Politike

Emërohet ambasadori i ri i BE në Tiranë

Luigi Soreca do të jetë shefi i ri i delegacionit të BE në Shqipëri.  Ditën e sotme Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini shpalli emërimet e 24 ambasadorëve në disa vende, mes tyre edhe në Shqipëri. Italiani Luigi Soreca do të zëvendësojë në Shqipëri Romana Vlahutin.

Ai punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave. Luigi Soreca është Drejtor i Sigurisë në Komisionin Evropian. Ai është njohës i mirë i çështje të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.

Veç liberalizimit të vizave me Shqipërinë ai ka udhëhequr këtë proces edhe me Marokun, Tunizinë apo me Federatën Ruse. Ai ishte përgjegjës për menaxhimin e Qasjes Globale ndaj Migrimit dhe Lëvizshmërisë si dhe për të tjera aspekte ndërkombëtare të migracionit. Si njohës i mirë i ligjit, ai vjen në Shqipëri në momentin e duhur, pasi sapo ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Përvoja e tij 20- vjeçare në Komisionin Evropian për çështjet e sigurisë dhe zgjerimit, është e rëndësishme për fazë tjetër e pranimit të Shqipërisë në BE. Para se të bashkohej me Komisionin Evropian në vitin 1998, Soreca studioi drejtësi  në Universitetin LUISS në Romë dhe punoi për Ministrinë e Brendshme italiane.

Pritet që mandati i Sorecës të fillojë në shtator, pasi mandati i Romana Vlahutin të përfundojë

Emërohet ambasadori i ri i BE në Tiranë Read More »

3 burrat “e mëdhenj” shqiptarë, që “e hëngrën me sy” Presidenten kroate (Fotot)

Kolinda Grabar-Kitarovi  presidentja e Kroacisë ka fituar shumë zemra gjatë sezonit të Kupës së Botës. 50-vjeçarja ka inkurajuar me entuziazëm ekipin e saj kombëtar në Kupën Botërore të FIFA 2018. Përveç se është një politikane e mençur Kolinda Grabar spikat me format e saj trupore.

Nga shkelja e syrit nga Taulant Balla, ja fotot që dëshmojnë “mendjet djallëzore” shqiptare, që nuk rezistuan dot përballë Presidentes.

Me siguri kanë sjellë në imagjinatë këto foto!/Pamfleti

3 burrat “e mëdhenj” shqiptarë, që “e hëngrën me sy” Presidenten kroate (Fotot) Read More »

Deklarata e rëndë e Astrit Patozit për Berishën: Ka ardhur koha doktor, bën mirë t’i tregosh krimet

KA ARDHUR KOHA, DOKTOR

Eh, si vajti kjo punë, o doktor!

Shkruan Astrit Patozi

Tani, meqë katandisja i ka kaluar të gjitha fantazitë, mendoj se ti do bëje mirë që t’ia mësoje ca gjëra atij, që ke lënë si menaxher tek Partia Demokratike. Për shembull, t’i tregosh që një njeriu mund t’i bësh çfarë ke mundësi në të tashmen dhe në të ardhmen. Por, kurrësesi, në të shkuarën. Sepse ai ditëziu kujton se mund t’i shkarkojë edhe si ish-deputetë, ata që kanë përfaqësuar PD-në ndër vite. Mësoja që kjo është e pamundur, sepse ka nevojë ta dijë.

Dhe meqë ra fjala, tek kjo shëmtia e kthimit të ftesave mbrapsht të shumë ish-deputetëve për ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit. Mirë për “armiqtë e betuar” të popullit e të partisë, të tipit Ridvan Bode, që kanë kryer krime të rënda kundër njerëzimit, plagët e të cilave janë ende të freskëta. Po me Aleksandër Meksin, Alfred Serreqin, Fatos Bejën, Ilir Banon, Luan Skuqin, Ndriçim Xhepën e dhjetëra të tjerë çfarë kanë pasur këta?

Apo duhej patjetër që të mos e kishe takuar kurrë Pjetër Arbnorin, por ta kishe parë vetëm në televizor, që të shkoje në atë ceremoni? Dhe meqë ti ke parë shumë, se ke qenë aty që nga fillimi, bën mirë gjithashtu që ndonjë ditë t’i tregosh krimet, që kanë kryer të gjithë ata që kanë shërbyer në këto 30 vjet si deputetë të Partisë Demokratike.

Të paktën, ashtu do të dimë se kujt i takon dhe kujt jo që të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme.

PS. Kuvendi kishte ftuar të gjithë deputetët e PD në vitet 92-97 dhe ftesat u dërguan tek selia e partisë, por shumica e tyre u kthyen mbrapsht me pretendimin se nuk u diheshin adresat./pamfleti

Deklarata e rëndë e Astrit Patozit për Berishën: Ka ardhur koha doktor, bën mirë t’i tregosh krimet Read More »

Haklajt “rrethojnë” Berishën, nis “ngujimi” i përvitshëm veror nga frika e hakmarrjes për krimet e bëra. Dje Saliu u fut në “by**ë” të Metës dhe Ruçit

Akuzat e forta të motrës së Fatmir Haklajt se Sali Berisha ka vrarë vëllezërit e saj dhe djemtë e Tropojës, nxori në pritë Hajdarin dhe krime të tjera, ka bërë që ish kryeministri në ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit, nga frika, të mos i shqitej Presidentit dhe kreut të Kuvendit

Nëse do të shikoje dje Sali Berishën në ceremoninë e vendosjes së bustit të “Mandelës” shqiptar të burgjeve komuniste dhe ish kreut të Kuvendit Pjetër Arbnori, do të mendoje se është sozia e tij dhe jo Saliu i vërtetë.

Berisha ishte shumë i përzemërt me Ilir Metën, dhe këtu nuk ka ndonjë gjë të re për “malësorin tropojan”, pasi e ka shumë për zemër “malësorin skraparli” dhe anasjelltas. Por Sali Berisha u vu re se ishte tmerrësisht i përzemërt dhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, njeriun me të cilin kur i sheh në debatet në Kuvend, të filluara që me zgjedhjen e Gramozit në krye të legjislativit, të bën të mendosh se vetëm “pushka i ndan” ata të dy.

Por dje, në ceremoninë e vendosjes së bustit të Arbnorit, Berisha jo vetëm që mundohej me të gjitha mënyrat t’i bënte qejfin Gramoz Ruçit, por nuk i shqitej asnjë moment. Kishte nga ata që mendonin se politikanët kështu e kanë, shahen e shqyhen në Parlament, por jashtë tij ata janë miq dhe ndajnë fitimet e të mirat materiale që të jep pushteti.

Kjo ka një bazë të vërtetë. Por kur vjen puna për Sali Berishën dhe marrëdhënien e tij me Gramoz Ruçin, të cilin e detyroi që “të vishej si grua për të shpëtuar në vitin 1997”, e ka thënë më se njëherë vetë Sali Berisha, atëherë të bën të mendosh se diçka luhet këtu. E vërteta e kulluar është se Sali Berisha, për shkak të krimeve të bëra ndjehet i kërcënuar nga hakmarrja e të afërmëve të viktimave të tij, që fillojnë nga Tropoja dhe nuk dihet ku mbarojnë.

Për më tepër që një intervistë e gjatë e Zylfie Haklajt, motrës së Fatmir Haklaj të vrarë nga Sali Berisha bashkë me vëllezërit e gati tërë fisin në Tropojë, e ka trembur shumë Sali Berishën. Pasi të vërtetat që ka zbuluar “Shota” e Haklajve që vrau në mes të Bajram Currit dy njerëzit që dyshonte se i kishin vrarë vëllezërit, të vërtetat e thëna nga një motër që ka përcjellë në varr katër vëllezër në lule të moshës dhe tani jeton në azil politik, e kanë bërë Berishën të tmerrohet.

Në fillim ata i kanë kërkuar Berishës që të mos merret poshtë e përpjetë me Haklajt e vrarë, pastaj dje dhe sot “Shota” e Haklajve e akuzoi Berishën drejtëpërdrejt për vrasjen e vëllezërve të saj, shuarjen e tërë djemve të Tropojës, vrasjen e Hajdarit dhe akuza të tjera.

Pikërisht deklarata të tilla të motrës së Fatmir Hajklajt në prag të fillimit të pikut të sezonit turistik, kur dhe nipi i tyre S. Haklaj vjen në atdhe dhe pushon në bregdetin shqiptar, kanë bërë që Berisha të nisë “ngujimin” sezonal veror nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Dje ishte në seremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit para Parlamentit dhe të gjithë e panë se Sali Berisha nga frika u kishte hyrë në “by***ë” Ilir Metës dhe Gramoz Ruçit dhe nuk u shqitej.
Jo se Sali Berisha e donte Gramozin, por për të qënë më i sigurtë për shkak dhe të forcave të shtuara të Gardës, që ruanin Presidentin dhe kreun e Kuvendit, të cilët nuk do ta linin as ish kryeministrin në “duar të këqia”. Pa përjashtuar dhe truprojat e veta të shtuara./Pamfleti

Haklajt “rrethojnë” Berishën, nis “ngujimi” i përvitshëm veror nga frika e hakmarrjes për krimet e bëra. Dje Saliu u fut në “by**ë” të Metës dhe Ruçit Read More »

Janë njerëzit “në hije”, por bëjnë “punë të mëdha”! Ja kush është shoferi i Gramoz Ruçit (foto)

Ata janë njerëzit në hije, por që bëjnë “punë të mëdha”. Flasim pikërisht për shoferët e personaliteteve, të cilët mbajnë një profil të ulët publik, por që dijnë shumë për shkak të rëndësisë së personave të cilëve ju shërbejnë.

Megjithatë në kohën e rrjeteve sociale privatësia e tyre bëhet e pamundur. Fotografi i Kuvendit Agim Rama ka publikuar një foto në të cilën ai na njeh me shoferin e kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruçi./korrieri

Janë njerëzit “në hije”, por bëjnë “punë të mëdha”! Ja kush është shoferi i Gramoz Ruçit (foto) Read More »

Presidentja kroate në rolin e “gazetares”, kërkon të mësojë nga Veliaj si e ndryshoi Tiranën

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti sot në zyrën e tij Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, me të cilën më pas mbolli edhe një pemë në “Parkun e Europës”.

Por, pikërisht në çastin kur të dy zbritën për të rrëmbyer lopatat, Presidentja Kitarović dha një intervistë për televizionin kroat HRT, që ndoqi live vizitën e saj 3-ditore në Shqipëri, e mandej, me thjeshtësinë e saj që spikati në Botërorin e Rusisë, mori rolin e “gazetares” dhe i kërkoi Veliajt të thoshte dy fjalë, për të mësuar diçka më shumë për nismat e ndërmarra prej tij në këto 3 vjet, të cilat i kanë ndryshuar fytyrën Tiranës.

Sigurisht, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj me kënaqësi interesimit të Presidentes dhe televizionit HRT, me të cilët ndau disa nga zhvillimet kryesore të kryeqytetit, si shtimi i korsive të biçikletave, transformimi i sheshit “Skënderbej” apo fushata për mbjelljen e pemëve.

Më poshtë pjesë nga intervista:

Presidentja e Kroacisë: …ndoshta Ju mund të na thoni disa fjalë më shumë sa i përket nismave tuaja dhe si Ju e keni transformuar qytetin…

Erion Veliaj: …vendosëm të hiqnim makinat nga qendra e qytetit dhe në kthim (në qendër) erdhën më shumë njerëz. Sapo e larguam FAN ZONËN në shesh, sepse kampionati botëror mbaroi, por së shpejti do të kemi një tjetër koncert, pastaj një shesh lojërash. Mendoj se është vërtet shumë emocionuese kur sheh në kthim merr atë për të cilën ke investuar. Pra, nëse ndërton më shumë korsi biçikletash, atëherë ke më shumë çiklistë. Tani kemi linjën më të madhe, një prej të parave programe “bike sharing” pa stacion në Ballkan, ku njerëzit thjesht përdorin telefonat e tyre për të gjetur biçikletën portokalli, që ndodhet më pranë tyre e kështu lëvizin nëpër qytet. Pastaj, i zbresin biçikletës dhe dikush tjetër mund ta përdorë atë.

Diçka e mirë që ne bëmë është edhe mbjellja e pemëve. Zbuluam se s’kishim burime të mjaftueshme, por thamë: Po sikur çdo fëmijë në Tiranë të mbjellë një pemë për ditëlindjen e tyre? E kështu patëm një dyndje prej 126 mijë pemësh në Tiranë. Tashmë, është shumë “jo cool” të mos kesh mbjellë një pemë në Tiranë. Kështu, meqë ne jemi “cool”, tani do të mbjellim një pemë. /atsh

Presidentja kroate në rolin e “gazetares”, kërkon të mësojë nga Veliaj si e ndryshoi Tiranën Read More »

Basha: Shqiptarët i meritojnë negociatat, qeveria i pengon

“Shqipëria ka një krizë të trefishtë”, – u shpreh sot Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët.

“Shqipëria ka një krizë ekonomike. Nuk ka asnjë investim të huaj prej 5 vitesh. Dy investimet e huaja të mëdha po mbarojnë si TAP-i, edhe Kaskada e Devollit. Siç e ka thënë FMN, me mbarimin e tyre mijëra vende pune do të humbasin. Së dyti, kemi një politikë të kapur nga krimi. Kaluam nga një ministër të Brendshëm që bënte trafik droge me kushërinjtë e tij, në një ministër të Brendshëm që mbron vëllain që merret me trafik droge. Së treti, kemi një reformë në drejtësi, e cila është tërësisht e kapur nga kjo qeveri që në vetvete është e kapur nga krimi. Pra kemi një krizë të trefishtë, krizë ekonomike, kushtetuese dhe morale”, – tha Basha.

Duke folur për negociatat me Bashkimin Europian Basha tha se, “vendimi i 28 qershorit për ta shtyrë me një vit shqyrtimin e vendimit nëse do i hapen apo jo negociatat Shqipërisë, është një tjetër leksion për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe në veçanti për Edi Ramën, që në Europë nuk hyhet me gënjeshtra. Në Europë hyhet vetëm me të vërteta. E vërteta është që Shqipërisë nuk iu hapën negociatat këtë vit edhe pse kishte një mbështetje pa kushte nga Komisioni Europian. Kjo është e vërteta”.

Basha theksoi se, “Shqipërisë nuk iu hapën, sepse shtetet e mëdha anëtare Gjermania dhe Franca ngritën shqetësimin se Shqipëria nuk ka treguar rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në veçanti kundër trafikut të drogës. Ky është një mesazh për qeverinë, jo për popullin. E dinë europianët që 97% e shqiptarëve e duan integrimin në Europë. Ky nuk është një mesazh ndaj shqiptarëve. Shqiptarët i meritojnë negociatat, qeveria i pengon negociatat”.

Basha foli edhe për amendimin e ligjit të Magjistraturës që kërkon edhe votat e opozitës për të kaluar në Kuvend. Basha u shpreh se ky amendim i ligjit nuk e zgjidh problemin e reformës në drejtësi.

“Në fillim na thanë kaloni ligjin për Vetingun se do futeni në Europë. Ju thamë që kjo nuk është e vërtetë. Nuk është çështje e kalimit të një ligji. Është çështja e zbatimit të reformave në tërësi dhe në veçanti të reformës në drejtësi. Tani na thonë kaloni ligjin e Magjistraturës. Çfarë është ligji i Magjistraturës? Është të futësh një kuotë studentësh, të cilët pas 3 vitesh do të mbarojnë shkollën. Reforma siç e parashikuan këta me ligjet që kaluan në mënyrë të njëanshme, thotë që kjo është detyrë e KLGJ-së dhe KLP-së. Por nuk ka KLGJ dhe KLP. Procesi zvarritet. Vetingu ecën me ritme shumë të ngadalta”, – tha Basha.

“Ta zëmë se e pranuam amendamentin për të kaluar këtë problem që ka shkaktuar vetë qeveria. E zgjidh kjo problemin e Gjykatës Kushtetuese jofunksionale? A e zgjidh kjo faktin që kemi një Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur në mënyrë partizane, në kundërshtim me Kushtetutën? A e zgjidh kjo faktin që s’kemi KLGJ dhe KLP dhe nuk e dimë se kur do t’i kemi? A e zgjidh kjo faktin që nuk kemi SPAK dhe BKH? Përgjigja për të gjitha këto është jo. Pra duke rendur pas diçkaje sipërfaqësore dhe duke injoruar reformën në drejtësi për shkak të ligjeve të bëra në mënyrë të njëanshme, jo vetëm nuk e zgjidhim problemin, por e thellojmë atë. Ligji për Magjistraturën nuk zgjidh asnjë nga këto çështje”, – u shpreh Basha.

“Kjo do të thotë që dyert e Europës për Shqipërinë edhe pas një viti do të mbeten të mbyllura”, – shtoi Basha.

I pyetur për një bashkëqeverisje me Edi Ramën, Basha tha se, “Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë pjesë e së keqes. Nuk do të bëjmë pakt me qeverinë e lidhur me krimin”.

Basha tha se, PD do t’i ofrojë qytetarëve alternativën e saj për një të ardhme të sigurt.

Sipas tij, opsioni është udhëheqja pa një qeveri të lidhur me krimin. /atsh

Basha: Shqiptarët i meritojnë negociatat, qeveria i pengon Read More »

Meta vlerëson Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç,  ”Për kontributin e çmuar në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë; për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shumëshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Në këtë ceremoni, Meta vlerësoi lart rolin dhe mbështetjen e Presidentes Grabar-Kitaroviç për Shqipërinë dhe shqiptarët, si në kuadër të zhvillimeve rajonale, ashtu edhe të integrimit europian.

“Kroacia para tre ditësh u shpall me meritë si nënkampione bote në futboll, duke frymëzuar edhe shqiptarët dhe gjithë popujt e tjerë të këtij rajoni për suksesin në të ardhmen.  Por për ne padyshim që Kroacia ka qenë dhe është gjithashtu edhe një shembull shumë i mirë për një ecuri më të suksesshme lidhur me anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian”, tha Presidenti.

Shqiptarët dhe kroatët kanë ndërtuar në shekuj lidhje të fuqishme miqësie e bashkëpunimi, tha Meta duke shtuar se “300 vjet më parë kroatët i hapën dyert e tyre Arbanasve dhe kjo ka vijuar në forma të ndryshme deri në fund të shekullit të shkuar”.

Ai vuri në dukje se vizita e Presidentes kroate në vendin tonë është konfirmim e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

“Sot demonstruam edhe një herë dëshirë dhe vullnet të përbashkët për t’i çuar më përpara e forcuar marrëdhëniet në të gjitha fushat, ku padyshim ai ekonomik e kulturor mbeten ndër prioritetet tona kryesore.  Së shpejti do t’i ngremë ato në nivelin e Partneritetin Strategjik, në dobi të marrëdhënieve midis dy vendeve, por edhe të rajonit tonë të përbashkët. Për të gjitha këto arsye, por jo vetëm, mirënjohjen për Kroacinë, popullin kroat dhe Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç, dëshiroj ta shpreh përmes akordimit të Dekoratës së Flamurit Kombëtar”, tha Kreu i Shtetit.

Pasi mori në dorëzim dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentja e Kroacisë, falënderoi Presidentin Meta duke theksuar se: “ju falënderoj zoti President për këtë nderim, që në fakt nuk është vetëm për mua, por edhe për popullin kroat, duke më akorduar Dekoratën e Flamurit Kombëtar! Ky titull që po marr është simbol i një miqësie të thellë mes vendeve tona, veçanërisht mes shqiptarëve dhe kroatëve dhe u jam mirënjohëse si ju personalisht, po ashtu dhe Shqipërisë.” /atsh

Meta vlerëson Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Read More »