Politike

‘Vendosa të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore’

Agron Shehaj
Vendosa të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore.
Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë hu mbjen e 25 prillit, si një gjë të zakonshme, si një gjë normale, pa reflektuar dhe pa ndryshuar asgjë.
Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post, por fillimi i një projekti ndryshimi të Partisë Demokratike sot, për ta ndryshuar Shqipërinë nesër.
Më 13 qershor anëtarët e Partisë Demokratike nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse duan të fitojnë apo të hu mbasin prapë edhe në zgjedhjet e 2025-ës.
Mosndryshimi i udhëheqjes së tanishme të Partisë Demokratike është rruga e sigurtë për të hum bur përsëri.
Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë e duhur për ta çuar Partinë Demokratike në rrugën e fitores.
Edi Rama është politikan i korr uptuar dhe antidemokratik. Për ta mundur re gjimin e tij, Partia Demokratike dhe Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës krejt ndryshe nga ai: të pakorr uptuar, të pakorr uptueshëm, me kurajë dhe gjithëpërfshirës.
Me këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetarëve te Partia Demokratike dhe ta çojmë atë drejt fitores.
Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë e të menjëhershme, në mënyrë që ajo të jetë moderne, demokratike, meritokratike.
Të qënurit kryetar i Partisë Demokratike nuk duhet të jetë vetëm privilegj, por duhet të jetë edhe përgjegjësi.
Prandaj propozoj se në Statut të sanksionohet se kryetari i Partisë Demokratike duhet të ketë vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet parlamentare duke mos kandiduar më, pa asnjë justifikim, pa asnjë përjashtim.
Partia Demokratike duhet të bëhet partia e konkurrencës dhe e mundësive për të gjithë.
Për këtë propozoj se në Statutin e Partisë Demokratike të sanksionohet parimi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia me parimin “një anëtar, një votë”.
Kështu do të fuqizojmë anëtarët dhe do të sjellim në drejtim njerëzit më të zotë.
Vetëm në këtë mënyrë ne do tërheqim më shumë njerëz të zotë dhe të ndershëm, që duan të japin kontributin e tyre në politikë.

‘Vendosa të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore’ Read More »

Besnik Mustafa: Gara në PD jo demokratike

Një nga eksponentët e PD, ish ministri i jashtëm në qeverinë “Berisha 2”, Besnik Mustafai vlerëson si jo domokratike garën për drejtimin e selisë blu.

Nga Korça ai ka deklaruar se koha e shkurtër nuk do t’i lejojë kandidatët të shpalosin alternativat e tyre.

Mustafaj nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Berishës për tu përballur në Gjykatë me sekretarin e shtetit.

Po kështu ka refuzuar të shprehet nëse Basha do të duhet të jepte dorëheqjen. /noa.al

Besnik Mustafa: Gara në PD jo demokratike Read More »

Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit

Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.

Nga ana e Kryesisë u votua në mënyrë unanime që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Në kryesi u prezantuan nëntë kandidatë, por pesë prej tyre u përjashtuan nga vijimi i procesit.

Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari dhe Sabri Hoxha nuk gjetën konsensus për të qenë kandidatë.

Kryesia votoi në unanimitet që të përjashtoheshin nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe nuk kanë profil publik.

Në rendin e ditës së sotme ishte edhe një status, ku thuhet se çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij.

Lulzim Basha nuk ndodhet në seli, për shkak të konfliktit të interesit, sepse është gjithashtu kandidat për kryetar.

Disa kandidatë është kërkuar që të eliminohen, sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetarë të partisë.

Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit Read More »

Petrot vasili: Edi Rama ‘non grata’ me ligjin dhe demokracine, ja faktet…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama duhet të shpalllet “non grata” me ligjin dhe demokracinë.

Me anë të një postimi Vasili rendit disa nga arsyet se përse Rama duhet shpallet “non grata”, teksa shkruan se kryeministri e ka katandisur Shqipërinë në këtë gjendje miz erable.

Ai ka renditur faktet teksa ndër to sipas tij janë se Rama është paditur në prokurori për shk atërrimin e zgjedhjeve të vitit 2017, kur i bëri thirrje pol icisë te hidhte uniformat dhe të bënte vota për rilindjen.

E plotë nga Petrit Vasili:

Edi Rama “non grata” me ligjin dhe demokracine, ja faktet!

Edi Rama i bazuar mbi strategjine mas htruese qe: “thas hethemet per kundershtaret t’i ktheje ne fakte, dhe fakte per vete t’i ktheje ne tha shetheme” kujton se mund t’ja hedhe e te shpetoje perpara fakteve qe ule rasin.

Eshte detyre pa kthim te mos harrojme asgje nga dhu na e pashembullt ndaj demokracise dhe ligjit, qe Edi Rama ka ushtruar gjate gjithe ketyre viteve dhe qe e kane kata ndisur Shqiperine ne kete gjendje mi zerabël ku eshte sot.

Konkretisht:

1.Edi Rama eshte pa ditur ne pro kurori per shka terrimin e zgjedhjeve te vitit 2017 kur i beri thirrje po licise te hidhte uniformat dhe te bente vota per rilindjen.

2.Edi Rama eshte paditur per presionin ndaj of icerit te po licise Emiljano Nuhu den oncimet e te cilit ndaj rilindjes dhe njerezve te saj u vertetuan te gjitha, ndaj ai jeton ne azil politik jashte Shqiperise.

3.Edi Rama ke rcenoi publikisht ofi cerin e po licise Dritan Zagani per informacionet 100% te verteta per bad erdine e drog es ne Shqiperi ndaj ai jeton ne azil politik jashte Shqiperise.

4.Edi Rama i dha mbrojtje politike Saimir Tahirit duke hedhur poshte ne parlament kerkesen e pr okurorise per arre stimin e tij.

5.Edi Rama rezultoi nga pergjimet e prokurorise personalisht i perfshire ne dosjen 184 te Dibres ku te gjithe degjuan me veshet e tyre ate vete si autor te mas akres zgjedhore te Dibres te vitit 2016.

6.Edi Rama i dha mbrojtje publike dhe poste perfaqesimi te gjithe ministrave deputeteve e drejtoreve te perfshire ne Dosjen 184.

7.Edi Rama i ka dhene mbeshtetje te hapur publike si dhe rol politik Vangjush Dakos pas vendimit te SHBA ndaj tij.

8.Edi Rama zgjodhi Prokurorin e Pergjithshem me 69 vota duke sh qyer reformen e sapomiratuar ne drejtesi.

9.Edi Rama i ka dhene mbrojtje publike dhe i ka bere presion publik drejtesise per cdo minister dhe zyrtar te larte te ak uzuar per kor rupsion per tendera, koncesione dhe gjithfare procedurash me shkelje fla grante ligjore.

10.Retorika e Edi Rames ka qene dhune dhe presion i hapur ndaj drejtesise dhe publikut per cdo rast akuze ndaj tij, familjareve dhe bashkepuntoreve te tij.

11.Edi Rama me firmen e tij mbushi parlamentin me deputete dhe pushtetin lokal me kryetare bashkie me rekorde kriminale.

12.Europa i kerkoi te heqe ligjin e shpifjes kunder medias, por Edi Rama beri te kunderten.

13.Europa i kerkoi te mos e prishte Teatrin dhe Edi Rama beri te kunderten me Vendimin e qeverise qe drejton ai e prishi Teatrin ne kulmin e pand emise.

14.Europa i kerkoi te ndalej marreveshja me Emiratet e Bashkuara per portin e Durresit pasi dhunohej ne menyre flagrante Marreveshja e Stabilizim Asocimit ndersa Edi Rama vazhdoi pa u ndalur kunder kerkeses se Europes.

15.Europa i ka kerkuar ndaljen e menjehershme te veprimeve e retorikes lidhur me ceshtjen e kufijve Kosove Serbi si nje moment kritik de stabilizimi me pasoja te renda.

16.Edi Rama paditi edhe Kryeministrin Haradinaj sepse den oncoi rolin e Rames ne ceshtjen antikombetare te kufijve.

17.Edi Rama u vertetua si dhu nues i ligjeve amerikane lidhur me foton ne fushaten e presidentit Obama, kur ai u prezantua si gruaja e Bilalit dhe ku u paguan nga ai para’ te paligjshme sipas ligjeve amerikane dhe ku u d enua edhe vete Bilali, ngjarje qe eshte pasqyruar gjeresisht ne median amerikane mbeshtetur ne informacione te FBI.

18.Edi Rama nderhyri me gjuhe te dh unshme ne fushaten presidenciale ne SHBA duke fyer publikisht z.Trump edhe ne CNN nje nga mediat me te medha te Amerikes dhe botes.

19.Nen qeverisjen e Edi Rames Shqiperia u fut serish ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para’ dhe u kthye ne lavatriçe gjigande te parase se pi set.

20.Nen qeverisjen e Edi Rames, sipas Departamentit Amerikan te Shtetit, Shqiperia u kthye ne bazë operacionesh për grupet e kri mit të organizuar që veprojnë në Szhtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut si dhe ku sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e kr imit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të dr ogës në Shqipëri.

A mund te harrohen keto?

A mund te mbyllen syte perpara ketyre?

Kurre jo!

Amnistimi i ketyre fajeve shume te renda te Edi Rames nga kushdo, brenda dhe jashte vendit, do te ishte nje akt i vertete a rmiqesie kunder Shqiperise dhe shqiptareve.

Petrot vasili: Edi Rama ‘non grata’ me ligjin dhe demokracine, ja faktet… Read More »

Agron Shehaj: ‘Duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të partisë sime’

Deputeti i zgjedhur i PD Agron Shehaj ka shpallur kandidaturën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike!

Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korru psionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.
Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.

Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Unë besoj se çdo njeri duhet të luf tojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga hu mbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që më keni besuar e nxitur të marr përgjegjësinë e garës. Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej”, ka shkruar ai në Facebook.

Agron Shehaj: ‘Duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të partisë sime’ Read More »

Agron Shehaj: ‘Duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të partisë sime’

Deputeti i zgjedhur i PD Agron Shehaj ka shpallur kandidaturën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike!

Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korr upsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.
Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.

Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Unë besoj se çdo njeri duhet të lu ftojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga hu mbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që më keni besuar e nxitur të marr përgjegjësinë e garës. Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej”, ka shkruar ai në Facebook.

Agron Shehaj: ‘Duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të partisë sime’ Read More »

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zyrtarisht për kandidat për kryetar bashkie, dorëzon formularin për garën

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dorëzuar formularin e kandidimit për zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Më herët, diçka të tillë e kanë bërë edhe dy rivalët e tij, Fatbardh Kadilli dhe Edit’h Harxhi.

Ndërkohë, ditën e shtunë pritet që pjesë e kësaj gare të bëhen edhe dy emra të tjerë, Ibsen Elezi dhe Lisander Hoxha.

Sakaq, të dielën në orën 18:00 pritet të mblidhet Kryesia e cila do të vendosë mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për kreun e PD

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, në PD ka nisur një debat nëse z. Basha duhet të jetë më në krye të partisë më të madhe opozitare në vend.

Disa prej eksponentëve kërkojnë dorëheqjen e tij, por Basha ka deklaraur se nëse të gjithë demokratët e pranojnë se zgjedhjet u manipuluan, atëherë dorëheqja nuk mund të kërkohet. /noa.al/

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zyrtarisht për kandidat për kryetar bashkie, dorëzon formularin për garën Read More »

A është Berisha i pari nga ‘peshqit e mëdhenj’? Ambasadorja Yuri Kim flet nga Vlora

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur nga Pashalimani ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021” edhe për akuzat e ngritura nga DASH dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA.

E pyetur a ka rol në këtë vendim, ambasadorja Kim tha se “nuk kam asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.
Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj: “Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”.

A është Berisha i pari nga ‘peshqit e mëdhenj’? Ambasadorja Yuri Kim flet nga Vlora Read More »