Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë.
Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për poste, teksa zbuloi një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha, ku ky i fundit i kishte thënë se do të jetë sekretar i grupit parlamentar të PD, por që ai i ishte përgjigjur se nuk do poste, por vetëm të jetë anëtar i thjeshtë i partisë.
“Kur zoti Basha më ka thënë do të jesh sekretar i grupit parlamentar, përgjigja ime ka qenë kjo, s’dua post në PD, dua të jem anëtar i thjeshtë vetëm të kem mundësi që ato që kam të bëhen realitet. Unë s’kam shkuar në PD me idenë që të bëj këtë. Rama më tha e ke derën hap për idetë që ke. Këtë kam kërkuar edhe nga Basha. Sistemi shëndetësor nuk njeh parti, e nuk duhet të njohë. Këtë kohë që i thoja seksioneve të PD më gjeni njerëz në nevojë që t’i ndihmoj, i thoja mos shihni PD, PS, vetëm t’i ndihmoj. Edhe sistemi shëndetësor do konsensus të përgjithshëm politik që të ndërtohet afatgjatë, minimumi 10 vite”, tha Kosova.
Deputeti Lefter Maliqi ka folur sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vj edhja e votave me patronazhistë.
Ai tha në “Ora News” se shteti kishte në dorë pr okurorinë dhe po licinë, duke bërë një batërdi zgjedhore. Sipas tij, ajo që fshihet nga kjo lëvizje është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vje dhja e votave me patronazhistë.
“Nisma për shkarkimi ne Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vje dhja e votave me patronazhistë. Kjo është një sha shkë e radhës sepse nuk ka një shke lje sepse presidenti largohet vetëm kur bën ndonjë kr im të madh kri minal. Dora kr iminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e pol icisë dhe pr okurorisë që i kanë dhënë krah kr imit për të kërc ënuar dhe për të ndarë para mes tyre. SPAK-u dhe pr okuroritë nuk kanë vepruar aspak lidhur me kr imin elektoral. Vepra e blerja e votës ka ndodhur para votimeve”, u shpreh Maliqi për Ora News.
Kandidatja fituese nga radhët e PD, në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, tha se rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.
E ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Duma u shpreh se nëse zgjedhjet e 25 prillit nuk do të ishin vjedhur nga mazhoranca, Partia Demokratike do të kishte fituar 75 mandate. “Gjëja e parë është riintepretimi i votës së pavlefshme. prezantimi i fletës së votimit dhe mënyra e votimit ka qenë kaq e shpejtë dhe kaq djallëzore, sa dy javë më par ëndërruam emrin në numër. Ajo që më ka ndodhur mua është me qindra fletë 8/9, pra te numri im dhe te numri i PD. Ajo u bë si një listë bastesh, ndaj kishte paqartësi.
U ndryshuan rregullat e lojës shumë shpejt. Ne do e çojmë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut. Ne duam që Shqipëria të bëhet me institucione. Ne duhet t’i japim shansin SPAK, që e konsideroj të pengmarrë nga politika. Por nëse ne nuk i ndjekim të gjitha hapat, për të shkuar deri në Strasburg, nuk do të jemi seriozë”, tha Duma.
Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme?
Pse jo. Mendoni se ne duhet t’i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap. Dy janë gjërat kryesore, përdorimi i administratës dhe i fondeve për fatkeqësi. Në Rrogozhinë thuhej se tërmeti nuk ka dëme, por aty ishin 1971 dosje, që nga DS1, kaluan te DS3, DS4, kaluan te milionëshet. Njerëzit merrni telefonata ‘nëse nuk voton për ne, nuk merr gjë’. Nëse nuk kishte blerje, PD do të merrte 75 mandate. Të gjithë mendonin se PD do t’i merrte 75 mandate, nëse s’do të kishte vje dhje.
E pyetur për grupin kundër Bashës në PD, që kërkon dorëheqjen e kreut të PD, dhe nëse ky i fundit duhet dorëhequr, Grida Duma theksoi se “Pas çdo palë zgjedhje, çdo parti, e ka dhe do ta ketë reflektimin e vet. Statuti i PD që ka vendosur zgjedhjet për kryetarin dhe strukturat, një muaj pas zgjedhjeve, e ka parashikuar demokratikisht që partia reflekton përmes zgjedhjeve të reja. Padiskutim që duhet të ketë reflektim.
Nëse unë nuk do të kem reflektim për veten, nuk duhet ta vazhdoj këtë punë. Elementi tjetër është zgjedhjet brenda partisë. Unë nuk i vlerësoj fare mosmirënjohësit. Këtyre individëve iu dha një vend shumë i mirë në listën e PD. Unë i qëndroj mirënjohjes dhe e vlerësoj kur ajo ndodh, pra kur ma vlerësojnë përsëri, siç iu vlerësua aleatëve. Nuk e imagjinoj dot si mund të japë kryetari i partisë dorëheqjen, kur ky njeri duhet të jetë në krye të një procesi të vjedhjes së votës. Absolutisht që PD mund të fitojë me Bashën në krye, i ka të gjitha parakushtet.
PD mori një rezultat tej mase të mirë përtej zero mundësi. Nuk po them që të duartrokasim humbjen, por brenda vetes, PD bëri veprimet e duhura. Patjetër që ka elementë që duhen përmirësuar. Asnjëherë nuk kam zgjedhur që problemet, reflektimet apo analizat që duhet të ndodhin brenda PD, të ndodhin jashtë PD. Nuk ka ndodhur një herë të vetme që ata që kanë pasur një mendim për ta thënë brenda zyrës së kësaj partie të mos e kenë thënë. Ajo që dua unë në këtë moment është që PD të ndjehet dhe të jetë më e bashkuar se kurrë”.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në facebook ka pasqyruar grafikët e moshës së deputetëve të ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Më e moshuara e parlamentit të ardhshëm do të jetë deputetja socialiste Luljeta Bozo, 79-vjeçe, ndërkohë që më e reja rezulton deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri vetëm 22-vjeçe.
Partia me moshën mesatare më të re është LSI (45.5-vjeç), më pas vjen PS (49.3) , PD (49.5) dhe PSD (49.7 vjeç)
Njoftimi i plotë: # 25prill2021
# zgjedhjetshqiperi2021
Advertisements
# kqz
# moshamesatare e kandidatëve për deputetë, fitues në bazë të rezultateve paraprake
Në seancën e sotme plenare, Kuvendi pritet që të votojë anëtarët e Komisionit Het imor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Parlamentit, Myslim Murrizi i cili është emëruar edhe nënkryetar i komisionit tha se do të jetë në atë komision për të parë seriozitetin e akuzave që Taulant Balla artikuloi ndaj kreut të shtetit në Kuvend.
Po ashtu, Murrizi tha se nëse Kuvendi dhe gjykata do të vendosë, ai vetë mendon se “do të na bëjë mirë një ha jdut më pak.”
Murrizi, megjithatë në mënyrë figurative, duke iu drejtuar Ballës tha se nëse shkëputet “kjo kokërr tespie” të tjera mund të pasojë nga grupi i tij dhe të tjerëve.
“Do të jem në këtë komision për të parë se deri ku shkon serioziteti i asaj që artikuluat këtu Balla, por edhe për të parë se çfarë ka bërë realisht ky president gjatë 30 ditëve. Shpresoj të jetë një ogur i mirë. Dhe nëse Kuvendi dhe gjykata do të vendosë, mua si Myslim them se do të na bëjë mirë një ha jdut më pak. B urgu i Reçit do të jetë mikpritës për 30 vetë që bëjnë sikur i duan shqiptarët. Ishalla e keni seriozisht dhe nëse kjo kokërr tespie shkëputet, do këtë nga grupi jot si tespie për të shkuar drejt Reçit” ./NOA.al
Tensione në Kuvend.
Debati u krijua pas fjalës së deputetit të opozitës, Ralf Gjoni, i cili ka kërkuar fjalën e tij pas prezantimit të nismës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ndërsa nuk i kurseu kritikat për rregulloren e Kuvendit. Kaq mjaftoi, që të ndërhynte drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi.
“Këtë rend diskutuesish e kam respektuar. Taulant Balla duhet të prezantonte nismën. Po m mohohet e drejta që të mbaj diskutimin tim brenda minutazhin. Respektoni radhën dhe detyrën tuaj, pastaj ne deputetë të opozitës të bëjmë opozitën tonë këtu në parlament. Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj.”, tha Gjoni.
Deputeti Kujtim Gjuzi i kërkoi nënkryetares së Kuvendit, drejtueses së seancës Vasilika Hysi të lejojë deputetët e opozitës të flasin.
“Sot është ditë e rëndësishme dhe ne po merremi me një dok që kërko nshkarkimin e pres. Mirë minutazhin që e kemi të reduktuar por nuk është mirë t’iu hiqni fjalën kolegëve tanë. Një bon sens do ishte mirë për opozitën”, tha Gjuzi
DEBATI
Vasilika Hysi: S’kam ndërmend të të mësoj ty rregulloren. Zoti Gjoni, ju jap vërejtje. Mos dëgjoni. I kam lexuar emrat që në fillim. Ndaj të nderuar kolegë, s’keni pse rrini në kafe për një çështje të rëndësishme, por respektoni shqiptarët pasi paguheni me taksat e shqiptarëve
Gjoni: Nuk ishte emri i im aty. Ishte i katërti
Vasilika Hysi: Emri juaj është i pari dhe i vetmi tek lista e të pavarurve
Gjoni: Mua më takon
Vasilika Hysi: Mos rrije në kafe, por rrije këtu
Gjoni: Isha në banjo, urgjencë!
Vasilika Hysi: Unë e di që ka vetëm covid, s’ka pandemi të tjera./NOA.al
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se Meta ka nxitur kon flikt politik.
Balla thekson se presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke shtuar se kreu i shtetit favorizoi qartësisht opozitën.
“Qëllimi ynë është që populli shqiptar të ketë një president të drejtë dhe që nuk mban anë politike. Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, ka cenuar ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve dhe nuk ka bërë punën siç i takon. Ne duam shkarkimin e Metës, në kushtet e shkeljes së rëndë fa tale të Kushtetutës. Presidenti nuk ka moderuar kon fliktin politik, por ka nxitur përpl asjet.
Meta me fjalët e tij ka nxitur ko nflikt politik.
Deklaratat e Metës në atë periudhë qartë favorizonin partitë opozitare dhe deni gronin maxhorancën, duke shkelur paanshmërinë politike, që Kushtettuta i ka veshur kreut të shtetit. Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të Kushtetutës ose kryerje të kri miti të rëndë. Kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën dhe respektohen rregullat për shkarkim të tij. Kreu i shtetit mori kompetenca që nuk i takojnë me ligj. Aktiviteti i presidentit nuk duhet të turbullojë situatën politike. Meta ka kthyer me dekret shumë ligje, që janë vonuar vetëm për shkak të orientimit aspak me ligjin të presidentit. Vonesat nga presidenti kanë sjellë dë me të konsiderueshme”, u shpreh Balla.
Balla nënvizoi se presidenti Meta nuk përfaqëson të gjithë popullin, por se u bë palë me një anë politike.
“Meta fton popullin që të bëjnë rezistencë. Presidenti ka shkelur paanashmërinë. Ai ka nxitur konflikt dhe ka treguar qartë se ishte pro opozitës dhe kundër maxhorancës. Meta, me aktet e tij, mbajti qartësisht anën e opozitën. Ai nuk përfaqëson më gjithë popullin. Kreu i shtetit foli për “banda të Rilindjes” dhe për “Ndragheta”, si fjalë të hedhura në tym, duke qenë përherë i njëanshëm. Duke intimiduar votuesit, Meta ka bërë që imazhi i Shqipërisë në botë të pësojë rënie. Prandaj, Kuvendi si përfaqësues i popullit duhet të çojë përpara procedurën për shkarkim të presidentit”, përmbylli Balla./NOA.al
Alket Hyseni do të jetë kryetari i Komisionit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili pritet të ngrihet në ditët në vazhdim.
Burime për media bëjnë me dije se pjesëtarë në komision do të jenë edhe 3 deputetët e opozitës: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.
Komisioni Hetimor pritetë që të shqyrtojë gjatë një muaji argumentet e ngritura nga Partia Socialistepër shk arkimin e Metës.
Janë 50 deputetë socialsitë ata që kanë firmosur nismën për shka rkimin e presidentit me arsyetimin se Meta ka shkelur Kuhstetutën gjatë fushatës elektroale të 25 prillit.