Opinione

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura

Artan Fuga ka arritur në përfundimin e femrat shqiptare, janë shumë më të mençura si meshkujt.

Ai e bazon në këtë përfundim, në një sondazh që nuk e thotë se kush e ka bërë.

“A po bëhet injoranca një dukuri gjinore?

Që kemi një problem të madh ne burrat, meshkujt, a si të doni thuajeni, kjo nuk ka diskutim. E them në raport me gratë, vajzat, femrat, si të doni!

Mua më duket se padija, injoranca, deliri, futjakoti, amatorizmi, mungesa e kulturës, dembelizmi mendor, llogjet, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë një dukuri mashkullore, dhe dija, kultura, mençuria, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë femërore.

Se përse ndodh hajde ta bisedojmë kur të doni por fakti mbetet.

Kam nja njëzet vjet që e konstatoj si fakt demografik në arsimin e lartë sepse në bangat e universiteteve shpesh raporti ndodh që është edhe dhjetë vajza dhe një djalë.

Mos ka ardhur koha që të vjelim rezultatet e kësaj pabarazie? Mos femra është bërë më e mençur, e kulturuar sesa burri! Për mua po!

Rezervoni per festat e Dhjetorit dhe perfitoni ulje cmimi duke perdorur kodin VEAXmas

M’u kujtua kjo gjë kur po shihja disa të dhëna anketimi kryer nga një agjenci shumë serioze emrin e së cilës ende nuk jam i autorizuar ta jap, por mund të them që bën pjesë në Universitetin e Tiranës:

Sa rrinë burrat në kafene dhe gratë?

Thonë se rrinë “shumë” dy herë më tepër burrat se gratë!

Rrini rrini nëpër kafene! Yttttt! Merreni me llogje si gratë! Gratë në fakt ju kanë lënë targën!

Sa lexojnë burrat libra dhe sa lexojnë gratë? Nja tre a katër herë më shumë gratë dhe vajzat e interesuara për librin se burrat.

Shihni shihni sport gjithë ditën! Gratë ju shohin si trapa të fiksuar pas golit”, shkruan Fuga.

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura Read More »

‘Duhet një qeveri e pakorruptuar’, Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë

I ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, deputeti Agron Shehaj deklaroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike.

I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha për Zërin e Amerikës se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.

“Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve” – u shpreh Agron Shehaj.

I pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi.

“Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise.

Mendoj se ëndrra e cdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar.” – u shpreh Agron Shehaj.

‘Duhet një qeveri e pakorruptuar’, Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë Read More »

Vrasja e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve/ Zhaklina Lekatari reagon ashpër: Jemi shoqëri maskiliste dhe e dhunshme

Zhaklina Lekatari në një lidhje ‘live’ në rubrikën “Opinion”, komentoi vrasjen e Liridona Ademajt, ku autori i dyshuar është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Lekatari u shpreh se është e shokura nga kjo ngjarje, por jo e surpizuar, ndërsa shtoi se shoqëria maskiliste po ushqen dhunë. Ndër ët tjera ajo tha se sa herë vdes një grua, fajtorë jemi ne, referuar shoqërisë.

“Jam e shokuar, por jo e surprizuar. Bëj thirrje vazhdimisht se si më vjen keq për familjet shqiptare dhe krizat që ka shoqëria. Nuk mendoj se duhet të ndihemi të suprizuara nga këto skenarë filmash, të cilët marrin shkas nga ngjarjet reale.

Sa herë që vdes një vajzë, një grua, një nënë faji është i gjithë shoqërisë. Faji nuk është i porositësve. Dhuna që ndodh në vendin tonë nuk është rastësore, por ka burim. Janë injorimeve që bëjmë situatave të tilla, janë jo serioziteti që në i trajtojmë këto ngjarje, ai populizmi dhe ajo dëshira për ët ditur dhe spiunuar te jeta e tjetrit. Ne jemi shoqëri e dhunshme dhe primitive. Moskallëzimi nuk është një tipar gjinor, por është mentalitet.

Vrasja e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve/ Zhaklina Lekatari reagon ashpër: Jemi shoqëri maskiliste dhe e dhunshme Read More »

‘Paraja nxjerr zhveshur cdo mardhënie’

Nga Brizida Gjikondi

Çka çmon njeriu përçmon Zoti thuhet, siç edhe thuhet në shkrimet e shenjta se nuk mund të kesh dy pronarë, një do kesh, do kesh o paranë ose shpirtin.

Shqiptarët e kësaj epoke, janë në buzë greminës për tu bërë si Sodoma dhe Gomorra, në çdo qelizë të shoqërisë dhe shtetit promovohet korrupsioni i vlerave sidomos atyre morale.

Promovimi që ju bëhet dhe pandëshkushmëria kanë qënë plehu që i kanë ushqyer.

Ti nuk vlen për vyrtytet por për veset. Ti vlen sa pasuri materiale ke, jo shpirtërore dhe morale. Të dyja përjashtojnë njëra tjetrën.

Shumica e shqiptarëve të kësaj epoke janë vasalë të falsitetit, vanitetit dhe veseve. Hipokritë meshkujt konkubina të kamufluara femrat. Qëllim është pasurimi kriminal me cdo kusht, duke u kthyer në trend dhe qëllim jete.

Murseli është një shqiptar tipik i kësaj epoke që hapin e pati më të nxituar dhe të paduruar, cka është logjike kur I hyn asaj rruge, mëkatet janë progressive po ju hape vënd në qënien tënde.

Shqiptarët kanë kulla po brënda dhe jashtë si ata që i ndërtojnë dhe ata që arrijnë ti blejnë 90% të rasteve janë Mursela që idhull kanë pasurimin material me cdo cmim drejtuar nga filozofia.. shkel e kalo.

Ndërtohen shkolla po brënda tyre po rriten qënie shpirterisht të sëmura, me idhuj të rremë, me idhuj të kalbëzuar nga krimet, korrupsioni dhe allishverishet. Ndërsa femrat me idhuj prej plastike, që durojnë cdo poshtërim bisturi dhe përdhosje në emër të parasë dhe fasadave hipokrite.

Përherë krimet që ndodhin ndër ne.. ne i gjykojmë emocionalisht, me histeri dhe përtesë, duke izoluar kriminelin, duke e bështyrë dhe treguar me gisht, pasi ne përtojmë të mendojmë gjatë, pasi mendimi do na coj drejt vetes…

Murseli është thjesht një ndër ne, i paduruar për tu pasuruar me çdo cmim dhe mjet, per tu bere pjese “dinjitoze” e shoqerise elitare hipokrite dhe te semure shqiptare, pasi pronari i tij si i shume te tjereve nuk është shpirti..

Sa familje janë shkoqur edhe pa u vrarë vetëm për një rrip tokë ose për një grusht lekë.

Paraja nxjerr zhveshur cdo mardhënie.

Paraja …. kjo pronare e shqiptarve të kësaj epoke të kalbëzuar vlerash.

‘Paraja nxjerr zhveshur cdo mardhënie’ Read More »

Kryebashkiaku i shkruan Ramës: Silli në Memaliaj emigrantët nga Afrika, unë kam eksperiencë për këtë krizë

Pas caktimit të Lezhës si qyteti në të cilin do të ngrihet një pikë procesimi për emigrantët ilegalë si edhe një kamp për strehimin e tyre në bazë të marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë, bashkia e Memaliajt është vetëofruar së fundmi për të dhënë kontributin e saj.

Kryebashkiaku Albert Malaj në një letër në të cilën i drejtohet kryeministrit Rama, kërkon që në Memaliaj të strehohen një pjesë e emigrantëve.

“Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj”, shprehet Malaj në letrën e tij.

Letra e plotë:

Duke iu uruar punë të mbarë!

Po iu drejtohem nëpërmjet kësaj letre në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Memaliaj, në emër të gjithë komunitetit të bashkisë për të shprehur mbështetjen tonë si një përgjigjie humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Europë.

Bazuar në marrëveshjen e lidhur mes Kryeministrit të Shqipërisë me Kryeministrin e Italisë, në të cilën është dakortësuar për sjelljen e emigrantëve dhe azilkërkuesve afrikan nga Italia në kampe të vendosura në Shqipëri, është momenti të tregojmë mikpritjen tonë nisur nga përjetimi dhe mikpritja që ne për shumë vite si emigrantë e kemi gjetur në shtetet europiane.

Bashkia Memaliaj shpreh gatishmërinë e saj për të strehuar një pjesë të emigrantëve nisur dhe nga eksperienca e fituar në vitin ‘98 duke strehuar dhe treguar traditën e mikpritjes ndaj vëllezërve tanë të Kosovës, mbështetur në dakortësimin e komunitetit i cili është i gatshëm për të dhënë kontribut pozitiv në jetesën e emigrantëve, zotërimi i hapësirave dhe ambjenteve të përshtatshme akomoduese, si dhe pozicionimi i favorshëm i territorit të bashkisë në afërsi të portit të Vlorës dhe Sarandës.

Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj.

Duke Ju falenderuar për marrjen në konsideratë të këtij propozimi, kërkojmë mundësinë e angazhimit në një dialog konstruktiv me autoritetet relevante mbi detajet dhe logjistikën e strehimit të emigrantëve në Bashkinë Memaliaj. Mbetemi në pritje të një përgjigjie pozitive nga ana juaj.

Me respekt, Albert Malaj.

Kryebashkiaku i shkruan Ramës: Silli në Memaliaj emigrantët nga Afrika, unë kam eksperiencë për këtë krizë Read More »

‘Duhet një qeveri e pakorruptuar’, Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë

aroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike.

I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha për Zërin e Amerikës se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.

“Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve” – u shpreh Agron Shehaj.

I pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi.

“Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise.

Mendoj se ëndrra e cdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar.” – u shpreh Agron Shehaj.

‘Duhet një qeveri e pakorruptuar’, Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë Read More »

Berisha akuzon kryeministrin: ‘Rama mbushi Parlamentin me kriminelë të veshur me kostumin e deputetit’

‘Rama bëri puçin e parë ndaj Parlamentit, e kriminalizoi atë e mbushi me kriminelë nga më ordinerët dhe i veshi me kostumin e deputet.

Më pas bëri puçin e dytë ndaj parlamentit, kësaj here në përpjekje për të krijuar opozitën e kontrolluar prej tij, opozitën fasadë, mori peng kryetarin e opozitës, një opozitë karikaturë, dhe të qeverisnin në kurriz të shqiptarëve, ti bënin gjëmën Shqipërisë dhe demokracisë, por dështoi së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitën.

Kishim kosto nga dita kur refuzova bashkëpunova me të, u shpalla non grata dhe kam një dhëndër të burgosur politikisht. Por ne e shpëtuam Parlamentin”, tha Berisha.

Berisha akuzon kryeministrin: ‘Rama mbushi Parlamentin me kriminelë të veshur me kostumin e deputetit’ Read More »

‘Tentova t’i gjej numrin e telefonit për ta ngushëlluar’, Blendi Fevziu: Naim Murseli, ‘Kriminel’

Blendi Fevziu, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.

Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur pa se bashkëshort i viktimës në atë që fillimisht u raportua si grabitje e shkuar keq ishte Naim Murseli, pasi e kishte takuar disa vite më parë në Prishtinë.

Ai tregon se 33-vjeçari i kishte dhënë përshtypjen e një njeriu të kulturuar e të sjellshëm. Për këtë arsye tentoi që t’i gjente numrin e telefonit për t’i dërguar një mesazh ngushëllimi për këtë ngjarje të rëndë.

Por Fevziu rrëfeu se është tronditur kur policia e arrestoi dje atë për vrasjen e bashkëshortes. Sipas tij, është e vështirë të gjesh një arsye pse ai e bëri këtë krim, por një gjë është e sigurt, që çdo person që kryen një akt të tillë, meriton të quhet vetëm “kriminel”.

“Pak ditë më parë, lexova në mediat online një lajm i cili ishte tejet i trishtë. Një grua e re kishte humbur jetën në sy të dy fëmijëve dhe bashkëshortit në një tentativë grabitjeje në rrugët e Prishtinës. Mu duk një lajm pak i çuditshëm për Prishtinën e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta, por u trondita akoma më shumë kur pashë fotografinë e çiftit.

Në krah të gruas së ndjerë, pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin sa kujtoj jam përshëndetur diku në një nga hotelet e Prishtinës disa vite më parë. Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte të gjithë elitën e Kosovës.

‘Tentova t’i gjej numrin e telefonit për ta ngushëlluar’, Blendi Fevziu: Naim Murseli, ‘Kriminel’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com