Politike

Ky është deputeti shqiptar që në llogarin bankare ka 68 milionë euro

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë nga ana e zyrtarëve shtetërorë të vendit.

Deputeti nga rradhët e PSD-së, Dukagjin Gorani, përveç që ka deklaruar shtëpi familjare në pronësi të prindërve të vet, ka deklaruar edhe një shumë të majme të hollash që ka në llogarinë e tij bankare, shkruan “lajmi.net”.

Gorani në deklarimin e parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare, ka deklaruar hiç më pak se 68 mijë euro në llogarinë e tij personale.

Edhe pse në llogarinë e tij bankare ka një shumë goxha të madhe të hollash, Gorani në pronësi të veten ka deklaruar një veturë në vlerë prej 3 mijë eurosh të blerë në vitin 2006.

Ky është deputeti shqiptar që në llogarin bankare ka 68 milionë euro Read More »

PD përplaset me Ahmetajn për punësimet: Qeveri palaçosh, e paraqesin sukses uljen e numrit të të papunëve. Detyruan 400 mijë shqiptarë të largohen nga vendi

Pas deklaratës së ministrit të Ekonomisë dhe Finanacave, Arben Ahmetaj ku ky i fundit u shpreh se punësimi është rritur dhe shifrat e papunësisë janë ulur, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Ka qenë deputeti i PD dhe nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se kjo është një qeveri palaçosh dhe se ka detyruar 400 mijë shqiptarë të largohen nga vendi.

Statusi i plotë i Edi Palokës në Facebook:

Qeveri palacosh ; kane detyruar mbi 400 mije shqiptare te largohen nga vendi dhe deklarojne me paturpesi se eshte ulur perqindja e te papuneve.

Ne fakt vendet e punes jane ulur , eshte rritur numri i shqiptareve te mbetur papune qe largohen nga vendi dhe palacot kete e paraqesin si “sukses”, si ulje te numrit te te papuneve ne vend…

PD përplaset me Ahmetajn për punësimet: Qeveri palaçosh, e paraqesin sukses uljen e numrit të të papunëve. Detyruan 400 mijë shqiptarë të largohen nga vendi Read More »

Paralajmërimi i fortë nga brenda PD-së: Së shpejti do të ketë lëvizje të reja. Rama dhe Basha do të dalin nga skena politike

Anëtari i Këshillit Kombëtar në partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka sulmuar ashpër kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e tij ai theksoi faktin se duhet një lëvizje anti- establishment.

“Shqipëria po kalon në një gjendje pothuaj të jashtëzakonshme dhe zoti Basha jo vetëm nuk i jep zgjidhje kësaj situate por ai është bërë palë, pjesë e kësaj oligarkie politike financiare, prokurimesh, tenderimesh në vend.

Basha është pjesë e 7-8 vetëve që po qeverisin sot vendin. Me veprimet e mosveprimet e tij ai po i zgjat çdo ditë pushtetin Edi Ramës.

Kemi 430 mijë vota të humbura nga PD nën drejtimin e Bashës.

Manaxhimi katastrofik i PD nga Basha tregon që sot nuk e dimë se kush është shumica në PD.

Në këtë ambient ka mungesë kurajoje civile, kulture të dobët demokratike.

Ajo që duket si pushtet absolut i zotit Basha, në fakt është dobësi e madhe e tij.

Popull thotë “ frikacaku vret”, ky është rasti i kryetarit tonë.

Mundohet të mos bëjë asnjë veprim për ta bashkuar partinë, ose bën çdo gjë për ta përçarë, në funksion të pushtetit të tij personal.

Pushteti i Bashës nuk janë gjë tjetër veçse thërrimet që i lë oligarkia e vendit, thërrime financiare, ekonomike, politike mediatike”, tha ai.

Cili është thelbi i qendrimit anti- establishment të grupit tuaj?

“Ne jemi kundër establishmentit, këtë qendrim e kemi qëkur e kuptuam para një viti se ai bëri marrëveshje me Ramën

Ne jemi për të shembur këtë realitet politik, jo sistemin politik.

Republika e re ishte një zgjatim i Rilindjes.

Basha nëpër sondazhe është 13-17% ndërkohë që PD është 26%.

Ka njerëz në PD që paguhen me tendera dhe koncesione nga qeveria dhe janë ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Bashës.

Ka biznese të aferta me kryetarin e PD edhe brenda familjes së tij, mjafton të shikoni aktet në QKR.

Situata në të cilën ndodhemi do të çojë në mënyre dialektike drejt diçkaje që do të kërkojë të rrëzojë këtë establishment.

Një lëvizje e tillë nuk duhet të nisë nga jashtë por nga brenda PD, sepse PD është një aset i jashtëzakonshem. PD mban brenda vetes shtresën e djathtë të shoqërisë pavarësisht ulje-ngritjeve.

Kemi shembullin e presidentit Trump i cili e nisi goditjen nga brenda Partisë Republikane.

Era Trump do ta fshije oligarkine ne Shqiperi.

E vetmja zgjidhje është një lëvizje anti establishment, siç ka ndodhur në Itali, Hungari Poloni, Slloveni, në Austri,  në Angli me Brexit.

Brenda pak kohësh Rama dhe Basha do të dalin nga skena”.

Paralajmërimi i fortë nga brenda PD-së: Së shpejti do të ketë lëvizje të reja. Rama dhe Basha do të dalin nga skena politike Read More »

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Alibeaj: Kryemistri ka 2 javë kohë për të dhënë prova të forta nëse është pro hapjes së negociatave

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve, ku ka marrë pjesë edhe opozita. Ka qenë deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se janë dhe dy javë derisa të meret vendimi dhe është hapësira “për të cilën ju dhe kryeministri juaj ka mundësi për të dhënë prova të forta që do çeljen e negociatave”.

Në fjalën e tij ai theksoi faktin se detyra e të zgjedhurve është t’i shërbejnë interest publik.

“Angazhimi ynë i opozitës është bërë i qartë shumë kohë më parë. Kjo opozitë është e vendosur qartazi dhe në mënyrë konsistente dhënies së kontributit për çeljen e negociatave si një lloj vlerësimi që duhet ta miratoj historia politike këtij vendi. Fatkeqësisht ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë politik, ky vend e meriton çeljen e negociatave jo thjesht se ka arritje, por për arsye tjetër, si e si që një dorë tjetër e fortë e sinqertë institucionale t’ia mbyllë një orë e më parë arbitraritetin e këtij kryeministri. Mundësisht delegjitimimin e tij, largimin një orë e më parë”, tha deputeti Alibeaj.

Mjeti kryesor që duhet të na udhëheqë tha Alibeaj është inspirimi europian i opozitës. Ai dha alarmin dhe për Gjykatën Kushtetuese. “Ne besojmë që inspirimi europian i opozitës dhe gjithë shqiptarëve do të duhet të jetë mjeti i vetëm kryesor që do të duhet të na udhëheqë. Nuk ka nevojë më të madhe tashmë për Shqipërinë e shqiptarët për të shkuarën e sidomos për të ardhmen për të gjetur aleat besnik fanatik që ia duan të mirën këtij vendi për të larguar të keqen më të madhe, kryeministrin, Edi Ramën që në agjendën e vet nuk e ka këtë gjë. Ka vetëm një axhendë, ruajtjen e karriges së vet me çdo mjet, mënyrë e pazar”, vijon Alibeaj.

Qeveritë vijnë e ikin, parlamentet vijnë e ikin, por sistemi i drejtësisë është ai që duhet të rrijë thotë Alibeaj por ai u shkatërrua i pari, referuar situatës aktuale në Gjykatën Kushtetuese.

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Alibeaj: Kryemistri ka 2 javë kohë për të dhënë prova të forta nëse është pro hapjes së negociatave Read More »

S’ka seancë të enjten, Basha mbledh grupin, çfarë do të ndodhë këtë javë

Partia Demokratike ka mbledhur paraditen e sotme grupin parlamentar, në të cilën kanë qenë të të pranishëm dhe aleatët parlamentarë te opozitës. Mësohet se në mbledhje është diskutuar për aksionin opozitar që do të vijojë këtë javë.

Sipas informacioneve mësohet se në këtë mbledhje është diskutuar se dhe këtë javë do të vijohet me çështjen Xhafaj në Komisionet Parlamentare.

Deputetët opozitarë do të jenë të pranishëm në të gjitha komisionet parlamentare, pasi seancë të enjten nuk do të ketë.

S’ka seancë të enjten, Basha mbledh grupin, çfarë do të ndodhë këtë javë Read More »

”Finalja e kampionatit të familjes më të madhe në PD”, Basha ‘merr pushimet’, shfaqet krah Mziut dhe Balliut /Foto

Dalëngadalë sezonit politik po i vjen fundi dhe liderët e saj po përgatiten për pushimet verore. Mbrëmjen e së dielës kryedemokrati Basha është shfaqur në një kalçeto futbolli në krah të kryebashkiakut të kamzës, Xhelal Mziu dhe deputetit Klevis Balliu.

Në një status në rrjetet sociale Lulzim Basha shkruan se ndoqi të rinjtë e FRPD-së teksa luanin.

“Mbrëmjen e djeshme duke ndjekur bashkë me djemtë dhe vajzat e Tiranës, finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD✌” nënvizon Basha.

”Finalja e kampionatit të familjes më të madhe në PD”, Basha ‘merr pushimet’, shfaqet krah Mziut dhe Balliut /Foto Read More »

Njerëzit e Monika Kryemadhit dhe Sali Berishës “bombardojnë” ambasadën amerikane

Prej kohësh ambasada amerikane në Tiranë është vënën nën “bombardimin” e njerëzve të nxitur dhe detashmenteve të Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit. Në mënyrë periodike, duke përdorur një plan perfid që duket i ngjashëm me strategjinë ruse që u përdor në SHBA dhe Europë, këta persona që identifikohen qartë si “mish për top” sulmojnë faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Kjo ndodh si në komentet për çdo postim, por kryesisht e bëjnë në vlerësimet për faqen, që ndodhet në çdo fun page të Facebook. Thelbi është dikrititimi i reformës në drejtësi, pasi kjo është edhe objekti që sulmohet për ditë nga Berisha e Meta.

Në sulmet e kryera çdo ditë, përmendet “e ashtuquajtura reformë” dhe “të ashtuquajturit peq të mëdhenj”. Një person që suhen Erion Mane dhe që e cilëson veten si “Menaxher i Lëvizjes Socialiste për Integrim”, dhe që në faqen e tij ka foto pa fund të Monika Kryemadhit, ka vlerësim negative për ambasadën amerikane.

Ja ç’shkruan ai: “Kjo eshte per ju qe Mbeshtesni shkeljen e kushtetutes me preteksin e Reformes, cila reforme ate te shkarkimit te te gjithe Prokuroreve dhe Gjygjatareve per ti vendosur te vetit kjo quhet privatizim istitucioni, apo Resorma me pseudo konkursin e Hipotekes ku te gjith jane militant.

Ndersa ju mbeshtesni vetem shkelje, Apo edhe juve si Ambasade ju ka gjetur nje Cmim Kryeministri i Droges apo ishit Bashke ortak edhe ne kultivimin e Kanabisit , po peshqit ku jane se ne vend te kapen peshq po dalin peshkaqenet nga burgu apo jo ? Po Armo dhe 704 milion dollaret ku i ka reforma”.

Rinor Hasa, që reklamohet hapur si një kundërshtar i fortë i Ramës dhe përkrahës i PD-së, madje ka nxjerr si reklamim edhe foton e Edi Ramës të masakruar në vitin 1997, gjithashtu ka qëndrim të përafërt me militantin e LSI-së.

“Ambasadori Donald Luu, po sillet si institucion i shtetit shqiptar dhe kjo gje nuk është fare korrekte.  Ironija, sarkazma, metaforat, epitetet, antonimet apo simbolikat që ai përdor, janë shumë fyese për shqiptarët dhe haptazi tejkalim i kompetencave të tija. Këtë shënim po e shkruaj me shpresën se do e lexojë ambasadori i ardhshëm, për të kuptuar gabimet e paraardhësit”, shkruan Hasa.

Martin Gjonaj, një tjetër përkrahës i PD-së, që sipas fotove të postuara është pjesëmarrës në protestën që shkatërroi traun e pagës së së Rrugës Durrës-Kukës, është gjithashtu në gjuhë të ngjashme me “kolegët” e tij. Por Gjonaj e ka problemin me Arbër Çekajt, bosin e kokainës së Mamurrasit.

Ja ç’shkruan Gjonaj.

“Aq e vertete eshte kjo sa ai tallet hapur me shqiptaret…madje duke bere meme ku ne kete rast tallet edhe me gjermanet, thjesht per faktin qe mundesuan kapjen ne shtetin e tyre te Arber Cekajt- pronarit te kompanise ne kamionin e te ciles u gjeten 613 kg kokaine. Ky fakt mund te kete shqetesuar jo vetem pushtetin e Tiranes, por me sa duket edhe ate te rruges se Elbasanit, nen drejtimin e don Lu-se. Kushedi ku fshihet “lepuri”…qe detyroi Lu-ne te postoje meme te tilla sa qesharake per nje ambasador aq edhe treguese te kompromentimit te tij si individ.Donald Luu ka dëmtuar imazhin e SHBA në Shqipëri!”

Por në  këtë sulm nuk bien prapa edhe njerëzit që duket se në PD janë future rishtas, dhe i përkasin atij establishment që ka formuar Lulzim Basha. Pra i grupit të njerëzve që në vitin 2014 kundërshtuan shkatërrimin e armëve kimike të Asadit në Tiranë dhe ishin një mekanizëm i pastër rus. Jo më kot në atë kohë u zhvillua protesta e parë para ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.

Një nga këta është edhe një person i emërtuar si Rematlen Bollobani që sigurisht ka emër tjetër. Ai shkruan pasi i jep 1 yll ambasadës së SHBA-së: “Ky vleresim eshte per ambasadorin me naiv ose te korruptuar te ShBA ne Shqiperi, Donald Lu. Qendrimet publike te tij jane te aq te dyshimta e brutale sa ne nje shtet dinjitoz do shpallej person i padeshiruar. Shfrytezon mbeshtetjen e shqiptareve per SHBA per te arritur qellimet e tij te dyshimta”.

Megjithatë një numër i madh shqiptarëtsh, që të paktën nga profilet nuk rezultojnë mbështetesh partish, mbështesin fort ambasadën e SHBA-së dhe Donald Lu-në. Gjergj Harka kundërpërgjigjet ashpër ndaj kritikave dhe shkruan:

“Eshte ambasada me erespektuar ne Shqiperi.  SHBA duhet meçdo kusht te ndihmojn kombin Shqiptar per tu bashkuar eforcuar ekonomikisht ushtarakisht per te qen shtylla kryesore per stabilitet ne ballkan e mesdhe  Jemi populli ku kemi ngritur perandorit ne mesdhe  SHBA besoj se ekamar ne vleresim per te sotmen dhe te ardhmen. .”

Kurse Lila Basha shkruan: “Jeni te mrekullueshem. Te drejtperdrejte dhe te dashur me drejtesine dhe popujt. Ju falenderoj per gjthcka qe kini bere dhe beni per popullin tim. i thelle per perfaqesuesit T’uaj!”. Pamfleti

Njerëzit e Monika Kryemadhit dhe Sali Berishës “bombardojnë” ambasadën amerikane Read More »

Rizgjohet pas 9 muajsh Shpëtim Idrizi: Rama dhe miqtë e tij grekë donin të na heqin qafe, por ne u ringjallëm

Shpëtim Idrizi ka akuzuar sot Edi Ramën se ka hequr atë, Mesila Dodën dhe Aqif Rakipin nga Parlamenti për të qeverisur pa çamë nëpër këmbë.

Në Këshillin Kombëtar Idrizi mbajti një fjalë të gjatë ku akuzoi në radhë të parë Ramën se ka vjedhur zgjedhjet për të larguar çamët nga Kuvendi në mënyrë që t’I bëjë qejfin grekëve, por nga ana tjetër akuzoi edhe Ilir Metën edhe pse më butë, edhe opozitën për heshtje për çështjën çame.

“Një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë, Migjeni tek “Të birtë e shekullit të ri” shkruan: “…të jem’ nji thumb i ngulun nder trutë e njerëzis”.

“Ja, kur ritakohemi sërish në Këshillin Kombëtar të PDIU-së dhe më kujtohet pikërisht ky varg, sa për t’u thënë keqdashësve, mjeshtrave të intrigës, frymëzuesve që tentuan të na zhduknin politikisht dhe jo vetëm, se ja ku na kanë si një thumb i ngulun në trurin e tyre të sëmurë.

Kështu do të na kenë sa herë që ata mendojnë se fitojnë, sa herë që mendojnë se nëpërmjet kulisës do ia dalin të zhdukin këtë aspiratë kombëtare që quhet Çamëri

Këtu do të na kenë si thumb i ngulun në trurin e tyre pervers, sa herë që do të mendojnë se do të zhdukin vullnetin politik të një partie kombëtare si PDIU.

Sido që të numërojnë votat, sido që të bëjnë llogaritë e mandateve tona, nuk shbëjnë dot një fakt të thjeshtë që gati 80 mijë shqiptarë votuan PDIU-në nga veriu në jug, pa kurrfarë dallimi krahinor, toskë e gegë, kristjanë dhe myslimanë.

Këtu do të na kenë si thumb të ngulun në trurin e tyre marrok sa herë mendojnë që do të shpërbëjnë një organizim politik si PDIU apo Shoqatën “Çamëria”.

Le të çojnë emisarë, apo të shpërndajnë viruse si krimba toke, por nuk e prishin dot gjithë këtë lëvizje, sepse kjo nuk është partia e dikujt, por është Partia e një kauze që kërkon drejtësi. Ata me marrëveshje, Kod a presion mund të vjedhin mandatin e Shpëtim Idrizit, Takut, Mesilës a Nustretit, por ti nuk vjedh dot historinë tonë, misionin, arsyen përse Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është në politikë.Nuk e vjedh dot Çamërinë, sado që të flasësh për të! Nuk e vjedh dot shqiptarinë, sado të përbetohesh për të!”, deklaroi Idrizi.

Kreu i PDIU-së ka akuzuar egërsisht qeverinë se e ka shitur detin, çështjen çame dhe çdo gjë siç do Athina, madje e akuzoi edhe ministrin e Jashtëm si agjent të saj, kur e quajti “Dhimitër Bushati”. “Ka qenë një strategji e qartë që mos të kishte përfaqësim të Çamërisë në këtë Kuvend, madje kërkesë e prerë e “vëllezërve” grekë të miqve të rinj të valleve, sepse vetëm kështu mund të kalonin:

– Ligjin per toponimet, ku pleqtë tanë 75-85 vjeç të ishin të detyruar të ndryshonin vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare, sepse grekët kërkonin të zhduknin identitetin çam, madje duke kërkuar të zhduknin dhe emrin e Çamërisë.

– Ligji për minoritetet, ku Shqipëria na doli vend multientnik me nëntë pakica kombëtare , e zonat minoritare të vendosura që në kohën e mbretit Zog në Finiq e Dropull të ishin koncept hoxhist. Varrezat e ushtarëve grekë që e kanë bërë Këlcyrën qilizëm dhe po mbledhin kockat e të parëve tanë duke na i quajtur Jani e Mihal.

– Marrëveshjen e detit që na e kanë sjellë kufirin deri tek bregu i dytë. A e dëgjuat gëzimin e Panos Kammenos që shpalli se po zgjerojmë ujërat territoriale? A e patë se si fryhen gjelat e Greqisë tani, që po përpiqen të marrin gjithë atë pasuri si mbi, ashtu dhe nën ujë. A po ndjehet kush? Nuk pipëtin asnjë, as Kryeministri, as Presidenti, as ministri i Jashtëm Dhimitër Bushati, askush. Madje, as këta të opozitës nuk hapin gojën. Askush. Po mirë, po ju pyes unë juve çfarë fituan këta nga gjithë kjo tollovi që kanë krijuar? E hoqën gjë Ligjin e Luftës? Jo! Jo! Dhe jo!

Vetë Cipras dhe Kocias kanë deklaruar se formalisht jemi në luftë me Shqipërinë. Ne i lëmë të ngrenë varreza të ushtarëve grekë, ndërsa këta thonë që jemi në luftë me Shqipërinë. Atëherë mos nuk duhen mbyllur këto varreza, sepse meqë lufta vazhdon ka për të patur të tjerë të kufoma, të tjerë të vrarë. Po për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e Varrezave në Çamëri dhe të një përmendoreje për partizanët çam të Ellasit? Asgjë, se mirë për grekun të vdekurit tanë s’janë njësoj, por dhe për palën tonë nuk vlekan njësoj.

Po për kërkesën tonë të përsëritur që shqiptarët e Çamërisë dhe arvanitasit që jetojnë në trojet e tyre në Greqi të marin statusit e Minoritetit Etnik Shqiptar? Këtë status e kanë patur qysh në vitin 1927. Po për hapjen e shkollave shqipe? Mos më thoni se nuk e dini apo s’i mbani mend, se i takoni çdo verë, kur shkoni me pushime në Volë, Pargë, Artë, e më deklaronit sa vend i bukur është e të gjithë flisnin shqip.

Kurse për Çështjen Çame tashmë lehtësisht e me bezdi sa herë ju pyesin  deklaroni që e përdorëm për të ngritur temperaturën me Greqinë. Ç’deklaratë mendjelehtë nga dikush që mendon se ka fatet e Çamërisë në dorë dhe të vendit?!

Pastaj e harruan fare, ose më saktë ju deshën pesë vjet kësaj qeverie që të thoshte që Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut, por grekët nuk e e pranojnë?! Kaq!!”, tha më tej Idrizi.Por kryetari i PDIU-së ka lënë pezull se më kë do të bëjë aleancë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, vetëm tha se do të riorganizohet kjo forcë, që sipas tij do të jetë factor kyç në një numër të madh bashkish. Pamfleti

Rizgjohet pas 9 muajsh Shpëtim Idrizi: Rama dhe miqtë e tij grekë donin të na heqin qafe, por ne u ringjallëm Read More »