Opinione

Ilir Meta nis turin falenderues,ja ndalesa e pare!

[sgmb id=”1″]

Ashtu siç kishte premtuar tashmë që është një anëtar i thjeshtë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-kryetari Meta, i zgjedhur President i republikës, ka nisur turin falenderues ndaj të gjithë personave që e mbështetën ndër vite si kryetar të kësaj force politike.

Ndalimi i parë ishte në qytetin e Beratit. Meta ka falënderuar përzemërsisht të gjithë anëtarët dhe simpatizantët për mirënjohjen dhe respektin që kanë treguar ndaj tij personalisht dhe ndaj LSI-së, duke e rritur si forcë politike ndër vite.

Ish-kreu i LSI-së Meta më 24 korrik betohet si president i Shqipërisë, pas mbarimit të mandatit 5-vjecar të Bujar Nishanit

Ilir Meta nis turin falenderues,ja ndalesa e pare! Read More »

Plas bomba në Big Brother, produksioni vendim rrufe për Damianon dhe Armelën.

[sgmb id=”1″]

Big Brother është indinjuar me shkeljet drastike që ka bërë një nga konkurentët e tij.
Bëhet fjalë për Damianon. Big Brother ka marë vendimin përfundimtar për ta nxjerrë nga shtëpia. U renditën katër shkelje flagrante nga Damiano.

U nxorën videot e tij me miqtë në periudhën e izolimit. Gjithashtu ai u akuzua për mbajtjen e celularit në shtëpi.

Madje një vajzë ka shkuar në Top Channel dhe ka deklaruare se është e dashura e tij ndërkohë që ky edicion kërkonte vetëm persona single.

Nga ky ndërshkim është penalizuar dhe partnerja e tij Armela. Ata kanë lënë të dy shtëpinë e Big Brother.

Plas bomba në Big Brother, produksioni vendim rrufe për Damianon dhe Armelën. Read More »

Lezhë, i morën zetorin gjyshit e ranë në kanal, vdes 10- vjeçari, shpëtojnë dy kushurinjtë.

[sgmb id=”1″]

Një fëmijë 10- vjeçar ka humbur jetën mesditen e sotme pasi i kishte marrë gjyshit Zetorin, përfundoi në kanal.
 
10- vjeçari me inicialet N.N. së bashku me dy kushërinjtë e tij duke drejtuar një Zetor në pronësi të gjyshit të tyre që ishte pranë banesës i fikur,  pasi kishin përshkruar rreth 700-800 metra rrugë, kanë rënë në një kanal me ujë.
 
Fatkeqësisht humbi jetën 10- vjeçari me inicialet N.N e ndërsa dy kushërinjtë e tij A.Ll. 11 vjeç, N.N. 10 vjeç dhe L.Ll.11 janë plagosur lehtë.

Lezhë, i morën zetorin gjyshit e ranë në kanal, vdes 10- vjeçari, shpëtojnë dy kushurinjtë. Read More »

Denohet me 6 muaj burg kengetarja e njohur Shqiptare!

[sgmb id=”1″]

Sipas burimeve e ëma e saj, Zhane Zari deklaroi publikisht se Eda kishte marrë të gjitha pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet pas vdekjes së babait të saj, Ismail Zari.

Akuzat që asokohe bënë bujë në media u shoqëruan me një përballje nënë e bijë që sipas Zhane Zari dëgjeneroi në dhunë. Pas kësaj këngëtarja është paditur në gjykatë për dhunë ndaj mamasë, madje ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Kërkesa është regjistruar më 10 maj të vitit të shkuar dhe tashmë procesi ka përfunduar.

Vendimi i gjykatës e ka shpallur Edën fajtore për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg. Nuk dihet nëse Eda e ka apeluar vendimin e Shkallës së parë, apo ka vendosur të vuajë dënimin, sipas vendimit të gjykatës

Denohet me 6 muaj burg kengetarja e njohur Shqiptare! Read More »

Karikatura Vjeneze e vitit 1913,koncerti europian ne ‘Funeralin e Shqiperis’

[sgmb id=”1″]

Revista satirike vjeneze “Kikeriki”, në ditët e para të majit u mundua ta thumbonte ashpër politikën dhe diplomacinë europiane, duke e trajtuar atë si shkaktare të asaj që shihej tashmë si fundi i Shqipërisë

Nga Armand Plaka

Gjithçka që po ndodhte deri në ato çaste, të paktën nga një pjesë e emancipuar e shtypit të kohës e sidomos atij austriak, konsiderohej si një turp për Fuqitë e Mëdha.

Revista satirike vjeneze “Kikeriki”, në ditët e para të majit u mundua ta thumbonte ashpër politikën dhe diplomacinë europiane, duke e trajtuar atë si shkaktare të asaj që shihej tashmë si “funerali i Shqipërisë”, ku shtytjen po ia jepnin pikërisht ata të cilët do të duhej ta mbronin e t’i zgjidhnin problemet.

Sidoqoftë, në këtë mënyrë, ata vinin në pah më mirë edhe rolin eksplicit të Austro-Hungarisë, e cila nuk lejoi që Shkodra të binte në duar të malazezëve e Shqipëria të copëtohej edhe më tej nga interesat e fqinjëve.

Më 25 prill 1913, princi Danillo i shoqëruar nga shpura e tij, u ngjit  në kështjellën e Rozafës duke valëvitur flamurin malazez. Shkodranët e mposhtur nga gjylet, uria dhe tradhtia, ishin të detyruar të shihnin se si qyteti i tyre tashmë nën thirrjet frenetike të malazezëve, po shpallej madje edhe kryeqytet i Principatës së vogël fqinje, shumë ambicioze e tejet agresive.

Sidoqoftë, malazezët nuk patën shumë kohë që të gëzohen.

Në ditët e para të majit, me anë të një ultimatumi, Vjena kërkoi largimin e të gjitha forcave serbe apo malazeze nga territori shqiptar, i cili tashmë konsiderohej pjesë integrale e një shteti të pavarur. Kështu, Shkodra shpëtoi.

Karikatura Vjeneze e vitit 1913,koncerti europian ne ‘Funeralin e Shqiperis’ Read More »

Kishte vdekur në vitin 1994 po zemra i jetoi deri në vitin 2017!

[sgmb id=”1″]

Në natën e 29 shtatorit 1994, shtatëvjeçari Nicholas Green u qëllua për vdekje gjatë një pushimi familjar në Italinë jugore. Vdekja ishte një tragjedi për prindërit e tij Reg dhe Maggie, por vendimi i tyre për të dhuruar organet e tij ishte paksa i çuditshëm dhe njerëzit nuk e pritën këtë vendim.

Mirëpo prindërit e Nicholas kishin vendosur që t’i falnin organet e trupit të djalit të tyre i cili u qëllua për vdekje dhe 7 persona përfituar nga organet e tij dhe njëri ndër ta, Andrea Mongiardo e mori zemrën e tij me të cilën jetoj deri në vitin 2017 kur vdiq dhe bashkë më të vdiq edhe kujtimi i prindërve të Nicholas për të djalin e tyre.

Nëna dhe Babi i Nicholas ende e kanë në kujtesën e tyre ngjarjen kur djali i tyre vdiq pa faj dhe në duart e tyre.

“Dy makina po garonin së bashku dhe në ato momente edhe në ishim ne rrugë nuk kishim çfarë të bëjmë dhe për një moment është dëgjuar një krismë kur kemi kthyer kokë pas e kemi parë që Nicholas ishte qëlluar në kokë dhe kishte gjak” , tregon babi, Reg Megan për vdekjen e djalit të tij.

Regan po ashtu thekson se djali i tij ishte qëlluar me plumb ne kokë dhe aty afër ishte edhe vajza e vogël e tyre, Eleanor e cila kishte shpëtuar mirë.

Për këtë ngjarje Reg Green kishte shkruar edhe një libër me titullin-Efekti Nicholas në lidhe me përvojën e paharrushme të tij dhe vendimit që do të ndryshonte jetën e shtatë familjeve në të gjithë Italinë, që të dhurojnë organet e tij për transplantime.

Prindërit e tij po ashtu theksun se janë krenarë me veprimin e tyre dhe po ashtu i motivuan edhe të tjerët të ndjekin shembullin e tyre./21/

Kishte vdekur në vitin 1994 po zemra i jetoi deri në vitin 2017! Read More »

Si e ndertoi Klement Balili hotelin super luksoz ne Sarande.

[sgmb id=”1″]

jë sindikatë e vogël, e quajtur Sindikata e Pavarur e Ushqimit dhe Bashkim Balili ndodhen në konflikt gjyqësor prej vitit 2000 për pronësinë e Santa Quarantës-pasuri e cila u tjetërsua në mënyrë të kundraligjshme përmes dy vendimeve të kundërta të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.

Nga Lindita Çela – BIRN

Prej marsit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetim për pasuritë e familjarëve të Klement Balilit-mes të cilave edhe hotelin luksoz “Santa Quaranta”, i shtrirë në 30 mijë metra katrorë buzë detit të Sarandës.

Resorti turistik, i ngritur mbi godinën e rrënuar të ish-kampit të punëtorëve në Sarandë u inaugurua me bujë nga politikanë të lartë të mazhorancës në gusht 2015-ai u quajt “një investim serioz i jashtëzakonshëm”.

Megjithatë, dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se shkëlqimi i hotelit “Santa Quaranta” u ngrit mbi një konflikt gjyqësor 17-vjeçar për pronësinë mes Bashkim Balilit dhe një sindikate të vogël, të quajtur Sindikata e Pavarur e Ushqimit.

Ish-kampi i punëtorëve në Sarandë është vetëm një prej shumë pronave të trashëguara nga regjimi komunist, që përmes një dekreti të Presidentit të kohës i kaluan Sindikatave në fillim të viteve ’90. Njësoj si shumica e tyre, edhe ish-kampi i Sarandës u përfshi në një tranformim të paligjshëm pronësie-konflikti i së cilit vazhdon sot e kësaj dite në dyert e gjykatave.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushqimit, Maksim Mebelli i tha BIRN se e kishte përfituar pronën përmes një akti dhurimi të vitit 1997 nga Bashkimi i Pavarur i Sindikatave të Shqipërisë. Mebelli kujton se mbeti i shtangur në gusht 2015, kur pa në televizor drejtues të lartë të shtetit t’i thurnin lavde investimit mbi një pronë-që ai pretendon se i takon Sindikatës së drejtuar prej tij.

“Në vitin 2011, unë kam marrë një vendim gjykate të formës së prerë dhe atë e kam çuar në hipotekë. Unë nuk di se si mund të përurohet një pronë, ndërkohë që ajo rezulton e  regjistruar në emër të Sindikatës. Nuk e kuptoj dot,” tha Mebelli për BIRN.

Dokumentet e proceseve gjyqësore dhe të një hetimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se para se të firmoste dhurimin tek sindikata vertikale, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë kishte krijuar një shoqëri aksionere të quajtur “Dea” shpk së bashku me një kompani italiane, ku aksionet ndaheshin 40 % për BSPSH dhe 60 për qind për italianët.

Ish-kampi i punëtorëve në Sarandë kaloi gjithashtu si objekt i kësaj kompanie.

Kundërshtar i Mebellit në këtë çështje- Bashkim Balili pretendon sipas padive të dorëzuara në  Gjykatë se 60 për qind të pronës e kishte blerë në ankand në vitin 2000 dhe për pjesën tjetër kishte një kontratë afatgjatë qiraje me Bashkimin e Pavarur të Sindikatave.

Veprimet e dyfishta juridike nga zyrtarët e BSPSH së asaj kohe përbëjnë edhe zanafillën e konfliktit gjyqësor të pronësisë, që ndodhet aktualisht në Gjykatën e Lartë.

I kontaktuar nga BIRN, kryetari i Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Shqipërisë, Gëzim Kalaja nuk iu përgjigj pyetjeve mbi pronësinë e ish-kampit të punëtorëve në Sarandë.

Zyra juridike e BSPSH i ofroi BIRN dokumente të pjesshme, për të mbështetur pretendimin se si dhurimi i ish-kampit te Sindikata e Pavarur e Ushqimit ashtu edhe kontrata e qirasë me kompaninë e Bashkim Balilit nuk janë nënshkruar nga kryetari aktual, Kalaja.

Maks Haxhia, avokati i Bashkim Balilit në këtë çështje nuk iu përgjigj gjithashtu pyetjeve të BIRN.

Ndryshimi i pronësisë

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se pas përfitimit të pronës, zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë kishin kryer veprime të kundërta për fatin e mëpasëm të ish-kampit të lakmuar të pushimit në Sarandë.

Të dhënat nga paditë gjyqësore dhe verifikimi në hipotekë tregojnë se fillimisht prona i ka kaluar shoqërisë “DEA”, e cila zotërohej në 60 për qind nga kompania italiane “Mare Monti Holding” dhe 40 për qind nga BSPSH, me premtimin se në të do të investoheshin 100 mijë dollarë.

Të dhënat e siguruara në hipotekën e Sarandës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tregojnë pronësia e ish-kampit të Sarandës i ka kaluar kompanisë “DEA” me firmë të sekretarit të përgjithshëm të BSPSH, Fatmir Musaku.

Në vitin 1996 italianët i shitën kuotat e tyre, ndërsa 60 për qindëshi i kompanisë kaloi në dy duar derisa përfundoi tek firma piramidale “Kamberi”, së bashku me një kontratë qiraje prej 25 vjetësh për pjesën tjetër të ish-kampit.

Dokumentet tregojnë se në vitin 2000, Bashkim Balili e ka blerë 60 për qind të pronës në ankand për rreth 84 milionë lekë, ndërkohë që ka lidhur kontratën e qirasë për pjesën takuese të Bashkimit të Pavarur të Sindikatave për 25 vjet.

Më parë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, përmes një sekretari tjetër të Përgjithshëm të quajtur Xhevdet Llubani kishte firmosur aktin e dhurimit të ish-kampit të punëtorëve në dobi të Sindikatës së Pavarur të Ushqimit në maj 1997. Ky akt-dhurimi është reflektuar në regjistrat e hipotekës së Sarandës në maj të vitit 2000.

Në qershor 2000, pasi kishte dështuar të regjistronte kontratën e qirasë në hipotekë, kompania “Titan Konstruksion” e Bashkim Balilit ka paditur në Gjykatën e Sarandës Sindikatën e Pavarur të Ushqimit, me objekt “deklarimin e pavlefshëm të kontratës së dhurimit”.

Argumenti kryesor i padisë ishte fakti se Bashkimi i Pavarur i Sindikatave nuk mund të falte ish-kampin e pushimit, pasi ishte pronare në vetëm 40 për qind të tij.

Në një seancë të vetme, trupi gjykues i kryesuar nga Petrit Aliaj vendos në favor të kompanisë “Titan Konstruksion” dhe urdhëron Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që të regjistrojë kontratën e qirasë në favor të Balilit.

Gjyqi i mësipërm nuk është marrëdhënia e vetme që gjyqtari Aliaj, aktualisht në Apelin e Vlorës kishte me vëllezërit Balili. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se Aliaj deklaroi në ILDKPKI se kishte punuar si konsulent ligjor i dy kompanive të vëllezërve Balili në vitin 2005 dhe se ishte paguar prej tyre 47 mijë dollarë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushqimit, Maksim Mebelli i tha BIRN se gjyqi ishte zhvilluar pa praninë e tyre dhe se ata e kishin mësuar rastësisht që kishin humbur. Ai e konsideron procesin gjyqësor të manipuluar, ndërsa dokumentet e servirura nga pala kundërshtare si të falsifikuara.

“Ne nuk morëm asnjë njoftim për zhvillimin e këtij gjyqi dhe nuk dinim se çfarë veprimesh të tjera janë bërë. E mësuam krejt rastësisht se objekti,  ish  kampi i pushimit në Sarandë kishte kaluar në  pronësinë e Bashkim Balilit,” thotë ai.

Pesë vite më vonë, në mars 2005, një vendim i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës vendos të rrëzojë vendimin e shkallës së parë, duke e kaluar të drejtën sërish në krah të Sindikatës së Pavarur të Ushqimit.

“Na u deshën 5 vite gjyq vetëm që të legjitimoheshim dhe më pas filloi shqyrtimi i çështjes në themel,” tregon Mebelli. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, “Titan Konstruksion” bëri rekurs në Gjykatën e Lartë dhe fitoi.Në vitin 2008, edhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e Sindikatës së Pavarur të Ushqimit.

Por procesi u rihap sërish në prill të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë legjitimoi si provë të re një hetim të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili vlerësonte se pronësia e ish-kampit të punëtorë ishte transformuar në kundërshtim me ligjin.

Shkeljet sipas KLSH

Në proceset e stërzgjatura gjyqësore, Sindikata e Pavarur e Ushqimit e ka pasur kundër Bashkimin e Sindikatave të Pavarura, e cila ka kërkuar gjithashtu anulimin e kontratës së dhurimit të vitit 1997.

Megjithatë, një dokument i siguruar nga BIRN tregon se në dhjetor të vitit 2008, Gëzim Kalaja ka firmosur një akt-dhurimi të dytë, duke dhënë 40 % e mbetur nga ish-kampi për llogarinë e Bashkim Balilit.

Sipas kontratës së nënshkruar,  Kalaja i dhuron pjesën e zotëruar  të ish kampit të punëtoreve Bashkim Balilit,  në këmbim të një sipërfaqe toke prej 3500 m2 në Linzë të Tiranës.

Ky këmbim është bërë në dhjetor të vitit 2008, ndonëse Kontrolli i Lartë i Shtetit e kishte quajtur tjetërsimin e pronave të sindikatave të paligjshëm. Në tetor të vitit 2006, Kontrolli i Lartë i Shtetit nisi një verifikim të historikut të tjetërsimit të ish-kampit të pushimit në Sarandë pas ankesës së Sindikatës së Pavarur të Ushqimit dhe arriti në përfundimin se regjistrimi në favor të Balilit ishte bërë në kundërshtim me ligjin.

KLSH rekomandon pezullimin e veprimeve, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes nga gjykata.

Regjistrimin e pasurisë në emër të  shoqërisë “Dea” shpk,  Kontrolli i Lartë i Shtetit e gjen të paligjshëm. Sipas saj, shkresa e sekretarit të  përgjithshëm së BSPSH-së, i cili përcakton se kampi është objekt i shoqërisë tregtare nuk përbën  dokument për regjistrimin e pasurisë,  pasi “nuk ka një dokument ligjor  si kontratë shitblerjeje apo  një vendim të veçantë për tjetërsimin e saj”.

Po kështu, KLSH vë në pikëpyetje faktin se aksionerët e DEA zotërojnë edhe ish-kampin e pushimit, pasi sipas dekretit të vitit 1992, pasuria e Sindikatave nuk mund të tjetërsohet deri në vitin 2020.

Pas kërkesës së Sindikatës së Pavarur të Ushqimit, Gjykata e Lartë ka vendosur të rihapë çështjen, duke e njohur kontrollin e KLSH-së si një provë të re në gjykim. Që prej vitit 2012, çështja është në pritje të gjykohet në Gjykatën e Lartë. E pyetur nga BIRN, zëdhënësja e Gjykatës së Lartë tha se shqyrtimi i çështjes është shtyrë për shkak të mosplotësimit të kuorumit të trupës gjyqësore.

Maksim Mabelli i tha BIRN se pas 17 vitesh në gjyq, është ende në pritje të nisjes së procesit në Gjykatën e Lartë. “Nuk do të heq dorë asnjëherë nga e drejta e pronësisë që zotëron Sindikata e Pavarur e Ushqimit,” përfundoi ai.

Si e ndertoi Klement Balili hotelin super luksoz ne Sarande. Read More »

Masakra te Shkencat.Flet nëna e 2 të vrarëve: Djemtë e mi, vëllezër gjaku me vrasësin Camorra-s

[sgmb id=”1″]

Mamaja dhe gruaja e Besnik Sulkut dëshmuan në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër vëllezërve Markeljan dhe Klejvi Doçi për vrasjen e trefishtë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë në maj 2015.

E ëma e dy vëllezërve Sulku, Gjysere Sulku akuzoi dy vëllezërit Doçi, si dhe pranoi njohjen e djemve të saj me italianin Salvatore Letizia.

“Kisha 4 fëmijë, por tani kam vetëm dy. Djali i vogël Durimi u vra në Holandë më 6 prill 2015. Mua më thanë se vdiq një aksident.

Trupin e tij e sollën 12 ditë më vonë. Nga lajmet kam mësuar se djalin ma kanë vrarë Markeljan dhe Klejvi Doçi.

Djali tjetër Besniku u vra ditën që kishim të 40-tat e vdekjes së Durimit. Salvatore Letizia ishte bërë vëlla gjaku me djalin tim Besnikun. Ai vinte në shtëpinë tonë. Hera e fundit ishte kur kishim të 40-tat e vdekjes së djalit Durimit. Na takoi, piu kafe dhe hëngri drekë.

Diku rreth 14:00 u largua bashkë me djalin Besnikun. Atë ditë Besniku u vra afër stacionit të trenit. Prapë nga lajmet e mora vesh se kishin gisht këta djemtë.

Me familjen Doçi kemi jetuar në një lagje në Bulqizë. Djemtë tanë kanë qenë moshatarë dhe kanë patur përplasje mes tyre, por se di pse, për çfarë arsye. Gjithçka që ka ndodhur me fëmijët e mi ja kam lënë në dorë drejtësisë”, ka thënë ajo në Gjykatë, raporton News24.

Italiani Salvatore Letizia është një prej drejtuesve të një prej klaneve të grupit mafioz të Camorras në Itali.

Prokuroria thotë se Besnik Sulku kishte paguar Salvatore Letizian për të vrarë Mentor Doçin, të cilin e akuzonte se kishte urdhëruar vrasjen e vëllait të tij Durimin, në Holandë.

Nga shkëmbimi i zjarrit, italiani vrau Mentor Doçin, ndërsa dy nipërit e këtij të fundit qëlluan me armë Besnik Sulkun.

Masakra te Shkencat.Flet nëna e 2 të vrarëve: Djemtë e mi, vëllezër gjaku me vrasësin Camorra-s Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com