Opinione

Monika Kryemadhi: Ka një rrugë si zgjidhet kriza në PD

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se zgjidhja për situatën në Partinë Demokratike mund të zgjidhet vetëm me anë të votimit. E ftuar në emisionin “A Show” në Syri Tv, Kryemadhi u shpreh se në PD duhet të bëhet votim i brendshëm.

“Zgjidhja është e thjeshtë, vota. Të shkojnë në votim të brendshëm”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se dh una që u pa në datën 8 janar është e njëjtë si ajo që u pa në pro testat e dje gies së mandateve, duke shtuar se faji për këtë është i Lulzim Bashës.

“Dh unën që kemi parë si jashtë edhe brenda PD është parë në prot estat e dj egies së mandateve. Politikani është një individ i vetëm që merr për sipër të përfaqësojë interesat e qytetarëve. Lulzim Basha nuk është i fuqishëm dhe qytetarët nuk kanë ku të gjejnë mbështetje”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Ka një rrugë si zgjidhet kriza në PD Read More »

‘Burrë me lekë, apo burrë me shkollë’, ja si përgjigjen shqiptarët

A është e vështirë për vajzat me arsim të lartë të vendosin për martesë? A ndikon arsimi i lartë në gjetjen apo mos gjetjen e partnerit ideal? Kjo ishte tema e rubrikës “Vox Pop” me Enkin në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Edhe pse nuk ka një recetë për gjetjen e partnerit ideal, një pjesë e qytetarëve pohojnë se pretendimet e vajzave me universitet rriten me kalimin e kohës dhe se kjo gjë i vështirëson ato të vendosin për bashkëshortin e jetës.
Përgjigjet e qytetarëve – “Varet nga preferencat që ka. Siç është vajza ime me arsim të lartë dhe ai duhet të ketë nivelin e saj”, thotë një nga të intervistuarat.

“Sot gjen më kollaj një vajzë po pate lekë, si të arsimuar si të paarsimuar”, është komenti tjetër për këtë temë që sjell shumë reagime të ndryshme.

“Gruaja duhet të dijë që burri është burrë, çfarë ka që t’i shërbejë burrit, i shërben familjes”, shton një tjetër. Ka edhe nga ata që nuk janë kategorikë për pjesën e shkollës

“Është e rëndësishme të ketë arsimin e lartë, por jo të jetë e fiksuar pas shkollës”. Përgjigjet e qytetarëve RTV Ora i ka publikuar në Youtube.

‘Burrë me lekë, apo burrë me shkollë’, ja si përgjigjen shqiptarët Read More »

Reagon Stresit pas daljes nga b urgu

Raeperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga bu rgu. Ai ishte së bashku me 33 personat e tjerë që u shoqëruan në po lici për pr otestën e dhu nshme në selinë e Partisë Demokratike.

Përmes një videoje që ka ndarë në rrjete sociale, reperi i ka falenderuar të gjithë për mesazhet e panumërta dhe mbështetjen që i kanë dhënë. “Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë.

Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Ju përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur.Shihemi shumë shpejt“, shprehet reperi.

Të gjithë demokratët u dërguan në shtëpi, ashtu si edhe 5 kosovarët që nuk ishin me asnjërën palë dhe rezultoi se ishin arr estuar gabimisht.

Kujtojmë se të shtunën, selia e Partisë Demokratike u su lmua me fo rcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të pro testuar për largimin e kreut Lulzim Basha.
Pro testuesit t entuan të hapin me forcë dyert e bli nduara dhe thy en xhamat. Menjëherë ndërhyri po licia për të shpërndarë tu rmën, ku u përdor edhe gaz lot sjellës.

Reagon Stresit pas daljes nga b urgu Read More »

Sali Berisha s ulmon gazetarin Baton Haxhiu: ‘Baton Stanishiçi. Njeriu që gjatë lu ftës në Kosovë u shpall i…’

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për “RTK Prime”, ka su lmuar gazetarin Baton Haxhiu, teksa e ka quajtur “Baton Stanishiçi”.

Madje gazetari e ka ndërprerë duke thënë që mos ta cilsonte si të tillë pasi janë kolegë.

Pjesë nga biseda

Berisha: Baton Stanishiçi. Njeriu që gjatë lu ftës në Kosovë u shpall i vd ekur nga shtabi i Stanishiçit. Përse nuk të shpallen ty apo ndonjë tjetër por atë? Agj entët që shpallen të vd ekur janë njerëz të misioneve më speciale. Ju e dini shumë mirë që në takimin me katër sy midis Ramës dhe Vuçiçit në Beograd ishin dhe 2 sy të tjerë në takim, sytë e danjollit të sherkës. Ai ishte Batoni.

Gazetari: Meqë e kemi kolegë do ju lutesha ta ruajmë nga këto cilësimë.
Berisha: Mundësisht përcillja këto mendime të mijat shikuesve të Kosovës.

Sali Berisha s ulmon gazetarin Baton Haxhiu: ‘Baton Stanishiçi. Njeriu që gjatë lu ftës në Kosovë u shpall i…’ Read More »

Transplanti i parë i zemrës së derrit te njeriu, imami e quan ‘haram’: ‘Është më keq se pirja e alk oolit’

Një 57-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kryefjalë në mediat botërore, për shkak se në trupin e tij është transplantuar zemra e një derri.
Kjo pro cedurë është zhvilluar për herë të parë dhe është shpresëdhënëse për njerëzit që vu ajnë nga sëmundjet e zemrës.

Mirëpo, një zhvillim kaq i madh në botën e mjekësisë nuk është mirëpritur nga hoxha kosovar, Shefqet Krasniqi. Sipas tij një veprim i tillë është “deg radim dhe haram”.

“Në të gjithë librat qiellor derri ka qenë i ndyrë dhe çdo produkt i tij po ashtu. Por që shumë popuj e kanë futur në përdorim pavarësisht ndalimit, ndërkaq çifutët dhe myslimanët vazhdojnë të mos e konsumojnë, andaj përdorimi i këtyre produkteve është për me e deg radu fjalën e zotit… Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është de gradim”, ka thënë Shefqet Krasniqi për Klankosovën.

Sipas tij, mjekimi me gjëra të ndaluara është haram, madje në këtë rast edhe më “haram” se alkooli.

“Kjo mund të jetë edhe më e rëndë se pirja e alko olit për mjekim, pasi alkooli mund edhe të pastrohet nga trupi, ndërkaq kjo mbetet. Pra me e nda trupin me derr është haram. Jo vetëm unë po asnjë mysliman nuk mundet me u pajtu me këtë”, ka thënë Krasniqi.

Transplanti i parë i zemrës së derrit te njeriu, imami e quan ‘haram’: ‘Është më keq se pirja e alk oolit’ Read More »

Meta flet për herë të parë pas pro testës: Basha, përgjegjësi i vetëm!

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë pro testën e zhvilluar më datë 8 janar përpara selisë së Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Click Plus” në Maqedoninë e Veriut, aty ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Meta tha se përgjegjësi i vetëm për dë shtimet e opozitës është kryedemokrati Lulzim Basha.

“Përgjegjësia ek skluzive për dës htimet e opozitës i takon Lulzim Bashës,” tha mes tjerash presidenti Ilir Meta. Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e papre cedentë, ku për më shumë se tri orë pati përpl asje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës.

Meta flet për herë të parë pas pro testës: Basha, përgjegjësi i vetëm! Read More »

Agron Shehaj: Duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë

Deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili është edhe një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në përplasjen e këtij të fundit me Lulzim Bashën, ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet PD.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se pakica që ka Basha kontrollohet nga Edi Rama, ndaj duhet ndërtuar një alternativë e re dhe një opozitë e vërtetë.

“Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.

PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.

Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.

Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim”, shkruan Shehaj.

Agron Shehaj: Duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë Read More »

Ka hu mbur apo ka fituar pas pr otestës? Ja si përgjigjet ish kryeministri Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat pas protestës së dhunshme të ndodhur në selinë blu tha se nuk është fituar pak nga kjo protestë.
“Është bu nkier personal i Lulzim Bashës, pro testuesit paqësorë erdhën me qëllim për të çliruar ndërtesën e tyre, jo për tu përballur me të gjithë forcën dhe egërsinë e na rkoqeverisë se ata besojnë se po licia nuk mund të ndërhynte kurrë në territorin e ndërtesës së një partie politike, aty siç ishit ju dëshmitarë nuk ndodhi asgjë kërc ënuese për asnjë njeri dhe fakti që nuk ka një njeri të gërvishtur qoftë në seli qoftë jashtë saj dëshmon karakterin paqësor të kësaj pr oteste.

Është fituar jo pak them unë, do t’i marr hua shprehjen një kolegu tuaj,’ Lulzim Basha u muros në muret e kryeministrisë’ dhe kjo është shumë, motivim edhe më i madh për popullin opozitar”, tha Berisha.

Ka hu mbur apo ka fituar pas pr otestës? Ja si përgjigjet ish kryeministri Berisha Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com