Opinione

Çfarë plani keni nëse arrestoheni? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se asgjë nuk e pengon, edhe nëse ndaj tij merret masa e arrestit.

Berisha u shpreh se Rama është i pashpresë dhe se ky akt tregon tmerrin që ka ndaj tij.

“Asgjë nuk mund ta pengojë Berishën të përmbushë detyrimet e tij ndaj publikuat. Rama është i pashpresë.

Vetë fakti që ai ka zgjedhur këtë rrugë, mercenarë të SPAK që shkojnë në parlament për të legalizuar vendimin e tyre të paligjshëm. Kjo tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha”, tha ish-kryeministri.

Çfarë plani keni nëse arrestoheni? Ja si përgjigjet Sali Berisha Read More »

Artan Hoxha e zbulon për herë të parë: Ja si lidhen vrasjet e Azem Hajdarit, Ilir Konushvecit dhe Ahmet Krasniqit

Artan Hoxha në një emision teletviziv ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit, Ilir Konushevcit dhe Ahmet Krasniqit.

Ai ka thënë se vrasjet e planifikuara kanë qenë të lidhura me njëra tjetrën, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.

Më pas ai ka treguar se këto vrasje ishin si ngjarje të lidhura, sepse interesat lidheshin.

”Duke filluar që nga vrasja e Ilir Konushevcit, vrasja e Ahmet Krasnqiit dhe vrajsa e Azem Hajdarit. Këto lidhen, po ti shikosh grupet, ku vrasja e Azemit çoi deri në rrëzimin e Qeverisë. Ngjarjet lidhen, interesat lidhen”, ka deklaruar ai.

“Në maj të 98’t ndodh vrasja e Azem Hajdarit dhe ndodh vrasja e Ahmet Krasniqit, janë shumë afër në mos gabohem nga maji deri në shtator. Kush i lidh këto ngjarja, cila ishte detyra e komandant ishte furnitori kryesor me logjistikë me armatim dhe atë natë po lëviste me makina ushtarake, të ushtrisë së Shqipërisë dhe armatim në drejtim të kufirit me Kosovën dhe në Tiranë qarkullonte informacione që po lëvizjte një ngarkesë me vlerë 1.5 milion mark, atë natë është djegur një banesë që mendohej që paratë janë aty. Për mua më rezultonte që kanë ndërhyrë shërbimet sekrete serbe sepse po ja fute shkrepen ne bëjmë kollaj”, ka thënë ai.

Artan Hoxha e zbulon për herë të parë: Ja si lidhen vrasjet e Azem Hajdarit, Ilir Konushvecit dhe Ahmet Krasniqit Read More »

Artan Hoxha: Këtë radhë Berishën e kanë ‘çmontuar’, s’ka nga lëviz

Gazetari Artan Hoxha duke e analizuar gjithë veprimet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme thotë se procesi gjyqësor duket sikur e ka “çmontuar” Sali Berishën, duke përdorur dhe reagimet e këtij të fundit.

Artan Hoxha: Këtë radhë duket sikur është punuar pak më me kujdes krahasuar me rastin tjetër sepse janë përpjekur që Berishën ta çmontojnë pak nga pak dhe të përdorin dhe reagimet e tij. Pra, masa e parë që u mor, pritën çfarë reagimi do kishte, pra çfarë mbështetje popullore ose lëvizja politike.

-Pse kalkulon dhe politikisht SPAK-u?

Artan Hoxha: Nuk them që e kalkulon SPAK-u, por nuk është i pandjeshëm se këtu jetojnë dhe ata. Së dyti, kur e panë që kjo gjë nuk krijonte këtë lloj problematike, kur panë dhe reagimin e Berishës, se mbase se kanë menduar që ai do bënte këtë lloj zgjedhje që në momentin e parë.

Kjo dosje ka një gjë shumë të veçantë, nëse e shikon si hetim ka nisur në 2020-ën. Por emri i Berishës është futur vetëm në 2 tetor të 2023.

Masa është kërkuar në datë 16 dhe në 20 u firmos. Koha është shumë e shkurtër, vetëm në 2 tetor është regjistruar emri i Berishës si person nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv.

Më mbrapa ka dalë veprimi i Gjykatës që njëkohësisht ka shmangur Kuvendin, sepse Berisha tha të përballemi në Kuvend.

Kjo që i është rezervuar tani Berishës dhe mënyra si po procedohet me rastin Meta duket që ata që e drejtojnë dhe qëndrojnë pas saj…

Situata për mua nuk është më një çështje juridike, por politike sepse do jetë një vendim në Kuvendin e Shqipërisë”, përfundoi Hoxha.

Artan Hoxha: Këtë radhë Berishën e kanë ‘çmontuar’, s’ka nga lëviz Read More »

Kritikoi Kongresin e PS-së, Braçe për analistin Arjan Curri: ‘Palaço kokëbosh, idiot shembullor…’

Kjo, pas disa komenteve të këtij të fundit në një emision televiziv, ku komentoi fjalimet në Kongresin e PS-së, mes të cilëve edhe atë të Braçes.

“Rama është duke rritur fjalimit përdhunuese, aq sa deputetët, delegatët fillojnë dalin nga salla dhe ai u thotë uluni, dhe disa të shkretë u ulën. Ka arritur në 140 minuta, ndërkohë që sfida e tij është të kalojë Fidel Kastron që fliste 4 orë.

Tjetra është një fjalim patetik, emocional i Braçes që ai do të rifitoi vëmendjen e kryeministrit dhe e treta është zonja Spiropali e cila ka kaluar çdo masë të adhurimit për kryeministrit apo edhe të servilizmit. Nuk e di se çfarë plani ka, që e ka filluar këtë lloj verbi”, tha Curri.

Pas këtij komenti, menjëherë ka ardhur edhe përgjigja e Erion Braçes.

“Darka në TV është një çmendinë!

Kokëboshë, refuzues të një gjëje të thjeshtë-të lexuarin, të ngopur me veten e kjo si lë të lexojnë e as të dëgjojnë, idiotë shembullorë.

Mbi të gjitha, palaço që se kanë për gjë të fyejnë këdo, pa asnjë shkak!

Ne anë tjeter, ky llum qe ka folur pa hesap per vendimin e nje gjykate skandaloze ne favor te nje batakçiu, nuk guxon të flasë për vendimin e gjykatës më të rëndësishme të Europës për vrasjet më kriminale në 33 vite, vrasjet e 21 janarit

Ndaj as qe shihet ky llum”, shkruan Braçe.

Kritikoi Kongresin e PS-së, Braçe për analistin Arjan Curri: ‘Palaço kokëbosh, idiot shembullor…’ Read More »

Kryemadhi deklaron se është kërcënuar nga inceneratorët, por nuk nxjerr emra dhe prova!

Kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka pranuar se është në hetim nga Prokuroria e Posaçme.

E pyetur në lidhje me sekuestrimin e një sendi të saj nga prokuroria, Kryemadhi tha se, ‘SPAK ka sekuestruar një send që ka të bëjë me inceneratorët’.

Kryemadhi, e cila deri tani ka bërë 3 denoncime në SPAK, shprehet se ka marrë kërcënime, por thekson se është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje.

“Ky prezantim është produkt i një pune shumë voluminoze, vjen sot pas një viti punë intensive, të pa ndalur dhe konstistente. Janë marrë në analizë të detajuar puna e të gjitha institucioneve publike që kanë lidhje me këtë skemë korruptive.

Shkeljet ligjore për miratimin e kontratës koncesionare i kemi faktuar kohë më parë, ndërsa tani po vazhdojmë të dëshmojmë se si po zbatohet kjo kontratë koncesionare.

Do të shikoni si vidhen shqiptarët, si mashtrohen, si dëmtohet shëndeti i qytetarëve të Tiranës dhe skandale nga më të padëgjuarat, që vetëm mendja dibolike dhe e sëmurë për korrupsion e Erion Veliaj, mund të kryejnë këto shkelje.

Kemi analizuar të dhëna dhe informata komplekse, duke ndjekur rrugën e procedurave dhe të parasë publike, se si është shkelur ligji, kush janë përgjegjësit, si janë shpërdoruar paratë publike, kush kanë qenë përfituesit.

Nëse Partia e Lirisë do të kishte qenë pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar, ky produkt që vjen sot, do të vinte në një kohë më të shpejtë dhe vetë rezultati që prodhoi ai komision hetimor, do të ishte tërësisht ndryshe.

Megjithatë, edhe kapja e parlamentit, ashtu si kapja e gjithë shtetit nga qeveria, nuk do të më ndalonte mua si Monikë personalisht nuk do të më ndalonte në zbardhjen e kësaj afere korruptive, të plotë, duke marrë parasysh edhe çdo pasojë që mund të vinte për mua, familjen time reale dhe atë politike, nga qeveria dhe mafia e lidhur me të”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi thotë se Bashkia Tiranë nuk ka çuar përfaqësues në Njësinë e Zbatimit të Projektit dhe se kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin

“Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari.

Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar”, tha ajo.

Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj nuk i ka “dalë dot për zot llogaridhënies shkresore që unë i kam kërkuar. Nuk i ka dalë për zot dot, firmës që ka hedhur dhe as pagesave që ka kryer.”

Ajo shton se “Veliaj ka gënjyer në komisionin hetimor për inceneratorët, dhe ka udhëzuar në cilësinë e sekretarit politik të partisë socialiste për qarkun Tiranë, edhe kryetarët e bashkive Vorë e Rrogozhinë që të mos kthejnë përgjigje ndaj Kryemadhit për pagesat e Bashkisë ndaj Inceneratorit të Tiranës”

Deputetja pretenton se qeveria i fal koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 8.5 milionë euro, ndërsa ka publikuatr llogaritjen e penaliteteve të pambledhura deri më datë 30 nëntor 2023

“Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore dhe sipas Kryemadhi, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro.

Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante”, tha ajo.

Kryemadhi publikoi dhe pamje me dron, dhe tha se Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato janë depozituar jashtë inceneratorit.

“Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës. Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari I shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar”, u shpreh deputetja.

Kryemadhi deklaron se është kërcënuar nga inceneratorët, por nuk nxjerr emra dhe prova! Read More »

Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: Nëse Berisha dënohet, PD merr…

Avokat Spartak Ngjela e quan një veprim ligjor normal, që pason refuzimin e Berishës për të mos zbatuar vendimin e GJKKO-së, kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

’Ka rregulla drejtësia. Nuk je mbret. Vetëm mbretin nuk e kap ligjin. Duhej ti përgjigjej kërkesave të hetuesisë në mënyrë të saktë sepse nëse nuk shkon në hetim kanë të drejtën e arrestit ua ka dhënë ligji‘ tha Ngjela në një lidhje skype me emisionin ‘Sot live në Shqipëri’.

Edhe ‘mosbindjen civile’ për të cilën flet Berisha, Ngjela e quan betejë të humbur për ish kryeministrin.

‘Berisha nuk bën dot as mosbindje civile dhe as revolucion se nuk ka mbështetës. Nuk e keni parë që nuk ka mbështetës. Si mund të bësh protestë para parlamentit. Kush është ai që ndërhyn kundër vullnetit të parlamentit. Filozofia e Saliut është meqë unë s’e marr dot kryesinë e shtetit, shkatërroj shtetin.

Ngjela beson se nëse drejtësia i shkon në fund hetimit për Sali Berishën PD merr qeverinë.

‘Do e ndihmojë shumë PD. Nëse Berishës ia çojnë deri në fund goditjen, se nuk besoj dot sepse lideri i PS-së dhe krerët e duan Saliun ta kenë atje të fitojnë gjithmonë, flas politikisht. Nëse SPAK do ta çojë deri në fund edhe ai dënohet qoftë dhe për 6 muaj ai ikën nga politika. Nëse ikën nga politika PD për 6 muaj merr pushtetin, rrëzon PS-në. Partia Socialiste rrëzohet menjëherë në momentin që ky është larguar nga skakiera politike. Unë them që eliminimi i tij e sjell për 3 -4 muaj PD në pushtet. Njerëzit janë mërzitur shumë me PS-në por mes dy të këqijave, zgjedhin të keqen më të vogël. Në momentin kur e keqja e madhe largohet ajo e vogla bëhet e madhe ‘ thotë Ngjela për gazetarin Nertil Agalliu

Ngjela është i bindur që Berisha gabon kur refuzon të shkojë në gjykatë pasi në këtë mënyrë ai nuk mbron veten

‘Në gjyq i pandehuri shkon për tu mbrojtur. Nëse nuk mbrohet do të dënohet. Ato që bën ai nuk janë mbrojtje. Janë letërsi degradente të shekullit XVI. Nuk kanë vlerë në mbrojtjen juridike ndaj një akuze. Duhet të rrëzosh provat ‘

Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: Nëse Berisha dënohet, PD merr… Read More »

Regjisori i njohur tregon dy pengjet e aktorit të ndjerë Mirush Kabashi

Regjisori Haxhi Rama tregoi në gjatë një interviste televizive dy pengjet e Mirush Kabashit, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Ai tregon se e ka njohur qëkur ishte 5 vjeç, ndërsa kanë bashkëpunuar në 10 deri në 15 projekte në teatër.

“Koha është e shkurtër për të reflektuar për krijimtarinë e Mirush Kabashit. Ai ishte një talent dhe dhjetë punë. Talenti është gjë më vete, por ato 10 punët ishin nga ambicia e jashtëzakonshme. Me unë dhe Mirushi kemi marrë në të njëjtën komedi të njëjtin çmim. Mirushin e kam takuar në 70 vjetorin e Teatrit. Unë e prezantova. I kisha dhënë librit tim dhe ku ishte edhe tregimi për Mirushin.

Pengu i vetëm mund të them se ishin dy; Kishte në ëndrrat e veta të luante “Sirano De Berzherak”, një komedi e famshme franceze, monologun e të cilës e kishte mësuar përmendësh dhe e dyta, dikur më pat thënë se mbasi të mbaroj karrierën, dua të kthehem në Durrës sepse aty kishte miqtë. Mirushi mbeti në Tiranë se i përkiste të gjithë Shqipërisë”, theksoi ai.

Regjisori i njohur tregon dy pengjet e aktorit të ndjerë Mirush Kabashi Read More »

‘Harrojeni se Beleri betohet’, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur kategorikisht poshtë shanset e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të kryer betimin në detyrë.

Në emisionin “Debat” në A2CNN, Rama tha se për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, ku Greqia ka ngritur zërin për çështjen Beleri, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë. Që sikur të kthehet përmbys gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, sot, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe moscenimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Ca kohë kërkonin këtë, mor nuk e bëjmë dot harrojeni se futemi ne në këtë. Jo bllokim të integrimit. Se nuk është bllokim i integrimit fare se ajo është një proces politik.”

Shefi i qeverisë e bëri të qartë në qëndrimin e tij se në Shqipëri pushtetet janë të ndara dhe fati i Belerit do të vendoset nga drejtësia.

Maksimizoni dritën natyrale në hapësirën tuaj të jetesës.

Referuar kërkesës së posaçme për t’u liruar për të kryer betimin, të cilën Beleri ia ka drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, Rama tha se Gjykata e Lartë e ka hedhur poshtë, duke nënvizuar në vendim se këto kompetenca nuk i takojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

“Mbasi ata për një kohë të caktuar kanë kërkuar nga ne. E kërkonin kështu Shqipëria. Shqipëria ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Mbasi e kmi përsëritur që nuk mund të bëjë Drejtori i Burgjeve diçka të tillë. Se nuk e ka në ligj. Ligji e thotë shumë qartë kur bëhet betimi. Mbasi humbën kohë, dhe shkuan në Gjykatë të Durrësit, Gjykata e Lartë ia çoi Gjykatës Speciale dhe në vendim thuhet drejtori i burgjeve nuk ka asnjë fuqi që të zgjidhi këtë çështje, që të japi leje. As leje që të shkojë para këshillit bashkiak, dhe as këshilli bashkiak të shkojë në burg dhe as zotëria të marri një noter në burg. Unë jam me Shqipërinë. Të jesh me Shqipërinë sot është të jesh me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Institucionet e drejtësisë nuk janë të shkëlqyera, dakord, por kjo është e vetmja rrugë nëse ne duam që realisht ky vend të bëhet shtet. Është e parë që nga 1912 që ky vend ka një strukturë të drejtësisë të përbërë nga SPAK dhe Gjykata Speciale ku pushteti ekzekutiv nuk i fut duart dhe nuk ndërhyn.”

‘Harrojeni se Beleri betohet’, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com