Opinione

Reagim nga Laureta Petoshati: ‘ Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani Dritan Lelit, ai nuk vjen as nga bota e kr imit dhe as e dr ogës. Vjen nga një karrierë intelektuale’

Reagim nga Laureta Petoshati.
Për ish deputeten e PS Vilma Bello:
Partia Socialiste e tanishme e ka në gen mosmirënjohjen. Këtë ia kam thënë babait tim që ishte një nga themeluesit e saj bashkë me Dasho Matodashin, të cilët vuajtën në ato vite të vështira.

Por Partia Socialiste në atë kohë në Vlorë kishte koka që ligjëronin si në universitete të klasit të parë, sic ishte Gëzim Tushi këtu e barazohej me Servet Pëllumbin në Tiranë. Të thuash që Leli është mosmirënjohës është turp. Personalisht, kam qenë kundër Lelit dhe kam votuar vetëm për kryetarë bashkie inxhinierë të cfarëdolloj krahu politik, që në rastin konkret ishin dhe nga familje lufte si dhe unë. Vërtetë që Dritan Lelin nuk e njihte njeri, por nuk mund të thuhej e njëjta gjë për të atin e tij, Halil Lelin, i cili e ngriti gjithë ushtrinë e dikurshme në këmbë për të votuar për të birin e tij që garonte për Partinë Socialiste. Po ashtu dhe vëllai i tij Eduard Leli, i cili kishte lidhje të forta me Dhomën e Tregtisë si anëtar i saj, por dhe me median. Nëse i harroni këto, kujtohuni. Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani.

Pastaj ai nuk vjen as nga bota e kri mit dhe as e dr ogës. Vjen nga një karrierë intelektuale, me një profesion majft të vështirë dhe të nderuar. Turp për ju që bëni hartime dhe nuk folët kur ishte për të folur. Ju nuk folët sepse e dinit fare mirë që nuk kishit mbështetjen familjare, farefisnore dhe krahinore e më gjerë që kishte Leli nëse futeshit në garë për Bashkinë e Vlorës. Por dhe u vinte mirë nga privilegjet. Pse nuk bëni hartime se cfarë do bëhet me Shkollën e Marinës, me Sheshin e Flamurit, me Shkollën Tregtare, por merreni me Lelin. Lelit dikur nga 5 “E” -të (Exposure, Education, Environment, Experience, Evaluation, që në shqip janë: Ekspozimi, Arsimimi, Mjedisi, Përvoja, Vlerësimi,)për drejtim i mungonte njëra: Përvoja. Tani që ai këtë “E” e ka plotësuar, I mungon një E tjetër: Edi i PS. Po pse moj zonjë, Vlora projekt i një njeriu është? Unë mund të flas kundër Lelit se kam arsye, ndërsa ju, jo. Ju keni interesa. Shame on you!

Reagim nga Laureta Petoshati: ‘ Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani Dritan Lelit, ai nuk vjen as nga bota e kr imit dhe as e dr ogës. Vjen nga një karrierë intelektuale’ Read More »

Nishani: ‘Nëse Rama bëri mas akër zgjedhore’, ‘Basha po bën mask aradë zgjedhore’

Ish-presidenti Bujar Nishani ka lëshuar ak uza të forta ndaj Lulzim Bashës, pasi ka hedhur votën e tij për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Nëse Rama bëri mas akër zgjedhore”, tha Nishani “Basha po bën mask aradë zgjedhore”.
Nishani renditi edhe disa fakte që sipas tij e provojnë këtë gjë. Ai tha ndër të tjera se në Kavajë, përfaqësuesja e Edit Harxhit është kërc ënuar fizikisht pasi ka tentuar të ndalojë një anëtar që ka votuar disa herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Pjesë nga deklarata e Nishanit:

Nëse më 25 prill kemi pasur një mas akër elektorale nga regjimi i Edi Ramës, sot kemi një mask aradë elektorale. Më vjen keq ta them se jam edhe unë përgjegjës për këtë. Kemi lejuar që projekti për shka tërrimin e PD-së të fitojë terren pak nga pak. Unë sot kam një mesazh për themeluesit e PD, për anëtarët e PD, për rininë që duhet të jetë sot vija e parë e udhëheqjes. Të gjithë ata që kanë marrë përsipër misionin e shk atërrimit apo kthimit të PD-së në një fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin p eng PD-në, mund ta përçajnë dhe mund ta bëjnë një forcë false.

Po ju them shkurtimisht disa fakte, së pari s’ka pasur një garë të barabartë e të ndershme, kandidatët e tjerë s’kanë pasur asnjë mundësi reale. Kryetarët e PD nëpër rrethe kanë refuzuar të organizojnë takimet e kandidatëve të tjerë. Sot në degën e Devollit, nga 2 mijë anëtarë që ishte lista, sot ka përfunduar me 900 anëtarë. Në Gjirokastër, kandidati nuk është më në listë. Në Kavajë, përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërc ënuar fizikisht, pasi tentoi të nda lojë një person që votoi 5 herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Kryetari ka një fr ikë, ndaj ai përpiqet të reduktojë numrin aktual duke e kufizuar te ata njerëz që vihen në rresht dhe votojnë symbyllazi. Kjo është një be tejë për demokracinë në tërësi. Shumica e demokratëve e shikojnë zemërthyer këtë de bat.

Rezultati i zgjedhjeve për fatin e keq është paracaktuar që në momentin që u përjashtuan kandidatë për të garuar. Në momentin kur u përcaktua data dhe koha për fushatë në mënyrë të njëanshme. Në momentin kur të gjitha resurset ishin vetëm në dispozicion të kryetarit dhe jo të kandidatëve të tjerë. Në momentin kur dhënia e listave u refuzua.

Nishani: ‘Nëse Rama bëri mas akër zgjedhore’, ‘Basha po bën mask aradë zgjedhore’ Read More »

A ishte dorëheqja një reagim burrëror?A do të sjellë largimi i Ruçit disbalanca në thellësitë e Partisë Socialiste?/ Pavarësisht pyetjeve që s’kanë fund, Gramoz Ruçi zgjodhi të tërhiqet si një gjigand që ka marrë…

A ishte dorëheqja një reagim burrëror për dikë pa miratimin e të cilit nuk ndodhte pothuaj asgjë në parti, por që nuk i është dëgjuar mendimi për diçka të rëndësishme, shkarkimi i Metës psh?

A do të sjellë largimi i Ruçit disbalanca në thellësitë e Partisë Socialiste? A e donte Edi Rama largimin e Ruçit? A ishte vendim personal tërheqja e Ruçit?

A do e sqarojë ndonjëherë Ruçi këtë vendim, s’ka rëndësi sa vite pas, s’ka rëndësi në libër kujtimesh a intervistë me Fevziun?

A do të luajë Ruçi “kujtesën” e PS, apo do kyçë gjithçka di e ka qenë prezent në harresë?

A do i sqarojë ndonjëherë Ruçi enigmat e mëdha dhe prapaskenat e politikës në këto 30 vjet?

A është mosha një arsye për tërheqjen, kur Ruçi ishte-është një nga figurat më me personalitet të politikës, më i pjekur, me asnjë “shk arje këmbe” në karrierë dhe me një dituri të thellë politike?

A është tërheqja e Ruçit një ndër sinjalet që po dërgohen rresht këto ditë drejt PD? A do të përfshihet Ruçi në zhvillimet e mëtejshme në PS?

A është dorëheqja e Ruçit pas marrjes së mandatit, veprimi më i bukur i një njeriu që sado qejfmbetje të ketë (a ka?!), nuk e dë mton partinë e tij?

Gjithsesi, pavarësisht pyetjeve që s’kanë fund, me një nga personazhet më enigmatikë të politikës dhe jetës publike, Gramoz Ruçi zgjodhi të tërhiqet si një gjigand, që ka marrë përdore një tufë me fëmijë ngatërrestarë, i ka kaluar nëpër pyllin e frikshëm dhe në fund u thotë, kur ata nuk e prisnin: Tani ecni vetë. Unë po kthehem tek rrënjët e mia./ Edmond Arizaj

A ishte dorëheqja një reagim burrëror?A do të sjellë largimi i Ruçit disbalanca në thellësitë e Partisë Socialiste?/ Pavarësisht pyetjeve që s’kanë fund, Gramoz Ruçi zgjodhi të tërhiqet si një gjigand që ka marrë… Read More »

Shehaj tregon gabimet që ka bërë Basha të cilat i kushtuan PD-së h umbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka treguar se cilat janë sipas tij 3 gabimet që ka bërë Lulzim Basha, të cilat i kushtuan PD-së h umbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se dj egia e mandateve i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa mos-hyrja në zgjedhjet lokale i ka kushtuar PD-së dhjetra mijëra vota në Shqipëri.
“Dj egia e mandateve, i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit. Mos-hyrja në zgjedhjet lokale na ka kushtuar me dhjetra mijëra vota në Shqipëri. Në fushatë, çështja kryesore duhej të ishte lu fta kundër korr upsionit dhe jo me dhjetëra çështje duke i dhënë të gjithëve nga pak”, tha Shehaj.

Shehaj tregon gabimet që ka bërë Basha të cilat i kushtuan PD-së h umbjen e zgjedhjeve të 25 prillit Read More »

‘Ata kërkojnë të hiqet fjala nënë dhe fjala baba. A thua se në këtë botë i ka sjellë lejleku?’

Gjatë jetës sime jam ndeshur shpesh me d ebate, nga më të ndryshmet, de bate juridike, de bate politike, d ebate sporti, de bate morali, por kurrë më parë nuk kisha ndeshur një de bat kaq të pë shtirë, de nigrues, të t urpshëm dhe kobsjellës sesa d ebati i ditëve të fundit për të vr arë fjalët nënë dhe baba.

Une personalisht nuk kam pasur asnjë problem sesi dikush e trajton jetën e tij, qofte kjo ndjesore, qofte sek suale. Gjithmone kam qene mbeshtetes i te drejtes se gjithkush ka te drejte ta jetoje jeten e tij sic do, pa u gjykuar e as paragjykuar nga askush.

Nuk kam gjykuar as 17 majin, diten kur vrullshem jeta se ksuale e dikujt nderhynte ne te gjithe vendin, me pre potence, ne shesh, para gjithkujt sikur cdo banor i ketij vendi te kishte detyrimin te dinte pjesen se ksuale te gjithkujt.

Imagjino sikur kete ta benin edhe he terose ksualet, te dilnin e te krenohesin se cfare benin ne jeten e tyre ndjesore a se ksuale. Nuk shkon dhe nuk shkon as 17 maji per te njejten barazi.

Por nëse deri me sot nuk kam pasur asnje kundershti ndaj ketij ko muniteti, perkundrazi kam menduar gjithmone qe jane ne te drejten e tyre, sot ate kane nderhyre dhu nshem, fr ikshem dhe ne menyren me abu zive te mundshme ne jeten time dhe te gjithkujt. Ata kerkojne te hiqet fjala nene dhe fjala baba. A thua se në këtë botë i ka sjellë lejleku?

Kjo eshte e tepert dhe nuk ka te beje me me ta, se cfare ata bejne, si jetojne, me ke jetojne, a ndihem te pe rsekutuar a jo? Ketu jane ata qe po t entojne te na pe rsekutojne ne, me forcen dhe dhu nen me te madhe, duke kerkuar te relativizojme gjithcka Perendia dhe natyra ka krijuar: familjen, nenen, babain. Kjo eshte e tepert dhe nuk mund te merret me shaka. Jo, kjo jo.

Ata kane nene e baba. Ata kane familje dhe padiskutim kane te drejte te krijojne familjen e tyre, si ata e mendojne, si ata e ndjejne por pa u lejuar per asnje cast te nderhyjne dh unshem ne familjen time, ne familjen e cdo shqiptari.

Nuk ka per te guxuar kush te detyroje djalin tim mos i the rrase nene, nenes se tij dhe mua, baba. Kjo tejkalon cdo kauze. Kjo ka te beje me vet themelin e jetes, mbi ate qe ne jemi krijuar dhe rritur. Kjo eshte nje kauze ku ne si shoqeri duhet te jemi qartazi te pr ere per te mos lejuar askend te nderhyje dhu nshem ne familjet tone.

Kjo eshte nje kauze ku ne qartazi duhet te distancohemi nga gjithkush qe kerkon te deni groje, po shteroje dhe shk aterroje familjet tone. Kjo eshte e teper. Mjaft më!

Shënim:

Prej se disa muajsh, komuniteti LGBTI ka propozuar që fjalët “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me fjalët “prindi1” dhe “prindi2”. Ky propozim, doli fillimisht nga dy prindër në Britaninë e Madhe të cilët refuzuan të quheshin nënë dhe baba, por pëlqenin të quheshin prindi 1 dhe prindi 2. Ky de bat është hapur së fundmi edhe në Shqipëri. Kanë qenë anëtarë të komnitetit LGBTI të cilët i dhanë zë këtij propozimi, por që u përballën me shumë re agime.

‘Ata kërkojnë të hiqet fjala nënë dhe fjala baba. A thua se në këtë botë i ka sjellë lejleku?’ Read More »

Studiuesja e astrologjisë tregon ‘sekretin’ se përse kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

Studiuesja e astrologjisë Keti Sula ka treguar se përse kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo tha se Edi Rama ka lindur në vit të bekuar dhe prandaj kryedemokrati Lulzim Basha e kishte të vështirë.

Ndërsa shtoi se kryedemokrati kishte kundër Diellin dhe Hënën.

“Basha nëse do ta shoh në nivel më makro përballë Edi Ramës, energjitë e këtij të fundit janë më të mëdha për momentin.

Edi Rama është i vitit 1964 dhe ky vit ka një super energji. Po ta fillojmë me Jeff Bezoz, Boris Johnson, Michelle Obama, Kamala, etj.

Tani, nuk mendoj që është fajtor i humbjes Basha. Pse? Sepse Basha ditën e zgjedhjeve ka pasur kundër Marsit të tij Diellin dhe Hënën.

Nga ana tjetër Saturni ndodhej kundër Mërkurit të tij që s’i jepte dot lajmin e fitores. Energjia e tij nuk ishte aq e madhe,“-tha ajo në Top Channel.

Studiuesja e astrologjisë tregon ‘sekretin’ se përse kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Read More »

Malaj: Kujdes me Bitcoin, nuk është monedhë, por bast

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, foli në A2 Business për kriptomonedhat, nga ku u shpreh se ato nuk janë monedha, madje ai shkoi edhe më tej duke e quajtur investimin aty si një bast.

Malaj theksoi se për kriptomonedhat nuk ka një bazë ligjore dhe rre ziku është i madh. Investimi, tha ai, duhet të bëhet aty ku ka një garanci për kthim.

“Duhet të qartësojmë dhe të ndihmojmë investitorët e vegjël dhe të paarsimuar që të mos bien vi ktima të investimeve që kanë shkallë të lartë risku. Është njësoj siç bëmë me depozituesit e vegjël në banka që pas kr izës së piramidave ne ndërtuam sistemin e mbrojtjes së tyre dhe skemat e asistencës si shërbim publik.

Ajo që është shqe tësuese dhe unë e kam mësuar nga eksperienca e mbylljes së piramidave është që në këtë rast vepron psikologjia e tu rmës. Dikush aty tha se shqiptarët investojnë aty 50 dollarë, por sa është vlera e një Bitcoin sot? Që të investosh duhet të kesh një garanci për kthimin.

Kriptomonedha nuk është monedhë. Kjo do të thotë që të sqarojmë ata që nuk kanë njohuri, që nuk ka një bazë ligjore si monedhë, por është një bast, një aset ku ti ke disa para. Tani kanë rënë interesat në bankë dhe ka rre zikshmëri për investime, prandaj është rritur në kohë pandemie dhe ti vendos t’i vendosësh paratë e tua në një bast”, u shpreh Malaj.

Malaj: Kujdes me Bitcoin, nuk është monedhë, por bast Read More »

Artan Hoxha ironizon dhe ‘ng ushëllon’ Metën: Shkëlqesia e tij u shkarkua nga Kuvendi, jeta vazhdon!

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar dy foto në rrjetin e tij social facebook, pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, për të shkarkuar nga detyra me 104 vota pro, Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Hoxha ka postuar një foto ku shihet Meta me Sali Berishën dhe një tjetër ku është po Meta, duke nd ezur qirinj me Baba Mondin. Mesa duket, Kreut të Shtetit nuk i ka bërë derman as Berisha dhe as vetë Baba Mondi apo vendi i shenjtë ku është lutur.

Më herët në Kuvend një deputet tha, se “Zoti të fal mëkatet shpirtërore, por jo ato ligjore”.

Dy foto të publikuara me ironi nga Artan Hoxha, teksa me “shp ërfillje” dhe thjeshtësi, sikur të sihte një procedurë e shpeshtë dhe e zakonshme në një vend demokratik, “ngu shëllon” Kreun e Shtetit pas vendimit të marrë kundër tij. “Jeta vazhdon”, shkruan Hoxha në facebook.

Artan Hoxha ironizon dhe ‘ng ushëllon’ Metën: Shkëlqesia e tij u shkarkua nga Kuvendi, jeta vazhdon! Read More »