Politike

Shpërthen demokratja: Dua të iki një orë e më parë nga Shqipëria, fatkeqësi që nuk më doli Lotaria Amerikane

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Valbona Mezini pak kohë më parë u përfshi në një sherr me ish-deputetin Jemin Gjana.

E ftuar në emisionin 360 gradë në Ora News të gazetarit Artur Zheji ajo tha se nuk do të kishte dashur të largohej kurrë nga Shqipëria, por ndër të tjera Mezini thotë se vitet e dundit dëshiron të largohet një orë e më parë nga vendi ynë.

Mezini: Edhe unë jam një shqiptare që jetoj këtu.

Nuk kam dashur kurrë të emigroj.

Vitet e fundit nuk e kam gjetur më veten në këtë sistem shoqëror.

Bëj pjesë tek ai grup njerëzish që kam dëshirën, duke parë pamundësinë që ofron shoqëria, kam dëshirën të emigroj një orë e më parë nga ky vend.

Për herë të parë kam aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe fatkeqësisht nuk më doli.

Zheji: Do të linit çdo gjë?

Mezini: Çdo gjë! Kam mbaruar me rezultatet më të larta në universitetin publik.

Iu ofrova PD-së jo vetëm për interesat personale, por që më ngjallte shpresë.

Isha një e re që kisha dhënë kontribute. Në krye të 4 viteve kuptova që nuk ishte gjithçka meritokraci.

Shpërthen demokratja: Dua të iki një orë e më parë nga Shqipëria, fatkeqësi që nuk më doli Lotaria Amerikane Read More »

Monikën e “gënjen mendja” sfidon Ramën: Ja bashkitë që do të humbasë për shkakun tonë

Në emisionin ‘’Të Paekspozuarit’’ në Top Channel kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një analizë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm. Sipas saj, PS-ja do të humbasë të gjitha baskitë që i ka fituar LSI-së. Bëhet fjalë për baskitë e Fierit dhe Lushnjes  të cilat janë bastione të socialistëve. Këto dy bashki PS-ja i ka fituar para koalicionit me LSI-në.

Fjala e Monika Kryemadhit

“Do t’ju jap vetëm një analizë të qarkut të Fierit, që quhet bastion i së majtës.

Bashkinë e Fierit e kanë fituar me 1600 vota diferencë ndaj kandidatit Alibeaj, ku ndërkohë ishte edhe LSI.

Tani nuk po them për të gjithë votat e LSI-së të 2017-së, por vetëm me gjysmat e tyre, ra Bashkia e Fierit.

Bashkinë e Patosit e kanë fituar me 300-400 vota bashkë me LSI-në.

Nuk po të them lëvizin gjithë votat e LSI-së nga Patosi, por me vetëm gjysmat e atyre, iku dhe Bashkia e Patosit.

Roskovecin e kanë fituar me 600 vota bashkë me LSI-në, hiqi gjysmat e votave që ka fituar LSI në Roskovec në 2017-ën, ra dhe bashkia e Roskovecit.

Po kështu dhe Bashkia e Lushnjes, po kështu dhe bashkia e Divjakës.

Pra konkluzioni është, LSI, Partia Demokratike dhe të gjitha partitë e tjera të frontit opozitar, komunistë, demokratë, ballistë, legalistë, se këtu nuk është çështje ideologjie, këtu është çështje fronti kundër krimit dhe kundër drogës, kundër varfërisë së shqiptarëve, të cilët po i kthejnë shqiptarët në skllevër të krimit të organizuar, po i kthejnë shqiptarët në emigrantë në vendin e tyre, do e mundin PS-në.

S’ka më këtu bindje politike. Këtu është një front i përbashkët kundër të keqes më të madhe, që ka një emër Edi Rama, krimi i organizuat.

Prandaj ky front pa dallim feje, ideje dhe krahine, ka vetëm një qëllim. Të rrëzohet Edi Rama, sepse ai nuk përfaqëson gjë tjetër, por përfaqëson atë strukturë kriminale që varfëroi Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Monikën e “gënjen mendja” sfidon Ramën: Ja bashkitë që do të humbasë për shkakun tonë Read More »

Deklarata e gazetarit: Ja cilat janë pajisjet e përgjimit që regjistrojnë politikanët në vend

Gazetari Artan Hoxha në lidhje me temën e emisionit ‘Opinion’ se ‘kush po përgjon politikën’, ka prezantuar disa pajisje regjistrimi audio dhe video në formë të një çelsi BMW X5, kopsash, vidash, orash etj.

Hoxha tha se këto pajisje përgjuese janë përdorur privatisht në qarqe politike. Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.

“Përgjimet janë bërë në mënyrë private në qarqe politike. Politika te ne përgjohet, por prapë mbeten përgjime të cunguara. Rastet që kemi ndoshta kanë qenë ekstreme dhe më shumë janë bërë përgjime për interesa. Por përgjimet duhen që të kuptojmë çfarë bën klasa jonë politike”, tha Hoxha.

Deklarata e gazetarit: Ja cilat janë pajisjet e përgjimit që regjistrojnë politikanët në vend Read More »

“Sulmohemi si njerëz me peshë në PS”, Paloka replikon sërish me Gjiknurin

Nënkryetari i PD Edi Paloka është shprehur se ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri e ka renditur veten pas Xhafajt dhe Tahirit. Ai shprehet se Gjiknuri vijon propagandën e qeverisë, e cila është e zhytur në krim dhe e lidhur me mafien.

“Nuk dihet a eshte subkoshienca qe i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt .

Gjate “llogaridhenies” ne Selenice , Gjiknuri eshte shprehur : “Tahiri , Xhafaj dhe une sulmohemi si njerez me peshe ne PS…” Tashme dihet qe Saimir Tahiri eshte i kapur nga antimafia italiane me Habilajt. Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtesise italiane dhe jo vetem, me Agron Xhafajn.
Po Gjiknuri ? Tik-tak…Tik-tak”, nënvizon Paloka.

Ministri Gjiknuri ka folur më herët. Ai tha se akuzat e PD e të opozitës janë vetëm shantazhe që bëhen me qëllim që të pengohet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sulmohemi si njerëz me peshë në PS”, Paloka replikon sërish me Gjiknurin Read More »

Si kurrë më parë ! Maxhoranca “ngujon” në Kuvend opozitën, Doshi-Ahmetaj “sy më sy” (Fotot)

Si kurrë më parë maxhoranca ka braktisur sallën e Kuvendit dhe ka lënë të vetme opozitën në sallë. Shkak është bërë mosrespektimi i kohëzgjatjes së fjalimeve dhe bllokimi i foltores së Kuvendit.

Ish-kryeministri Berisha dhe deputetët e opozitës me radhë kanë mbajtur fjalime ndërkohë që salla e Kuvendit është bosh për shkak se kryeparlamentari ka ndërprerë seancën.

Fjalimet e tyre janë dhënë “Live” në Facebook”.

Ndërkohë deputetët e maxhorancës kanë brakrisur sallën , por nga fotot e LSA vihet re një komunikim kritik mes Tom Doshit dhe ministrit “Tigër”, Arben Ahmetaj.

1

3

4

5

 

Si kurrë më parë ! Maxhoranca “ngujon” në Kuvend opozitën, Doshi-Ahmetaj “sy më sy” (Fotot) Read More »

Monika akuzë të fortë ambasadorëve, një lutje për socialistët

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, i ka drejtuar një lutje deputetëve socialistë të largohen nga kryetari dhe kryeministri Edi Rama, sepse ai “është një segment kriminal”, pasi kësisoj shpëtojnë edhe Partinë Socialiste me histori 80-vjeçare.

Në fjalën e saj të protestës në Kuvendin e Shqipërisë, Kryemadhi tha: “Të gjithë “ambasadorët dhe përfaqësuesit e krimit të organizuar” në këtë sallë kanë dalë jashtë. Misioni ynë është për të sensibilizuar shqiptarët. Ashtu siç Rama i kërcënon qytetarët çdo ditë, ashtu të çohen edhe qytetarët dhe bashkë me ne – jo të kërcënojmë Edi Ramën – por ta largojmë atë. Sepse largimi i Edi Ramës nuk është vetëm shpëtim për shqiptarët, por është shpëtim për Edi Ramën dhe familjarët e tij. E them këtë sepse vetëm kështu ai do të gjejë qetësi në shpirtin e tij të trazuar, i cili nuk e lë më të flejë i qetë. Por qetësinë që atij i mungon, nuk mund ta gjejë dot duke terrorizuar shqiptarët. E vetmja mënyrë është të largohet e të jetë i qetë dhe t’i krijojë hapësirë vetes së tij në llumin ku ka rënë. Llumi dhe era e keqe që ka uzurpuar Edi Ramën nuk ka pse të kalojë tek shqiptarët.

Unë do t’u lutem nga kjo foltore edhe pse s’janë, të gjithë socialistëve, që të largohen prej tij, se ai është një segment kriminal që e tjetërsoi PS-në në partinë e krimit, trafikut dhe mjerimit të shqiptarëve.

Iu bëj thirrje socialistëve të ndershëm dhe atyre pak deputetëve në këtë sallë që të shpëtojnë PS-në, ndryshe historia e kësaj partie prej 80 vjetësh është e destinuar për t’u mbyllur këtë vit.”

Monika akuzë të fortë ambasadorëve, një lutje për socialistët Read More »

E paprecedentë, mazhoranca bojkoton Kuvendin. Opozita ”jetime” në Parlament (Fotot)

Maxhoranca qeverisëse me gjithë bllokimin e foltores nga ana e Partisë Demokratike arriti të miratonte vetëm me votat e saj ligjet e parashikuara në rendin e ditës dhe më pas u largua nga seanca.

Opozita bllokoi për më shumë se dy orë foltoren, ndërsa pas miratimit të ligjeve ishte Flamur Noka ai që mori fjalën nga ku akuzoi qeverinë se nuk e do integrimin.

Fjala e Flamur Nokës në Kuvend:

Edi Rama nuk e do integrimin e Shqipërisë, kabineti është i mbushur me hajdutë dhe lidhje kriminale.  Rama nuk e do integrimin dhe hapjen e negociatave, pasi do të ishte fundi i një qeveri batakçinjsh. Rama njeh vetëm rrugën e krimit, prandaj nuk është për hapjen e negociatave. Pas këtij muaji në rast se Rama rri këtu dhe shet dëngla, do i themi se numërimi mbrapsht ka filluar dhe është i shkurtër, do e përmbysim.

E paprecedentë, mazhoranca bojkoton Kuvendin. Opozita ”jetime” në Parlament (Fotot) Read More »

Pretendojmë negociata, por deputeti gjerman “del me duart kokës” nga Kuvendi i Shqipërisë

Në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë sot i pranishëm një deputet i Bundestagut gjerman, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani. Porn ë zllamahinë ku ësjtë katandisur Kuvendi ynë më mirë të mos e kishte parë hiç me sy.  Seanca u bllokua si zakonisht nga opozita që nuk lëvizte nga foltorja. Por edhe pse në këtë situatë, Gramoz Ruçi arriti të miratonte rendin e ditës.

“Një mik tjetër i bundestagut gjerman, kësaj radhe i Partisë Social Demokrate Gjermane, anëtar i komitetit për çështjet e Bashkimit Evropian në budestag është sot në parlamentin e Shqipërisë dhe më pas për takime me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

Dua ta them me zë të lartë që Partia Social Demokrate gjermane, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani është një mbështetëse e madhe e procesit të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Por ajo që është e rëndësishme për ne është që social-demokratët gjermanë mbështetin hapjen e negociatave me Shqipërinë”, deklaroi Balla i shoqëroar nga deputi pasi doli nga seanca

Pretendojmë negociata, por deputeti gjerman “del me duart kokës” nga Kuvendi i Shqipërisë Read More »