Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar e rev oltuar në li dhje me ngjarjen e rën dë që ndodhi mbrëmjen e djeshëm ne kom isariatin e Kamzës, ku si pasojë e një zja rri hu mbi jetën edhe një 26-vjeçar.
Postimi ne Facebook i gazetares Klodiana Lala:
“Nje i ri vd iq nga zj arri ne ko misariat. Asnje reagim. Zero. Turpi ju mbuloftë”
Në një intervistë përballë gazetares Mirela Milori në Klan News, ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka kujtuar një frazë të saj të thënë më herët që “kur të ikë Lulzim Basha, do të kthehet në PD”, gjë që e ka konfirmuar dhe në “Milori Live”. Topalli po ashtu, u shpreh se nuk ka ambicie për të qenë kryetare e kësaj partie, pasi sipas saj PD-ja e ka treguar se është e ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berishës.
Mirela Milori: Ju do t’i bashkoheshit situatës së PD-së që është tani nëse do të kishit një ftesë nga Berisha? Ju keni gjithë autoritetin tuaj dhe nuk ka forcë që ju ndal.
Jozefina Topalli: Unë kam thënë se kur të ikë Lulzim Basha, unë do të kthehem në PD. Shumica kanë ardhur tek ato kauza që unë kam ngritur gjatë viteve. Unë do të dëshiroja që të mbështesja një proces të sinqertë dhe të vërtetë me kushtin që të gjithë ata që kanë mbështetur Lulzim Bashën gjatë kësaj periudhe të tregojnë që distancohen nga politika e klientelizmit me vepra. Unë besoj në bashkime vlerash, nëse kjo do bëhet, unë do të jem e përfshirë.
Mirela Milori: Do të thotë se do të ktheheni në PD?
Jozefina Topalli: Unë nuk jam larguar kurrë nga Partia Demokratike. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë. Janë të tjerët që po afrohen tek unë.
Mirela Milori: Do të mbështesnit Berishën për kryetar të PD-së?
Jozefina Topalli: Unë do të mbështes mekanizimin e votës që është i vetmi instrument që të jep legjitimitet.
Mirela Milori: A keni ambicie për të qenë kryetare e Partisë Demokratike?
Jozefina Topalli: Jo, e prerë jo! Nuk kam ambicie për të qenë kryetare e PD, kjo është parti e ka treguar se është e Sali Berishës. Të thuash të kundërtën është si të gënjesh veten. Më pëlqen apo nuk më pëlqen, ky është realiteti.
Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se dy personazhet politikë që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës janë Edi Rama dhe Elisa Spiropali.
Sipas tij, Rama u mërzit për faktin se donte që Basha dhe Berisha të ishin në be tejë me njëri tjetrin, në mënyrë që ta kishte më të lehtë përballjen me Partinë Demokratike, ndërsa për Spiropalin tha me ironi se përballjen me Bashën e kishte marrë si punë me kohë të plotë.
“Në të gjithë këtë që ka ndodhur ka patur dy personazhe të tri shtruar në Tiranë, i pari është Rama. Rama sepse u zgjidh një pjesë e ekuacionit, atij i duhej të ishte edhe Basha edhe Berisha.
E mërzituar e dytë është zonja Spiropali e cila e kishte marrë si punë me kohë të plotë, por jo seriozisht”, tha Vangjeli.
Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga pozicioni i kryetarit të Partisë Demokratike.
Dorëheqja e Bashes? “Shiko ajo duhet parë në dy këndvështrime. Çdo zvarritje e Bashës në PD, nuk e unifikonte partinë, dhe e vetmja zgjidhje që të largohej me bonsensus, do ishte pas 6 marsit. Vota e lirë i jep zgjidhje përfundimtare situatës në PD.
Nëse PD nuk është e unifikuar, nuk mund të bëhet një opozitë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. Normal që e prisnim. Deputetët e PD-së e kanë bojkotuar dy herë Parlamentin kur fliste ai.
Në një farë mënyre, grupi përkrahës i Bashës tashmë do bëj llogari për veten e tij. Duke pasur parasysh, që militantët e partisë janë me Grupin e Rithemelimit. Ngrirje dhe shk rirje do ketë me të.
Kjo devotshmëri kaq e madhe që ka Basha për vulën dhe PD, ta kishte për lu ftën kundër Edi Ramës, opozita do ishte në pushtet. Shantazhime që mund t’i vijnë e bëjnë Bashën që të mbajë një post politik, në mënyrë që të mos ecë më tej me dosjet Muzin dhe dosjen belge”, u shpreh Monika.
Pyetje: A ndikoi Berisha dhe LSI në dorëheqjen e Bashës? “Nuk e mendoj kështu, dua të largoj zotin Meta. Meta dekretoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kërkoi KQZ-së, pasi PS-së nuk e donte zgjedhjen në 5 bashki. Ne si LSI ishim vëzhgues në këto zgjedhje.
Meta ishte detyruar ta bënte. Përsa i përket zotit Berisha, ai mund të flasë vetë. Berishës i duhej të hynte në zgjedhje. Janë gjithë ata deputetë që janë themelues të PD-së, për ta ishte një mënyrë për të treguar se janë shumica e PD-së”, u shpreh Monika.
Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!
Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.
Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! sb
Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kreut të PD. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se është i vendosur që të ndihmojë në çdo mënyrë ringritjen dhe bashkimin e demokratëve, duke qëndruar sërish deputet dhe pjesë e rëndësishme e PD-së.
Lidhur me këtë vendim ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste. Deputeti Erion Braçe ka publikuar një video ku shkruan:
Ish kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë “foltoren” e rradhës me shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi.
Foltorja do të mbahet nëpërmjet një lidhje “skype” në orën 12:00 sot. Ende nuk dihet tematika e këtij takimi online por mendohet se lidhet me situatën ekonomike të vështirë që po kalon vendi ynë dhe sigurisht edhe me zhvillimet e brendshme brenda partisë Demokratike.
Lidhur me zhvillimet brenda PD, aktualisht pjesa më e madhe e deputetëve kanë kërkuar që Basha të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ndërsa gjykata e Tiranës, publikoi vendimin e njohjes së ndryshimeve të bëra në statutin e PD të cilat u miratuan në kuvendin e mbajtur në korrik të vitit të kaluar.
Adriatik Lapaj i bëri thirrje protestuesve të mos ndalin protestat të mbajnë nën presion qeverinë për të plotësuar kërkesat dinjitoze që barazojnë jetësën e shqiptarëve me vendet fqinje të rajonit. ”Ky bashkim i madh i ka sjell në axhendën tonë. Eja ti mbajmë në presion për të plotësuar kërkesat tona” u tha Lapaj protestuesve.
Lapaj renditi fitoret që kishte arritur kjo pro testë por dhe që duhej të arrinte më shumë. ”Fitorja më e madhe e kësaj proteste nuk janë 700 lekët e karburantit dhe as 300 lekët që ende do ta ulin, por është krijimi i vetëdijes qytetare dhe i bindjes se ne mund ti ndalim dhe ata nuk mund të tallen, ndaj secili nga ju të shohë atë që ka në krah si qëndrestar dhe dinjitoz.
Kërkesat
1- Ulje e qëndrueshme të çmimit të karburanteve me vendet e rajonit
2- Përafrimi i çmimeve me vendet fqinje
3- Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës. Pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit me qëllim afrimin e karburantit me vendet e rajonit Zerimi i përkohshëm i TVSh e produkteve të shportës dhe ulja e masës me 10% në vijim dhe mbikqyrje rigoroze e tregut. Pika tre që ka të bëjë me marzhin e fitimit të hidrokarbureve është fituar Pezullimin e përkohshëm të koncesionit të markimit, të skanimit, dhe të kontrollit të pompave bazuar në klauzolën në kontratën përkatëse dhe mbrojtjen e interesit publik
4- He tim dhe mbikqyrje në vjim të operatorëve ekonomikë të importit dhe tregtimit me shumicë që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.
5 – Mbikqyrje dhe raportim publik 3 mujor në kuvendin e Shqipërisë të Autoritet të Konkurrencës së të gjithë përqëndrimeve në treg dhe transparencë të plotë të zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomikë sektorialë që vitin e mëparshëm kanë zotëruar apo zotërojnë mbi 25% të vlerës së sektorit përkatës nga institucionet përgjegjëse.
6- Rishikimi i buxhetit të shtetit për 2022 pë shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të adminsitratës shtetërore.
7- Masa mbështetëse e subvencione
8- Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimunit jetik si bazë për mbështetje financiare të shtresave në nevojë, persona me aftësi të kufizuar dhe atyre që janë me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik
9-Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve. Është realizuar pjesërisht dhe ne kërkojmë më shumë
Lapaj tha se vetë nuk do të hiqte dorë nga pr otesta deri në ditën e fundit. “Shpesh këto ditë kam dëgjuar mos e lini pro testën. Mos ia jepni këtë tagër askujt. Pro testën nuk e lë dot Adriatiku se e mbani ju. Ju takon juve vendimi. Kjo është për demokraci reale. I takon sheshit vendimi për të ndejtur këtu apo për të ikur. Është vendimi juaj. Unë di të them që bashkë me kolegët jemi munduar të organizojmë dhe do të bëjmë maksimumin. Ne do të ikim të fundit”