Politike

‘Nuk përballohet jeta me këto çmime marramendëse’, Ilir Meta ankohet se ‘nuk i del’ rroga

Rrogat dhe çmimet marramendëse, të rritura për shkak të pandemisë dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.

Gjatë një takimi me strukturat e gruas së degës PL-së në Tiranë, Meta vajtoi varfërinë e qytetarëve dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Ai deklaroi se me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse nuk përballohet jeta.

“Nuk mund të vazhdohet kështu pasi rrezikojmë të shpërbehemi si komb dhe shtet sepse është kërc ënuar si asnjëherë tjetër familja shqiptare. Takojmë gra, nëna, që thonë s edhe fëmija i fundit iku për në Gjermani apo Angli sepse nuk mund të martoheshin, të jetonin, të blinin apartament, nuk përballohet jeta me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse.

Ikën për hir të fëmijëve, edhe pse mund të jenë në vende të mire pune. Për shkolla për qetësinë, për sigurinë dhe kjo nuk mund të vazhdojë më tej. Nuk mund të bëjmë atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi? Nëse do t’i shikoni të gjitha statistikat, nuk ka statistika më të errëta. Një vend ku në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat pensionet pasi po të ishin rritur do të ishte e vështirë të vidhej në këto përmasa, jo vetëm me aferën e inceneratorëve”, theksoi ish-presidenti.

‘Nuk përballohet jeta me këto çmime marramendëse’, Ilir Meta ankohet se ‘nuk i del’ rroga Read More »

Meta në terren: ‘Tonelata me plehra janë dje gur gjatë natës, duket si s ulm kimik’

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas deno ncimit se po dig jeshin tonelata me plehra ka shkuar në Gjepalaj të Shijakut.

Në postimin në “Facebook”, Meta shkruan se gjatë gjithë natës ishin dje gur tonelata me plehra në pab esi të komunitetit të zonës së Shijakut e cila sipas tij dukej sikur kishte përjetuar një su lm kimik.

“Edi Rama edhe të vj edh edhe të he lmon!

Sot në Gjepalaj të Shijakut, atje ku Edi Rama helmon njerëzit duke dje gur tonelata me plehra për tërë natën, në pabesi ndaj komunitetit. Shijaku, Romanati dhe Ndroqi, sikur ka ndodhur një s ulm ki mik.

Solidaritet me të gjithë komunitetin! Koha e të pa besëve po mbaron!”, shkruan Meta.

Meta në terren: ‘Tonelata me plehra janë dje gur gjatë natës, duket si s ulm kimik’ Read More »

Meta reagon sërish për aksionin te ‘Prestige Resort’: ‘Nxitë imazhin e turizmit shqiptar në sytë e botës’

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sërish sot për aksionin e IKMT-së në resortin “Prestige”, ku u shembën dy pishina të konsideruara si të ndërtuara pa leje.

Në një postim në facebook, ish-presidenti thotë se hoteli ësshtë një nga investimet më dinjitoze në Adriatik. Por sipas tij ndërhyrja dhe shembja e pishinave nga IKMT, nxin imazhin dhe vlerat e turizmit shqiptar në “sytë” e botës.

“Në vend të promovojmë vlerat më të mira dhe atraktive të turizmit shqiptar, që këtë vit lëngoi më shumë se kurrë për shkak të mosmbështetjes nga Qeveria, po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik.

Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shk atërrove turizmin shqiptar!”, shkruan Meta.

Meta reagon sërish për aksionin te ‘Prestige Resort’: ‘Nxitë imazhin e turizmit shqiptar në sytë e botës’ Read More »

Ak uza e fortë e Sali Berishës: Ardi Veliu paguhej 30.000 euro në muaj nga Martinaj’

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e sotme, teksa është shprehur se ish-drejtori i Po licisë Ardi Veliu paguhej 30 mije euro në muaj nga biznesmeni i shpallur në kë rkim, Ervis Martinaj.

Duke folur nga selia e PD edhe për shkarkimin e Gledis Nanos, ish-kryeministri ka thënë se kryepo lici është shkarkuar për një kontejner me ko kainë që ka qëndruar pesë muaj në Portin e Durrësit.

“Unë nuk kam respekt mbi Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik. Thonë se largimi i tij kishte li dhje me kontejnerin që u la 5 muaj në port derisa të dilte ko kaina.

Thuhet tjetra ky takoi Jeton Lamin i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj.

Zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte kurrë askush tjetër përveç kryeministrit. Ka rregulla P olicia e shtetit. Ky u hoq për afera të Ramës. Ardi Veliun e ka heq për veten e tij për familjen e tij”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha për mediat.

Ak uza e fortë e Sali Berishës: Ardi Veliu paguhej 30.000 euro në muaj nga Martinaj’ Read More »

Ilir Meta bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: ‘E dimë guximin e lepurushit Edi Rama’

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku zbuloi atë që opozita do të bëjë në të ardhmen.
Meta tha mes të tjerash se opozita do të luftojë dhëmb për dhëmb, referuar rasteve të Ramës për rastet e “riedukimit të gazetarëve”.

“Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar.

E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë. Tani ka humbur edhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëj këtë.

Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do ti nënshtrohet llogaridhënies bashkë me rruspat e tij”, tha ai.

Ilir Meta bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: ‘E dimë guximin e lepurushit Edi Rama’ Read More »

Ngjela bën deklaratën ‘bo mbë’ për shkarkimin e Nanos

Avokati Spartak Ngjela ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me shkarkimin e Gledis Nanos, ku tha se Rama nuk mund ta shkarkonte pa prova, pasi ky i fundit ishte propozuar dhe vendosur në atë post nga SHBA.

Sipas Ngjelës, fakti që opozita nuk ka mbështetjen e duhur për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti, mund ta çojë atë drejt absolutizimit.

Në këto kushte Rama, sipas avokatit, mund t’ia lejojë vetes edhe një përpla sje me SHBA dhe kjo do të ishte në favor të opozitës, por pa Sali Berishën.

“Po të jetë një shpërfillje ndaj politikës amerikane është në favor të opozitës.

Opozita përfiton nëse nxjerr një lider jashtë Saliut.

Pa vota nuk rr ëzohet një kryeministër, opozita nuk ka vota për t’i rrë zuar nga pushteti. Duke u ndjerë të sigurt, tentojnë nga absolutizmi. Kur nuk janë të sigurt janë popullorë të mëdhenj se presin zgjedhjet, kur e dinë që jaën të sigurt tentojnë drejt absolutizmit”, tha Ngjela.

Ngjela bën deklaratën ‘bo mbë’ për shkarkimin e Nanos Read More »

Rikthehet Topalli në PD. Kush do e drejtojë aksionin e ri politik në qarqe

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike janë caktuar grupet e punës, të cilët do të ndjekin aksionin politik të Partisë Drmokratike.

Ajo që bie në sy është emri i Jozefina Topallit, e cila di të kryesojë grupin e punës në Lezhë.

Ndërkohë Tirana do të ndahet në pesë zona dhe grupet e punës në Tiranë do drejtohen nga; Belind Kellici, Agron Shehaj, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka

Kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike:

Qarku Kukës – Isuf Çela.
Qarku Dibër – Xhelal Mziu.

Qarku Shkodër – Bardh Spahia.

Qarku Lezhë – Jozefina Topalli.

Qarku Durrës – Oerd Bylykbashi.

Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.

Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4

Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12

Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16

Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.

Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë

Rikthehet Topalli në PD. Kush do e drejtojë aksionin e ri politik në qarqe Read More »

Berisha: ‘Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të hënë ka hedhur ak uza në drejtim të qeverisë për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Rama dhe kompania që do të bëjë ndërtimin po përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime.

“Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime

Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korru ptiv, antili gjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me rreth 3 miliardë euro.

Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që sy nojnë defaktorozimin e Shqipërisë dhe rolit të saj strategjik në transportin e BE dhe NATO, Edi Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij, investime prej 2 miliardë eurosh në marinën turistike.

Njeriu që ka marrë përsipër këtë investim, parashikonte një investim prej 4 miliardë eurosh në Serbi, dhe përfundoi me një investim prej 20 milionë eurosh.

D ëmi është i pallogaritshëm sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjo biten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano”-tha Berisha.

Më tej Berisha i kërkoi Bashkimit Europian të nisë një hetim rreth asaj që e cilësoi aferë korruptive e portit të Durrësit.

“I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një he tim rreth aferës korr uptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet port strategjik i rajonit dhe BE-së”-tha Berisha.

Berisha: ‘Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes’ Read More »