Politike

Alibeaj: ‘Asnjë kurban nuk e shpëton dot Edi Ramën’

Dy orë përpara se Kryeministri Rama të reagojë për vr asjen e Klodian Rashës, PD i ka paraprirë shkarkimit nga ana e tij të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ish-deputeti Enkeled Alibeaj, tha në një deklaratë për mediat se Kryeministrin Rama nuk e shpëton asnjë kurban nga përgjegjësia, qoftë ky edhe ministri i Brendshëm.

Daljen e Kryeministrit e quan propagandë të radhës nga ana e tij.

REAGIMI I PD

Pasi mbaroi pazaret në New York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së radhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.

Për 3 ditë me radhë, nga Neë York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.

Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urr ejtjes.

Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.

Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën. /noa.al/

Alibeaj: ‘Asnjë kurban nuk e shpëton dot Edi Ramën’ Read More »

Rudina Hajdari: ‘Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen’

Deputetja Rudina Hajdari shprehet se ministri Sandër Lleshaj nuk mund të vazhdojë me detyrën.

Sipas saj ministri duhet të japë dorëheqjen.

Ajo solli ndër mend deklaratën e ministrit kohë më parë, ku u shpreh se se mbas çdo polici është fytyra e tij, Hajdari thotë se Lleshaj nuk mund të vazhdojë më, detyrën.

Statusi i Rudina Hajdarit:

Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vr asjen e Klodian Rashës nga një oficer pol icie.

Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vr asje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.

Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.

Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.
/NOA.al

Rudina Hajdari: ‘Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen’ Read More »

Basha, nga Vlora: ‘Po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar Sandër Lleshajn’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Vlora ku ishte pasditen e sotme, bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodian Rasha dy netë më parë.

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin bregdetar, kreu i opozitës foli për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha, e cila nxiti protesta të dh unshme në Tiranë.

“Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ishte ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vr asja e Klodian Rashës, 25 vjeçar”.

“Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes”, tha Basha.

Basha tha se kjo qeverisje po të kishte dinjitet do të ishte shkarkuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i policisë, Ardi Veliu.

“Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë”, tha Basha, në reagimin e tij./NOA.al

Basha, nga Vlora: ‘Po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar Sandër Lleshajn’ Read More »

Meta: Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi!

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë dhe të koduar, duke bërë një paralajmërim pë klasën politike në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan: “Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi!”.

Mesazhet e koduara të kreut të shtetit, kanë qenë të shumta në fakt, duke iu adresuar para së gjithash mazhorancës që drejton vendin, sidomos pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Përplasjet dhe akuzat e presidenti me kryeministrin Rama nuk janë më një mister, ato janë kthyer thuajse në një rutinë gati të përditshme në jetën politike shqiptare. /noa.al/

Meta: Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi! Read More »

Ilir Meta bën deklaratën e fortë, paralajmëron ndryshimin e madh pas 25 prillit

Presidenti Ilir Meta u shpreh se referendumi është e vetmja mënyrë që “shpëton Shqipërinë”.

Meta tha se ka ardhur koha për një “restart”, rifillim dhe që sipas tij kjo do të fillojë pas zgjedhje të 25 prillit.
“Bëmë eksperimente. Bëmë lu ftë politike dhe harruam që koha rrjedh dhe që të rinjtë nuk durojnë dot gjatë. Ndaj tani jemi në atë momentin e fundit kur “restart-i” apo një rizgjim i demokracisë është edhe një apel për të ndaluar shpopullimin, për të shpëtuar edhe të ardhmen e popullit e të kombit, sepse jemi një vend që rrezikohemi, sepse jemi një vend i vogël, një vend në një rajon ku fryjnë gjithmonë shumë erëra, dhe në qoftë se nuk do të qëndrojmë në këto momente të bashkuar, nuk do t’i mbajmë të rinjtë këtu, nuk do t’u japim shpresë, perspektivë, jemi të kë rcënuar në shumë aspekte edhe në planin kombëtar në të ardhmen”, tha Meta.

“Vetëm ajo mund ta sjellë dhe do ta sjellë situatën aty ku duhet në mënyrë që politika t’i nënshtrohet qytetarëve, jo qytetarët t’i nënshtrohen politikës. Kjo është be teja më e madhe dhe unë e kam shpallur këtë bet ejë. Kjo është e vetmja rrugë që shpëton Shqipërinë. Nuk e shpëton as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Lutfi Dervishi, as njeri, fare, fare! As sot, as nesër! Do ta shpëtojë marrja përsipër e përgjegjësive të vetë qytetarëve, sepse nuk do të guxonte kush të miratonte këto ligje të çmendura PPP në rast se do të hidhej ligji në referendum të popullit, sepse çdo qeveri do të rrë zohej në rast se ai ligj do të rrë zohej nga referendumi”, shtoi Presidenti.

Ilir Meta bën deklaratën e fortë, paralajmëron ndryshimin e madh pas 25 prillit Read More »

Topalli e thotë hapur: Basha nuk do të jetë kurrë kryeministër me votën time

Ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli e ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ka akuzuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha, duke e cilësuar si një të korruptuar dhe që tradhtoi shqiptarët me premtimet e kauzat e shpallura.

Topalli deklaroi se Basha i tradhtoi shqiptarët, i theu në besë në 2017-ën, që pasi i futi në çadër në 2017-ën dhe deklaroi se nuk do të hynte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, u fut në bashkëqeverisje.
“I tradhtoi shqiptarët me kocensionarin e rrugës së Kombit, që tha se nuk tërhiqet, por më pas pasi mori një kat u tërhoq. Vetëm nga këto qëndrime kemi 150 mijë shqiptarë që u larguan nga PD-ja”, tha Topalli.
Topalli ka krijuar një parti të re e ka ikur nga PD-ja, por ajo u shpreh e rezervuar nëse Berisha ka faj për mbështetjen e Bashës në krye të PD-së, duke mos dhënë ndonjë qëndrim konkret.

“Po të kishim një opozitë me një drejtim të pakorruptuar e që të bënte misionin e vet të opozitarit, ne nuk do të ishim sot duke pasur kryeministër Edi Ramën”, theksoi Topalli, e cila shtoi se gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur as opozitë dhe as qeveri, duke nënkuptuar se kanë qenë bashkë këtë kohë.

Duke u shprehur se nuk e ka votuar Lulzim Bashën as në vitin 2013, Topalli pyetjes se nëse do të ishte në Parlament dhe a do t’i jepte votat për t’u bërë kryeministër, ajo iu përgjigj prerazi se “kurrë nuk e ka votuar Lulzim Bashën”.

“Të tre kryetarëve të korruptuar me asnjërin prej këto mandateve që do të marrim nuk do të bashkëpunojmë.

As te Edi Rama, as te Ilir Meta e Lulzim Basha që bashkëpunojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Përndryshe të rrimë kështu siç janë.

Lëvizja është kundër tre kryetarëve të korruptuar, votat do të shkojnë tek demokratët por as tek Ilir Meta, as Edi Rama, as Lulzim Basha.

Heshtja e shumë njerëzve po përkthehet me votë. Ata kanë një vetëdije politike dhe dinë të mendojnë për familjen e njerëzit, duhet të lëvizim në dy drejtime e çdo forcë politike që janë kundër tre kryetarëve.

Gjatë kësaj periudhë ka një fenomen, politika e mbylljes, e mos hapjes apo e përçarjes, por ne duhet ta ndryshojmë këtë”, theksoi Topalli./TCH

Topalli e thotë hapur: Basha nuk do të jetë kurrë kryeministër me votën time Read More »

Salianji: ‘Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar nuk kam marrë’

Ervin Salianji ka treguar nëse do të vazhdojë në PD edhe po mos ta fusim në lista për deputet.

“Mirë thashë që këtë e hoqën dhe e eleminuam, por nuk thanë pse nuk bën? Ta thanë pse nuk bën?”, e pyeti Çuri Salianjin.
“Kam mbetur i shokuar, si ka mundësi që një parti e tërë mos t’ia dijë ato që ka bërë Salianji tërë këto kohë, rrezikon burgun dhe nuk ia dinë. Nuk është shenjë e mirë, habitem me Salianjin në kuptimin e mirë të fjalës si ka energji të bëjë opozitarin”. shtoi Arjan Çuri.

“Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar nuk kam marrë. Padyshim do ta vazhdoj kontributin tim dhe do jem në mbështetje të PD kudo ta vendosin. Kontributin publik dhe personalitetin politik nuk ta humb askush”, tha Salianji.

Salianji: ‘Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar nuk kam marrë’ Read More »

Rama: Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm dhe këtë nuk e luan topi.Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen

Teksa fliste për emigracionin dhe shifrat në rritje të shqiptarëve që zgjedhin të lenë vendin, kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Politik On”, e quajti këtë një problem global dhe jo vetëm shqiptar.

Sipas tij, njerëzit kanë ikur, ikin dhe do të ikin, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të bëhet Gjermani as për një, as për dy dhe madje as për 5 mandate.

“Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm. Dhe këtë nuk e luan topi. Shqiptarët nuk do kenë nevojë e emigrimit as e kam thënë as nuk do e them kurrë. Nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Lavdi Zotit. Njerëzit mund të ikin. Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen. Balanca mes ikjes dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për tu ekuilibruar sado pak. Është e paekuilibruar. Siç kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer kthehen dhe do të kthehen. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë është ta bëjmë këtë vend më të mirë çdo ditë, çdo vit, brenda të gjitha atyre që janë të mundshme. E pamundura, pra bërja e Shqipërisë vendi i dytë pasa Gjermanisë mund të bëhet me llafe por me fakte nuk bëhet dot. Sot As për 1, as për 2, as për 3 mandate, as për 5 mandate Shqipëria nuk bëhet dot Gjermani”,-tha Rama.

Rama: Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm dhe këtë nuk e luan topi.Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen Read More »