Politike

Sot miratohet Buxheti i vitit 2023, protestë para godinës së Kuvendit

Ndërkohë që sot në Kuvend do të miratohet buxheti për vitin 2023, pedagogët janë ngritur në protestë.Disa pedagogë që janë mbledhur para Kuvendit kanë paralajmëruar se tubimi i tyre pritet të zgjasë rreth një orë.
Kërkesa që parashtrojnë është rritja e buxhetit për arsimin e lartë dhe për kërkimin shkencor.

Në duar ata mbajnë pankarta që kërkojnë që arsimi i lartë të jetë prioritet kombëtar, që buxheti për të të jetë 1% e GDP, që tarifat e studentëve të mos jenë më të larta se në Kosovë.

Kjo është protesta e pestë kombëtare e mbajtur nga pedagotët që kërkojnë rritje të pagës dhe rritje të financimit për kërkimin shkencor.

pedagoget ne proteste kuvend9pedagoget ne proteste kuvend8pedagoget ne proteste kuvend7pedagoget ne proteste kuvend6pedagoget ne proteste kuvend5pedagoget ne proteste kuvend4pedagoget ne proteste kuvend3pedagoget ne proteste kuvend2pedagoget ne proteste kuvend

Sot miratohet Buxheti i vitit 2023, protestë para godinës së Kuvendit Read More »

Vasili i drejtohet ashpër Ballës: ‘O skizofren mos bëj si idiot, qetësohu’

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me d ebate të ashpra sa i takon procedurës parlamentare, për të cilën deputetët nuk kanë rënë dakord.

Kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar opozitës që të lexojnë rregulloren, por sipas Vasilit neni 28 pika tre është konsumuar që nga momenti që projekti i Portit të Durrësit ka kaluar me pro cedurë të përshpejtuar.

Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.

Balla: Lexoje lexoje…

Vasili: O sk izofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo

Vasili i drejtohet ashpër Ballës: ‘O skizofren mos bëj si idiot, qetësohu’ Read More »

Berisha i drejton pyetjen e sikletshme deputetit të PS-së në Kuvend

Me de bate ka nisur seanca e sotme e Kuvendit, ku për disa minuta kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bllokuar edhe foltoren e Kuvendit. Ndërkohë Berisha shkëmbeu replika edhe deputetët të maxhorancës.

Një prej tyre ishte edhe Eduard Shalsi, i cili i kujtoi Berishës se në rend të ditës ishte edhe pika e buxhetit, jo vetëm projekti për Portin e Durrësit.
Menjëherë Berisha iu drejtua Shalsit: “Ose zbaton i rregulloren ose ne do të rrimë këtu non stop, 24 ose 48 orë”.

“Shalsi sa apartamente të humbën kur ishe në bashki? Më thauj këtu, më thuaj. Sa apartamente t’i morën? 8 apartamente ia morën. Nuk ka gjë se do t’i kompensosh tek Porti i Durrësit”, u shpreh Berisha në fjalën e tij në Kuvend.

Berisha i drejton pyetjen e sikletshme deputetit të PS-së në Kuvend Read More »

Paralajmërimi i fortë nga Arian Çani: ‘Ja çfarë i bën nder një vendi të mbaruar’

Gazetari Arian Çani i ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”, ka dhënë një këndvështrim tjetër në lidhje me pro testën që do të zhvillohet në Tiranë me 6 dhjetor, ditën kur do të zhvillohet në Tiranë samiti i BE-së.

Çani u shpreh se pr otesta jep një ajër demokratik në vend dhe se liderët nuk do të habiten me pro testën pasi është diçka normale në vendet e tyre.
Sipas tij kjo është një gjë normale dhe e shëndetshme por ekziston fr ika që Berisha mund të tërhiqet.

Çani: Unë mendoj që bëhet fjalë për një Samit që ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe duhet të krenohemi për këtë gjë. 27 lidera do të vijnë në Shqipëri, ata kanë në ADN-në e tyre pr otestën, nuk do të habiten për pro testën, pro testa në thelb është e shëndetshme. Mjafton të bësh një kërkim të vogël në Google, në ditën e samitit të G7 kishte pro testa. Protesta jep një ajër demokratik. Është gjëja më e shëndetshme e më normale. Unë kam fr ikë se mos tërhiqet Berisha. Njerëzit vdesin për ideale e ka uzë. Kjo pro testë i bën nder një vendi të mbaruar.

Paralajmërimi i fortë nga Arian Çani: ‘Ja çfarë i bën nder një vendi të mbaruar’ Read More »

Sali Berisha: ‘Qeveria po shet energji katër herë më lirë se e bleu’

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar qeverinë se po shet energji elektrike me një çmim katër herë më të lirë se e blen.

Në një takim me banorët e fshatit Kuç, Berisha thotë se kreu i qeverisë mban qëndrim armiqësor ndaj Shkodrës. Kreu i PD-së tha më tej se ata janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme.

“Ne e kemi deklaruar shumë herë që energjia është shndërruar në një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha.

Kjo ishte absolutisht e parashikueshme, e ndalueshme, nëse do prodhohej energji dhe do ulej niveli. Energjia nuk kishte nevojë të blihej. Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se e blejnë, se e kanë kontratat. Janë verbuar. Qeveria ka qëndrim ar miqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme,”_ tha Berisha.

Sali Berisha: ‘Qeveria po shet energji katër herë më lirë se e bleu’ Read More »

Berisha flet me bindje të plotë: ‘Ky është kandidati që do të fitojë dhe shërojë qytetin’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ është shprehur se vendimi i zotit Luçiano Boçi për të garuar, meriton vlerësim dhe mbështetje për aktin fisnik që po ndërmerr.

Berisha tha se Boçi është një njeri i shkëlqyer që e do qytetin e Elbasanit dhe është njeriu që do të punojë dhe ta shërojë nga keqqeverisja socialiste.

“Ai është një përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe siç është Elbasani, ai nuk po largohet nga vija e parë e frontit por shkon përsëri në një vije tjetër të parë në shërbim të qytetarëve.

Luciani Boçi është një njeri shumë i respektuar në Elbasan dhe më gjerë, akti i tij meriton dhe dëshmon vlerësimin përkushtimin ndaj qytetit të Elbasanit.

Unë besoj thellësish se zoti Boçi është njeriu me i shkëlqyer dhe me vlera që mund të garoj denjësisht dhe besoj se do të arrijë fitore plotësisht kjo edhe nga mbështetja qytetare që ai gëzon.

Elbasani është keqeverisur në mënyrën më të keqe nga socialistët duke e shkatërruar atë qytet,”- është shprehur Berisha.

Berisha flet me bindje të plotë: ‘Ky është kandidati që do të fitojë dhe shërojë qytetin’ Read More »

Ori Nebijaj dorëzon ‘Formularin e Vetëdeklarimit’, pranon mandatin e deputetes së PD

Prezantuesja e njohur televizive Oriela Nebijaj së shpejti do të jetë deputete e Partisë Demokratike. Këtë të martë, 15 nëntor, ajo ka njoftuar se nesër do të dorëzojë formularin e vetëdekarimit në KQZ dhe ka shprehur gatishmërinë për të marrë mandatin.

Nebijaj, dikur krah Lulzim Bashës, nuk arriti të futej dot në Kuvend në zgjedhjet e 25 prillit pasi mandati i kaloi Vangjel Dules. Madje, qytetarët nënshkruan dhe një peticion online dhe bën fushatë të madhe, që në vend të tij deputete të shkonte Ori Nebijaj.

Megjithatë, pas pak më shumë se një viti, moderatorja e njohur do të rikthehet në Kuvend, këtë herë në vend të Grida Dumës. Një rokadë mes të dyjave, sepse Grida Duma vendosi të lërë politikën për të shkuar në televizionin Top Channel ku është moderatore dhe Nebijaj.

Siç shihet dhe nga foto, Oriela Nebijaj ka vendosur të pranojë mandatin dhe të shkojë në Kuvend. Pas verifikimeve përkatëse nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në Kuvend do të mbahet ceremonia e betimit të saj.

Ori Nebijaj dorëzon ‘Formularin e Vetëdeklarimit’, pranon mandatin e deputetes së PD Read More »