djalin në punë;

-një herë se ishte i varfër dhe i thotë faleminderit për një kafe dhe harron se më parë e kishte ftuar për drekë;

-që nuk ka para për të jetuar, por në mitingjet e PD-së shfaqet si biznesmen;

-që kishte blerë vetëm 20 kg marijuanë, me borxhe, por këtë e kishte blerë sa për të futur në lojë Agronin;

-që si vazhdë të lojës nuk kishte ndër mend të nisej për trafik droge, por që harron e, më pas dëshmon se nuk u nis se ishte deti me dallgë;

-njeriu që ka punësuar djalin tek i akuzuari prej tij, por që nuk ka biseduar prej më shumë se 10 viteve kurrë me të;

-që gënjen pa të keq për dënimet e tij dhe për çfarë është dënuar;

-që shfaqet si njeriu i politikës pëdëiste, por në fakt është një hajdut makinash;

-që fillimisht i thotë Agronit se “e njoh Ermalin e po shkoj vetë tek ai”, më pas, “ku ta di unë se kush është Ermali”;

-që në fillim thotë se e bëra gjithë këtë për t’i dhënë një mësim Agronit, por më pas pohon se regjistrimi është nga vetë Agroni…

Nuk po futem në hollësitë tjera të këtij bedeli trafikant.

Unë kam respekt për lebërit, në të vërtetë i dua ata, mes të tjerave edhe se janë burra të fjalës, flasin qartë, rrjedhshëm e bukur dhe këngët e tyre, kur jam mes tyre, më rrëmbejnë.

Por, këtë lab, që nuk di as të flasë, që nuk di të mbrojë as veten, që flet një ditë si biznesmen dhe një ditë thotë se nuk ka bukë të hajë, që kthen kokën për të ditur se çfarë i thonë shqupasit afër tij, që mburret se ka qenë trafikant heroine dhe në fakt, veç kësaj është dënuar edhe si hajdut , ku e kanë gjetur këta shqupasit.

Kaq keq është katandisur opozita, sa që gjithë shansin e saj ta vendosë në letrat e bixhozit të këtij trafikanti dhe mashtruesi bedel e ordiner, i cili nuk di as të krijojë ngjarje, as të marrë përsipër atë që i kanë mësuar dhe që, në rastin e parë, desh t’ia mbathte nga vendi.

Një opozitë e tillë, e mbështetur në kopukë dhe në bedelë janë fati më i madh i qeverisë së Edi Ramës, por gjëma më e madhe për këtë vend./ Dita

Kopukët dhe bedelët Read More »

Pas Sofjes, Kryeministri Rama kthehet në Tiranë, deklaratë urgjente për mediat

Pas përfundimit të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, kryeministri Edi Rama do të dalë në një konferencë shtypi në orën 12:45, menjëherë sapo të mbërrijë në Rinas. Këtë gjë e ka bërë të ditur zyra e shtypit pe Kryeministrisë.

Nuk dihet ende se cili do të jetë mesazhi i Ramës, por thuhet se shefi i qeverisë shqiptare pritet që të flasë edhe për akuzat e opozitës kundër Xhafajt, dëshmitarin ‘X’ Albert Veliu, por edhe pritshmëritë për negociatat pas takimeve në Sofje me liderët e BE-së.

Para se të udhëtonte drejt Sofjes, rama ishte në Paris ku zhvilloi një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron për ta bindur këtë të fundit që të marrë përgjigjen pozitive për hapjen e negociatave, pasi Franca është shprehur skeptike në lidhje me këtë çështje.

Pas Sofjes, Kryeministri Rama kthehet në Tiranë, deklaratë urgjente për mediat Read More »