Politike

Topalli: Basha model i politikanit të dështuar, pushteti dhe farsë opozita janë bashkë

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e sheh situatën në vend si dramatike pa qeveri dhe opozitë dhe ka bindjen se Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, vijojnë paktin mes tyre. Në një intervistë për “Panorama”, ish-kryetarja e Parlamentit kërkon që të ndërhyhet me emergjencë, duke reformuar në mënyrë radikale forcat politike që kemi, ose duke krijuar lëvizje të reja që do të çojnë drejt formimit të forcave të reja politike. Topalli flet edhe për situatën në Shkodër, qytet i cili për disa mandate e zgjodhi si përfaqësuese të tij në Parlament, duke i cilësuar shou mbledhjet e opozitës dhe aksionet e Policisë dhe duke theksuar se reagimi qytetar mungon sepse shpresa ka humbur. Kohët e fundit në Shkodër ka pasur ngjarje të rënda kriminale.

Ju e njihni mirë atë qytet, pasi e keni përfaqësuar në disa legjislatura në Parlament. Përse ka arritur në këtë lloj degradimi dhe si e mendoni ju zgjidhjen?

Krimi dhe pasiguria mbizotëron sot kudo. Shqipëria po rrëshqet drejt dëshpërimit. Politika e frikës, e korrupsionit dhe e paaftësisëështë bërë epike në vendin tonë. Qytetarët dëgjojnë çdo ditë vetëm për vrasje, në një pjesë të madhe të stampës mafioze, dëgjojnë për rrëmbime personash, për marrje peng, për trupa të vdekur të gjetura pas shumë kohësh, për humbje të familjarëve, për trafiqe drogë etj. Qeveritarët ndërkohë dhunojnë çdo institucion dhe normë që i jep demokracisë një kuptim. Kjo është dëshpëruese. Shtuar kësaj faktin e një opozite të paqenë, kjo bën që njerëzit të gjejnë vetëm një zgjidhje:Të ikin. Por kjo për vendin është agonike.

Krerët e partive opozitare dhe deputetët e nisën sezonin e ripolitik nga Shkodra, duke zhvilluar atje një mbledhje të jashtëzakonshme për të vijuar më pas me Elbasanin dhe Durrësin. Si e gjykoni këtë akt të PD-së dhe aleatëve të saj?

Në këtë kuadër, Shkodra po vuan braktisjen, papunësinë e thellë, varfërinë e madhe dhe mungesën e shpresës. Sikur kjo të mos mjaftonte, krimi jo vetëm vret brutalisht si në skenat më të egra të filmave me mafie, por ai ndihet i paprekshëm. I paprekshëm se është i lidhur me pushtetin, por i lehtësuar edhe sepse nuk ka opozitëtë vërtetë. Në Shkodër bënë shou të dy palët. Dhe kjo është e patolerueshme. Natyrisht, qëkjo pastaj u pasua me indiferencën totale të qytetarëve të saj, të cilët kanë humbur besimin.

Ju personalisht, por edhe një grup tjetër ish-deputetësh dhe kontribuesish në PD keni ngritur pretendime në lidhje me drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha. Si e vlerësoni gjendjen në PD në mandatin e dytë të Bashës si kryetari i saj?

Çështja e humbjes së besimit ndaj Lulzim Bashës ështëshumë më e gjerë. Rreth 250 mijë votues me votën e tyre të munguar shprehën mosbesimin ndaj Lulzim Bashës. Ata besuan se Lulzim Basha në marrëveshjen me Edi Ramën, shiti PD për disa drejtori me lekë dhe për 14 milionë eurot që i dha Kryeministri më pas. Ata besojnë në fakt, se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ata ndihen tëtradhtuar nga pazaret e ulëta që vazhdojnë. Atyre iu premtua çdo vit se me protesta do rrëzonin qeverinë, por protestat nuk ndodhnin se “papritmas” vinin pushimet për Krishtlindje, pastaj festat e Pashkëve, pastaj vakancat e verës. Atyre iu premtua se do fillonin mosbindjen civile, por as kjo nuk u bë, bile as nuk filloi ndonjëherë. Iu premtua se do kalonin mbi trupin e Bashës e ministri i Brendshëm nuk do guxonte të hynte në zyrë. Demokratët u tradhtuan me çadrën, me Babalen, që për çudi nuk ndihet më,me Teatrin, për të cilin mezi cicërojnë më. Shtatori do ishte muaji i mbushjes së shesheve si në Rumani, por Lulzim Basha takohet vetëm ndër vedi, me grupin e tij të vogël të deputetëve në hotele luksoze të vendit. Në krah të tij ndihet ngrohtë me njerëz të përfolur pa fund për korrupsion (me ndonjë përjashtim të vogël).Nuk shkon në Parlament, por as nuk djeg mandatet. Flet kundra Ramës në TV, por ndërkohë të huajt tregojnë se Rama flet me shpesh në telefon me Bashën se me Fugën e tij.

A do të angazhoheni ju drejtpërdrejt në një projekt të ri politik jashtë PD-së apo do të ndërmerrni ndonjë aksion politik brenda kësaj partie?

Sot në Shqipëri nuk qeveris PS-ja. Dhe në opozitë nuk është PD-ja. Sot nuk ka parti të majtë dhe as të djathtë. Nuk ka as qeverisje dhe as opozitë. Sot pushteti dhe farsë opozita janë bashkë. Sot sundojnë 4 vetë, 10 oligarkë dhe disa banda kriminale. Ndërsa në opozitë janë njerëzit e thjeshtë. Ata që po ikin jashtë Shqipërisë, gjithë ata që mendojnë të ikin se nuk besojnë se me këtë klasë politike ndryshon gjë dhe ata që janë një shumicë e heshtur- ata janë opozita. Rama ka humbur çdo kontakt me realitetin, pavarësisht përpjekjeve të tij të dështuara për një PR tjetër. Pakënaqësia ndaj Ramës është rritur vrullshëm. Shqiptarët refuzojnë arrogancën e Ramës, padijen e tij për qeverisjen, korrupsionin e pakufi të qeverisë së tij. Shqiptarët refuzojnë që kryeministri i vendit të jetë njësh me oligarkët dhe aleat me krimin.

Për shkak të këtyre politikave të Edi Ramës ka një shpërthim të pabarazisë ekonomike. Është fatale që një numër krejt i vogël oligarkësh të kontrollojnë pasurinë e 98% të qytetarëve. Disa zhgërryhen në miliona e shumica e njerëzve jetojnë nën stresin e pamundësisë për të paguar energjinë, qiranë, dritat, shkollën e fëmijëve e bukën e gojës. Ndërkohë, pas një eksperimenti unik të pashoq, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë e shpejt pa Gjykatë Apeli.

As në kohën e Enver Hoxhës kjo nuk ka ndodhur (formalisht). Mungesa e shtetit ligjor dhe padrejtësitë e mëdha sociale çojnë ose në shpërthime të pakontrolluara, ose në çimentimin e mafies në drejtim të shtetit. Në këtë situatë dramatike, opozita farsë e kësaj periudhe ka pjesën e saj të përgjegjësisë. Që gjërat të mos shkojnë edhe më keq, është emergjente të ndërhyhet. Ose duhen reformuar në mënyrë radikale forcat politike ekzistuese, ose duhen krijuar lëvizje të reja që të çojnë në forca të reja politike. Ajo që quhet opozita e sotme kishte detyrën dhe shansin t’i jepte alternativë vendit.

Për fat të keq, nuk e bëri. Lulzim Basha nuk përfaqëson as të djathtën, as të rinjtë. Ai sot është modeli i dështuar i një politikani të komprometuar. Ambiciet financiare të kryetarit vendosën interesin privat, personal mbi misionin dhe interesin publik që opozita duhet të ketë. Me qeverinë më të keqe të 30 viteve si kjo që është sot, opozita duhej ta kishte mundur që në mandatin e parë, disa herë Edi Ramën. Edi Rama do vazhdojë të sundojë në zonën e tij të komfortit, për sa kohë në krye të opozitës do të ketë Lulzim Bashën.

Me gjithë situatën dëshpëruese, unë besoj se ka rrugëdalje. Shqiptarët mund e duhet të bashkohen kundra 4 politikanëve të lidhur me 10 oligarkët, që sundojnë mbi fatin e jetës së tyre. Shqiptarët rrëzuan diktaturën më të egër para 20 viteve. Po si mund të besoj unë se ata nuk do rrëzojnë Edi Ramën. Ka një të vërtetë për sot e përgjithmonë: Nëse një politikan komprometon veten me kundërshtarin, ai nuk ka shans ta mundi atë. Dhe në fakt, ai nuk i hyn në punë askujt as sot, as nesër. Vendi ynë ka plot njerëz të ndershëm, të papërlyer, ka të rinj idealistë, ka burra e gra guximtare që duan të ndërtojnë jetën në tokën e tyre. Ata do ta rrëzojnë Edi Ramën bashkë me mikun e tij të mirë Lul! / Panorama

Topalli: Basha model i politikanit të dështuar, pushteti dhe farsë opozita janë bashkë Read More »

Deklarata e fortë e PD: Nipi i Enverit u lirua nga burgu me urdhër të Ramës

Përmes një deklarate për mediat, deputeti PD, Ervin Salianji tha se lirimi i nipit të Enver Hoxhës i akuzuar për trafik droge është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Shqiptarët duhet ta dinë se trafikanti Ermal Hoxha është liruar nga burgu për një arsye, ai ka mbrojtje direkte të Ramës. Duke mbrojtur Ermalin, Rama mbron vëllanë e tij, që është garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës 4 vjet më parë. Kushtet u përgatitën një vit më parë kur bandës iu ul dënimi me disa vjet. Lirimi me urdhër të Ramës i trafikanëve të drogës është thikë pas shpine edhe per partnerët tanë ndërkombëtarë”- tha ai.

Deklarata e fortë e PD: Nipi i Enverit u lirua nga burgu me urdhër të Ramës Read More »

“Baba” Likja mëkaton edhe para Papës, nuk i “rrëfen” që fëmijët e tij, i ka larguar nga Shqipëria

Tre orë pas vizitës, Departamenti i Sigurisë i Vatikanit, deklaroi, se në Selinë e Shenjtë, nuk ka pasur asnjë vjedhje
Gjatë takimit, Ati i Shenjtë Papa Francesku, i ngarkoi presidentit Ilir Meta, misionin human, për t’u krijuar kushte të plota shkollimi, pune e jetese të rinjve, që ata të mos largohen nga Shqipëria, por të kontribuojnë në vendin e tyre.

Mirëpo Ati i Shenjtë, ndërsa po i ngarkonte këtë mision, nuk e dinte që “Baba” Likja po “mëkantonte” edhe para tij, duke pirë kafe në tavolinë, mbasi nuk i “rrëfeu”, që fëmijët e tij, i ka larguar prej vitesh nga Shqipëria, me studime 160 mijë paund dhe jetesë Sheik-ësh, në Londër!

Ku ta dinte Ati i Shenjtë, se në krahë të tij, qëndronte një nga vajzat e familjes së presidentit, që Shqipërinë e quan “vend plehrash” dhe bënë shkollim e jetë luksi, në në universitete e vila në mes të Londrës.

Ku ta dinte Ati i Shenjtë që fëmijtë e presdentit, jetojnë në Londër dhe kanë vila luksi në Shqipëri, Beograd, Ohër, Mali i Zi, Stamboll, Greqi e SHBA dhe studiojnë e jetojnë në Londër, me miliardat dhe floririn, që mami dhe babi, u kanë vjedhur shkollave, spitaleve, çerdheve e kopështeve të fëmijëve, rrugëve, pensionistëve, invalidëve, pronave, bankave e deri ushqimit të azileve të pelqve.

Ati i Shenjtë, i la “amanet”, njeriut pa “din e pa iman”, që të mendojë e punojë, për të siguruar të ardhme normale, për të rinjtë shqiptarë, me qëllim që ata, të mos largohen në emigracion por të kontribuojnë për zhvuillimin e Shqipërisë.

Por Ati i Shenjtë, nuk e dinte, se në krahë duke pozuar, kishte një familje mafioze, që i ka bërë m***in Shqipërisë, duke i zhdukur pyje, lumenj e minerale, rrafshuar male  me gurore e deri vjedhjen e floririt Thesar i Shtetit.

Pas takimit, zyra e Presidentit Ilir Meta, njoftoi se vizita doli me shumë sukses, ndërkohë që 3 orë pas largimit të Ilir Metës nga Selia e Shenjtë, Departamenti i Sigurisë i Vatikanit, deklaroi, se nuk ka pasur asnjë vjedhje./Pamfleti

“Baba” Likja mëkaton edhe para Papës, nuk i “rrëfen” që fëmijët e tij, i ka larguar nga Shqipëria Read More »

Deputeti del jashtë kontrollit, kërcënon ish-prokurorin live: Bir ku*** nëse s’të gjen shteti do të të gjej unë

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka dalë jashtë kontrollit duke kërcënuar dhe ofenduar rëndë ish-prokurorin Elez Blakaj.

Demaliaj e ka quajtur Blakajn ‘bir ku*** dhe idiot’ dhe nëse ky i fundit nuk ndiqet nga shteti këtë do ta bëjë ai dhe familja e tij.

“Ai është një idiot, një bir ku***, unë do ta ndjek privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk bën asgjë rreth hetimit të këtij prokurori”, është shprehur deputeti i AAK-së në gjatë një interviste në televizionin publik.

“Familja ime është sharë dhe ka pasur presion shumë të madh dhe se jemi ndjerë shumë të fyer që babai im i varrosur me nderime ushtarake është në listat e veteranëve të rremë”, ka vijuar Demaliaj.

Një ditë më parë deputeti në një status në Facebook e ka quajtur Blakajn dezertor.

“Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë..!!!!!!!!!!!! Por Babain tim Bajram Demaliaj të vdekur dhe të varrosur me nderimet më të larta ushtarake me ma shpallur mashtrues kurr hallall mos të qoftë o Dezerter..!! Shteti im i dashur dua drejtësi nga ti qe atë fundrrinë ta ktheni dhe gjykoni në Kosovë..!! Bashkëluftëtarë të UÇK- së mbajeni kokën lartë sepse askush nuk mundet të na thyej..!!”shkruhet në postimin në faqen e Demaliajt.

Deputeti del jashtë kontrollit, kërcënon ish-prokurorin live: Bir ku*** nëse s’të gjen shteti do të të gjej unë Read More »

“Shfaqje kukullash” e “Kukulla e krimit”, Rama-Basha ‘luftë’ online për shkollat

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha janë përplasur në distancë nga rrjetet sociale për çështjen e shkollave. Ishte kryeministri Edi Rama që i quante shfaqje të kukullave, deklaratat e opozitës për problemet në shkolla dhe klasat kolektive.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se klasat kolektive janë një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim, pasi i futën fëmijët në terrin e paditurisë.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë👎”, shkruan Rama.

Por Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke përdorur të njëjtën gjuhë e quajti Ramën “kukulla e krimit” ndërsa e akuzon se mbylli 133 shkolla.

“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Bahsa në një postim në Twitter.

“Shfaqje kukullash” e “Kukulla e krimit”, Rama-Basha ‘luftë’ online për shkollat Read More »

Nisin “hallet” për deputetët, çfarë mund të ndodhë me rrogat e tyre në fund të muajit

Hallet e fundit të muajit kur diskutohet rroga dhe shpenzimet ka filluar të shqetësojë deputetët. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka ironizuar qeverinë për masat e marra në sektorin e ekonomisë.

Ai ka listuar të gjitha shkurtimet që ka bërë qeveria këto vite, që nga shpërblimi në fund të vitit, përgjysmimi të ndihmës ekonomike si dhe shkurtimin e fundit për të përndjekurit.

Me këtë ritëm Spahiu shton se nuk është çudi që të deputetët të mbeten pa paga në fund të muajit. Në fillim hoqën shpërblimin e fund vitit. Më vonë shkurtuan investimet direkte, u gjetën PPP-t. Bllokuan rritjen e pagave, prej pesë vitesh i njëjti nivel. Përgjysmuan ndihmën ekonomike. Përgjysmuan fondin për të përndjekurit.

Së fundmi, tre herë më pak fondi i kompensimit të ish pronarëve, krahasuar me vitin e kaluar. Mos u habisni që një ditë do ngelemi të gjithë dhe pa paga në fund të muajit. Dhe ta mendosh që e gjitha kjo ndodh pas një rritje të ekonomisë me shumë pikë përqindje”, ironizon Spahiu.

Nisin “hallet” për deputetët, çfarë mund të ndodhë me rrogat e tyre në fund të muajit Read More »

PD nis aksion në të gjithë vendin me rastin e nisjes së vitit shkollor, ja ç’bëjnë deputetët

Në ditën e parë të shkollës, opozita e ka nisur me denoncimin e shkollave të mbyllura. Janë 16 deputetë që janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të dëshmojnë se mijëra nxënës kanë braktisur bankat e shkollës.

NJOFTIMET NGA PD PËR MBYLLJEN E SHKOLLAVE

Deputetja Dhurata Cupi denoncon ne diten e pare te nisjes se mesimit, mungesen e 35 nxenesve ne Patin te Klosit. Se bashku me kryetarin e kesaj Bashkie zonja Cupi thekson se mungesa e kushteve ekonomike ka bere qe dhjetra nxenes te mos nisin sot mesimin.

Deputetet e qarkut te Elbasanit Endri Hasa dhe Luciano Boci ishin sot ne shkollen e Bradasheshit, shkolle e cila ka kushtuar mbi 2 milione euro por qe sot ishte e mbyllur. Deputeti Hasa tha se banoret po largohen per shkak te kushteve te renda ekonomike dhe sociale. Deputeti Boci tha se shkolla e mesme Bradashesh e destinuar per femijet eshte dhene me qera per klientelen e qeverise.

Deputetja Lindita Metaliaj denoncon mbylljen e 9 shkollave ne qytetin e Lezhes. Nga Fishta zonja Metaliaj thekson se Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe te ardhmen e vendit, por bashkeqeverisjen me bandat.

Deputeti Klevis Balliu denoncon mbylljen e 7 shkollave ne Pogradec. Largimi masiv i banoreve, kushtet e renda ekonomike dhe sociale, jane arsyet e mbylljes se tyre

Nga Dajci ne Shkoder deputetja Izmira Ulqinaku tregon arsyen e mbylljes se shkollave fillore dhe te mesme. Edhe ne veri te Shqiperise, denoncohet mosfillimi i vitit te ri shkollor per qindra nxenes, ndonese nje vit me pare mesimi vijonte normalisht.

Deputeti Xhemal Gjunkshi denoncon: “Rilindja” e arriti qëllimin , të shpopullojë fshatrat duke i degdisur. Janë me dhjetra shkolla që nuk do të hapen për të pritur nxënësit këtë vit , si në Sllovë , Kala të Dodës (Kallë ), Çidhën(Rrethas , Laças , Renx) , Luzni , Melan ( mbyllet në Trepçë , ndërsa e Rabdishtit zhvendoset në Bellovë).Janë mbyllur shkollat e Shimçanit, Bahutes e Limnjanit. Janë pothuajse të gjitha shkollat të pa rikonstruktuara, të pa lyera , pa xhama e me tavane të rëna.

PD nis aksion në të gjithë vendin me rastin e nisjes së vitit shkollor, ja ç’bëjnë deputetët Read More »

Shtohen telashet për Bashën/ Balli Kombëtar i kërkon kandidatit të Vlorës tërheqjen nga gara

Telashet për kreun e opozitës, Lulzim Basha sa vijnë e shtohen pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve për deputetë.

Sot Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, i kërkon kandidatit të saj Adriatik Alimadhi të tërhiqet nga gara, pasi sipas tyre është e papranueshme që ai të jetë i pozicionuar në listë pas Vangjel Dules.

Përmes një deklarate ata e cilësojnë listën e Bashës si “lista e turpit”, ndërsa i rikujtojnë vjedhjen e votave në vitin 2013 që sipas tyre kanë bërë komisionerët e PD-së. Më poshtë deklarata e plotë:

Drejtuar: Kryetarit te Partise Balli Kombetar Z. Adriatik Alimadhi.

I nderuar kryetar, duke respektuar kontributin tuaj, qendrueshmerine tuaj dinjitoze ne perputhje te plote me programin dhe statutin e partise ne si Partia e Ballit Kombetar dega Vlore kemi vleresuar dhe ne menyre te ndershme dhe dinjitoze ju kerkojme te terhiqni kanditaturen tuaj per deputet ne qarkun e Vlores me renditjen i gjashti ne kete liste, jo korrekte nga Partia Demokratike dhe kryetarit te saj z. Basha.

Kryesia jone duke analizuar dhe pare listen e kandidateve per deputet ne qarkun Vlore nuk mund te pranoje renditjen e saj pas PBDNJ-se dhe z. Tahiri.

Duke ju referuar rezultateve ne qarkun e Vlores partia Republikane e Mediut ka 1100 vota ne vitin 2013 ndersa ne kemi 3400 vota me gjithe vjedhjen e votave qe na i bene komisioneret dhe numeruesit e partise demokrarike sa na vodhen edhe mandatin e deputetit ne vitin 2013.

Jemi te pavleresuar nga z. Basha dhe nuk lejojme askend te na marre neperkembe dinjitetin tone aq me keq te Partise Balli Kombetar qe e kemi lare me gjak te paster nacionalistesh.

Ndihemi te diskriminuar prej tij dhe Partise Demokratike. Besnikeria dhe fisnikeria, kontributi yne nuk u vleresua historikisht per keto 27 vite fale kjo edhe frrymes se bashkpunimit qe ne kemi dhene pa hile ne te mire te shqiperise dhe shqiptareve.

Ju kujtojme se partia e Ballit Kombetar eshte vlere kombetare dhe kurresesi ajo nuk mund te neperkembet.

Kerkojme identitetin tone para Shqiperise dhe shqiptareve, nuk perlyhemi dhe as shitemi. Do ishte ne nderin e Ballit Komebtar z. Alimadhi qe te terhiqni emrin nga lista e turpit te z. Basha.

Me respekt Dega e partise Balli Kombetar Vlore

Ne emrin e kryesise

Kryetar Ridvan Mersinaj

Presim reflektimin dhe qendrimin tuaj!

Shtohen telashet për Bashën/ Balli Kombëtar i kërkon kandidatit të Vlorës tërheqjen nga gara Read More »