Opinione

‘Sot në Shqipëri 95% e shërbimeve janë digjitale’/ Ahmetaj: ‘Unë dëra kurs për të mësuar e-Albania’

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë pjesë në forumi e “Dixhitalizimit kundrejt parasë fizike”.

Gjatë fjalës së tij Ahmtaj tha se se sot në Shqipëri 95% e shërbimeve janë digjitale. Në lidhje me këtë Ahmetaj tha se ka qenë pjesë e një kursi për të mësuar të gjitha funksionet e portalit qeveritar e-Albania.

“U detyrova që të bëja një minikurs për të përdorur me lehtësi e-albania. E kam bërë kursin për të kuptuar se çfarë ofron. Do t’ju kërkoja të mos jeni siç jeni zakonisht pak konservatorë, e di shumë mirë që jeni në diskutime AKSHI për sa i përket përdorimit të platformës. Konsengueca e parë do të jetë lehtësia në transaksione. E dyta për jetën e qytetarëve. Ju vetë do të keni një platformë fantastike për analizat e riskut. Duhet ta ndiqni qeverinë në dixhitalizim”, u shpreh Ahmetaj.

Fjala e plotë e Ahmetajt:

Nuk kam nevojë që të sjell Berzh, apo Bankën Botërore. Do ju kërkoja që mos të jeni siç jeni zakonisht, konservator në kënd, kur një horizont shfaqet një mundësi e re. Më besoni do jenë 3 konsekuenca interesante. Ju aty këtu bëni shopping për të gjetur informacion. Kjo është temë që nuk mbaron kurrë dhe e them pa cinizëm, ndoshta tingëllon pak ngacmuese.

Duhet ta ndiqni qeverinë në dixhitalizim. Nëse ju thoni se keni investuar 75 mln euro në dixhitalizim, e dini se sa ka investuar qeveria, s’ua them se do ju vijë zor. Disa herë më shumë ka investuar qeveria. Qeveria ka një milion halle më shumë. 75 mln si bie as 17 mln në vit. Qeveria ka bërë hapa të pakrahasuara në dekada.

Praktikisht sot në Shqipërinë e 4 viteve të fundit në pjesën e shërbimeve publike ka realisht një revolucion dixhital. Kur e nisi kryeministri në një mbledhje qeverie ne 2018 kishte shumë mendje skeptikë sepse me ambicien e atij momentit ishte një vizion të shihje përtej murit. Sot 95% e shërbimeve publike janë të dixhitalizuara. Por fokusi është si ta përdoresh këtë shtrat dixhitalizimi që ndihmon qeverinë dhe qytetarin dhe në aspektin ekonomik dhe teknologjik e çon Shqipërinë në një tjetër hap në atë që i referohemi si global standard.

Në të njëjtën kohë debate sa i përket dixhitalizimit tani ka kaluar në anën tjetër të ekonomisë. Debati është a po e ndjek sektori privat këtë temp që ka patur qeveria. Patjetër që shumë janë bërë se ka tregues që tregojnë se sistemi bankar dhe pjesa e sigurisë ka ecur me shumë shpejtësi.

Bledi ngriti disa pyetje pse, pse, pse? Cila është arsyeja që sistemi bankar që ka kaq shumë mendje dhe kaq shumë burime, nuk ka mundur të vendosi përpara qeverisë një non-paper për harmonizimin e proceseve te qeverisë dhe tyre. Sistemi bankar është shumë mbrapa. Ka një pse të madhe që ka të bëjë me dixhitalizimin. Aksesi në financë dhe dixhitalizim nuk janë dy procese të ndara.

A kanë fermerët akses në financë apo insurance instruments. Po pse për, dy arsye! Formalizimi dhe dixhitalizimi në raport me aksesin në financë. Pandemia erdhi për keq por edhe na mësoi të gjithëve që ka një qasje fantastike si ajo online që na është kthyer në natyrë normale. Po të shohësh volumet e e-comerce në Shqipëri janë larg rajonit dhe të Europës, dhe kjo është sfidë.

Përsa i përket cash-it në ekonomi kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm si fiskalizimi që është reformë në vetvete që ka për tu kthyer në kulturë në 4-5 vite se si sillet në treg sipërmarrja dhe do ketë konsekuencë pozitive të formalizimit dhe reduktimit të cash-it në ekonomi.

Praktikisht sistemi bankar dhe autoriteti monetar në sfidat që kemi kaluar ka qenë fantastik. Autoriteti fiskal ka lehtësuar politikat e qeverisë në fatkeqësitë që na kanë rënë. Sistemi bankar ka qenë aty për të mbështetur dhe ndërkohë ka furnizuar ekonominë me kredi konsumatore, me kredi biznesi. Keni qenë aty për interesin e qytetarëve dhe interesin tuaj por edhe keni shërbyer me blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, duke ndihmuar në kohë të vështira.

‘Sot në Shqipëri 95% e shërbimeve janë digjitale’/ Ahmetaj: ‘Unë dëra kurs për të mësuar e-Albania’ Read More »

Flasin komshijtë e familjes që kapi nusen duke tr adhtuar djalin e tyre: ‘U treguan të gjykueshëm se mund ta kishin vr arë’

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në Neës 24, u rikthye në qendër të vëmendjes historia e Nuses nga Librazhdi, e cila u kap “mat” nga vjehrri dhe vjehrra duke tra dhtuar.

Në përgj imet e siguruara, bëhet me dije nga fqinjët se vjehrra është bërë pishman për atë që ndodhi, por sipas fqinjëve ajo shprehej se videot nuk i bëri ajo publike.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Ju keni vite që i njihni si familje”

Komshija: Kam 36 vite këtu!
Gazetarja: E njihnit vajzën, nusen?

Komshija: Ne e njihnim kështu, kur shkonte në punë, sypërmb ysur! Shkonte e vinte, ka pasur një muaj e gjysëm njohje me atë djalin, burri rrinte në Gjermani! Ashtu kanë ikur çunat tonë të gjithë…

Gazetarja: Po vjehrra çfarë thotë? Është bërë pishman për atë që bëri?

Komshija: Po çfarë të bëjë e shkreta, u bë tym që pse e publikuam ne videon tha, po se kush na i mori tha se ne jo!

Gazetarja: Po kush e publikoi videon? Edhe pse u publikua vetëm momentin kur e kanë gjetur aty, pse nuk kanë publikuar dh unën sepse ajo ka she nja në trup?

Komshija: Po e kanë nxjerrë edhe pa b… më fal për shprehjen…

Gazetarja: A janë bërë pishman?

Komshija: Po pishman janë bërë, po s’kapet më ai muhabet tani…Unë kur e kam dëgjuar atë ditë në mëngjes u çudita, qava, kemi vajza vet!

Gazetarja: Ti do ta bëje një veprim të tillë për nusen?

Komshija: Mere çoje në shtëpinë tënde, të ishte do ta kishin v rarë fare po këta u treguan njerëz shumë të urtë e shumë të gj ykueshëm.

Flasin komshijtë e familjes që kapi nusen duke tr adhtuar djalin e tyre: ‘U treguan të gjykueshëm se mund ta kishin vr arë’ Read More »

‘Uji shitet aq shtrenjtë si me qenë i shenjtë’

Aktori Bes Kallaku ka folur mbi atë që ndodh gjatë sezonit veror në vendin tonë. Ai u ndal te të gjitha probl ematikat me të cilat përballet një turist në Shqipëri, duke filluar nga çmimet stratosferike.

“Sa herë që vjen stina e verës kemi vetëm dy pyetje: Ku do të shkojmë dhe a do të ikim me pushime. Në vendet perëndimore është absurde të thuash a do të ikim me pushime, thjesht duan të zgjedhin vendin. Përveç rasteve kur preferojnë të vijnë për pushime në Shqipëri. Këtu te ne është e çuditshme.

Jemi të vetmit që sa herë shkojmë te restoranti, dhe hamë mëngjesin, pyesim kamarierin sa është omëleta sot. Sepse ndryshon çmimi sa herë ikën dhe vjen. Dhe kamarieri të shikon se si je vesh dhe të këput 20 mijë lekë. Por kur i thua ule pak çmimin, thotë e kam prerë faturën.

Nuk është dixhitale por nga këto me shkrim që e ka grisur faqen nga libri i historisë së djalit. Mos të flasim për higjienën përreth. Ke frikë të shkosh me fëmijët në plazh. Për të gjithë bizneset që ofrojnë shërbime turistike por dhe për shtetin, kërkojmë që të ketë sa më shumë hapësira publike për plazhistët.

Shqiptarit të shkretë po i kalbet çadra në shtëpi. Pronarët e hoteleve nuk duhet t’i vendosin çmimet e dhomave sikur po i lajnë çarçafët me një ilaç që kushton 200 euro. Të mos e shesin ujin 7 mijë lekë sikur e kanë mbushur me ujë të shenjtë. Meqë tokat i keni zaptuar për parking, të paktën mbajini çmimet normal.

Për të gjithë popullin, edhe ju bëni tuajën. Merrni ndonjë qese me vete nga shtëpia për të hedhur të gjithë mbeturat në vendet publike”, tha aktori.

‘Uji shitet aq shtrenjtë si me qenë i shenjtë’ Read More »

‘Tigrat i duan fëmijët por ata janë të vështirë për t’u tre tur’/ Shp ërthen Agron Llakaj: ‘Më shumë se e shëmtuar! Të hiqet menjëherë’

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar lidhur me tabelën, e cila ishte e vendosur në zonën ku ndodhet tigri në Kopshtin e ri Zoologjik të Tiranës.

Në tabelën paralajmëruese në kafazin e tigrit shkruhet: “Ju lutemi qëndroni të sigurt! Tigrat i duan fëmijët por ata janë të vështirë për t’u tre tur. Kështu që ju lutemi qëndroni prapa”.

Në një postim në Facebook Llakaj shprehet se kjo është një shprehje e shëmtuar ndaj dhe bën thirrje se pavarësisht nga ku mund të jetë marrë të hiqet menjëherë.

“Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtuar.”-shkruan aktori.

Kopshti Zoologjik i Tiranës u inagurua rreth një javë më parë ku prezent ishin kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj dhe kryeminsitri Edi Rama. Rama e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme dhe një nga hapësirat më argëtuese në kryeqytet.

‘Tigrat i duan fëmijët por ata janë të vështirë për t’u tre tur’/ Shp ërthen Agron Llakaj: ‘Më shumë se e shëmtuar! Të hiqet menjëherë’ Read More »

Artan Hoxha del me thirrjen e fortë

Gazetari investigativ Artan Hoxha u ka bërë thirrje autoriteteve të arre stojnë zyrtarët e lartë që vj edhin qindra miliona euro dhe ajo xhepistave të linjës së unazës.
Postimi i plotë:

Nuk ka nevoje te shtojme numrin e te bu rgosurve, edhe pa i shtuar i kemi bu rgjet plote,

por duhet te rrisim cilesine e te arr estuareve…

Ne vend te dhjetera xhepisteve, qe vj edhin dhjetemijelekesha te linja e unazes, duhet te arr estohen 3-4 nga ata me kollare e kostum kashmiri, qe vj edhin qindra milione euro me nje firme tenderi apo konçensioni…

Artan Hoxha del me thirrjen e fortë Read More »

Kreshnik Spahiu: ‘Si shpjegohet që vetëm emri Ilir Metës lidhet me vr asje’

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv rreth aku zave për vr asje që janë hedhur drejt presidentit Ilir Meta.
Ai shprehet se këto akuza të cilat lidhen me presidentin Meta nuk janë një rastësi, pasi të gjitha veprat p enale lidhen me të.

“Unë e kam shumë të vështirë të besoj që gjithë rastësitë që lidhen me vepra pe nale, lidhen vetëm me një njeri që quhet Ilir Meta”, tha Spahiu.

Në lidhje me këto ak uza ai përmendi ngjarjen e thesarit, vr asjen e deputetit të PS-së, ngjarjen e 21 janarit dhe shumë a kuza të tjera.

Njëkohësisht Spahiu nuk e konsideron rastësi faktin që këto aku za nuk janë hedhur tek presidentët e tjerë, por vetëm drejt Ilir Metës.
“Pse nuk janë të njëjtat aku za për presidentët e tjerë. Pse këto aku za të cilat më pas nuk u provokan lidhen me një njeri që është Ilir Meta”, shtoi më tej analisti.

Javët e fundit presidenti Meta u ak uzua për urdhërimin e vra sjes së vëllait të deputetit Ndoka të Lezhës, por këto ak uza u hodhën poshtë nga SPAK, i cili deklaroi se janë të pavërteta.

Kreshnik Spahiu: ‘Si shpjegohet që vetëm emri Ilir Metës lidhet me vr asje’ Read More »

Monika Kryemadhi: Vota e LSI-së për Bajram Begajn është kundër!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar votën kundër Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ri i vendit.

Në një prononcim për mediat përpara nisjes së seancës parlamentare, Kryemadhi deklaroi se procesi dueht të ishte konsensual, kushtetues dhe që përfaqësonte vullnetin e palëve politike.

“Procesi duhet të ishte konsensual, kushtetues, përfshirës dhe të përfaqësonte vullnetin e të gjitha palëve politike, por edhe të shqiptarëve. Nuk flasim për individin, jemi mësuar t’i bëjmë pis individët. Vota e LSI është votë kundër. Nuk kam rezervë për asnjë person, por për d iktaturën që po instalon Edi Rama”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Vota e LSI-së për Bajram Begajn është kundër! Read More »

Begaj mesazh: ‘Nëse zgjidhem Presidenti i ardhshëm do…’

Kandidati i propozuar nga mazhoranca për President të Republikës Bajram Begaj ka dhënë një mesazh para votimit nga parlamenti.
Në një letër publike ai thotë se ishte e papritur por edhe shumë i emocionuar kur mori lajmin se do të votohej në seancën e sotme parlamentare si kandidat për president i vendit.

Ai thotë se ka nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra si shef i shtabit të Përgjithshëm ndërsa thekson se nëse zgjidhet president respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do jenë shtyllat e tij nën detyrën e lartë.

Mesazhi i plotë:

Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Ar matosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Fjalët nuk kanë qenë kurrë ar ma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.

Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.

Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.

Duke i falenderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore dhe duke shprehur respektin më të madh për gazetarët që bëjnë detyrën e tyre fisnike, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediatike.

Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua.

Bajram Begaj

Begaj mesazh: ‘Nëse zgjidhem Presidenti i ardhshëm do…’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com