Politike

Presidenti Begaj në Kalabri, pritja mbresëlënëse tregues për lidhjet mes Shqipërisë dhe Arbëreshëve

Presidenti i vendit Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kalabri.

Ai ka vizituar kishën e Pallagorio, si dhe një komunitet të arbëreshëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj komenton mikëpritjen e komunitetit arbëresh.

Ja postimi i plotë i Begaj:

Pritja mbresëlënëse në Pallagorio, është tregues se lidhjet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve sot, janë më të forta se kurrë!

Këmbanat e Kishës së Pallagorios që “flasin arbërisht” e që janë të drejtuara nga Shqipëria, përcjellin në mënyrë simbolike, historinë e arbëreshëve.

Më e madhja, me gdhendjet e saj, na kujton ata që emigruan në kërkim të fatit të tyre të ri, ndërsa më e vogla, na kujton gjuhën arbëreshe dhe origjinën e largët të arbëreshëve, paraardhësit e të cilëve mbërritën në malet e Kalabrisë nga ana tjetër e detit Jon.

Presidenti Begaj në Kalabri, pritja mbresëlënëse tregues për lidhjet mes Shqipërisë dhe Arbëreshëve Read More »

Deputetët e PD ‘ngujohen’ brenda sallës Kuvendit! Dëgjojnë këngën patriotike ‘Mora Fjalë’

Deputetët e opozitës po qëndrojnë brenda në sallën e Kuvendit, edhe pse seanca u shty për shkak të kaosit të shkaktuar që në nisje.

Ndërsa qëndrojnë të “ngujuar” në sallë, deputetët dëgjohen të këndojnë këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës që është kthyer në një “himn” për tifozët e Kombëtares Shqiptare.

Siç shihet nga pamjet, deputetët janë shpërndarë nëpër sallë, ndërsa Asllan Dogjani dhe Tomor Alizoti qëndrojnë ulur në shkallë.

Deputetët e PD ‘ngujohen’ brenda sallës Kuvendit! Dëgjojnë këngën patriotike ‘Mora Fjalë’ Read More »

Rama u dhuron liderëve të BE pjata të pikturuara nga vetë ai, i drejtohet Scholz: ‘Mund të hash spaghetti në të, nuk fshihet’

Dreka e liderëve të BE-së dhe rajonit, që ishin në Tiranë më 16 tetor në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit, ka qenë e shoqëruar me një moment të veçantë.Para se te nisin drekën, atyre u ka mbërritur nga një kuti Piza me fytyrën e Edi Ramës, ndërsa në brendësi gjetën nga një pjatë të pikturuar nga vetë kryeministri.
Të gjithë u suprizuan, dhe ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.

“Si i ke bërë këtë?”, pyeti Rutte.
“Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën”, tha Rama.
Më tej ai iu drejtua kancelarit gjerman duke i thënë se mund të hante ushqim në to, pasi nuk fshihen.

“Mund të bësh spaghetti këtu, nuk hiqet”, i tha Rama, Scholz.
Më tej biseda u shoqërua me batuta, ku Rutte kërkonte të kishte 10% të fuqisë së Ramës.

Rama u dhuron liderëve të BE pjata të pikturuara nga vetë ai, i drejtohet Scholz: ‘Mund të hash spaghetti në të, nuk fshihet’ Read More »

Kush është kryeministri me këmbë të thyer që u prit nga Rama

Ashtu siç ishte parashikuar në axhendën zyrtare ka nisur Samiti i Procesit të Berlinit, ku prej orës 11:00 kryeministri Rama ndodhet në sheshin para kryeministrisë duke pritur delegacionet e vendeve pjesëmarrëse

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pjesëmarrja e Kryeministrit kroat, Andrej Plekovic i cili u shfaq me këmbën në allçi.

Kush është kryeministri me këmbë të thyer që u prit nga Rama Read More »

Rama tregon çfarë do të bëjë pasi të largohet nga politika

Edi Rama nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të kërkojë një mandat të katërt si Kryeministër i Shqipërisë.

“Kurrë nuk kam menduar për mandatin e radhës, mendoj vetëm për atë që duhet të bëj në mandatin aktual. Nuk i marr këto vendime paraprakisht, sepse jeta më ka mësuar, herë me të keq e herë me zemërgjerësi, që është më mirë të kesh një vizion dhe destinacion, por të planifikosh dhe të punosh hap pas hapi. Nuk i dihet kurrë me këto gjëra që po ndodhin. Por edhe pa ndodhur diçka, sërish nuk i dihet,” i tha Rama gazetares Alice Taylor në podkastin “Inside Albania”.

Pyetur më tej nga gazetarja, nëse synon politikën jashtë vendit pasi të mbarojë mandatin e tretë si kryeministër dhe pas disa sukseseve që Shqipëria ka arritur në arenën ndërkombëtare, Rama u shpreh kështu.

“Fakti që komentet ndaj delegacionit rus në OKB u bënë virale ishte çështje fati. Tema ishte shumë e rëndësishme për të gjithë. Kurrë nuk do kishte dalë Shqipëria në të gjitha mediat botërore në një tjetër mënyrë. Ishte fantastike për vendin, për emrin e Shqipërisë. Kur nisa këtë rrugëtim, nuk i kisha të gjitha flokët, por kisha pak flokë të bardha.

Tani siç mund ta shihni, është mision i pamundur të gjeni një fije të zezë në kokën apo fytyrën time. Çdo ditë që kalon, unë hyj në një borxh akoma më të madh me familjen time, fëmijët e mi, miqtë. Ka jetë edhe përtej politikës.”

I pyetur për planet e tij pas tërheqjes nga politika, Rama zbuloi disa detaje interesante.

“Dua të jem versioni i tretë i Edi Ramës. Dikur isha sportist dhe artist. Versioni i tretë do të jetë diçka krejt tjetër. I kam disa ide, por nuk do të jetë politika, asgjë e ngjashme me këtë. Mendoj se është koha. Uroj dhe shpresoj të kem kohë të bëj sërish diçka që do të përfshijë njerëzit, por tërësisht ndryshe nga ky profil,” përfundoi Rama.

Rama tregon çfarë do të bëjë pasi të largohet nga politika Read More »

‘Mund të arrijmë 10 mln turistë’, Rama: Nami i madh mos të na kthehet në bumerang

Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të dhjetorit Shqipëria mund të arrijë 10 mln turistë.

Në fjalën e mbajtur në aktivitetin ku u fol për bilancin e turizmit, Rama u shpreh se deri në gusht Shqipëria u vizitua nga 7 mln turistë, ndërsa shtatori u mbyll me 1,1 mln turistë të huaj dhe nëse dhjetori ecën me ritme të mira mund të arrihet shifra e pabesueshme e 10 mln turistëve.

Sipas kreut të qeverisë, suksesi i këtij sezoni është arsye për t’u ndjerë krenarë, por edhe për t’u vënë para përgjegjësisë që kërkesat e lartë që do të vijë vitin tjetër të mos na kthehet në bumerang.

“Bumi i këtij sezoni na vuri para edhe sfida të mprehta që duhet t’i adresojmë menjëherë. Po ashtu duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, të gjitha nivelet e qeverisje dhe sektorin e sipërmarrjes në turizëm se rreziku që gjithë ky nam i madh dhe i mirë kudo në botë i këtij viti të kthehet në bumerang në vitet në vijim është real. Kemi shumë arsye për të qenë krenarë për punën që kemi bërë dhe të ndihemi të shpërblyer për përpjekjet dhe durimin për të ngjitur shkallët nga një pikënisje jo fort inkurajuese”, tha Rama.

‘Mund të arrijmë 10 mln turistë’, Rama: Nami i madh mos të na kthehet në bumerang Read More »

Adriatik Lapaj thirrje qytetarëve: Jepni firmat për lëvizjen ‘Shqipëria bëhet’, për 15 vite heq dorë nga postet publike

Adriatik Lapaj, aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet” është ndalur sot për një bashkëbisedim me qytetarë të Pogradecit.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj shprehu bindjen e tij se Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Mes të tjerash ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje, ndërsa i ftoi ata që të firmosin.

“Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Këtu populli është marre peng. Do të realizojmë këtë mision, për në është historike. Nuk janë të gjithë njësojë. Ata që kanë marrë peng këtë vend, dhe ata që janë pengje. 15 vjet heq dorë nga çdo post publik, por vetëm të vijnë të firmosin, të bëhen pjesë e lëvizjes dhe të kthejmë gjë iniciativë në mision.”, tha ai.

Adriatik Lapaj thirrje qytetarëve: Jepni firmat për lëvizjen ‘Shqipëria bëhet’, për 15 vite heq dorë nga postet publike Read More »

Arlind Qori: ‘Edi Rama po të dojë, mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së. Këta kanë marrë fund’

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat, Rama po të dojë fiton zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

Qori shkruan se fitorja e PS-së në Kukës sidomos pas skandalit Gjici tregon se opozita e vjetër është e pafuqishme të ngjallë shpresë.

“Fitorja e thellë e PS në Kukës, sidomos pas skandalit Gjici, tregon se opozita e vjetër është tejet e pafuqishme për të ngritur krye dhe ngjallur shpresë. Mes drejtuesve të copave të PD po krijohet bindja disfatiste se, po të dojë, Edi Rama u fiton edhe zgjedhjet brenda partisë. Ndërkaq korrupsioni i qeverisë thellohet dita-ditës.

Vendi dhe koha po thërrasin për një opozitë të re, serioze, parimore dhe me potencial. Të tillë që bazohet në shtyllat e demokracisë, zhvillimit të qëndrueshëm, shtetit social dhe luftës kundër oligarkisë.

Që kjo të ndodhë, nevojitet që çdo qytetar i ndershëm të reflektojë thellë dhe të pyesë veten se çfarë mund të bëjë për ta nxjerrë veten dhe vendin nga pusi ku po e zhyt batërdia qeveritare.

Ndaj ftoj çdo qytetar që prej vitesh refuzon zgjedhjen e të keqes më të vogël, por edhe çdo socialist e demokrat që i ka ardhur në majë të hundës keqqeverisja, poshtërimi e gënjeshtra, që të bëhen pjesë e Lëvizjes BASHKË. Një hap i vogël sot është një impuls i fortë për të na zgjuar nga letargjia dhe pesimizmi politik”- shkruan Qori.

Arlind Qori: ‘Edi Rama po të dojë, mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së. Këta kanë marrë fund’ Read More »