Opinione

Pasuria e nëntokës së Kosovës!Nga ari, argjendi, plumbi e zinku e deri te qymyri, si një prej pasurive më të mëdha.

[sgmb id=”1″]

Kosova ka pasuri të mëdha nëntokësore.

Nga ari, argjendi, plumbi e zinku e deri te qymyri, si një prej pasurive më të mëdha.

Këto pasuri nëntokësore janë të shtrira në tërë territorin e Kosovës. Për këto pasuri ka hulumtime që janë bërë, mirëpo për shumë minerale ka nevojë për hulumtime moderne për të caktuar sasinë e rezervave nëntokësore dhe koston e eksploatimit të tyre.

Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (Ish- Ministria e Energjisë dhe e Minierave) në vitin 2009 ka miratuar listën e vendburimeve minerale. Janë shpallur 11 zona të interesit të pasura me minerale të çmueshme.

Ramiz Krasniqi, drejtor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale tha se Kosova është e pasur me resurse minerare, ku resurset energjetike dhe ato të metaleve me ngjyrë, paraqesin potencial të rëndësishëm për zhvillimin e gjithmbarshëm.

“Mund të veçohen linjiti, mineralet e plumbit, zinkut, argjendit dhe arit, mineralet silikate të nikelit dhe kobaltit, të hekur – nikelit, boksitit, manganit, magnezitit dhe një numër i konsiderueshëm i mineraleve jometalore, industriale dhe materialeve gjeologjike ndërtimore”, tha Krasniqi për KALLXO.com.

Sipas Krasniqit, në Republikën e Kosovës ari paraqitet në paragjenezë me xehe të bakrit, plumbit dhe zinkut si dhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve.

“Gjer tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumb-zinkut”, tha Krasniqi. Tha se ka nevojë të bëhen hulumtime të tjera.

“Hulumtime të pakta janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit”, tha ai.

Në Strategjinë e Energjisë janë paraqitur sasia e mineraleve energjetike që janë nën tokën e Kosovës. Në këtë strategji thuhet se resurset e vlerësuara të linjitit në gjithë Kosovën janë 12.5 miliardë tonë, ndërsa 8.6 miliardë tonë janë rezerva të shfrytëzueshme që nga aspekti ekonomik konsiderohen me leverdi për t’u shfrytëzuar. Basenet më të rëndësishme qymyrmbajtëse janë: Baseni i Kosovës, i Dukagjinit dhe i Drenicës.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thonë se zonat e interesit për resurse minerale janë zona pjesërisht të hulumtuara, por që duhen hulumtime plotësuese.

“Lidhur me zonat minerale me interes të veçantë është punuar në evidentimin dhe përpunimin e dokumentacionit relevant lidhur me hulumtimet gjeologjike të realizuara në këto zona dhe janë përmbledhur në një broshurë”, thuhet në përgjigjet e dhëna për KALLXO.com.

Përveç zinkut dhe plumbit, nëntoka e Kosovës është e pasur edhe me shumë minerale të tjera.

Në strategjinë minerare thuhet se nëntoka e Kosovës është e pasur edhe me nikel dhe kobalt.

Paraqitjet dhe vendburimet e hekur – nikelit në Kosovë shtrihen nga Ivaja afër Kaçanikut në jug dhe vazhdojnë gjer në Vërbovc (Gllogoc) në veri, të cilat paraqiten në formë të thjerrëzave, shtresave dhe nënshtresave.

Në kuadër të “Ferronikelit”, e cila është privatizuar, funksionojnë dy miniera me shfrytëzim sipërfaqësor, “Gllavica”.

Në Kosovë ka edhe vendburime të xeheve të kromit, kryesisht në Minierën e Kromit “Deva”, ndërsa së fundmi janë evidencuar edhe pasuri në rajonin e Brezovicës, Jazincës, në Rahovec, si dhe në Llapçevë. Ndërsa vendburimi më i rëndësishëm i mergelëve për çimento gjendet në Han të Elezit.

Nëntoka e Kosovës është e pasur edhe me uran, e në strategjinë minerare është lënë të nënkuptohet se në rajonin e Dukagjinit mund të ketë edhe naftë dhe gaz. Në rajonin e Klinës janë të koncentruara rezervat e boksiteve – llogaritet se rezervat janë rreth 2.7 milionë tonë, kurse rezervat e gurit gëlqeror përcjellës janë rreth 40 milionë tonë.

Shefi i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, tha se ka interesim të investitorëve për të investuar në nëntokën e Kosovës. Ai ka thënë se është një numër i madh i ndërmarrjeve ndërkombëtare dhe vendore të cilat janë të licencuara nga KPMM-ja për hulumtim te mineraleve të ndryshme. 

Pasuria e nëntokës së Kosovës!Nga ari, argjendi, plumbi e zinku e deri te qymyri, si një prej pasurive më të mëdha. Read More »

Valbona Mema tregon arsyen se pse s’ka pasur asnjë mashkull tjetër që pas humbjes së bashkëshortit!

[sgmb id=”1″]

Humbja e personit të zemrës është padyshim një nga gjërat që lë gjurmë gjithë jetën, sidomos kur ai është bashkëshort dhe babai i fëmijëve. Ama, bilbili i këngës popullore, Valbona Mema, ka arritur ta kthejë dhimbjen në forcë dhe të kthehet në një nga artistet më të kërkuara kudo ku ka shqiptarë.

Ashtu si rrallëherë, Valbona Mema është rrëfyer për jetën e saj personale.

Fillimisht, ajo ka treguar arsyen pse ka zgjedhur të bëjë portretin e të shoqit tatuazh në krah: “Zgjodha ta bëj tatuazh tani, pas 15 vjetësh, sepse tani më mungon më shumë se kurrë”.

Nga ana tjetër, Valbona ka rrëfyer edhe arsyen se pse ka zgjedhur të mos dashurojë asnjë mashkull tjetër.

“Kam zgjedhur të mos kem njeri tjetër për shkak të betimit që i kam bërë bashkëshortit tim. I jam dedikuar familjes sime dhe kam akoma shumë për t’i dhënë”, – është shprehur këngëtarja e “Tate du fuston”.

Po në të ardhmen, a ka ndonjë mundësi që Memën ta shohim çift? Epo, këtë e mësoni në videon e mëposhtme.

Valbona Mema tregon arsyen se pse s’ka pasur asnjë mashkull tjetër që pas humbjes së bashkëshortit! Read More »

Kjo është përralla e një babai, një djali dhe një premtimi të bërë.Përralla se si u bë futbollist i madh Elseid Hysaj!

[sgmb id=”1″]

Kjo është përralla e një babai, një djali dhe një premtimi të bërë. Përralla se si një emigrant shqiptar do të ndihmonte të birin e talentuar të udhëhiqte entuziazmin e një vendi të tërë në Kampionatin Europian.

Duhet shumë për tu bërë një lojtar i rëndësishëm në ditët e sotme. Kërkohet talent, dëshirë, sakrificë, punë e vështirë dhe një fije fati sigurisht. Por duhet edhe besimi i palëkundur i një babai që kishte bërë një premtim me zemër të thyer se talenti në futboll i djalit të tij nuk do të kalonte pa u bënë re. Kjo është historia e Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë i Napolit dhe Shqipërisë.

Një sezon i shkëlqyer ai 2015-2016 në klubin e Serie A e bëri 22-vjeçarin një nga premtuesit më emocionues në futbollin evropian. Flitet se së fundmi e kërkojnë Bayern Munich, Atletico Madrid, Chelsea, dhe madje edhe Barcelona. Asgjë nga këto nuk do të ishte bërë e mundur nëse babai i Hysajt, Gëzimi, një emigrant shqiptar në Itali nuk do të besonte verbërisht në mundësitë e Elseidit që njihet si Elsi që kur goditi topin e parë të futbollit.

Si shumë shqiptarë gjatë viteve “90, Gëzimi rrezikoi jetën e tij duke udhëtuar me skaf dhe gomone për të punuar në Itali si një ilegal, për të bërë të gjitha llojet e punëve në mënyrë që në fund të garantonte të mirat për familjen e tij. E kishte bërë atë udhëtim të rrezikshëm disa herë përmes detit Adriatik në mënyrë që të dërgonte para në Shqipëri ku i vogli Elsi ishte duke u rritur nga e ëma. Duke u përpjekur në një nga shoqëritë diletante të futbollit në qytetin e tij Shkodrën, Hysaj nisi të tregojë talentin e tij në futboll që në moshë të re. I ati e kuptoi dhe një shaka e fatit e ndihmoi që t’i garantonte jetën të birit për mirë.

Një nga punët që emigranti shqiptar kishte bërë shpesh në Itali gjatë viteve të qëndrimit të tij ishte punëtor ndërtimi. Në verën e vitit 2004, Gëzimi nisi të punojë në shtëpinë e një farë Marco Piccioli, agjent i FIFA i regjistruar në Itali që kishte arritur të zbulonte disa futbollistë goxha të njohur. “Im bir është një futbollist. A mund t’i gjesh atij një skuadër? – i kërkoi një ditë Gëzimi agjentit megjithëse Elseid ishte vetëm 10 vjeç. Ai duke qeshur i tha: “Është i vogël. Sille këtu pas 4 ose 5 vitesh”.

Përgjigjja nuk e shkurajoi Gëzimin që kishte arritur të vendoste një kontakt me Piccioli. Ndërkohë i vogli Hysaj vazhdonte të luante për një nga skuadrat amatore në Shkodër, megjithëse ishte tërhequr nga një zbulues i Akademisë së skuadrës kryesore të qytetit Vllaznia. Futbollisti i krahut të djathtë u evidentua si një mbrojtës i mirë në kampionatet e fëmijëve duke treguar kapacitet në çdo takim të luajtur dhe duke mbrojtur me lehtësi detyrë që i jepej. Këtë vlerë vazhdon ta ruajë edhe sot.

Kur Elseid u bë 14-vjeç, Gëzimi vendosi se kishte ardhur koha që t’i kujtonte agjentit italian atë gjysmë-shaka dhe gjysme-deklaratë që kishte bërë disa vite më parë. Ai e takoi Piscoli dhe i kërkoi nëse mund t’i rregullonte një takim për të birin në një nga akademitë italiane. Agjenti i ktheu një përgjigje pozitive duke vendosur kontakte te Fiorentina dhe duke i siguruar një provim. Hysaj udhëtoi drejt Italisë dhe goditi që në herën e parë te klubi italian që kërkoi të firmosë për ta. Por për çështje dokumentesh dhe procedurash burokratike pasi ai ishte djali i një emigranti dhe një ekstrakomunitari në Itali. Kështu, ndërsa Fiorentina po mendohej nëse duhet të firmoste apo jo me të riun Empoli tregoi vullnet që ta mbyllte ai kontratën dhe duke i ndjekur ato hap pas hapi.

Kështu Hysan nisi të luante në Akademinë e Empolit në vitin 2009 dhe tregoi menjëherë se ishte një hap përpara shokëve të tij në skuadër me të njëjtën moshë. Luante rregullisht për skuadrën e 16 vjeçarëve dhe me kalimin e kohës u thirr nga skuadra kombëtare e Shqipërisë për tu përfaqësuar me ta në kampionatin Europian U17 në 2010-ën. Në nëntor 2011 bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Empolit duke luajtur 90 minuta në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër klubit që e kishte lënë ti ikte, Fiorentina. Një vit më pas u bë një lojtar i rregullt i Empolit nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri dhe duke marrë thirrjen e tij të parë në skuadrën kombëtare të Shqipërisë duke u bërë lojtari i tretë më i ri që kishte veshur ngjyrat kuqezi në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në moshën 18-vjeçare. Më pas do të vinte një sezon brilant me Empolin dhe me Shqipërinë duke e bërë Hysajn një emër të njohur në Itali dhe në vendin e tij të lindjes. Forma që kaloi e çoi drejt një kontrate me Napolin në verën e vitit 2015 dhe duke i garantuar një vend në skuadrën që shkoi në “Euro 2016” si krenari e një kombi dhe një prej qyteteve që nxjerr talente.

Ndërsa pjesa më e madhe e futbollistëve i shpenzojnë paratë e tyre me veshje apo makina, një nga gjërat e para që bëri Hysaj ishte garantimi i sakrificës që kishte bërë i ati të mos kalonte e pa vënë re. Në fillim të vitit 2014 në Firence në “Via della Casella”, “Bar Elsi” u hap për klientët dhe Gëzim Hysaj tani është drejtor i përgjithshëm i biznesit të tij të parë. Bari është bërë një pikë takimi për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, por edhe për tifozët e futbollit që herë pas here u rastis të takojnë një yll të Seria A. 

Kjo është përralla e një babai, një djali dhe një premtimi të bërë.Përralla se si u bë futbollist i madh Elseid Hysaj! Read More »

Tjetër banor i Big Brother ka të dashur jashtë dhe e ka mbajtur të fshehtë!

[sgmb id=”1″]

Ai e ka manipuluar aq mirë, ja ka manipuluar mendjen aq mirë saqë ajo beson se…dashuria dhe jeta”, thotë Fotinia.Fotinia nuk beson se dashuria mes Musës dhe Donës është e pastër dhe këtë mendim ajo ja thotë Gastares dhe Fiorentinës.

Ajo lë të kuptohet se Dona nuk kupton dhe Musa po e mashtron atë.

Fiorentina thotë se Musa ka të dashur tjetër jashtë dhe në këtë pjesë i kërkon Fotinisë që ta ngacmojë.

“Po sikur t’ja hedhësh ndonjëherë me kunjë këtë? Mund t’ja hedhësh. Në debat e sipër, kur ai (Musa) thotë jeni xhelozë e kështu gjërash, mund t’i thuash shiko se mos bëhet xheloze ajo tjetra. Mos ke ndonjë tjetër jashtë”, e këshillon Fiorentina./Big Brother/

Tjetër banor i Big Brother ka të dashur jashtë dhe e ka mbajtur të fshehtë! Read More »

E vrau vjehrri, vëllai i 41-vjeçares: Monstra e ka rrahur barbarisht. E nxori nga shtëpia, fëmija u nxi!

[sgmb id=”1″]

Anton Jaku, vëllai i Vera Totës, e vrarë më 3 maj nga vjehrri i saj sjell një dëshmi tronditëse në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24. “BalkanWeb” sjell rrëfimin e tij të plotë, duke nisur nga martesa e motrës, largimi në Greqi, kthimi dhe më pas episodet e vazhdueshme të dhunës barbare ndaj 41-vjeçares nga vjehrri që e quan ‘monstër’.

Ai thotë se motra e tij kishte 17 vite martese me Arben Totën. Sapo janë martuar janë larguar në Greqi dhe kanë qëndruar atje për 8-9 muaj. Vera ishte shtatzënë dhe për të lindur erdhi në Shqipëri. Lindi vajzën që sot është 15 vjeçe e gjysmë. Ndërkohë Arbeni vazhdonte të jetonte në Greqi ndërsa Vera jetonte me prindërit e bashkëshortit.

“Pasi u bë vajza 1 vjeçe ishte fëmijë që grindej qante shpesh dhe për shkak të të qarave të saj i nxitur nga e shoqja, vjehrri e ka rrahur barbarisht dhe e ka dëbuar nga shtëpia bashkë me foshnjën. Vajza qante, u nxi nga të qarat”, rrëfen ai.

Kjo ishte hera e parë që familja e saj u njoh me dhunën ndaj saj. Shkoi dhe u strehua tek ata bashkë me vajzën.

Më pas nëpërmjet personave të tjerë, të afërm në Lezhë që insistuan për pajtim familja e saj pranoi që ajo të kthehej tek shtëpia e burrit, por me një kusht të vetëm që Arbeni të mos ikte më në Greqi, por të jetonte pranë saj. Arbeni erdhi dhe e mori në Greqi me vete.

“Jetuan atje për 10 vite pa probleme me njeri-tjetrin, sollën në jetë dhe një djalë që është sot 10 vjeç. Më pas, para 5 viteve u kthyen në Shqipëri rregulluan banesën dhe filluan punë, Arbeni si roje nate ndërsa Vera fillimisht ka punuar në gjelbërim, më pas në një fabrikë këpucësh. 2 vite kaluan pothuajse në normalitet pastaj ka filluar sërish dhuna. Ata nuk e pranonin si nuse dhe më parë e kanë ndarë Arbenin nga 2 gra të tjera me të cilat ka qenë i martuar. Vera nuk ankohej pothuajse asnjëherë në familjen e saj, fliste shumë pak.

INTERVISTA
Si u martua motra juaj me ish-bashkëshortin?

U martuan me shkuesi. Motra ra dakord për t’u martuar me atë edhe pse e mori vesh që ishte martuar dy herë më parë. Ikën të jetonin në Greqi.

A është dhunuar motra juaj nga burri apo vjehrri?
Dhunë ka ushtruar ish-vjehrri. Hera e parë e dhunës nisi vetëm kur fëmija 1 vjeç po qante. E ka nxjerr zvarrë, i ka nxirë gjithë trupin. Pas kthimit në familje kemi kërkuar shpjegim, pse ushtruan dhunë. Na kërkuan falje për dhunën dhe ne e kemi pranuar faljen. Si denoncuam. Por ndihemi keq që e kemi pranuar, jemi fajtor. S’duhet toleruar dhuna. Dhuna ka vijuar pastaj më vonë.

Si e keni pasur kontaktin me motrën kur e patë të nxirë në gjithë trupin..
Pavarësisht lidhjes vëlla e motër, do isha ndjerë keq dhe në pozita të tjera. Nuk e gjetëm arsyen e dhunës se pse ajo grua, motër u dhunua.

Keni pasur ankesë për bashkëshortin?
Jo s’kemi pasur asnjë ankesë për të, dhe as për vjehrrën dhe vjehrrin.

Çfarë thoshte kur e dhunonte?
Monstër, ose model mund ti themi atij njeriu.

Kontaktet kanë qenë të radha, pasi prej 10 vitesh kanë qenë në Greqi. Pas kthimit nga Greqia kanë jetuar normalisht, por pasi hynë në banesë ku jetuan me vjehrrin dhe vjehrrën. Motra ka qenë e mbyllur, sna ka treguar.

E vrau vjehrri, vëllai i 41-vjeçares: Monstra e ka rrahur barbarisht. E nxori nga shtëpia, fëmija u nxi! Read More »

Pak ditë me parë një faqe në Instagram publikoi videon e një vajze, e cila tallej në praninë e prindërve të saj dhe thoshte se është “superp….” e për këtë gjë kërkonte edhe mendimin e prindërve.

[sgmb id=”1″]

Pak ditë me parë një faqe në Instagram publikoi videon e një vajze, e cila tallej në praninë e prindërve të saj dhe thoshte se është “superp*dh” e për këtë gjë kërkonte edhe mendimin e prindërve.
Videoja brenda shumë pak kohe u bë virale dhe normalisht, të gjithë nisën të tallen e të qeshin me vajzën. Mirëpo gjërat nuk janë ndalur me kaq. Vajza ka reaguar përmes një letre publike të shkruar për të gjithë ata që kanë dashur ta poshtërojnë, duke dhënë kështu edhe një mesazh për të rinjtë e të rejat që sikurse ajo, janë tallur në rrjet.

Ajo quhet Bora Skreli, është studente e ekselencës dhe me historinë e saj ajo na tregon sesi njerëzit dashakeqës mund të të shkatërrojnë dhe të dëmtojnë imazhin e një njeriu.

“Përshëndetje armiq dhe miq
Ju flet superp***.

Në një leksion të Historisë së Psikologjisë që po ndiqja, pedagogia na drejtoi një pyetje, ndër të tjera:

“Si mendoni, njeriu lind i mirë, i keq apo neutral?” Përgjigja ime ishte dhe vazhdon të jetë edhe pse disi e lëkundur “I mirë”.

Frojdi dhe psikoanalistët (është psikologji po nuk dua t’jua bëj trurin dhallë se boll ju ka trullosur fjala pidh e përdorur në video) mendojnë që njeriu është i keq, shkatërrues në përgjithësi e vetëshkatërrues në veçanti. Ndërsa unë mendoj që njeriu bëhet i keq nga vështirësitë, por me pakëz dashuri mund të arrijë tek e mira.

E mira nga ana tjetër është relative, por që mos ta trash më shumë. Lëkundja nisi pak a shumë kështu: Të shtunën mbrëma po shihja një dokumentar për Kurt Cobain­in (nëse e njihni kush është sigurisht megjithatë, për të qenë unë sa më e sigurt po ju them qe ka qenë një mashkull, këngëtar, poet superseksi) dhe po mendoja shyqyr zotit qe nuk jam e famshme, jam në rehatinë time dhe nuk më njeh njeri.

Kur, jeta, jo jeta me emër, por si koncept, jeta që jetohet domethënë, ma përplasi në fytyrë mbrëmjen tjetër që: Jo, jo, nuk je edhe aq rehat sepse dikush, për arsye nga më të ndryshmet ka vjedhur, e theksoj, vjedhur, videon tende dhe ia ka çuar një faqeje ne instagram që quhet Lagjiajonë.

Pra, një person që nuk e di kush është, e ka marrë atë video që ishte bërë për tallje, pra, për qejf, për mua dhe miqtë e m’i dhe e ka shpërndarë pa leje.

Kështu nisi pra, që nga një “like” i parëndësishëm në Facebook i faqeve tuaja, u bëra sebep talljeje për një kohë shpresoj jo shumë të gjatë.

Tallje pa mëshirë; më kishit bërë edhe strabike, edhe buzëpi*** madje disa femra donin të më rrihnin, domethënë do të më rrahin sikur të më shihnin në rrugë­gjithësesi. Pra, donit të më turpëronit, sepse unë kisha thënë atë që kisha thënë dhe jua kisha treguar vetëm miqve të mi, ndoshta e kanë parë edhe disa nazelinj rrugës, po për këtë nuk ju them dot unë sepse ma thatë ju. Jo, në fakt, nuk ma thatë­ ma bërtitët, e ku di unë se çfarë. Komentet nuk i kam lexuar sepse, sepse.. Vendoseni veten në vendin tim pra, apo jo?

Nuk e di çfarë ju inatosi më shumë, fjala e përdorur, apo mendimi se unë e mendoj në të vërtetë atë që kam thënë. Nëse e mendoj apo jo, kjo nuk është puna juaj, por gjithsesi guxoj të them se dikush me tre pare mend e kupton që ajo video është për të qeshur dhe nuk ka aspak tendencë mendjemadhësia apo eksitimi të ndonjë filan personi­ njerëzit e mi të afërt e kanë kuptuar sepse për ta ishte videoja, jo për ju o vjedharakë të ngordhur për “lajke”.

Kaq shumë inat, tension, dhunë, neveri keni përbrenda? Nuk ju vë faj dhe mund t’ju kuptoj sepse të gjithë jetojmë ku jetojmë dhe kemi probleme, disa më shumë se të tjerët, por njeriu gjithsesi e gjen një mënyrë ta kanalizojë inatin; sheh ndonjë porno, se shyqyr zotit i gjen ku të duash, luan me top, bën seks, del shëtitje, rreh dhe shan atë që e meriton, atë që i ka bërë keq, jo dikë që nuk e njeh aspak. E kështu.

Unë nisa të bëja diçka që ta parandaloja pakëz gjithë atë furi dhe t’u shkruaja atyre që e kishin nisur­ unë nuk doja tamam-tamam, por më bindën ata që u mërzitën më shumë se unë. Kur doli videoja tek faqja e parë, i dërgova një mesazh atyre që e drejtojnë faqen që ta hiqnin videon, por atë njeriun e kishte zënë bari dhe më tha që t’i bija shkurt.

Sigurisht që nuk u mora më me të dhe e lashë, ju lashë të pushonit, por jo vetëm që s’e bëtë po vazhduat edhe më keq. Unë në përgjithësi kam urrejtje ndaj njerëzve, mëgjithatë këto dy ditë s’e keni idenë sa më është shtuar. Jeni hipokritë sepse këtej bëni satirë për politikanët që na vjedhin votën e këtej ju bëni të njëjtën gjë, madje më fort, më shpesh, më shpejt e më thellë.

Nuk po ju shkruaj që të dukem sikur s’më intereson, madje më intereson shumë dhe më lejoni ta pranoj që më keni futur nëpër disa skuta të errëta që kisha kohë që nuk futesha; skutat e mia kryesisht, por edhe të qindra të tjerëve që jua keni bërë kështu e kush e di se ku kanë përfunduar, se më besoni, njeriu është i aftë të bëjë shumë keq, e sidomos me fjalë edhe atëherë kur mendon se po thotë një gjë të parëndësishme. Po ju e dini vetë këtë apo jo? E keni ndier të keqen edhe ju..

Kjo që keni bërë ju dhe që do të vazhdoni ta bëni quhet cyberbullying dhe është e dënueshme me ligj, megjithatë ç‘më duhet, apo jo? Se ju merrni vesh shumë nga apatia, e nga këto fjalët e tjera të mëdha.

Në vijim të asaj që thashë më sipër, dua t’u drejtohem atyre që ngacmohen nëpër shkolla, atyre që dhunohen, fizikisht, emocionalisht nga të gjitha anët: Përqafojeni dhimbjen, vuani, qani, çlirohuni dhe më pas lëshojeni në pikturë, shkrim, muzikë, ndihmë për të tjerët.

Çdo njëri i madh e i vogël, e sidomos ai që e ndien veten ndryshe nga të tjerët, i ka kaluar disa momente me dëshirën për t’i dhënë fund këtij udhëtimi që pjesën më të madhe të kohës është i dhimbshëm, por që ne praninë e dashurisë do ta përndrisim dhe do t’i japim iluzionin e së bukurës, për pak kohë.

Merreni të keqen që ju lëshojnë të tjerët dhe rrituni, bëhuni më të mirë. Do ketë vuajtje, por të paktën do keni dhënë një kontribut të mirë në botë.

E për ta mbyllur edhe pse jo përfundimisht, dua që të mallkoj me shpirt personin që e ka shpërndarë i/e para videon, sepse nëse e ka patur për qëllim të ma nxijë jetën mua dhe njerëzve të mi të dashur, ia ka arritur. Kudos! Ps: Tani, meqë u bëra e famshme kam edhe nja dy gjëra për të thënë: Hidhini një sy blog­ut tim të famshëm.

Dhe për të gjithë ata/ato që janë shqetësuar për mua dhe që më kanë mbështetur që i dua shumë dhe mos ta çajnë kokën sepse nuk jam në prag të vetëvrasjes. Kështu që mos më pyesni më si jam”.

Pak ditë me parë një faqe në Instagram publikoi videon e një vajze, e cila tallej në praninë e prindërve të saj dhe thoshte se është “superp….” e për këtë gjë kërkonte edhe mendimin e prindërve. Read More »

Zyrtare: Talat Xhaferi kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë!

[sgmb id=”1″]

Talat Xhaferi tanimë njihet si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë edhe zyrtarisht nga Ndërmarrja Publike ”Gazeta Zyrtare e Maqedonisë”, kështu shkruan ky institucion pas përditësimit të vendimit në ueb faqen e tyre, shkruan Telegrafi Maedoni.

Publikimi mban numrin: 53 nga 08.05.2017:

”Vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë”

Ndryshe, Talat Xhaferi u votua me 61 vota nga deputët në Kuvendin e Maqedonisë që tanimë bëjnë shumicën e re parlamentare. Pas votimit të tij, krisi dhuna në Kuvend nga protestuesit që hynën në shtëpinë ligjvënëse me anë të dhunës, ku u lënduan disa deputetë dhe gazetarë. Kjo njihet si e enjtja e zezë.

Prej këtij momenti është aktivizuar edhe letra e dërguar nga Xhaferi deri tek kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov për ta njoftuar se në Kuvend ka shumicë të re parlamentare dhe në afat prej 10 ditëve ai duhet ta jep mandatin për krijimin e qeverisë së re.

Zyrtare: Talat Xhaferi kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë! Read More »

‘I gjuante’ në Facebook, ja si i grabiste ‘të dashurat’ djali nga Tirana.

[sgmb id=”1″]

I shkon në takim me shpresën për të krijuar një lidhje të re, por bie pre e mashtrimit. Një vajzë nga Tirana ka denoncuar një djalë, të cilin e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, por që në takimin e parë provoi shijen e mashtrimit.

Redi Hatia është dënuar me 1 milion lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit.

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se Hatia, pasi ishte njohur me vajzën e kishte ftuar një mbrëmje, rreth orës 22:00, për kafe, shkruan Top Channel.

Vajza shkoi në takim së bashku me një shoqen e saj. Por mjaftuan më pak se 10 minuta që i riu Hatia të vinte në zbatim planin e tij.

Në bisedë e sipër ai i kërkoi vajzës telefonin celular me preteksin se do të pyeste të ëmën, të cilën e kishte sëmurë dhe se telefonin e tij e kishte humbur atë ditë.

Vajza, në mirëbesim i dha celularin e saj dhe riu, pasi doli nga lokali u zhduk së bashku me telefonin. Pas pritjes së gjatë, vajza doli jashtë lokalit, por nuk pa asnjë gjurmë të djalit që e takoi vetëm për disa minuta.

Ajo tentoi të telefonte numrin e saj me celularin e shoqes, por telefoni i dilte i fikur. Pas kësaj, ajo denoncoi djalin që kishte njohur dhe policia e gjeti atë më vonë së bashku me celularin.

Pas ndalimit ai u detyrua t’ia kthente celularin vajzës, por ky veprim i kushtoi as më shumë e as më pak, por plot 1 milion lekë të vjetra gjobë.

‘I gjuante’ në Facebook, ja si i grabiste ‘të dashurat’ djali nga Tirana. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com