Opinione

Pas vendimit të Gjy katës së Hagës për Vladimir Putin, reagon Olta Xhaçka: ‘Shqipëria mbështet plotësisht vën ien para përgjegjësisë për çdo kr im të kryer në Ukrainë ‘

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar li dhur me vendimin e Gjy katës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila urdhëron Rusinë dhe Putin që të ndalë menjëherë su lmet në Ukrainë.
Xhaçka theksoi se Shqipëria e mbështet urdhrin e Gjy katës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që t’i bindet këtij vendimi.

“Mirëpritëm vendimin e sotëm të Gjy katës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për masat e përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të oper acioneve usht arake nga Rusia ose nga ndonjë organizatë apo individ.

Shqipëria mbështet plotësisht vën ien para përgjegjësisë për çdo kr im të kryer në Ukrainë dhe i bën thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjy katës”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Sipas vendimit, të dyja palët duhet të përmb ahen nga çdo veprim që mund të rëndojë, ose zgjerojë mosmarrëveshjen përpara Gjy katës, ose ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e saj

Pas vendimit të Gjy katës së Hagës për Vladimir Putin, reagon Olta Xhaçka: ‘Shqipëria mbështet plotësisht vën ien para përgjegjësisë për çdo kr im të kryer në Ukrainë ‘ Read More »

Grida Duma, Bashës: ‘I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet’

Grida Duma, është treguar sërish e prerë në qëndrimin e saj ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Duke folur për situatën e krijuar në PD pas zgjedhjeve të 6 marsit, Duma ka përsëritur dorëheqjen e Bashës, e madje sipas saj ai ka afat deri nesër, transmeton Noa.al.

Grida Duma u shpreh se PD nuk duhet të zvogëlohet e të dalë forcë e tretë. Ata që i shkaktuan dëm, tha ajo, duhet të dorëhiqen.

‘I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji se si mund të shpëtohet PD. Ndërtimi i një ko misioni nga deputetët e Grupit Parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë PD të bashkuar drejt zgjedhjeve’.

Grida Duma, Bashës: ‘I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet’ Read More »

Rama publikoi faturën e dritave të emigrantit në Itali

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme faturën elektrike të një qytetari shqiptar që jeton në Itali, i cili ka paguar 625 euro për dritat. Foton e nisur Rama nuk e ka ndarë të plotë me ndjekësit e tij, por e ka vënë theksin tek fakti që sipas tij, në të gjithë botën ishte rritur çmimi i energjisë ndërsa në Shqipëri ende nuk kishte ndodhur diçka e tillë sepse shteti e paguante diferencën.
“Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst:
“Zoti Kryeministër! E kotë të lu ftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej.

Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë ca jane te futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë.

Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim. Po ju nis faturën e famijes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qera këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe force”,-pretendohet se shkruan qytetari në postimin e ndarë nga Rama.

Mirëpo në komente ka pasur edhe nga ana që ia kanë shpjeguar Ramës se si funksionon procesi i pagesave në Itali, shumë ndryshe nga Shqipëria. Një zonjë i komenton se fatura në fakt është e një biznesi dhe në Itali mund të të vijë edhe dy herë në vit.
“Ku janë interesat? Në Itali jemi dhe ne të tjerët dhe kjo faturë nuk vjen. Të nxjerrë pak conguaglio, interesat dhe nëse kjo fature është në bazë të rezidencës apo thjesht forniture pa rezidencë. Më vjen keq po postimi nuk i përket të vërtetës,”-shkruan ndër të tjera komentuesja. Pse nuk e nxjerr të plotë Rama?”- përfundon ajo.

Rama publikoi faturën e dritave të emigrantit në Itali Read More »

A do të dorëhiqet Lulzim Basha? Ervin Salianji zbulon deklaratën e kryedemokratit në mbledhjen me dyer të mbyllura

Deputeti Ervin Salianji tha mbrëmjen e sotme se Lulzim Bashës iu kërkua dorëheqja pasi në zgjedhjet e 6 marsit dolën të 3-ët mes 3 forcave që garonin.

“Vota e 6 marsit ishte votë kundër Bashës. Nuk ka lidhje vota kundër me vendimin e 9 shtatorit kur përjashtoi Sali Berishën, por ka të bëjë me gabimet ndër vite të Lulzim Bashës”, tha Salianji.

Ai shtoi se deklaratat që bëhen për ikjen e Berishës janë kurthe, pasi zyrtarisht ish-Kryeministri nuk është më as anëtar i PD pasi është i përjashtuar.

“Basha tha në mbledhjen e Grupit do të tërhiqem”, u shpreh Salianji.

A do të dorëhiqet Lulzim Basha? Ervin Salianji zbulon deklaratën e kryedemokratit në mbledhjen me dyer të mbyllura Read More »

Artan Hoxha tregon kush qëndron pas pr otestave në vend: Gënjen kush thotë ndryshe

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se më shumë njerëz kanë shkuar te koncerti i këngëtarit Maluma se sa janë mbledhur për të protestuar përpara kryeministrisë. Ky status i Hoxhës ka marrë shumë reagime.

Advertisements

Njëri prej komentuesve i shkruan se pro testa po bëhet politike. Hoxha nuk ka nguruar t’i përgjigjet teksa i shkruan se prapa pro testave qëndron politika: “Te gjitha pro testat jane politike, kush thote ndryshe genjen…”

Komentet:

Qytetari: Sepse pr otesta po behet politike

Artan Hoxha: Te gjitha prot estat jane politike, kush thote ndryshe genjen…

Qytetari: Artan Hoxha tani esht ber shum politike sepse jan ne hadh haj dutat

Artan Hoxha tregon kush qëndron pas pr otestave në vend: Gënjen kush thotë ndryshe Read More »

Rama: ‘Edhe 10-fish edhe 300-fish të jeni në pro testë, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk lëvizin.Mua më ala rmon diçka tjetër’

Kryeministri, Edi Rama ka dalë në një deklaratë live nëpërmjet rrjetit të tij social “facebook”, ku ka folur mbi pro testat që kanë vazhduar edhe ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve.

Rama citoi një prej protestuesve, duke nënkuptuar se fjalia e thënë prej tij nënkuptonte se kjo ishte një pro testë e nxitur politikisht. Ndërsa këmbënguli në idenë se për sa kohë ai të jetë në postin e kryeministrit, taksat e karburantit nuk do uleshin dhe nuk do hiqeshin edhe nëse prot esta të ishte 300 fish më e madhe.

Rama: Nuk ka dalë askush të pr otestojë kundër qeverisë së vetë. Sepse çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye por nuk është për të pro testuar ndaj nesh për pasojat që ka sjellë një lu ftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe nuk e ndal dot kjo qeveri.

Dikush nga frymëzuesit e kësaj prot este thotë dicka që i thotë të gjithë: Nuk duhet ta lëmë të na shpëtojë se po na shpëtoi edhe kësaj here nuk e kapim dot. Kush të shpëtojë? Qeveria? Po çfarë lidhje kemi ne me rritjen e çmimit të produkteve në të gjithë botën. Po flasim për një fjali të thënë që në fillim të këtyre protestave. Mua nuk më shqetëson pro testa, sinqerisht. Edhe 10-fish edhe 300-fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk lëvizin. Mua më ala rmon diçka tjetër.

Rama: ‘Edhe 10-fish edhe 300-fish të jeni në pro testë, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk lëvizin.Mua më ala rmon diçka tjetër’ Read More »

Rama: ‘Kush më thotë mua ha jdut, është vetë një hajdut im potent’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pr otestave të qytetarëve mbi rritjen e çmimeve, duke deklaruar se Shqipëria nuk ka kapacitet për të prodhuar vetë naftën dhe për të prodhuar energjinë elektrike. Sipas tij, pro testat janë një turp sepse bëhen në një kohë që situata në botë është delikate, veçanërisht nga Lu fta në Ukrainë. Ai shtoi se kush e cilëson atë si ha jdut, sipas Ramës, ata janë vetë të tillë.
“Kur fola për kr izën e energjisë s’kishte pr otesta, ku ishte pr otesta. E konsideroj virtyt që një kryeministër të reagojë kur ka pro testa. Nuk është çështje fr ike. Nëse pro testuesit të shpalosin kërkesat, qeveria ka detyrë që të dëgjojë. Unë s’kam asgjë personale me askënd. Kjo pr otestë është jashtë kontekstit të luftës. Është turp. Mendoj për herë të parë kjo pro testë është turp. Këtë ndjesi turpi siç e kam pasur sot nuk e kam pasur kurrë më parë”, u shpreh Rama për News 24.

Z. Rama po kjo po u r ëndon xhepat shqiptarëve?

Edi Rama: Vë në diskutim moralin e kësaj ma skarade dhe shumë të tjera vë në diskutim. Nuk është e pazakontë që të infiltrohen të tjerë, por edhe ata të tjerë që i sponsorizojnë pas këtyre. Aty nuk janë populli por janë një pjesë. Ajo që është pro blem është që mohohet që këto janë pasoja të lu ftës. Këtu kemi të bëjmë me një kri zë të madhe energjetike. Tregohen përralla se Shqipëria mund ta prodhojë vetë energjinë, ndërkohë që kur ka edhe reshje të shumta, Shqipëria nuk e prodhon dot. Flitet për naftën që ne i kemi të gjitha vetë, por ndërkohë ne nuk prodhojmë asgjë. Po këto janë sajesa që çorientojnë dynjanë. Pastaj vj edhja, vj edhja. Unë mund të pranoj shumë gjëra, unë nuk mund të pranoj vje dhjen. Kush më thotë hajdut është vetë ha jdut, ose hajdut në impotencë.

Rama: ‘Kush më thotë mua ha jdut, është vetë një hajdut im potent’ Read More »

‘Ta dini mirë. Taksat e naftës nuk do të hiqe kurrë dhe këtë nuk e zhbën dot askush edhe sikur të di gjni gomat e makinave ‘X’

Pavarësisht pro testës madhështore të shoqërisë civile, kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet pasi ka deklaruar se taksat e naftës nuk do të hiqen kurrë.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë, Rama bën me dije se edhe sikur pro testuesit të djegin gomat e makinave luksoze “X5”, qeveria nuk do të heqë taksat e naftës sepse sipas tij me ato të ardhura do të paguhen kostot shtesë për të blerë energjinë elektrike.

“Ta dini mirë. Taksat e naftës nuk do të hiqe kurrë dhe këtë nuk ne zhbën dot askush edhe sikur të di gjni gomat e makinave “X5” , as çmimi i energjisë nuk do të rritet. Taksat e naftës nuk do të hiqen kurrë sepse me ato lekë do të paguajmë energjinë elektrike që është rritur. Janë 650 milionë euro që duhet të paguajmë deri në fund të vitit për energjinë elektrike”, u shpreh Rama.

‘Ta dini mirë. Taksat e naftës nuk do të hiqe kurrë dhe këtë nuk e zhbën dot askush edhe sikur të di gjni gomat e makinave ‘X’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com