Politike

Rama në takim me votues për herë të parë: ‘Do të vendosë populli që puna të vijojë pa pushim, pa ndalim, me vendosmëri, me besim’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me votues për herë të parë në Pogradec.

Një prej votueseve i tha Ramës se ndryshimi në Pogradec ndihet gjatë qeverisjes së PS, dhe shpreson të vijojë kështu edhe pas 25 prillit.

Rama e siguroi të renë se do të ndodhë kështu, pasi Shqipëria rrezikon në të kundërt t’i shemben një mal me përpjekje, por për kryeministrin populli do të vendosë që puna të vijojë pa pushim.

“Unë nuk jam votuese për herë të parë, të tjerët po. Pogradeci ka plot ide dhe vizion. Një vit e gjysmë në drejtim të kryebashkiakut, e kemi parë ndryshimin në qytetin tonë. Shpresojmë të vijojë ndryshimi.

Sigurisht, patjetër. Ky është thelbi, të vijojmë përpara e jo mbrapa. Kjo është zgjedhja që duhet bërë në këtë moment. Të çojmë përpara punët e shumta që kanë nisur. Një pjesë janë punë që janë afër përfundimit, një tjetër që duan kohë, një tjetër si rezultat i punëve që përfundojnë.

Rr ezikojnë të mbeten në vend, një mal i tërë me përpjekje që rrezikon të shembet dhe të kthehemi dhe njëherë mbrapsht, të humbasim vite, shanse, mundësi.

Nuk mendoj se do ndodhë kështu, do të vendosë populli që puna të vijojë pa pushim, pa ndalim, me vendosmëri, me besim”, tha Rama./NOA.al

Rama në takim me votues për herë të parë: ‘Do të vendosë populli që puna të vijojë pa pushim, pa ndalim, me vendosmëri, me besim’ Read More »

Presidenti i Republikës, Ilir Meta apel: ‘Mos lejoni t’ju cënojnë të drejtën e votës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë sërish thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së zhvilluar me personalitete të artit, kulturës dhe traditave të Krujës, Meta theksoi se pandemia nuk mund ta pengojë edhe për shumë gjatë pranverën turistike.

Më tej ai u shpreh se qytetarët duhet të votojnë kandidatët që ata mendojnë se do t’i japin zgjidhje problemeve të tyre.

“Pandemia nuk mund ta pengojë gjatë pranverën turistike dhe jetën ekonomike kulturore të krutanëve dhe të shqiptarëve!

Njëkohësisht, në këto ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ju ftoj të gjithëve, që sipas bindjeve tuaja të merrni pjesë aktive, të mos lejoni cenimin e të drejtës suaj nga askush për të votuar të lirë dhe me dinjitet! Të zgjidhni me ndërgjegje bijtë dhe bijat tuaja më të mirë!

Të votoni ata kandidatë, që ju mendoni se do t’ju japin zgjidhjet më të mira për hallet tuaja dhe që ta bëjnë Krujën një vend edhe më të dashur për të jetuar për ju, për të rinjtë, edhe për fëmijët tuaj, por edhe një vend më të vizituar nga të gjithë shqiptarët dhe nga turistët në të ardhmen!

Ju falënderoj për të gjithë kontributin tuaj për ruajtjen e traditave sepse është shumë e rëndësishme që ta forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe të integrohemi në Europë si krutanë dhe si shqiptarë”, tha Meta./NOA.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta apel: ‘Mos lejoni t’ju cënojnë të drejtën e votës Read More »

Basha me të rinjtë: Kemi planin si të shijoni jetën këtu dhe jo të ikni

Lulzim Basha pasditen e sotme zhvilloi një takim me një grup të rinjsh në Durrës, ku u kërkoi që të bëhen pjesë e ndryshimit në 25 prill për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Lideri i PD-së tha se mos prisni që të ketë ndryshim edhe për një mandat tjetër në drejtimin e PS-së, por të votojnë PD-në.
“Kush do të përfitojë më shumë nga ky ndryshim sesa vetë ju, të rinjtë.
Në planet tona, gjithçka që ka të bëjë me sfidat, dilemat zënë një vend kryesor për t’i adresuar, plotësisht të financueshme dhe koordinuara edhe me Europën, partnerët tanë, për arsimin dhe punësimin me paga të larta, në rastin tuaj me Durrësin e mrekullueshëm, që do ta vendosim në dispozicion jo thjesht të rimëkëmbjes nga tërmeti, por kthimin në një perlë të Mesdheut.

Vendimi në 25 prill nuk ka të bëjë me Edi Ramën apo Lulzim Bashën, por nëse do të arrini të keni paga dinjitoze, për të ushtruar talentin tuaj dhe shijuar jetën në vendin tuaj apo jo të merrni para borxh për t’u paketuar si sardele për të shkuar me kamionë në Angli” tha ai.

Basha me të rinjtë: Kemi planin si të shijoni jetën këtu dhe jo të ikni Read More »

Presidenti Meta uron Vjosa Osmanin: ‘I gatshëm për bashkëpunim të ngushtë’

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka uruar Vjosa Osmanin, e cila u zgjodh Presidente e Kosovës.
Në një mesazh urimi, Meta shprehet i bindur se Osmani me përkushtim të lartë do t’i shërbëje unitetit të gjithë qytetarëve.

Po ashtu, Presidenti shprehet i gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Urimet më të sinqerta Vjosa Osmanit me rastin e zgjedhjes në detyrën tepër të rëndësishme të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Jam i bindur se Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona.

Si President i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës”, shkruan Meta në Facebook.

Presidenti Meta uron Vjosa Osmanin: ‘I gatshëm për bashkëpunim të ngushtë’ Read More »

Vjosa Osmani flet si Presidente: Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi im më i madh

Vjosa Osmani ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës.
Ajo është betuar në Kuvend, para deputetëve, që e votuan atë për presidente.
Pas betimit ajo është uruar me duartrokitje në sallë. Gjithashtu Osmani ka mbajtur dhe fjalën e parë si Presidente e Kosovës

“I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë. Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi.
Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet. Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie. Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim.

Vendosmëria për të rritur ëndërr 137n po jetësohet.
Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara. Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vu ajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam.

Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e se ksuale e dhu nës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë”, tha Osmani.

Vjosa Osmani flet si Presidente: Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi im më i madh Read More »

Çfarë do bëni nëse do humbisni?Rama e thotë përgjigjen një herë e mirë

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot në emisionin ”Kjo Javë” se çfarë do të bënte ai nëse do humbiste zgjedhjet e 25 prillit.

Ndryshe nga Basha i cili nuk iu përgjigj pyetjes së Fevziut se “çfarë do të bënte nëse humbiste zgjedhjet”, Rama tha se nuk do bënte atë që ka bërë Berisha, duke qendruar sërish në PD, por do të largohej, sigurisht duke dhënë ndihmesë për PS.

Pyetje: Basha nuk ma dha përgjigjen, por ju çfarë do bëni nëse do humbisni?

Rama: Kjo është shumë pak, shumë e sigurtë që shqiptarët të refuzonin të më jepnin mandatit e tretë nuk do prisja që shqiptarët të korigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu dhe nuk lë gurë pa luajtur dhe posaqi pa nxjerrë nga goja dhe për të rikthyer PD në pushtet përmes dhëndrit politik, Bashës. Kur nuk do të jem më në këtë detyrë, do t’i shërbej PS, por jo të bëj atë që s’më takon. S’do bëj kurrë atë që bën saliu sot. Luli sta jep atë prgj sepse ai do humbi.

Duke përmendur Presidentin Meta, Rama tha se shpreson që ai të japë dorëheqjen pas humbjes së opozitës më 25 prill, duke bërë dhe një thirrje për shqiptarët, që të votojnë PS, për të “çliruar” drejtësinë nga Meta.

Rama: Unë nuk besoj që Meta ka ndryshuar apo do të ndryshojë, nuk e mendoj këtë. Megjithatë shpresoj që Ilir Meta të iki të japë dorëheqjen kur të fitojmë ne, të bëjë ashtu siç ka deklaruar. Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje mes drejtësisë dhe Ilir Metës, kush do të votojë në 25 prill për ne do të japë një dorë, një kontribut të madh për të çliruar drejtësinë nga Ilir Meta. Unë nuk kam vënë asnjë bast me veten, por bëjmë anketime të rregullta që na tregojnë opinionin e publikut, dhe na tregojnë që jemi në vendin e duhur në momentin e duhur. Fitorja arrihet kur mbaron ndeshja, jo në fillim.

Çfarë do bëni nëse do humbisni?Rama e thotë përgjigjen një herë e mirë Read More »

Befason Kryemadhi nga Vlora: Ne s’kemi nevojë as për PD dhe as për PS

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në Vlorë, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke folur për vijimësinë e kërtyre zgjedhjeve, Kryemadhi tregoi se për çfarë arsye, LSI ka bërë koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike.

“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi tha se Rama “e di shumë mirë që ai në Vlorë do humbi e di mirë që në gjithë Shqipërinë ka hu mbur, por do të krijojë alibitë e veta të menaxhojë ato 4 muaj për të mbyllur gjithë letrat e dokumentet”.

Befason Kryemadhi nga Vlora: Ne s’kemi nevojë as për PD dhe as për PS Read More »

Kryeministri Rama tregon për herë të parë se nga çfarë v uan

Kryeministri Edi Rama ka treguar se që i vogël vuan nga një alergji, ndërsa tha se do të ishte në rr ezik për jetën nëse do të infektohej me COVID.

Ai rrëfeu edhe një sekret, ku u shpreh se ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, me porosi të princit, i kishte sugjeruar që të bante vaksinën.

“Vaksina kineze ka një kredibilitet shumë të lartë. Turqia është një vend që të gjithë e respektojnë si një nga historitë më të admirueshme për suksesin në mjekësi, po vaksinon me atë vaksinë dhe ka goxha sukses.

U hap llafi nga doktor Saliu që vaksina kineze është vd ekjeprurëse, se Kina nuk e lejon te personat mbi 60 vjeç. Nuk e di ku gjendet në shpirtin njerëzor një zonë kaq e zezë që të përhapë këto llafe kur njerëzit janë në panik. Kinezët filluan nga krahu i punës dhe pjesën 60+ e lanë më pas. Nuk ka asnjë lloj arsye për të pasur merak sepse vaksinat që po bëhen janë të sigurta.

Do ta bëja patjetër vaksinën kineze nëse nuk do isha vaksinuar me Pfizer. Kur isha në EBA dhe u takova me ministrin e Jashtëm, më tha që të bëja vaksinën se është perfekt. Vaksina kineze është bërë në rrugë tradicionale.

Nga pikëpamja e tundimit për ta bërë, sepse unë kam një problem me anën alergjike, dhe në fillim më tregohej si një rrezik i madh nëse do merrja COVID-in. Nuk e kam thënë, por ne kemi patur probleme në shtëpi me prindërit e Lindës me Covidin dhe nëse do e kisha konceptuar detyrën time si privilegj, patjetër që do isha vaksinuar. Ashtu sikundër që Linda mund të ishte vaksinuar, por askush nuk e ka bërë pikërisht sepse ndryshe i bie të jem njësoj si të tjerët. Por nuk si të tjerët, ndaj po them ‘PO’, do ta kisha bërë me shumë qejf vaksinën kineze por u detyrova të pres momentin kur ta kishin shqiptarët dhe pastaj e bëra vetëm për të thënë që vaksina nuk ka problem. Siç e kanë bërë shumë kolegë në vende të tjera.”, tha Rama.

Kryeministri Rama tregon për herë të parë se nga çfarë v uan Read More »