Politike

Edi Paloka: O shqiptarë, po s’u ngritët sot për Sali Berishën, s’do ketë më kush t’ju mbrojë. Do t’ju marrin jetën

Edi Paloka, pas thirrjeve për të rrëmbyer armët, por që nuk e dëgjoi askush, këtë radhë iu ka bërë një tjetër apel shqiptarëve, që të ngrihen për të mbrojtur Sali Berishën.

“O shqipe, kuptojeni se po nuk reaguat sot, do të jetë vonë kur e keqja t’ju ketë ardhur në derën e shtëpisë.

Do ju marrin lirinë, shtëpitë, pronat dhe jetën e nuk do ketë se kush t’ju mbrojë.

Nuk do ketë as kush të ngrejë zërin e jo t’ju dalë në krah!

Kështu filloi dhe në ‘46 …,” shkruan Paloka.

Prej ditësh, ata pak njerëz që i kanë mbetur në krah Sali Berishës, po përpiqen të ngrejnë popullin për ta mbrojtur, duke iu bërë thirrje të përditshme.

Por sa më shumë flasin këta, aq më shumë e braktisin Berishën.

Edi Paloka: O shqiptarë, po s’u ngritët sot për Sali Berishën, s’do ketë më kush t’ju mbrojë. Do t’ju marrin jetën Read More »

Mbrojtja ndaj ish-kryeministrit/ Pas avokat ‘bishës’, reagon sërish Shkëlzen Berisha: Tani gjykata i caktoi patronazhisten e Ramës

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi GJKKO vendosi që si avokat mbrojtës për ish-kreun e qeverisë të caktojë Valentina Todoreskun, pasi Rabije Cenalli dhe Jalldis Kastrati u tërhoqën nga çështja.

Në statusin e tij Shkëlzen Berisha me ironi shkruan se gjykatësja ka goditur serish, ku pas avokatit ‘bisha” i ka caktuar babit të tij si avokate mbrojtëse patronazhisten e kryeministrit Rama.

Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!

Kujtojmë që një ditë më parë Shkëlzen Berisha ironizoi edhe caktimin e Artan Simonit si avokat mbrojtës për babain e tij, pasi vetëm dy ditë më parë avokati kishte bërë një status ku u interpretua se kishte lidhje me Sali Berishën.

Menjëherë pas reagimt Artan Simoni u largua si avokat mbrojtës për Shkëlzen berishën dhe u caktuan dy avoktat Valentina Todoreskun, pasi Rabije Cenalli, edhe këto të dorëhequra mbrëmjen e sotme.

Mbrojtja ndaj ish-kryeministrit/ Pas avokat ‘bishës’, reagon sërish Shkëlzen Berisha: Tani gjykata i caktoi patronazhisten e Ramës Read More »

Avokatja e ish-kryeministrit bën bujë në media me postimet e saj në ‘Facebook’: ‘Sali Berishës po i vjen ora e arrestimit’

Valentina Todoresku është zgjedhur avokatja e re e ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me dosjen “Partizani”, ku Berisha akuzohet për korrupsion nga SPAK.
Duket se zgjedhja e saj për të përfaqësuar Berishën ka shkaktuar shumë bujë në media, për shkak të disa postime të Todoreskut në Facebook.

Më konkretisht në 21 dhjetor të vitit 2021, avokatja ka shkruar se “ Sali Berishës po i vjen ora e arrestimit.

Yuri Kim ia kërkon hapur Arben Krajës: SPAK të veprojë tani.

Avokatja e ish-kryeministrit bën bujë në media me postimet e saj në ‘Facebook’: ‘Sali Berishës po i vjen ora e arrestimit’ Read More »

Berisha: Unë rrëzova diktaturën, do rrëzoj dhe Edi Ramën. S’bëhet fjalë të largohem nga PD

Sali Berisha i ka cilësuar krejtësisht politike akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Ai ka përjashtuar si opsion largimin nga funksionet e tij politike, ndërsa ka theksuar se do i shkohet të vërtetës deri në hallkën e fundit që është Gjykata e Strasburgut.

“Sot nuk është vetëm SKAP. Është një sistem, ka një Konventë Europiane të të Drejtave të Njeriut. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ju njeh të gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e drejtimit në Strasburg.

Ka një gjykim publik pastaj për të gjitha gjërat dhe publiku është një gjykatë në vetvete. Është gjykata e ligjit, por është dhe publiku, është Strasburgu. Do të luftohet për të vërtetën deri në fund,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij nëse gjendet një dokument i vetëm që vërteton fajësinë, ai nuk do të jetë më ai që është, por nënvizoi se nuk mund të pranojë asgjë të bazuar në gënjeshtra.

“Jeta ime është betejë për të vërtetën. 32 vite më parë, Sali Berisha ka qenë kardiolog, ndjehej kalorës ose princ në atë profesionin e tij, isha shumë i pasionuar pas shkencës, udhëtoja jashtë, brenda, kisha punime të publikuara në gjithë botën që janë dhe sot, pra vendimi im pa kthim për të luftuar diktaturën ishte betejë për të vërtetën, nuk ishte betejë për privilegje, unë i kisha, isha njeri i privilegjuar,” – u shpreh Berisha.

Berisha: Unë rrëzova diktaturën, do rrëzoj dhe Edi Ramën. S’bëhet fjalë të largohem nga PD Read More »

Paralajmëron Artan Hoxha: SPAK do godasë gjithë rrethin e Berishës dhe do t’i presë financimet

Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

I ftuar në “Top Talk”, gazetari i kronikës Artan Hoxha ka deklaruar se situata në të cilën gjendet aktualisht kreu i Rithemelimit është pasojë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur ‘non grata’.

Sipas Hoxhës, bazuar në precedentët e mëparshëm, dy janë mënyrat se si funksionon SHBA; të godasin direkt ose të thajnë burimet. Gazetari theksoi se kur Berisha u shpallë ‘non grata’ për minim të demokracisë dhe përfshirje në afera korruptive ishte paralajmërimi i parë për t’u tërhequr.
Fakti që ish-kryeministri vendosi të përballej duke mos bërë hap pas, solli pasojën tjetër, që është ‘tharja e burimeve’ që e financojnë në fushatat e tij; familjarët.

Artan Hoxha: Berisha nga vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit ka dy akuza kryesore; së pari, për minim të demokracisë në vend dhe së dyti, i përfshirë në aferat korruptive.

Tani nëse e shikojmë si fabul, përfshirë edhe mënyrën si kanë vepruar më parë SHBA-të për raste të ngjashme, ata kanë dy mënyra; ose të godasin direkt, ose të thajnë burimet. Në rastin konkret ata i dhanë ‘non grata-n’ Berishës me qëllim që ai të largohej dhe të tërhiqej. Berisha bëri të kundërtën, vendosi të përballej, kështu që ata ndërmorën hapin e dytë e ‘tharjes së burimeve’.

Unë mendoj se hapi tjetër i SPAK-ut do të jetë të godasë të gjithë rrethin e afërt të Berishës dhe paratë që financojnë aktivitetin e Berishës.

Gjithmon, kjo është ajo çka mendoj unë bazuar nga çfarë kam informacion apo procedura e ndjekur gjatë viteve të fundit në SPAK, bazuar edhe në kontaktet që kam pasur apor rastet kur kam shkuar vetë në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë informacion si njeri mbi të dhëna që disponoja, sepse nuk mund të jem 100% i sigurt.

Amerikanët të godasin fillimisht në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe në qoftë se ti vendos të përballesh me ta, ata të thajnë burimet. Që të thajnë trungun, ata kanë vendosur të presin rrënjët. Por kush janë rrënjët në këtë rast? Nëse ti bllokon 5.4 milionë euro dhe vazhdon të kërkosh paratë tek familjarët e tjerë të rrethit të ngushtë të Berishës, atëhere praktikisht e lë atë si një qytetar i thjesht. E kthen në një njeri që nuk mund të përballet dhe të financojë një fushatë të tillë, fushatë që synon më tepër sesa të sqarojë organet e drejtësisë. Synon të mbajë rreth vetes përkrahësit, militantët e tij, dhe të krijojë një rrethanë ekstraligjore që t’i shpëtojë një përballje me drejtësinë. Në këto momente Berishës i mbetet vetëm të vendos se çfarë do të bëjë me vendimin që i ka komunikuar gjykata për detyrimin për paraqitje dhe dorëzimin e pasaportës për të mos lejuar lëvizjen jashtë territorit të Shqipërisë.

Paralajmëron Artan Hoxha: SPAK do godasë gjithë rrethin e Berishës dhe do t’i presë financimet Read More »

Sali Berisha humb toruan, del ‘live’ në dy televizione njëkohësisht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur plotësisht çështjet e opozitës teksa ditët e fundit është duke u marrë me problemet personale, që mesa duket dëshiron me patjetër t’i bëjë probleme të të gjithë shqiptarëve.

Që kur SPAK i komunikoi akuzën detyrim paraqitje dhe i hodhi prangat dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave (në bashkëpunim), Berisha ka zhvilluar të paktën tre konferenca disa orëshe me gazetarët dhe një deklaratë për media.

Por nevoja e Berishës për t’u justifikuar para shqiptarëve e ka shtyrë deri aty sa të “dublikohet” duke u shfaqur së fundmi edhe në dy televizione njëkohësisht.

Berisha njofton se do të jetë në intervistë televizive me moderatoren Erla Mëhilli, dhe njëkohësisht njofton se do të jetë “live” te televizioni “Syri” i Çim Pekës.

Erla Mëhilli për të kapur ekskluzive intervistën me Doktorin, që nuk ka thënë asgjë më shumë sesa konferencat e dy ditëve të fundit, ka afruar emisionin e saj në 20:30. Orari zyrtar i emisionit të Mhillit është 21:00.

Ndërkohë paradoksalisht, analisti i emisionit të Erlës, Andi Bushati ka shkuar tek Syri TV për tu përballur në një hard-talk me Sali Berishën.

Sali Berisha humb toruan, del ‘live’ në dy televizione njëkohësisht Read More »

Prangat në familjen Berisha, Lubonja: Veprim politik, SPAK i përdorur

Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot se vendimet e GJKKO-së për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin janë selektive dhe të motivuara politikisht.

Gjatë një interviste në News 24 ai thotë se ka hipoteza që SPAK është motivuar politikisht.

Historia është politike apo ligjore?

Është politike, por duhet shtjelluar. Ne që e kemi jetuar Shqipërinë, e dimë që në 95% të rasteve të atyre që janë pasuar në Shqipëri, kanë pasur lidhje me të gjitha pushtetet. Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një shtet të së drejtës, por ka ndërtuar shtetin e atij që merr pushtetin. Është akuzuar Berisha edhe për gjëra të tjera. Ne e dimë si janë bërë privatizimet këtu. Jo vetëm dhëndri, por edhe shumë të tjerë. Jo vetëm në kohën e Berishës, por edhe në kohën e sotme. Bëhen ligje që të pasurohet dikush. Në një nivel të parë, një pjesë e jona thonë “mirë ja bënë se kështu janë pasuruar këta”. Ky është një gjykim emocional. Nëse do bëjmë një gjykim politik, them se duhet të shtrojmë pyetjen: a duhet të gëzohemi ne tani që drejtësia po funksionon edhe kundër peshqve të mëdhenj, apo duhet të shqetësohemi se kemi një drejtësi të kapur dhe që po përdoret kundër kundërshtarëve politikë? Unë shikoj selektivitetin mbi të gjitha. Preket vetëm ky rast, preket familja e Berishës dhe nuk preken ca oligarkë që janë bërë me Ramën sot dhe janë pasuruar në kohën e Berishës.

Ishte kjo drejtësi që futi në burg disa ministra të Ramës…

Le të bëjmë krahasimin. Edhe në rastet që thoni ju drejtësia nuk ka shkuar deri atje ku duhet të shkonte.

Duhet të shkonte te Rama?

Po sepse ai i ka bërë ligjet, si ai i inceneratorëve. Po sikur Jamarbëri të ketë ngrënë kumbulla mbrapa shpinës së Berishës, sicc thotë Rama? Për mua selektiviteti është sheshit.

SPAK është përdorur?

As nuk diskutohet. Ne kemi ndërtuar një regjim ku vetëm lideri është i paprekshëm. Unë mund të ngre hipotezën e një loje shahu “unë jap një oficer për të goditur mbretin”. Këta që janë arrestuar mund të jenë sakrifikuar si oficeri për të shkuar dhe goditur mbretin. Koha do e tregojë sesa SPAK është i drejtë. Unë kam të dhëna dhe prova që SPAK është i instrumentalizuar. Një arsye tjetër është vetë propaganda që bëhet që tani kemi ndërtuar një drejtësi që godet nga të dyja anët. Po këto kullat që po vazhdojnë të ngrihen pse nuk i heton SPAK? Ky sistemi që flasim ne ku një pushtet politik vjedh, a po frenohet me këtë drejtësi? Unë nuk e shikoj këtë. Shikoj që vazhdon zaptimi i tokave. Shikoj edhe rastin Beleri që u arrestua duke u shkelur ligji. Qartazi të gjithë e dinë që kjo u bë sepse aty po grabiten prona. Unë nuk shoh që këta nuk kanë ndonjë frikë për të vijuar për të grabitur.

Prangat në familjen Berisha, Lubonja: Veprim politik, SPAK i përdorur Read More »

A rrezikon burgun Sali Berisha nëse shpallet fajtor? Ja çfarë e ‘shpëton’ ish-kryeministrin

GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për ish-kryeministrin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi ditën e djeshme masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim largimi nga shteti”, për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi e mori të pandehur në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Berisha akuzohet për veprën penale, ndërsa raportohet se ish-kryeministrit i është sekuestruar dhe pasaporta.

Por a rrezikon burg Berisha?

Akuza e ngritur nga prokuroria për ish-kryeministrin është e rëndë dhe është e njëjta që rëndon mbi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili dje u arrestua në aeroportin e Rinasit. Megjithatë, në rastin e Berishës, mosha është një faktor që e ‘shpëton’ ish-kryeministrin nga burgu, nëse faktohen akuzat.

Për çdo person që ka mbushur 70 vjeç, vetëm për krime të rënda, si vrasje apo gjenocid vendoset masa e dënimit me burg dhe procedohet për ulje të kufirit moshor. Berisha është 78 vjeç, prandaj edhe nëse shpallet fajtor për përfshirjen në privatizimin e kompleksit “Partizani”, nuk do të burgoset.

A rrezikon burgun Sali Berisha nëse shpallet fajtor? Ja çfarë e ‘shpëton’ ish-kryeministrin Read More »