Në qoftë se ka një njeri në Shqipëri që ka të drejtë që t’i shtrojë Sali Berishës qindra mijqëra pyetje është Era Mëhilli, që i kam shtruar unë qindra mijëra pyejte.
Ditën e premte Sali berisha do të jetë në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptare.
Unë nuk fshihem pas mandatit, pas sovranitetit. Absolutisht jo.
Nuk fshihem prapa dinjitetit. Unë bëj gjithccka për të mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e vendit tim. Ata me votë shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk mund ta shk elmoj atë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka parala jmëruar kryeministrin Rama për atë çka sipas tij, e pret në mandatin e tij të tretë qeverisës.
Berisha tha sonte në intervistë televizive se ai do të jetë në parlament dhe do të bëjë një opozitarizëm të tillë, sa kryeministrit do t’i duket lule oponenca e deritanishme.
“Të pr esë ai se ia tregoj unë si do t’a bëj. Ai është një çi ban në trupin e këtij kombi që duhet të hiqet sa më parë”, tha mes të tjerash Berisha.
“I them Edi Ramës dhe e garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që atij do t’i duken lule ata që kanë qenë më përpara. Sepse ai ka treguar në mënyrë përfundimtare li gësinë e tij të pafundme shpirtërore për të eleminuar kundërshtarët përmes shp ifjes së tij.
Edi Rama vjen në Parlament si një më nxyrë kombëtare dhe si një autor i fatk eqësive kombëtare njëra pas tjetrës.
Edi Rama vjen në parlament si an ti-shqiptar. Edi Rama vjen në parlament si njeriu i cili në 8 vite ka gr abitur me klanin e tij miliarda e miliarda dhe ka përfunduar gjithsej 37 kilometra rrugë të lëna nga unë në mes.
Edi Rama është një vas al i Aleksandër Vuçiçit. Ai merr mësime nga një l uftënxitës, një njeri që ka qenë ndje kësi i Mil losheviçit, një njeri që nuk pranon gje nocidin në Bosnje. Ka qenë frymëzues i gje nocidit. Edi Rama ka qenë njeriu që prej vitesh i ka bërë atij ma keup-in. E patë çfarë ndodhi në Mal të Zi. Të presi ai ia tregoj unë si do ja bëj unë. Ai është një ç iban në trupin e këtij kombi që duhet të hiqet sa më parë.”
Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 17-vjetorin e themelimit si një parti politike në Shqipëri.
Monika Kryemadhi e cila ka qenë pjesë e LSI që në ditën e parë të themelimit dhe sot është kryetare ka vendosur të urojë gjithë anëtarët e mbështetësit e partisë.
Urimi i saj shkon kundrejt atyre që kanë luftuar dhe vijojnë të luf tojnë për çfarë përfaqëson LSI, teksa paralajmëron se misioni i vazhdon.
Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua më 6 shtator të 2004 si një fragment politikanësh të shkëputur nga PS, me në krye Ilir Metën.
Në zgjedhjet e para që garoi LSI në 2005 fitoi 3 mandate, në 2009 LSI mori 4 mandate dhe u bë për herë të parë pjesë e qeverisë falë koalicionit me PD.
Në 2013 LSI mori 16 mandate dhe formoi qeverinë me PS ndërsa në 2017 arriti kulmin me 19 mandate të fituara, por kaloi në opozitë.
Kryetari i LSI, Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë dhe në ato zgjedhje LSI garoi me kryetar Petrit Vasilin, ndërsa më pas drejtimin e partisë e mori Monika Kryemadhi e cila vijon ta ketë edhe sot. Edhe sot LSI vijon të jetë në opozitë pasi në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 mori 4 mandate.
Postimi i plotë: Gëzuar ditën e LSI . Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni lu ftuar dhe vazhdoni të lu ftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon
Me afrimin e datës kur legjislatura e re do të fillojë punimet e kuvendit, ka pasur shumë spekulime lidhur me ish kryeministrin Sali Berisha, përsa i përket pranisë së tij si deputet edhe pas shpalljes “non-grata” nga Departamenti amerikan i shtetit.
Ndër personat që janë shprehur lidhur me këtë çështje është edhe deputetja e PS në legjislaturën e ardhshme, Lulzjeta Bozo.
Bozo është shprehur se vendimi i marrë nga SHBA duhet të ketë pasur arsye të forta. Ndërsa shtoi se hyrja apo jo në parlament, varet nga vetë Sali Berisha pasi ky i fundit është i votuar nga populli.
Ajo shtoi se nuk ka asgjë që e pengon të hyjë në parlament, pasi ish kryeministri është i votuar nga zgjedhësit dhe si pasojë vetëm ai vetë mund të vendosë nëse dëshiron të jetë pjesë e parlamentit.
“SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament”, u shpreh znj. Bozo.
Luan Rama e cilësoi Partinë Socialiste si shtëpinë e tij të lindjes politike dhe askush nuk mund të kushtëzojë raportet që ai mund të vendosë me këtë parti.
“Partia Socialiste është partia ime e lindjes dhe nuk kam pse t’i marr askujt leje në raportin tim me PS. Jam socialist në bindje dhe qëndrim. E kam për nder atë që tha Kryeministri që të jem mbrojtës i gjithë vlerës së lu ftës”, tha Rama në një intervistë për News24.
Ish-nënkryetari i LSI-së, i dorë hequr pak ditë më parë la të hapur mundësinë e rikthimit në politikë, edhe te PS, ndërsa tha se aktualisht ka një projekt gati për t’iu rikthyer gazetarisë.
“Sot jam i papunë si shumë të papunë këtu dhe nuk jam nga ata politikanë që profesion nuk kam. Jam në tu ndimin për t’iu kthyer profesionit të parë. Kam paraqitur një projekt dhe jam në kontakte me disa subjekte mediatike për të parë se sa i vlefshëm është projekti im dhe nëse do të gjej dakordësinë do t’i kthehesha me kënaqësi profesionit si gazetar”, tha ai.
Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama tregon se nuk e njoftoi Ilir Metën për largimin nga partia. Ai thotë se s’ka patur asnjë komunikim me Presidentin teksa e falenderon pasi thotë se pa të nuk do të kishte arritur shumë gjëra.
Më tej Rama shton se nuk e di pse Meta dyshoi pikërisht tek ai, ndërsa pohon se këtë e dëgjoi prej thashethemeve.
PYETJA: Marrëdhënia me Presidentin Meta, patët një komunikim me të?
LUAN RAMA: Jo, nuk kam patur, s’kam arsye, as partiake as politike. Ai është në pozicionin e kryetarit të Shtetit, nuk lindi detyrimi për ta informuar apo për ta vënë në dijeni. Do të ishte cënim. Natyrisht e kam falënderuar, kam punuar në LSI me Ilir Metën që në 2008 deri në 2017.
Pa mbështetjen dhe pa vullnetin e tij natyrisht nuk do ia kisha dalë të përmbushja detyrat. Falenderimi për të ka qenë korrekt. Unë s’jam njohur me të në LSI. Jam njohur në vitin 1992 kur erdhi në PS. Kam qenë ministër në qeverinë ku ai ishte kryeministër. Kemi një periudhë të gjatë bashkëpunimi. Ai qëndrim i bërë publik në statusin që unë kam shpallur publikisht, është qëndrim zyrtar dhe korrekt.
PYETJA: Si janë marrëdhëniet me Metën?
LUAN RAMA: Marrëdhëniet që ka çdo qytetar me Presidentin apo kryetarin e Shtetit.
PYETJA: Çfarë ka ndodhur me Metën? U fol për një gr indje me të, s’keni asnjë foto?
LUAN RAMA: Nuk kishte arsye të shf aqeshim bashkë. Vinte si President i Republikës. Unë isha i angazhuar politikisht në një fushatë. Kam respektuar distancën partiake, nuk ndjeja nevojë, nuk gjendesha i tu nduar nga presioni për të qenë në krah të Presidentit. Apo që Meta të ishte pjesë e fushatës sime. Unë e respektoj me shumë seriozitet distancën që duhet të ketë Presidenti nga subjektet zgjedhore.
Nuk ma ka thënë asnjëherë, e kam dëgjuar nga tha shethemet. Nuk më ka impenjuar, nuk më ka shqe tësuar. S’kam nga ta di unë. Pyesni Metën.
Largimi nga kabineti qeveritar e ka lehtësuar shumë ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, që tani duket se është relaksuar, madje duke u bërë nostalgjik, por diku s’i del inati.
Dje menjëherë pas asamblesë publikoi një foto nën rrezet e perëndimit të diellit me mbishkrimin “qetësi”. Sot deputeti socialist është kthyer shumë vite pas në fëmijëri duke risjellë në vëmendje lojën “Kala Dibrançe”.
E ndërsa ngre pyetjen për ndjekësit nëse e kujtojnë, Braçe shprehet se kjo që e dinit lojë është stil jete. “E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete” shkruan Barçe.
Interpretimet nga komentuesit kanë qenë të ndryshme. Njëri prej tyre thotë kjo gjë është “Një aktualitet i vërtetë. Mos rri urtë se hipin…., po vodhe të nderojnë”.
Të tjerë e lidhin me aktualitetin politik, largimin e deputetit nga posti i zv/ kryeministrit. “Të paska go ditur rëndë kryeministri Z. Brace!?” i shkruan një nga ndjekësit në Facebook./ Abcnews.al
LSI dhe PD si duket nuk janë në një linjë për sa i përket bisedimeve me kryeministrin Edi Rama, i cili mori votëbesimin e qytetarëve për të drejtuar vendin edhe në një mandat të tretë.
Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se në Parlament do të jetë për realizuar reformë kushtetuese, zgjedhore dhe territoriale. Por për Lëvizjen Socialiste për Integrim, opozita duhet të refuzojë të ulet me Ramën për të prodhuar marrëveshje të dë shtuara të njëjtë me atë të 5 qershorit.
“Pa zgjidhur para shqiptarëve fajësinë, përgjegjësinë dhe gjithçka që kanë bërë më 25 prill nuk mund të flitet për asgjë tjetër. Ç’të bëjmë? Të riciklojmë 5 qershorë të tjerë? Unë di që Edi Rama ka thënë, unë po mendoj të marr një mandat të katërt. Pyetja ime është, këta janë reformatorët e Shqipërisë? Mund të bëjnë reforma këta? Edhe para 25 prillit, LSI ka qenë pjesë e opozitës, ka qenë një zë shumë i fortë me individualitetin e vet si PD e partitë e tjera. Fronti opozitar është atje, dhe secili ka rolin e tij…”
LSI mori vetëm 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, por për Vasilin, Monika Kryemadhi ka besimin e strukturave për të drejtuar sërish partinë. Në 10 shtator, Parlamenti do të zhvillojë seancën e tij të parë, ku pas 2 vitesh bojkot forcat opozitare do të rikthehen në institucione.