Opinione

Ku ndodhet Ervin Mata? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ai është një person shumë…

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se 1 vit më parë, ka pasur informacion që Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri me një person, i cili konsiderohet si drejtuesi i organizatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi.

Gazetari Hoxha deklaron se nga informacionet e tij, Ervin Mata dhe drejtuesi i organiztatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi kanë udhëtuar dhe me mjet ajror në territorin shqiptar.

Blendi Fevziu: Ku ndodhet Ervin Mata tani?

“1 vit më parë, ka pasur informacion që Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri me një person, i cili konsiderohet atje si drejtuesi i organizatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi. Ka ardhur në Shqipëri bashkë me të. Ai ka qëndruar në Shqipëri dhe kanë lëvizur me sa di unë edhe me mjet ajror në

Dyshime ka shumë, çështja është si të shkosh tek prova. Ekspozimi i Ervin Matës u bë pas ngjarjes në Bllok. Pas ngjarjes në Bllok, Ervin Mata ka pasur disa momente… sepse është një nga personazhet më kontraversë të narko-trafikut. Mund ta gjesh një muaj në kulm se mund të ketë lëvizur një sasi prej 1 ton-1 ton e gjysmë kokainë dhe muajin tjetër mund ta gjesh krejtësisht pa Lekë duke kërkuar para. Pra është një personazh shumë i çuditshëm, paguante çmimet e kokës për të bërë aktivitete kulturore, klipe e ku di unë për të realizuar gjëra të tilla. Ervin Mata hyn kryesisht tek pjesa e narkotrafikut, e trafikimit të sasive më të mëdha në Bashkimin Europian”, tha Hoxha.

Ku ndodhet Ervin Mata? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ai është një person shumë… Read More »

Sali Berisha shpall SPAK-un organizatë kriminale: Janë banda më e rrezikshme në Shqipëri

“Nëse ka një njeri në Shqipëri, që ka deklaruar qindra herë se SKAP është organizatë kriminale, ai është Sali Berisha.”

Kështu tha Sali Berisha para gazetarëve, gjatë konferencës për shtyp, duke nënvizuar dhe referuar vetveten se “e ka bërë këtë prej tre vitesh me radhë dhe është i pari që nga SPAK, e ka quajtur SKAP.”

“E kam bërë këtë në mënyrë absolute vetëm për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve. Sepse konstatova se aty po mblidheshin njerëz të lidhur si mishi me thoin me krimin, po mblidheshin ryshfetxhinj të tmerrshëm, po mblidheshin bashkëpunëtorë të bandave dhe kjo ishte një gjëmë, një mynxyrë e vërtetë për institucionin e akuzës në Shqipëri.

Jam ish-president, jam ish-kryeministër dhe nuk do i lejoja vetes kurrë të etiketoja njerëz që zbatojnë me ndershmëri ligjin ndryshe veçse heronj të vërtetë.

Por këta janë njerëz që janë bashkuar aty si banda më e rrezikshme në një institucion, pas hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.

Të mendosh se kjo para tre javësh, nuk është e ndershme sepse nuk ka lidhje me të.

Unë jam dhe do mbetem avokat, zë i interesit publik, ashtu siç e konceptoj unë.

Unë e kam konstatuar që në fillim se aty po rekrutoheshin jo mbi bazën e integritetit, por mbi bazën e lidhjeve të dokumentuara të krimit.

Ju besoj e dini, pikërisht për shkak të interesit publik dhe për asnjë arsye tjetër, kam qenë i detyruar të bëhem denoncues kryesor i bandave dhe lidhjeve të tyre me politikën. E kam bërë këtë për t’i hapur rrugën medieve, për t’i hapur rrugën të gjithë të tjerëve që mund të flasin kundër tyre.

Cilido që analizon Beqajn, e vërteta e padiskutueshme është se ajo që ndodhi të shtunën ishte amnistia e dytë reale e Ilir Beqës nga Edi Rama dhe skapistët e tij.

Pse? Sepse pas katër muajsh formulohej një aktakuzë, e cila për çdo njeri që ka nocionin më elementar të ligjit, për çdo gjykatës dhe çdo njeri tjetër, është e barabartë me zero.

Për çfarë akuzohet Ilir Beqaj? Pse u vunë masat? Ilir Beqaj akuzohet se nuk ka diktuar konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt.

Në ligj, Ilir Beqaj nuk ka asnjë detyrim të diktojë konfliktin e interesit mes dy personave. Si e ka zgjidhur ligji këtë në Shqipëri dhe mbarë botën? Ligji e ka të zgjidhur me detyrimin e personit për vetëdeklarim.

Prandaj është bërë kjo amnisti e dytë e turpshme dhe këtë e dinë mirë ata prokurorë që e kanë shkruar. Por ata janë po ata të cilët nuk e dërguan fare për hetim para 4 muajsh me urdhër të Edi Ramës. Dhe tani pas katër muajsh, gjetën një akuzë për ta nxjerrë të pafajshëm totalisht.

Ilir Beqaj është përgjegjës absolut direkt për aferën e sterilizimit. Sepse është ai që ka vendosur që nga sterilizim publik të kalohej në koncesion privat.

Sepse është ai që ka emëruar byrazerin, kushëririn e tij të parë, për të bërë fizibilitetin, me të cilin mashtrohet se çmimi do ulet me 3 herë, kur ai rritet me 83 herë.

Është Ilir Beqaj, që në kundërshtim me ligjet, ka pikëzuar kompaninë Investal të përzgjedhur nga Edi Rama.

Ilir Beqaj është direkt përgjegjës për vjedhjen e dytë të shekullit në emër të Edi Ramës, se me firmën e tij i ka dhënë kompanisë Investal, megasterilizatorin ultramodern, të blerë me paratë publike. Dhe i ka dhënë pa tarifë, ujin dhe energjinë elektrike.

Janë këto të gjitha që Edi Rama dhe prokurorët e tij, turpi dhe krimi i drejtësisë, duan t’i mbulojnë me fajin e Beqës që nuk zbuloi konfliktin e interesit për Rrjepajn dhe Rrapajn.
Ndërsa sa i përket rasteve të tjera, që të gjitha janë programim i Edi Ramës”, tha Berisha.

Sali Berisha shpall SPAK-un organizatë kriminale: Janë banda më e rrezikshme në Shqipëri Read More »

‘Breçani u arrestua teksa shihte ndeshjen’/ Hoxha zbulon rolin e pjesëtarëve të grupit kriminal që u çmontua nga SPAK

Operacioni u zhvillua pas 7 muajsh hetimesh nga Prokuroria e Posaçme, që zbuluan grupin kriminal

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga SPAK.

Hoxha deklaroi se operacioni u zhvillua pas 7 muajsh hetimesh nga Prokuroria e Posaçme, që zbuluan grupin kriminal të përbërë nga 11 perosna, që trafikonin kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Evropës. Hoxha dhe se ish-drejtori i policisë Ervin Breçani dhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni janë arrestuar teksa ishin së bashku dhe prisnin të shihnin ndeshjen e Kombëtares së futbollit.

Gazetarja tregoi po ashtu edhe rolin që gjithësecili kishte në këtë grup kriminal.

“Mbrëmjen e djeshme me vendim të Gjyqtares së Posaçme anti Korrupsionin dhe kundër Krimit të Organizuar, zonjës Elsa Ulliri dhe me kërkesë të prokurorit të SPAK Vladimir Marra, policia dhe agjentët e BKH-së, pasi morën e emrat e personave që ishin në kërkim nisën të ekzekutonin masat e sigurisë të vendosura nga këta persona. Erzen Breçani ishte së bashku me shefin e Krimeve të Komisariatit të Kombinatit dhe prisnin të ndiqnin ndeshjen e Kombëtares. Pikërisht janë arrestuar në këtë moment dhe në të njëjtin moment kanë kryer kontrolle në Kukës, Rashbull dhe në Selenicë.

SPAK pas hetimeve prej 7 muajsh, është i bindur se ka çmontuar një grup kriminal të përbërë nga 11 persona që fokusin e tyre kishin trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke nisur nga Ekuadori, Kolumbia, vend origjine dhe destinacion, Belgjikën, Holandën, ose dhe Gjermaninë. Në platformën SKY janë konstatuar biseda të këtyre personave, mes tyre dhe djali i ish-drejtorit të policisë, Breçani, i cili konsiderohet me rol të rëndësishëm në transportin e kokainës. Të tjerët kanë qenë të angazhuar edhe me vrasje, për prishjen e pazareve të drogës por edhe për hasmëritë si ajo e Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

Breçani akuzohet se ka pastruar para të trafikut të drogës, sipas hetimeve të SPAK. Breçani nuk akuzohet për trafik dorge. Për djalin e tij, rëndon akuza edhe për trafikun e parave si dhe sigurimi i rrethanave për kryerjen e vrasjeve. Në njoftimi ne SPAK, theksohet nga ana tjetër se u arrit të provohet përfshirja e nëpunësove dhe punonjësve të policisë. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Megjithatë, deri më sot këtu ka vetëm dy oficerë të policisë. Njëra prej tyre Bababmeto, e cila dyshoeht se ka dhënë një informacion në kohën kur ishte punonjëse e Interpolit. Oficeri tjetër, shefi i Krimeve të Kombinatit ka informuar me informacione anëtarët e grupit kriminal. Ka ende shumë biseda të paverifikuara dhe do të zbulojnë emra të tjerë të policisë së shtetit, që kanë lidhje me krimin.”– tha Hoxha.

‘Breçani u arrestua teksa shihte ndeshjen’/ Hoxha zbulon rolin e pjesëtarëve të grupit kriminal që u çmontua nga SPAK Read More »

Është kthyer në një ‘himn’ gjatë ndeshjeve të kombëtares, Ylli Manjani shpërthen ndaj këngës së Adem Jasharit në stadium: Është e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

Kënga ‘Mora Fjalë’ e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza është kthyer në një himn të dytë, sa herë që luan Kombëtarja e futbollit.

Tifozët në stadium e kanë bërë traditë këndimin e vargjeve të këngës kushtuar heroit të UÇK-së Adem Jasharit, por edhe vetë lojtarët e këndojnë gjatë festës në dhomat e zhveshjes. Mejgithatë, duekt se jo të gjithë janë dakord me këtë fakt.

Një prej tyre është dhe Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, i cili ka folur me rezerva për këtë. Sipas tij, kënga nuk ka aspak lidhje me futbollin, e po ashtu është përdhosje e figurës së heroit të UÇK-së.

“Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?

Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim. Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, u shpreh Manjani.

Është kthyer në një ‘himn’ gjatë ndeshjeve të kombëtares, Ylli Manjani shpërthen ndaj këngës së Adem Jasharit në stadium: Është e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin Read More »

Frrok Çupi parashikon fatin e ‘non-gratës’: Po hapet kutia e Pandorës, nuk është vetëm ‘Partizani’ ja 3 elementët e fortë që drejtësia do thellojë ndaj Berishës

Analisti Frrok Çupi, gjatë një interviste televizive theksoi se Sali Berisha përpiqet që të gjejë shpëtim teksa përpiqet që të shmangë procedurat ligjore që i ka dërguar gjykata lidhur me hetimin që ka nisur ndaj tij për aferën e kompleksit Partizani.

“Janë tre elementë që duken në fushën e drejtësisë. E para, SHBA-të. E dyta, maxhoranca dhe i treti, fajtorët, të cilët janë Berisha me të tjerë. Unë s’e konsideroj të rëndësishme faktin që Berisha nuk do të shkojë atje. Për mua është një tentativë, sigurisht e dështuar, për një marrëveshje me qeverinë. Berisha tenton ose me qeverinë apo me ambasadën e SHBA që t’i japë një gjë, të shkëmbejë një gjë me të. Mendoj se Berisha deri tani ka shkëmbyer dhëndrin, por duke shkëmbyer dhëndrin me të drejtën, gaboi sepse u gjet vetë brenda qarkut.

Pranoi fajin, se është pjesë. E shikoni se tani nuk e përmend më dhëndrin sepse dështoi me atë. 17 kullat janë gjëja më e thjeshtë në krimin shtetëror në Shqipëri. Berisha pret Gërdecin, ku ka kryer 26 vrasje, pret 21 Janarin ku është ekzemplar në krimin shtetëror në të gjithë botën e bardhë dhe pret me siguri sinjale të tjera për kohët e thella. Po ajo që po kuptojmë tani është një gjë që tashmë ra miti Berisha. Këta ngritën një mit tjetër të procedurave, ra. Tani edhe miti që drejtësia nuk merret me të shkuarën.

Në drejtësi tradicionale, e cila vepron edhe në ditët tona, hapja e një çështje të kaluar, e hap tërë situatën e një drejtësie të munguar në të shkuarën. Aleks Nika është njeriu, që edhe pse i vdekur, po hap tërë kutinë e Pandorës ku janë kryer krime. Nuk ka më që SPAK s’do të pyesë më se kur ka ndodhur. Tashmë kjo gjë ka rënë, do të thotë se parashkrimi i krimit dhe procedurat me të cilat është mbajtur gjithë kohës qeveria Berisha, tani nuk funksionojnë më. “, u shpreh analisti.

Frrok Çupi parashikon fatin e ‘non-gratës’: Po hapet kutia e Pandorës, nuk është vetëm ‘Partizani’ ja 3 elementët e fortë që drejtësia do thellojë ndaj Berishës Read More »

Berisha: Jam më i fuqishëm se kurrë, socialistët po fshihen si minjtë!

“Berisha i tretë është më i fuqishëm se cdo Berishë tjetër gjeri më sot”. Kështu deklaroi sot Sali Berisha në fund të mbledhjes së grupit të PD-së në Kryesinë e Kuvendit.

Tha se rezistenca do të vazhdojë dhe se socialistët po fshihen pas mbledhjeve online. “Komisionet hetimore do i nxjerrin të palarat, vendimet anti-ligjore dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin. Aksionin e keni shumë transparent.

Sot ju e patë…zhduken si minjtë prapa dixhitaleve. Numrat për grevë urie i kemi gati absolutisht që nesër, por do të merret vendimi në momentin e duhur. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën nuk do të njihet nga opozita”.

Foli edhe për takimet që ka nisur në bazë dhe mungesën e Gazment Bardhit. “Takimet janë të hapura për cdo deputet. Të jemi realistë janë takime të kryetarit të PD-së direkt me elektoratin për të dhënë mesazhin “opozita në veprim”. Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion”.

Berisha: Jam më i fuqishëm se kurrë, socialistët po fshihen si minjtë! Read More »

Romeo Kara nxjerr faktet që fundosin Ilir Metën: Mbllaçitje në gojën e tij, lidhjet që ka me aferën CEZ-DIA dhe vdekja e dyshimtë e Qazim Tepshit

Juristi Romeo Kara ka folur për aferën CEZ-DIA dhe hetimet e SPAK, ku kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit në SPAK në cilësinë e personit në dijeni. Ai thotë se në dukje dukej se nuk dinte çfarë të thoshte për momentin, nëse ishte thirrur si person në dijeni apo nën akuzë.

“Ishte një mbllaçitje në gojën e tij. U kuptua që kishte të bënte me këtë çështje. Hyri dhe doli duke përmendur emrin tim. Ndjen rrezik për këtë çështje dhe thotë dhe për të trazuar ujërat”, tha ai në MCN.

Kara deklaroi se kjo çështje është kallëzuar prej tij në vitin 2017, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe se çështja e privatizimit të CEZ është hetuar, ka disa vepra penale, ku ka kallëzuar 14 veta.

“Mundësitë e mia të hetimit aq ishin, ato që janë, janë të pakundërshtueshme. Nuk ka dalë ndonjëherë Berisha ta trajtojë atë dosje.

Uroj që SPAK ta gjejë fakte të reja dhe ta rihapë për gjykim që në shkallën e parë. Kemi të bëjmë me një vjedhje të organizuar nga klasa politike të një pasurie kombëtare.

Sektori energjetik shihet si llokmë, kemi parë se si kanë hyrë dhe kanë dalë miliarderë. Kemi bashkudhëtarë të Ilir Metës, si Dritan Prifti që e kanë akuzuar që në vitin 2010 lidhur me këtë aferë.

Unë kam arritur të krijojë dyshime të arsyeshme me fakte që ky person, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Kastriot Ismailaj, kanë hyrë në një aferë me palën çeke.

Në atë kohë prokuroria ka parë në mënyrë të kufizuar objektin vetëm për mashtrim të Ismailaj. Kam marrë të dhëna se Prokuroria ka tentuar ta mbyllë dosjen, në periudhën 2015-2016.

Kemi parë emisarë të Metës që kanë shkuar të takojnë Ismailaj në burg me mesazhe të zeza. Por kjo dosje ia doli që të mbijetojë. Koha e gjatë dhe mënyra si po thirren persona, tregon se po i hyjnë në themel çështje”, tha ai.

Kara tha se për herë të parë Meta e pranoi se ERE ka dhënë vendime të dënueshme, duke favorizuar palën çeke.

“Ndërmarrja ka qenë 76% e shtetit çek dhe 24% e shtetit shqiptar, që si aksioner minoritar nuk ka mbrojtur të drejtat tona por i është lënë hapësirë Ministrisë së Energjisë që të ndërhyjë për të bërë këto allishverishe.

Kallëzimet janë dhe indicie. Unë për shkak të detyrës kam gjykuar se është konsumuar një vepër penale e konsumuar nga 6 persona të kallëzuar nga unë dhe mendoj se SPAK e ka zgjeruar gamën e hetimeve dhe provave.

Përmend dëshminë e Jozef Hejsekut, drejtorit të OSHEE, i cili ka deklaruar se Ismailaj është prezantuar nga Qazim Tepshi, ish-ambasador në Pragë, një njeri i qarqeve politike, sidomos i Metës dhe i Berishës.

Kanë dashur në këtë aferë të kenë një person zëdhënës të këtyre qarqeve dhe të krijojnë një klimë të besimit të mirë për të bërë bashkë të ligjshmen dhe të paligjshëm.

Nuk është se do mblidheshin 460 milionë euro borxhe dhe 200 e ca ti merrte DIA. Mendoj se Qazim Tepshi ka qenë nga personat e parë që ka pasur dijeni, madje ka qenë i përfshirë me 12%.

Për mua vdekja e tij është e dyshimtë. Për mua personat që akuzojnë Metën, rrezikojnë.

Mendoj se nuk ka pasur nevojë Agron Çela të jetë ndërmjetës mes Metës dhe Ismailaj. Që në vitin 2000, Meta ka qenë në festën e Ismailaj. Dëshmitë përputhen me atë çfarë ka ndodhur.

Numri i personave është i madh, por Meta sipas gruas së Ismailaj, thotë se Meta na bënte presion për vendimin e ERE-s për të marrë 10 milionë euro.

Meta i bënte presion Ismailaj dhe ky i fundit i bënte presion ERE. Ismailaj ka qenë person që bënte ligjin e asaj kohe në ERE si njeri i Metes.

Nasip Naço ka dhënë dorëheqjen nga presionet që i ka bërë në zyrë Ismailaj.

Meta më mirë të mos kishte folur fare, se sa mohoi Ismailaj dhe në këtë mënyrë ai pranoi fajësinë”, tha Kara.

Romeo Kara nxjerr faktet që fundosin Ilir Metën: Mbllaçitje në gojën e tij, lidhjet që ka me aferën CEZ-DIA dhe vdekja e dyshimtë e Qazim Tepshit Read More »

Ndarja tragjike nga jeta e Duamenës, Shakohoxha reagon ashpër: Zoti ju dënoftë more vrasës

Ngjarja tragjike në stadiumin e Rrogozhiëns ku pësoi kolaps Rafael Duamena i cili më pas u nda nga jeta, ka sjellë reagime të shumta në vendin tonë.

Një prej tyre është edhe ai i gazetarit të njohur Dritan Shakohoxha, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale rreth kësaj ngjarje të trishtueshme.

Nuk ka qenë thjesht një mesazh ngushëllimi, por edhe një akuzë e rëndë, pasi sipas tij, nuk duhej që futbollisti ganez të kthehej në fushat e lojës.

“U prehsh në paqe more djalë. Zoti ju dënoftë more vrasës. Kudo në botë nuk e lejuan të luante… këtu e lanë”, shkruante Shakohoxha në postimin e tij.

Ndarja tragjike nga jeta e Duamenës, Shakohoxha reagon ashpër: Zoti ju dënoftë more vrasës Read More »