Opinione

Arian Çani ka një propozim për Berishën: Sali Berisha duhet të bëhet si Albin Kurti

Gazetari Arian Çani ka komentuar përplasjet dhe kaosin që është krijuar kohët e fundit në Kuvend.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania ai ka propozuar që opozita duhet të ndjekë shembullin e kreut të qeverisë Albin Kurti, gjatë kohës që ishte në opozitës.

Sipas tij opozita në vendin tonë duhet të ketë një strategji, ose në të kundërtën nuk do arrijë asgjë.
Arian Çani: Kujtoj opozitën e Albin Kurtit, e mbani mend sa vazhdoi me flakadanë. As opinionin nuk e kishte shumë pro, dhe me kalimin e kohës filloi të bëhej normale. Me kalimin e kohës filloi të bëhej normale. Njerëzit duhet të mësohen me një teatër të ri, me ca aktorë të veshur me kostume të tjerë. Unë them se nëse e kanë me kaq nuk do të arrijnë gjëkundi. Nëse nuk do të kenë një strategji nuk do të arrijnë asgjëkundi.

Arian Çani ka një propozim për Berishën: Sali Berisha duhet të bëhet si Albin Kurti Read More »

Fevziu rrëfen takimin e parë me Edi Ramën: S’do e mendoja kurrë që…

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer jetën e 39 personave të shpalosur në librin e tij më të fundit “Takimet e mia me…”, ku një prej tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Për këtë të fundit, Fevziu thotë se ka qenë një personazh interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80 dhe dukej atipik. Në një cep të librit gazetari thotë se ka shkruar dhe për momentin kur e ka takuar për herë të parë Ramën dhe bisedat që ka zhvilluar me të. Ai thekson se nëse dikush atëhere do e pyeste mbi të ardhmen e Ramës, vetëm kjo që ka sot, nuk do i kishte shkuar kurrë ndër mend.

“Te Rama kam një pjesë, ku bëj dhe një lloj rivlerësimi për të: pjesa kur flas për Ramën dhe raportin e tij më të shkuarën. Ai ishte një personazh shumë interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80. Dukej atipik. Kam pjesën kur e kam takuar për herë të parë personalisht, dhe them që: nuk kujtoj mirë atë takim, ishte një diskutim sa politik aq dhe letrar. U fol për Berishën dhe PD, aq sa u diskutua për Kadarenë dhe Martin Camajn. Një gjë më bëri shumë përshtypje them, Edi Rama ishte një njeri sa ambicioz dhe njohës i mirë i eventeve politike.

Dukej që e kishte ndjekur çdo gjë me vëmendje. Nëse dikush në atë moment do më pyeste se cila do të ishte e ardhmja e tij, vetëm atë që ka sot nuk do më shkonte kurrë nëpër mend. Do ta mendoja më shumë një hero cinik që tallej me provincializmin dhe falsitetin, se sa ulur në fronin e mbretërisë së falsitetit politik që Shqipëria prodhoi në 30 vitet e fundit.

Është transformimi i atij personazhi që dilte me poturet e gjera që në atë kohë, që e kishte tendencë që dilte kundër normalitetit, kundër standardit, që befas u kthye në mbretin e standardit më bazik që Shqipëria ka prodhuar”, tha Fevziu në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”.

Fevziu rrëfen takimin e parë me Edi Ramën: S’do e mendoja kurrë që… Read More »

Revoltohet Sonila Meço: Kemi kapur fundin, këto gjëra vetëm në Shqipëri ndodhin

Sonila Meço është revoltuar pas rastit të dhunimit të vajzës 3-vjeçare nga edukatorja.

Ajo shkruan se kemi kapur fundin dhe se këto gjëra vetëm në Shqipëri ndodhin.

“Kam ngecur tek kërcitja e tmerrshme e kockës së njomë të një vogëlusheje 3 vjeçare…
U thye edhe ashti i fundit i njerzillëkut të shoqërisë, eshtra bazike e ekzistencës, kufiri i fundëm i tolerancës, skaji i epërm i durimit të një shoqërie, që është tkurrur në mbijetesë shpirtërore e kulturore.

I gjithë zinxhiri garantues, mbrojtës, sigurues, ushqyes e kultivues i njeriut për njeriun, i shtetit për qytetarin, i ministrisë për institicionin arsimor, i edukatores për fëmijën, i doktorit për pacientin, i policit për të pambrojturin, i shoqërisë për familjen, i drejtësisë për viktimën, i të rriturit për të voglin, i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut, i politikës për taksapaguesin, i biznesit për klientin, i shpirtit për shpirtin është shpërbërë e shkërmoqur si të ishim tribalë, të humbur e të harruar civilizimi.

Dhe Jo! Nuk ndodh kudo në botë dhe Po, veç në filma mund të haset skenari i një fantazie patologjike të fshehjes së një krimi mbi pafajësinë e dlirë të një fëmije nga të gjitha institucionet.

Se mirë u çmend edukatorja, pas saj koleget, pas tyre drejtoresha, pas saj ministria, më pas mjeku, pas tij polici, edhe më pas tij oficeri i policisë gjyqësore, tej më pas tij gjykata….por nëse janë çmendur këta, dyshoni më se jemi të shëndetshëm mendërisht ne të tjerët?

Po si mund të prodhojë një zinxhir kaq të përsosur kriminal një shoqëri e tërë, që peshon me qesëndi kalbjen e vet mbi ashtin e njomë të një fëmije, teksa këndon e lumtur, nga vendi ku duhej të qe më e mbrojtur se kurrë?

A e kuptoni, që kemi kapur fundin”, shkruan ajo.

Revoltohet Sonila Meço: Kemi kapur fundin, këto gjëra vetëm në Shqipëri ndodhin Read More »

Aktivistja: Kopshti ‘Stinët’ vetëm 1 vit i hapur, është denoncuar 4 herë për dhunë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht privat në Tiranë, ku është dhunuar fizikisht një 3-vjeçare.
Nëna e vajzës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.

Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna.

Dyshimet e hetuesve janë se mund të jetë lënduar gjatë kohës që ka qenë në gjumë. E mitura është vendosur për të fjetur në krevat në orën 12:21 minuta të datës 1 nëntor dhe është zgjuar nga gjumi në orën 15:03 minuta. Pasi është zgjuar, në pamjet e kamerave ajo shfaqet e shqetësuar dhe me dhimbje.

Gjatë kohës që ajo ka qenë në krevat, sipas hetuesve, në rrotullim e sipër në gjumë, mund të jetë lënduar në hapësirat e krevatit. Referimi në Prokurorinë e Tiranës është bërë me akuzën “keqtrajtimi i të miturve”, për shkak se edukatorja shfaqet qartë në pamjet e kamerave se e qëllon vajzën me vizore.

Romina Sefa, aktiviste e cila ishte pjesë e protestës së organizuar para kopshtit ku dhunua 3-vjeçarja tha në emisionin GoodMorning Albanians se kopshti Stinët ka vetëm 1 vit që është hapur dhe në këtë periudhë të shkurtër ka pasur 3 raste denoncimi nga prindërit për dhunë.

“Po flasim për një kopsht në mes të Tiranës që nuk kushte licence dhe e ne marrim vesh vetëm kur ndodh kjo ngjarje. Kopshti kishte vetëm 1 vit që ishte hapur. Ata që ishin të lagjes nuk i dërgonin fëmijët në atë kopsht. Brenda 1 viti në këtë kopsht ka pasur 4 ankesa nga prindërit, nuk e di nëse e kanë denoncuar në polici”, tha ajo.

Aktivistja: Kopshti ‘Stinët’ vetëm 1 vit i hapur, është denoncuar 4 herë për dhunë Read More »

Gruaja i zë pritë Berishës: Vetëm ti dhe Rama dilni në Tv. S’dimë kush na përfaqëson

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha po mbante një komunikim me gazetarët, pranë ambienteve të Kuvendit ishte një qytetare, e cila u shfaq e revoltuar në përgjithësi me klasën politike.

Ajo iu drejtua ish kryeministrit duke thënë se nuk e dimë kush na përfaqëson, pasi nga mëngjesi deri në darkë në televizor del vetëm Rama dhe Berisha.

Berisha: Nëse je gazetare rri këtu dhe bëj pyetje, po nuk je gazetare, shko në zyrë dhe të pres atje.

Qytetarja: Zoti Berisha, unë nuk e di kush në përfaqëson në parlament. Ne kemi halle. Në televizor ju shikojmë vetëm juve dhe Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë.

Berisha: Hajde dhe ti dil ne televizor, unë nuk kam kundërshtim

Qytetarja: Këtu ka shkelje ligjore qysh nga Presidenca, kryeministri, ministrat.

Berisha: Unë të besoj, por nuk e zgjidhim dot këtu.

Qytetarja: Nuk di kë të takoj

Berisha: Unë nuk jam presidenti, unë jam Sali berisha.

Gruaja i zë pritë Berishës: Vetëm ti dhe Rama dilni në Tv. S’dimë kush na përfaqëson Read More »

Çani: ‘Vazhdojmë të jemi vend qesharak. Këtu nuk vdes asnjë nga këto stuhitë’

Duke folur për situatën e krijuar nga moti, Arjan Çani ka thënë me humor në emisionin e tij “Zonë e Lirë” se në Shqipëri nuk vdes askush nga këto fenomene natyrore, ndryshe nga ç’ndodh në vende të tjera të botës.

“Vazhdojmë të jemi vend qesharak. Këtu nuk vdes asnjë nga këto stuhitë”, tha Çani duke sjell në vëmendje që stuhia “Ciaran” ka shkaktuar 7 viktima në Itali.

Çani: ‘Vazhdojmë të jemi vend qesharak. Këtu nuk vdes asnjë nga këto stuhitë’ Read More »

Ku ndodhet Meta?- Avokat Gjokutaj zbulon nëse ka komunikuar me të: Mbrëmë kam parë disa foto…

Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar sot se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa është shprehur se nuk e di ku ndodhet ai, por shton se mbrëmë ka parë disa foto të tijat me disa miq në Shqipëri.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjokutaj shprehet se ndaj Metës janë aktivizuar persona me të kaluar të dyshimtë për t’i përpiluar kallëzime, por shton se nuk është marrë në pyetje dhe se nuk flitet për ndonjë letërporosi.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi.

Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha ai

Ku ndodhet Meta?- Avokat Gjokutaj zbulon nëse ka komunikuar me të: Mbrëmë kam parë disa foto… Read More »

Edi Paloka: O shqiptarë, po s’u ngritët sot për Sali Berishën, s’do ketë më kush t’ju mbrojë. Do t’ju marrin jetën

Edi Paloka, pas thirrjeve për të rrëmbyer armët, por që nuk e dëgjoi askush, këtë radhë iu ka bërë një tjetër apel shqiptarëve, që të ngrihen për të mbrojtur Sali Berishën.

“O shqipe, kuptojeni se po nuk reaguat sot, do të jetë vonë kur e keqja t’ju ketë ardhur në derën e shtëpisë.

Do ju marrin lirinë, shtëpitë, pronat dhe jetën e nuk do ketë se kush t’ju mbrojë.

Nuk do ketë as kush të ngrejë zërin e jo t’ju dalë në krah!

Kështu filloi dhe në ‘46 …,” shkruan Paloka.

Prej ditësh, ata pak njerëz që i kanë mbetur në krah Sali Berishës, po përpiqen të ngrejnë popullin për ta mbrojtur, duke iu bërë thirrje të përditshme.

Por sa më shumë flasin këta, aq më shumë e braktisin Berishën.

Edi Paloka: O shqiptarë, po s’u ngritët sot për Sali Berishën, s’do ketë më kush t’ju mbrojë. Do t’ju marrin jetën Read More »