Opinione

Dashamir Shehi: ‘Rama mori në telefon ata të naftës dhe u tha,’ç’bëni more legena’

Dje u konstatua një ulje e lehtë, por e përkohshme e çmimit të naftës. Dashamir Shehi ka rrëfyer se pas rënie të lehtë të çmimit të karburantit fshihet kryeministri Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin ‘Opinion’ ai tregoi e gjitha ndodhi si pasojë e një telefonate të Kryeministrit. Ai u shpreh i sigurtë duke treguar se çfarë mund t’iu kishte thënë Rama si dhe tha se i vjen mirë që kanë reaguar shqiptarët, duke iu referuar protestave.

“Kjo që po të them unë të jesh i sigurt që nuk është ulur fare prej asaj të bursës, por është ulur se jam i sigurt që Kryeministri jonë i nderuar ka marrë nja dy nga ata në telefon dhe i ka thënë çfarë bëni more legena, ku e çuat, e nxorët popullin atje. Prandaj është e rëndësishme ajo që tha zotëria, që ne duhet të dalim dhe duhet të dalim për t’i treguar që ore ky popull reagon. Më bëhet qejfi që kanë reaguar shqiptarët”, – tha ndër të tjera Shehi.

Dashamir Shehi: ‘Rama mori në telefon ata të naftës dhe u tha,’ç’bëni more legena’ Read More »

Grida Duma: Ja çfarë e ka shkatërruar PD-në

Deputetja Grida Duma u shpreh mbrëmjen e djeshme se nuk e di nëse do të kandidojë për t’u bërë kryetare e Partisë Dmeokratike, në rast se zhvillohen zgjedhje të reja brenda partisë.
Sipas saj, në PD ka pushtet për ta ndarë mes shumë njerëzve, teksa shtoi se tendenca për ta ndarë pushtetin mes 4-5 njerëzve e ka shka tërruar partinë.

“Nuk e di sot, nuk mund ta di sot. Nuk mendoj se është e thjesht të marrësh sot PD-në dhe të ringresh. Unë besoj se në atë parti ka për të ndarë shumë. Tendenca për ta ndarë në 4-5 veta e ka shka tërruar. Ka aty pushtet për shumë. Ne duhet ta ngremë frymën të tipit që kushdo që të fitojë, do të na ketë mbrapa për ta ringritur atë parti”, tha Duma në “Opinion”.

Grida Duma: Ja çfarë e ka shkatërruar PD-në Read More »

Sali Berisha i dërgon mesazh kryedemokratit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur li dhur me situatën brenda PD dhe në raport me kryedemokratin Lulzim Basha.
Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se ka kontakte me demokratët, por jo me Bashën për të cilin tha se ka kaluar çdo vijë të kuqe.

Ish-kryeministri tha se Basha e ka rrugën e hapur që të garojë përsëri për kryetar partie në garën që sipas tij, do të hapet pas Kuvendin Kombëtar më 30 prill.

Pjesë nga intervista

A do të ndërmerrnit një nismë të takonit Bashën për të gjetur një zgjidhje?
Në po vendosim kontakte dhe jam i hapur…

Përfshirë dhe Z.Basha?

Jo, nuk kam ndonjë kontakt me Bashën. Basha ka tejkaluar çdo vije të kuqe dhe limit në qëndrimin ndaj PD dhe vetes së tij. Në rast se Basha e ndien se mund të marrë pjesë në garë që do hapet për të gjitha forumet e ardhme ai nuk është i përjashtuar, ne nuk përjashtojmë. ai ka përjashtuar, ne jo. Ai e ka rrugën e hapur. Ai bën zgjedhjen e tij, ne jemi të hapur.

Sali Berisha i dërgon mesazh kryedemokratit Read More »

A jeni i gatshëm të largoheni, si kushti i vetëm për të bashkuar demokratët? Sali Berisha jep përgjigjen e papritur

Ish-kryeministri Sali Berisha dha një prononcim për mediat sot para Kuvendit në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend dhe brenda PD-së. Berisha ndër të tjera u pyet nga gazetarët nëse do të ishte i gatshëm të largohej, nëse ky do të ishte kushti i vetëm për të bashkuar demokratët.

Ish-kryeministri tha se kushti i vetëm që ai mund të pranojë është vota e lirë.

I ndalur tek deklarata e deputetes Grida Duma se bashkimi me ish-kryeministrin është një hap pas, tha se respekton çdo mendim.

-Deklarata e Grida Dumës se bashkimi me Berishën është një hap pas?

Berisha: Respektoj çdo mendim, unë e kam thënë qëndrimin tim dhe të PD. Hapje të plotë ndaj të gjithë atyre të cilët pranojnë votën e lirë.

-Nëse kushti i vetëm për të bashkuar demokratët dhe për t’i hapur rrugën një gare të drejtë, Do ishit i gatshëm të largoheshit?

Berisha: Kushti i vetëm që mund të pranohet është vota e lirë. Mendoj që nëna e të gjitha problematikave është vota e lirë.

A jeni i gatshëm të largoheni, si kushti i vetëm për të bashkuar demokratët? Sali Berisha jep përgjigjen e papritur Read More »

Reagimi i ashpër i Robert Aliajt: ‘Televizioni shet pa frikë pro stitucion çdo ditë’

Robert Aliaj ka bërë ak uza të forta pas vendimit për të lënë në mes spektaklin “Love Story”.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”, ai foli ash për për ekranet shqiptare, duke thënë se “shesin pro stitucion çdo ditë”.

“Televizioni shet pa fr ikë pr ostitucion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imo ralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e tro tuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë.

Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e di ktaturës.

Televizoni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin”- u shpreh artisti i njohur.

Reagimi i ashpër i Robert Aliajt: ‘Televizioni shet pa frikë pro stitucion çdo ditë’ Read More »

Alfred Cako vjen me paralajmërimi e ‘fr ikshëm’/ Çfarë do ndodhë pas një viti?

Teoricieni Alfred Cako ka reaguar li dhur me rritjen e çmimit të karburantit. “Nuk keni pare gje akoma! Si do t’ju dukej pershembull 1 liter = 30 € pas 1 viti?! Po 40€?”, paralajmëron Cako në Facebook.
Postimi i Cakos:

U merzitet? Talleshin qeveritaret me mua dhe disa trushpelare?! Joooo, mos u merzitni, jemi shume mire sot.

Nuk keni pare gje akoma! Si do t’ju dukej pershembull 1 liter = 30 € pas 1 viti?! Po 40€?!

Alfred Cako vjen me paralajmërimi e ‘fr ikshëm’/ Çfarë do ndodhë pas një viti? Read More »

Aleksandër Frangaj: Lulzim Basha nuk ta ‘ngref’! Sot atë e mund edhe Mazniku, jo më Rama

Drejtori i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj, ka shpë rthyer ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se nuk është një lider.
Sipas tij, Basha “nuk ia ngref askujt”, madje sot atë e mund në zgjedhje jo vetëm kryeministri Rama, por edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

“Lulzim Bashën, Rama nuk e ka më në refene. Deri tani kam thënë e mund Erion Veliaj, jo më Rama. Sot, pas 6 Marsit, them që e mund edhe Arbjan Mazniku, zëvendësi i Erionit.

Nuk ka shans për të fituar ai, nuk është lider. Nuk ta ngref ai, Baton, s’ja ngref kujt.

Në zgjedhjet e ardhshme ai nuk merr as këtë rezultat që mori dje. Lulzim Basha nuk ëhstë më kryetar i asaj partie, nuk përfaqëson më asgjë”, tha Frangaj.

Aleksandër Frangaj: Lulzim Basha nuk ta ‘ngref’! Sot atë e mund edhe Mazniku, jo më Rama Read More »

Artan Hoxha reagon për zgjedhjet e 6 marsit: ‘Që Lul Basha ka hu mbur sërish, nuk është lajm, por që Edi Rama fitoi sërish dhe madje thellë është…’

Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me deklaratat që po bëhen sot për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën dje në 6 bashki të vendit.
“Shoh shume gezim e ngazellim, se Lulzim Basha ka perfunduar i treti ne zgjedhjet e 6 marsit!!!!!

Zgjedhjet behen kush do te jete numri 1 dhe kush qeveris, numrat e tjere jane thjeshte opozite.

O POPULL, qe Lul Basha ka hu mbur serish, nuk eshte lajm, por qe Edi Rama fitoi serish dhe madje thelle eshte kthyer ne hall.

Dhe hall akoma me i madh eshte fakti, qe shpresa per te rr ezuar Ramen nga pushteti, mbetet Sali Berisha dhe aleanca e tij me Meten…

Si ka qene ajo kenga?!

Lum si ne, e lume si ti,

Shqiperi qe s’ke pleqeri…”, shkruan Hoxha.

Artan Hoxha reagon për zgjedhjet e 6 marsit: ‘Që Lul Basha ka hu mbur sërish, nuk është lajm, por që Edi Rama fitoi sërish dhe madje thellë është…’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com